Akademik Prof Dr Hakif Bajrami
1.Kuadro kompetent më në fund Kosova ka
Albin Kurti shkoi në Brksel më 14 shtator 2023 shumë i përgatitur. Aty e parashtroi dokumentin e Republikës Kosovës karshi dokumentit të BE dhe Serbisë. Në Bruksel u prezantuan pra dy dokumente. Por dokumenti i Albin Kjurtit që në fillim siguroi përparësi diplomatike sepse nuk ishte i ngrirë në politikë makivelsite. Prandaj, duke u mbështetë në marrëveshjet 2013, 2015 dhe në vendimin e Gjykatës Kushtetuese Albin Kurti u tregua si përfaqsues i Kosovës është në gjendje për t` i hudhë për toke të gjitha mësymjet djallëzore të Borelit, Llajçakur dhe Vuçiqit. E ato djallëzi të deshtuara i zbuloi vet A. Vuçiq më 15 shtator 2023 në tubimin në Nish duke ngritur flamurin e hipokrizisë në duet me Dodikun fashist, në përpiekje që të promovojë Serbinë e madhe (lexone traskriptin në internet-hb). Çdo diskutim tjetër është i panevojshëm. Së këndejmi dokumenti i Borelit mbeti në Brksel nën hie dhe, gati si për inat, spanjolli duke qeshur me cinizëm e mbylli takimin.
Tubimi lidhur me statusin e Veriut të Kosovës për shtensionim të situatës atje, i lajmëruar me pompë mediatike që u mbajt në Bruksel më 14 shtator 2023, e përcollën shumë agjensi të njohura botërore. Prej të gjitha këndeve të tyre Albin Kurti shihet se ishte më i përgatituri. Tubimi u drejtua nga Josip Borel dhe Mirosllav Llajçak, zyrtarë të lartë të BE-s. Tubimi dështoi jo pse Albin Kurti ,si është bërë zakon të akuzohet për çdo gjë nga: Serbia, Opozita në Kosovë dhe përfaqsuesit e BE-s(!), kuptohet se kishte që në start i deshtuar, për faktin se dy përfaqsuesit e BE-s e ndryshan itinerarin pyetjeve që duhej të shqyrtoheshin aty, me sugjerim të presidentit serbian. Lidhur me faktin që e shtruam duhet zbërthyer se pika e parë dhe e dytë që ishin dakorduar më parë, për t` u debatuar në Bruksel, ishte paraparë të diskutohën: njohja reciproke në mes Kosovës dhe Serbisë, çësjtja e asociacionit si pikë e dytë. Pasi që të aprovohej ky formulim për njohje reciproke, ishte paraparë që të debatohet pastaj për Asociacionin e pakicës serbiane në Kosovë, me bazament që mos të ketë kompetenca ekzekutive. Realiteti e tregoi se Borel, Lajçak dhe në prapavi Vuçiq i ndrruan pozitat pikave që duhej të debatoheshin më 14 shtator 2023. Kështu në vend të pikës parë për NJOHJE RECIPROKE, u plasua pika për Asociacionin e komunave serbiane në Kosovë. Me që Kryeminstri intelegjent i Kosovës Albin Kurti, ua lexoi treshës mendimin në gjep, me këtë “lexim” i dërgoi diplomatikisht të gjithë bashkbiseduesit buzë eutanazisë, buzë kompromitimit total para opinionit botëror. Por, tubimi prap nga Borel u shpall i dështuar, kinse Albin Kurti nuk pajtohej “për asgjë”. Kështu dha telall në Qendrën e BE-s Llajçak ende pa u tha ngjyra e notesit të fjalisë që e kishte shkruar para se tubimi të nisej. Borel aty kishte shkruar: “Mbledhja do të deshtojë sepse Albin Kurti nuk dezorientohet kollaj, së pari don njohje e pastaj mund të bisdohet për çdo çështje, e të cilat janë të shumta”. Me këtë realitet, çdo qendër e fuqisë duhet për ta mësuar, se nuk ka më njerëz të mirë dhe të kqinjë, me ua coptuar trevat me gërshërë, por si ka thënë Sokrati: Ka njerëz të ditur dhe injorantë. Prandaj, pse Borel dhe Llajçak po luftojnë për mandatin e dytë në BE, Kosova do të mbajë pozicionin stabil dhe të palëkundur.
