Dardania Press
E hënë, 19 Maj, 2025
  • BSBS
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori
Nuk është gjetur asgjë
Shikoni Të Gjitha
Dardania Press
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori
Nuk është gjetur asgjë
Shikoni Të Gjitha
Dardania Press
Nuk është gjetur asgjë
Shikoni Të Gjitha
Home Uncategorized

RINDËRTIMI I SHKOLLËS FILLORE NË DACAJ, ZGJON SHPRESAR PËR TË JETUAR GJUHA SHQIPE, KULTURA , TRADITA NDËR SHQIPTARËT E MALËSISË SË ROZHAJËS

Shkruan Ali Daci

14 Shtator, 2023
in Uncategorized
26 1
0
RINDËRTIMI I SHKOLLËS FILLORE NË DACAJ, ZGJON SHPRESAR PËR TË JETUAR GJUHA SHQIPE, KULTURA , TRADITA NDËR SHQIPTARËT E MALËSISË SË ROZHAJËS
30
SHARES
381
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter
Pas një angazhimi maksimal të personaliteteve shqiptare qeveritare në Mal të Zi dhe Shqipëri, konkretisht të përfaqësuesve të kabinetit qeveritar, ministra e drejtor në vendimmarrje u arrit që Shkolla Fillore “Dacaj” në Malësinë e Rozhajës të restaurohet dhe të adaptohet terësisht. Ky rikonstruktim bëri që për herë të parë kjo shkollë t’i plotësoj kushtet për zhvillimin e mësimit në ambjente normale. Një rikonstruktim thelbesor në enterierin dhe eksterierin e saj gjatë kësaj vere ka bërë që shkolla të ngjajë në Institucion publik arsimor ashtu siç duhet. Klasë të ndriçuara e nuje sanitare në mbrendësin e objektit janë risi për nxënësit dhe stafin mësimor në këtë shkollë të punuar në vitet 1956 nga vet banoret e Malësisë së Rozhajës.
Më shumë se gjysëm shekulli Malësia e Rozhajës priti që shteti në të cilin jetojnë të vë dorë në këtë shkollë.
Në vin 1981 shkollës iu vu kulmi më llamarin dhe ata në munges të një ngjyre u bë pa dashje nga ndertuesi qe mbuloja të jetë më dy ngjyra kuq dhe zi, për çka edhe u akuzua si shkollë nacionaliste e mësimdhënësit nacionalist. Absurd i kohës. Pavarësisht kushteve të mjerueshme e që nuk plotësonin as të vetmin kusht për ta quajtur shkollë, mësimi u zhvillua më vështirësi por jo pa sukses. Breza të tëra këtu u arsimuan dhe u edukuan për të arritur suksese në shkollimin e mëtutjeshëm e gjithsesi të suksesshem.
Nga pavarësimi i saj nga shkollat e bashkuara ( 1990), ky institucio filloj vet të qeveriset dhe t’i mbledh forcat për egzistencë edhe pse sepaku qeverisja lokale kurr s’i shtriu dorën e ndihmës edhe pse atë e pati të mundur. U anashkalua qëllimisht dhe u shantazhua sa herë që u erdhi rasti. Mëgjithatë ajo u mbajtë gjallë nga personeli arsimor i vullnetit të mirë. Gjatë luftës së Kosovës për liri, kjo godinë shkollore u kthye në qendër strehimi kolektiv për shqiptarët e përndjekur nga Kosova, e oborri i saj u shënderrua në kamp qendrimi ku u ngriten tenda për strehim. Në pranveren e vitit 1999 këtu një numër i madh nxënësish dhe mësimdhënësish kosovar vijuan mësimin, kuptohet më nderhyrjen e Kryqit të kuq ndërkombëtar dhe në përkrahjen e mësimdhënësve të kësaj qerdheje të diturisë. Për shumë vite, pra me decenje u kërkua që shkolla të ndertohej e re apo të rekustruktojhej . Gjithmonë kërkesa binte në vesh të shurdhet qeveritar.
U desht që ta ftoj Presidentin e Republikës së Shqipërisë Z. Ilir Meten në 10 vjetorin e Manifestimit Tradicional Kulturor “Ora e Maleve” në vitin 2018 që të vinte në Rozhajë. Burri i shtetit erdhi dhe qendroj në Rozhajë dhe të nesermën erdhe në shkollë ku u prit nga drejetori i shkollës Haxhi Lajçi, stafi arsimor e nxënësit e shkollës. Presidenti solli fotografit historike të personaliteteve tona kombëtare por s’pati ku ti varte pasi që shkolla ishte e vjetruar dhe e shkatrruar. Më insistimin e tij, këshilltari i presidentit, Ambasador Flamur Gashi kërkoj nga ne që t’i shkruanim dhjetë pika momerandumi që në viziten e janarit në Mal të Zi, presidenti shqiptar kërkoj nga homologu i tij Gjukanoviq që shkolla në Dacaj të rregullohej. Gjukanoviq i premtoj dhe se premtimin filloj po atë pranverë ta realizonte. Angazhoj zyrtaret e Ministrisë së Arsimit dhe shpejt u hartua projekti për restaurimin e shkollës në terësi. Ky qe gëzim i madh për ne, por që nuk zgjati shumë dhe persona të pa identifikuar deri më tani, më 14 maj të vitit 2020, thyen dritaret e shkollës dhe i vunë zjarrin duke djegur dokumentacionin pedagogjik e shkatërruar objektin terësisht.
Për gati tri vite mësimi u zhvillua në kushte ekstreme të vështira, në amjentet e ambulancëc pran shkollës. Deri sa ishte në detyrën e Zevendes ministrit të arsimit Z. Marash Dukaj u bë presion në qeveri që shkolla në Dacaj të punohej.
Punëmarrësit nuk pranoni të punonin sepse dëmi në objekt ishte i madh nga djegëja dhe kostoja ishte më e lartë. Pas futjes së Forumit Shqiptar në qeverin e Dritan Abazoviqit dhe pjesmarrja e shqiptarëve në qeverin e re, emrimi i Z. Esmin Beqaj në pozitën e Drejtorit për Ivestime kapitale shtetrore projekti u nxor nga sirtaret e pluhurosura dhe shty përpara. Kështu që në qershor të këtij viti filloj rikonstruktimi i shkollës. Falë këtyre personaliteteve shqiptare shkolla është në fazen e fundit të përfundimit të punimeve. Më 13 shtator 2023 u bë inagurimi i shkollës se re, shiritin e këputën Dritan Abazoviq, që është kryeministri i parë që vizitoj shkollën dhe Malësin e Rozhajës dhe ministri i Arsimit Miomir Vujinoviq në prani e nxënësve, mësimdhënësve e shumë qytetarëve që kishin ardhë edhe na përendimi për t’ju bashkuar gëzimit të shqiptarëve të Malësisë së Rozhajës. Aty ishin shumë meritorët e realizimit të këtij projektin z. Esmin Beqaj drejtor i investimeve kapitale në Qeverin e Malit të Zi e Minustri i Administratës publike Z. Marash Dukaj.
Në mesin e zyrtareve qeveritar ishte edhe Nikollë Camaj, deputeti shqiptar në Parlamentin e Malit të Zi, i cili kurr nuk na u nda nga ne dhe kërkesat tona për mbijetesen e kësaj shkolle. Ai erdhi i vetmi nga shqiptaret gjatë viteve të përgjakura 1998 – 1999 në Rozhajë për të parë nga afër refugjatët kosovar dhe gjendjen e tyre, ai që nder të parët gjithmonë këtu edhe në festa por edhe kur shkolla na u dogj. Vlenë të thuhet se këtë shkollë e kanë vizituar shumë ambasador shqiptar që kanë sherbyer Malit të Zi e Kosovës. Ndër ta më duhet ta theksoj viziten e shpesht të Ambasador Flamur Gashi, Skënder Durmishi, Ridi Kurtezi Ylber Hysa e ambasador të shteteve tjera të akredituar në Mal të Zi.
Tags: Ali DaciIsmet Azizi

