Projekti i Ramës për një asociacion autonom për serbët me parlament, sipas modelit të popullatës Sama skandinave, është një shpërfaqje e një tragjedie në mendësinë shqiptare në Shqipëri.
Nëse vërtetohet, siç është interpretuar nga disa analistë (Tare, Maliqi, etj.), se Rama ka propozuar një status autonom për pakicën serbe në Kosovë, sipas modelit të përmendur, është jo vetëm i papranueshëm, por një helm për marrëdhëniet Shqipëri-Kosovë, pra një përçarje, që vetëm diktatori Enver Hoxha nën ndikimin patologjik të Beogradit, Mugoshës dhe të tjerëve ka ditur ta sëmurë dhe helmatis ndërgjegjen shqiptare!
E para çështje, që të gjithë e kanë kritikuar, është se ai ofron një model, që Kosova po përpiqet me çdo kusht ta shmang, i njohur si modeli i një pushteti të tretë apo të ndërmjetëm, që qëndron në mes të atij lokal dhe qendror!
Por, ky nuk është thelbi i kësaj ligësie të Ramës, sepse edhe mund të refuzohet me këmbëngulësi nga Kosova. Edhe ashtu një trajtim më se i pritshëm prej tij dhe këshilltarëve që mban ai nga Kosova, veçanërisht pas qëndrimeve proserbe e antiKosovë, e me këtë edhe antishqiptare që ka mbajtur, në mënyrë konsistente dhe koherente që nga fillimi i pushtimit të egër rus ndaj Ukrainës!
E dyta, që për mua është thelbi i çështjes, propozimi i një modeli të atillë autonom, përpiqet dhe hap për herë të parë publikisht idenë për njohjen e pakicës serbe, si popullatë indigjene e Kosovës!
Një mashtrim të tillë – “indigjenitetin” në aspektin e historisë, pavarësisht lëshimeve dhe mashtrimeve, që ka bërë enverizmi në Shqipëri, nuk ia ka lejuar një mashtrim të këtillë sllavëve të jugut në Ballkan, ashtu siç nuk ua njeh historiografia botërore, as vetë ajo sllave, pavarësisht që arkeolog dhe historianë nga Shqipëria, të kohës së komunizmit, e kanë tronditur idigjenitetin e ilirëve në Ballkan, por duke i paraqitur si ardhës, të më shumë se para 4 mijë viteve më parë, nga Azia e Vogël!
Pra, ky propozim i Ramës është shokues, dhe tronditës, sepse nëpërmjet politikës, ashtu siç kanë përfituar serbët me gjenocid e vendime diplomatike arbitrare në konferenca ndërkombëtare, trefishin e territorit të Kosovës, të banuar me shumicë absolute shqiptare të besimit ortodoks dhe islam, mundohet ta falsifikojë edhe njëherë historinë.
Prandaj, në këtë pikë, Kurti gabon, si shumëherë të tjera, mbase në ngutinë e tij retorike ose i shtyrë nga injoranca, kur thotë se projekt-statusin për veriun t’ua ofrojë Rama komunave shqiptare në Serbi, deri këtu mirë, por pa e përjashtuar, se të njëjtën gjë nuk mund ta kenë serbët në Kosovë, sepse etnikumi sllav, dhe entiteti politik i serbëve, nuk mund dhe nuk konsiderohet nga askush si rrënjës, indigjen i këtij trualli, Ballkanik!
Këtë çështje e kam trajtuar në raport me veriun në disa analiza të mia, (ngjashëm kanë bërë për Maqedoni, analisti i spikatur Nijazi Muhamedi) duke kërkuar, që shqiptarëve, si në Maqedoni, Mal të Zi, por edhe në veri të Kosovës, duhet t’ju njihet indigjeniteti, rrënjësia!
Pra, një tezë e tillë, mbi të cilën janë legjitim të përfitojnë vetëm shqiptarët, si në Kosovë Lindore, Maqedoni, Mal të Zi, e Serbi, dhe jo vetëm këtu, komunat shqiptare, por edhe në të gjithë Sanxhakun (në Serbi e Mal të Zi), t’ju vihet kaq vrazhdësisht si opsion serbëve të Kosovës nga Shqipëria, flet për dështimin e plotë të shtetit – Shqipërisë, inteligjencës në Akademi, universitete, por edhe në media!
Pra, kjo tezë, përveç se e rrezikshme, në thelb e ka falsifikimin e kulturës, historisë, trashëgimisë, ku shqiptarët janë të dëshmuar se si me gjuhën e konsideruar thuajse si një “nënë” e gjuhëve europiane, me kodet, etnologjinë, folklorin, mitologjinë, të stërlashta, prehistorike, si me trashëgiminë e civilizimeve të dëshmuara tashmë në Kroaci deri në gati 20 mijë vjet (zbulimet në Korçullë), zbulimet e dëshmuara dhe pranuara monumentale të lidhura me simbolin e Prishtinës, si “Hyjnesha në fron”, që shkon në lashtësi në rreth 10 mijë vjet (sipas vlerësimeve të mia, krahasuar me “hyjneshën” e Gobekli Tepes (Turqi) 11 mijë vjet e vjetër), me kulturën e Vinçës – e njohur edhe me Shkrimin Danubian, që shkon në rreth tetë mijë vjet, disa mileniume para atij sumerian, me kulturën e trashëguar pellazgjike dhe iliro-dardane, duke i dhënë qytetërimit kryeheronjtë si Akili, Odisea… e deri tek Aleksandri i Madh, Pirro e Skënderbeu, me një qytetërim të shtrirë në tri kontinente në kohë të ndryshme, e të tkurrur në një truall minor të rrezikuar edhe sot nga intrigat sllave, dhe eurocentrizmi i mbështetur në neoorientalizëm, janë të trishtueshme!
Prandaj, Rama po përpiqet të trondisë jo vetëm Kosovën si shtet i pavarur, por edhe identitetin shqiptarë në tërësi!
Pra, kjo përpjekje e tij do të lë gjurmë helmi e mospajtmi, që është esenca edhe e këtyre politikave që ndjek ai, nëpërmjet sulmimit të Kosovës, të dërmojë identitetin shqiptar!
Kjo do të duhej të çonte në këmbë çdo shqiptarë, kushdo që e ndjen edhe më tej veten të tillë, kudo që ndodhet!
Diskutim rreth këtij postimi