2.BE dhe Specialja janë në siklet
BE tani për tani, edhe zogjët e malit po e dijnë se nuk është e zoja për ta thyer Kosovën sikurse e toleruan Milloshin gjatë viteve 1989-1999. Dhe për deri sa të punojnë me sugjerime të Beogradit Borel dhe Llajçak, zgjidhje të asnjë çështje nuk ka. Po edhe Gjykata Speciale në anën tejtër, që numrohet se është e Kosovës, po deshmohet se është në krizë të thellë. Prandaj Prokuroria ka lëshuar urdhër që të bastisën shumë persoanlitete të përfshira në UÇK, në luftën e saj të drejtë. Këtë bastisje të sikletëshme po e aporvon publikisht ish partia “avangade” për sabotime në Kosovë. E vërteta, drejtuesit e saj po i ferkojnë duartë, pale mos po “bjen bajrami në ranazan” dhe po ktheht edhe në një herë në fronin e fetishizuar. Po, shtrohet pyetja, pse ndodhë ky fenomen i marrjës së TELEFONAVE dhe intervistimi i disa përsonave që janë publik dhe të respektuar në Republikën e Kosovës, dhe për të cilët dihet çdo gjë. Çka i duhen Specialës telefonat. Si duket Specialja e ka për synim futjën e të gjithë shqiptarëve nën hetime. Madje, si duket për “supë” të veprimeve të Specialës është zgjedhë marrja e gtelefonave, krejtë për të dëshmuar se nëpunësit e EULX-it në Kosovë “janë të rrezikuar” nga ndo një fantazmë (!). E vërteta, ky “rrezik” është në tërësi i trilluar, sepse këta nëpunës janë më të sigurtë në Kosovë, se sa do të ishin në punë në shtetet e tyre. E opinioni shqiptar në Kosovë, duhet të informohet se “rrezikshmëria”, kudo ku ka misione të hueja paguhet me kvotë rroge shtesë. Nga kjo aksiomë del se inskenimet e marrjës së telefonave, po dëshmohet se është një telenovelë si mbeturinë e kohës së UDB-ës serbiane. Prandaj i tërë aksioni mund të kualifikohet se është: “Madein Serbia”.
Në anën tjetër në Gjykatën Speciale në Hagë, numri i deshmitarëve të mbrojtur dhe të pambrojtuar ka shkuar në kvotë sa dyfish më shumë se sa kishte për Millosheviqin. Pse ndodh ky realitet, sepse tërë aparati gllomaz i gjyaktës i lutet zotit, natë e ditë që gjykimi të zgjatë, për së pakut nja 10 vjetë, sepse rrogat dhe privilegjet janë kulminative. E këtë sherbim Gjykatës (ndoshta pa vetëdie) po ia bënë Prokuroria e atjeshme, e cila deri me tash i ka psuar dy fiasko, aq sa opinioni mund të opservoi. Së pari, Specialja e Kosovës ka pasuar fiasko lidhur me trillimin për SHTËPINË E VERDHË, ku jo vetëm prokurori por edhe drejtësia botërore u turpërua skajshmërisht, se çka pranoi për shqyrtim, në fillim. Madje, çështja e “transpalntimit” të organeve pati shkuar aq larg, sa që në një Univerzitet të Italisë, u pranua në LEKSION univerziatar edhe për studentë. Via fakti, sipas tyre qenka e mundur pranë torishtës bagëtive të bërën opercacinet më delikate që njeh shkenca e medicinës (!). E këtë dhuratë medicinës ua dedikoi politika serbiano-ruse, që ishte mësuar nepër kongrese dhe konferenca ndërkombëtare të plasonte rrena dhe trillime, sa që ato do të bërën doktrina edhe në diplomacitë primitive të shumë vendeve koloniale. Po sido që të mirret, Specialaja dhe Gjykata me aparatin byrokratik të BE-s janë në silet. Më duhet të them se janë bërë për “Përshpëritjen e Delfit”.
