E para, për demokracinë Europiane të Kosovës, më të mirin model të Shqiptarëve të Ilirikut në histori.
E dyta, për atë kombdashuri dhe atdhedashuri që kanë shtetarët e Kosovës krahasuar me rrethin e të Babëziturve të Shqipërisë.
E treta, i vetmi model për shtet me fuqi ekonomike dhe ushtarake na vjen prapë nga Kosova, krahasuar me Shqipërinë që e dogjën, e shkatërruan me themel, arsimin, ekonominë dhe ushtrinë deri me kadastra për rrethin e të Babëziturve.
A kemi të ardhme si komb?
Me pasuri nën dhe’ e mbi dhe’, po!
Pse po zvarritemi Europës, ndërsa mburremi se jemi vendi i 9-të i Europës Lindore si londineze?
Sepse Shqipëria e rrethit të Babëziturve nuk ka frymë fuqizimi për Shqiptarin dhe kombin!
Rrethi i të Babëziturve josh “sekserët-investitorë” kinezë, grekë, serbë, turq apo dhe me nënshtetësi Amerikane si e si të marrë në tavolinë dëngje me Euro për veten e tij nga projektet kombëtare.
Sa vlerësohen sot pasuritë kombëtare të Shqiptarëve të Shqipërisë dhe Kosovës?
Trilliona Euro!
Nuk flasin shtetarët londinezë të Tiranës as për kromin, as bakrin, as floririn, as nikelin, as magnezin, as naftën, as çdo gjë që ata kanë bërë pazar me sekserët e lloj-lloj rrjeti parash deri dhe në segmente të errëta.
Po Kosova?
Kosova shton GDP e Shqipërisë me turizëm dhe shkëmbim mallrash, ndërsa Shqipëria ende nuk ka një strategji kombëtare për
RIKTHIM KOMBËTAR TË SHQIPTARËVE TË BALLKANIT!
Pse? Akoma ndjejnë erën e përqafimeve me Vuçiç!
Akoma bëjnë poza me babaxhanë partish në Trojet Shqiptare si çuna patriotë!
Shqipëria fle mbi flori!
40 miliardë ton magnezi, rezerva më e madhe e kromit në Europë, rezervat e hekur-nikelit, rezervat e mermerit, rezerva më e madhe naftëmbajtëse në Europë; 90% e rezervave të mineraleve në Shqipëri dhe Kosovë janë të paprogramuara për tu hapur, këto janë një mundësi për ta kthyer bashkimin ekonomik Shqipëri dhe Kosovë një garanci për RIKTHIMIN KOMBËTAR TË SHQIPTARËVE!










Discussion about this post