Diskutim rreth këtij postimi

  • Aktuale
  • Komentet
  • Të reja
Të parët e mi ishin shqiptarët,unë nuk mund të jem tjetër veçse një shqiptar, një shqiptar krenar!

Të parët e mi ishin shqiptarët,unë nuk mund të jem tjetër veçse një shqiptar, një shqiptar krenar!

17 Shtator, 2023
Qazim Haziri: Djaloshi që u dogj me benzinë për s‘gjalli

Qazim Haziri: Djaloshi që u dogj me benzinë për s‘gjalli

15 Gusht, 2024
Gjenocidi serbo-malazez në krahinën e Bihorit në natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve të arkivave shqiptare (I)

Gjenocidi serbo-malazez në krahinën e Bihorit në natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve të arkivave shqiptare (I)

0
Gjenocidi në krahinën e  Bihorit në Natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve arkivore shqiptare (II)

Gjenocidi në krahinën e  Bihorit në Natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve arkivore shqiptare (II)

0
Dervish Mitrovica – delegat në Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë (1912)

Dervish Mitrovica – delegat në Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë (1912)

0
PRESIDENTI I REPUBLIKES SE SHQIPËRISË, SHKELQËSIA E TIJ Z. ILIR META MË 30 QERSHOR 2022 DEKOROJ PRIJËSIT E SANXHAKUT

PRESIDENTI I REPUBLIKES SE SHQIPËRISË, SHKELQËSIA E TIJ Z. ILIR META MË 30 QERSHOR 2022 DEKOROJ PRIJËSIT E SANXHAKUT

0
“Flamuri i Kosovës dhe Kosova Republikë sot u valvitën në Beograd”!

“Flamuri i Kosovës dhe Kosova Republikë sot u valvitën në Beograd”!

19 Maj, 2025
Shoqata “SALI ÇEKAJ” prezanton ushqimet tradicionale shqiptare

Shoqata “SALI ÇEKAJ” prezanton ushqimet tradicionale shqiptare

19 Maj, 2025
NEXHIB ALI DRAGA – POLITIKAN I SHQUAR E NJERIU MË I DITUR I KOHËS

NEXHIB ALI DRAGA – POLITIKAN I SHQUAR E NJERIU MË I DITUR I KOHËS

18 Maj, 2025
26 vite nga zhdukja e Ukshin Hotit

26 vite nga zhdukja e Ukshin Hotit

16 Maj, 2025
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori
info@dardaniapress.net

© 2020 Dardania Press - Powered by AA.

Nuk është gjetur asgjë
Shikoni Të Gjitha
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori

© 2020 Dardania Press - Powered by AA.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

Fill the forms below to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In