- Poziat e opozitës shqiptare në Kosovë
Për çdo javë dëgjohet opozita shqiptare në Kosovë se e akuzon Albin Kurtin, sidomos për “dështim të politikës së jashtëme”, sidomos me faktin se: “Kosovës i janë vënë sanksione”. Por, asnjëri prej kritikuesëve të opozitës, kur e akuzojnë Albin Kurtin ose LVV-ën, nuk ofrojnë zgjidhje. Prandaj i pyes publikisht, në interes të shtetësisë së Kosovës të gjithë: Ramush Haradinin dhe drejtuesit tjerë politik se çka do t` i ofronit Ju Brukselit, Vashingtonit dhe Beogradit ndryshe nga Qeveria Kjurti; kush ju ka faj juve të LDK-s që nga viti 1999 kurrë nuk keni fituar zgjedhje; kush granton nga PDK se nuk do të ketë prap “Pronto” dhe falje të tokave herë Maqedonisë e herë Crna Gorës. Shkurtë e shqip, populli nuk po ju don. Dhe po të mbahen zgjedhjet pas një jave, LVV do t` i fitonte 65-70%. Pjesën e mbetur ndane ndërmjet veti. E dikush ka me mbetë pa normë prej 5%. E si konsekuencë e tërë kësaj gjendje, rrezulton se shtetësinë e Kosovës dhe përfaqsuesit e BE po i nxitë opozita e Kosovës. Por mbi të gjitha po e trimëron A. Vuçiqin, të silit po i hasë sharra në gozhdë para Albin Kurtit të përgatitur dhe të vendosur si nxënës i Adem Demaçit.
Sidmos e pyes Ramush Haradinin dhe funksionarët e LDK-ës “historike”: do ta pranonit ju në Bruksel Asociacionin serbian si pikë të parë e njohjën reciproke si pikë të dytë e tutje….. Si po diskutoni dhe po promovoheni nepër foltore të Parlementiti dhe konferenca brifing del se po, vetëm e vetëm edhe një herë me u dhuruar populli shansën me sundua dhe me e shitë pasurinë e Kosovës për interesa të jueja farefisnore, sepse vetë keni përvetësuar mjaftë. Atëherë, ju them publikisht, se JU kërkoni që populli t`u lejojë me tradhtua, sepse pas asociacionit, serbët dihet se do të kërkojnë kompetenca ekzekutive, kërkojnë Republikë serbe në Kosovë; kërkojnë që Kosova të kthehet në pjesë integrale serbiane, si e ka Vuçiqi në Kushtetutë, si e keni akorduar në Beograd më 15 maj 1998 me këtë ekip historik të LDK-ës: Ibrahim Rugova (president), Fehmi Agani (Kryetar i LDK-ës), Mahmut Bakalli (kryeministër i Kosovës), Pajazit Nushi (Kryetar i Parlamentit), Veton Surroi (Ministër i Punëve të Jashtëme). E arkiva e atij që e skenarizoi këtë tubim i ka edhe funksionet e vizatuara, sipas rendit të emrave që u plasuan: President, Kryetar i LDK, Kryetar Qeverie, Kryetar Parlamenti, Sekretar i Punëve të Jashtëme, në kuadër të RSF-ës. Lidhur me këtë kush ju ka faj që keni lërë gjurmë të ligësisë tradhtare. E kur këto orientime serbe janë të njohura, kur Beogradi dhe Brukseli me Vashingtonin pak më anash i bien kësaj melodie sidomos sot (2023), po del se ju opozitarë, Albin Kurtin po keni deshirë ta lejoni për të tradhtuar, sepse po keni dëshirë, se për ndryshe më nuk keni shansë mësa Esati, Zogolli, Sinani, Shukria, Morina edhe JU t` i ktheheni historisë. Jo, Albin Kurti kuptohet se ka marrë barrë shumë të rëndë, nuk do ju lejon të tradhtoni , sespe populli ia ka deponuar fatin e vet në BESË te ky personalitet që nuk shiet e as nuk blehet me asnjë çmim. E JU them, se si e njoh Albin Kurtin: kurrë nuk tradhon, e aq më pak mundet me i shitë dikush kryp për sheqer qoftë ai: Borrel, Llajçak dhe Vuçiq, por edhe miku i Sorosit Gabrel Eskobar.
4.Pse SHBA disi kanë rol dytësor në rastin e bisedimeve për Kosovën
E pse mos ta them në fillim se BE nuk ka kapaciet politik e as diplomatik për ta zgjidhë çështjën e Kosovës, si çështje nderkombëtare, sepse po thuej se çdo shtet është bërë me sovranitet të kufizuar. Historikisht dihet se: SHBA, NATO me UÇK-ën operacionin kosovar e kanë kryer me sukses, duke e detyruar RFJ (Serbinë) që ta nënshkruaj KAPITULLIMIN në Kumanovë. Por me që dihet se sponzorët e Serbisë, tani janë në luftë ushtrako- politke në Ukrainë, çështja e krizës ruso-urainase ka hy tani për tani në pozitat e kulmit të krizës botërore: ku Putini nuk mund ta humbë luftën, por nuk mundet as për ta fituar. Në këtë rubikon të ngritjës së zallit saharian, apo tajfunëve detar, palgët më pak të mëdha si është Kosova, këtë vit (2023), po ndrydhet në mënyrën më të egër në Bruksel. Dhe nuk ka njëherë shansë se çështja do të trasferohet në Vashington, sespe atje është në lëvizja çështja e zgjedhjeve më 2024. Këtu e ka një pjesë të peshës edhe deshtimi i Mbledhjes në Bruksel më 14 shtator 2023. Dhe nga prroni, po shihet se Serbia fashiste është kah perkdhelet, për të prodhuar Borreli dhe Lajçaku diplomaci fatamorganë. Ajo përkdhelje ndaj Serbisë është shumë diemnzioale. Borreli po përkdhel për interesa të Spanjës, Lajçak po përkdhel për interesa të Sllovakisë, Franca po përkdhel për intersa të tradisës pro serbiane, Gjrmania po e përkdhel për amortizm të akuzave që ende i bërën, Amerika po përkdhel fashizmin serbian për dy shkaqe: se ka elektorat me peshë specifike në prag të zgjedhjeve 2024, se ka investuar miliarda dollarë në Serbi, prandaj për atë investim dhuron mbështetje dhe propogandë sigurie. E Kosovës i mungojnë të gjitha mbështetjet në këto rrethana. Prandaj, ka mundësi që BE ta shpallë Kosovën vend të pasigurtë; ka mundësi t` e stopojë premtimin për viza më 1 janar 2024, ka mundësi që përmes kanaleve diplomatike të nxitë finanserë që mos të finansojnë në Kosovës, krejtë me qëllim që në vendin e “pasigurtë”, edhe rrogat e oficerëve dhe ushtarëve të KFOR-it të kërkohet që të janë më të larta.
E në këto rrethana Qendra e sipunazhit rus në Nish po vallzon më e sigurtë se kurdo herë. Madje cili institucion i BE-s, OKB-ës ose SHBA-s sot e ka në plan liberalizimin e urës në Mitrovicë. Jo, të gjithë kanë dëshirë ta mbajnë në maje të thikës një Kosovë shtet të njomë përmes ndarjës së mitrovicës sukurse e mbajtën Berlinin. E të mbahet një Mitrovicë si Berlin i dytë i ndarë në dy pjesë, si grancion i faktorit parë, pale kush po ka fat për ta grabitë Trepçën, ose ndonjë pasuri tjetër të Kosovës duke planifikuar grabitje; duke akuzuar Albin Kurtin, se ky nuk do të falë as: Debellde, as Çakor e Kullë, as Veri të Kosovës, nuk do të hynte në asnjë pazar për kembim të territoreve, nuk do të lejonte themelim të Gjykatës Speciale, po do ta themelonte vet me ligje të OKB Gjykatë të paanshme, për nevoja të Kosovës. Por duhet ta kuptojë populli patriotike i Kosovës se e vështirë do të jetë rruga e shtetësisë evropiane për Kosovën. E dikur populli, këndonte: Ori e mira që drejton traktor, Shkambit bukën ia merr me zor. Duhet dhe do t1 ia ndertojmë shtetësinë Kosovës me çdo çmim. Ata që mendojnë dhe veprojnë ndryshe, ligji i historisë do t`i pensionojë para kohe.
Tashmë është mëse e qartë që presidenti serb Aleksander Vuçiq dëshiron një “Republika Srpska” në Kosovë dhe Mal të Zi, të cilën Kosova nuk duhet ta lejoj e as ta pranoj , pasi ashtu e pranon vetshkatërrimin dhe vetzhbërjen shtetërore – kombëtare.
- Shkrimi iu kushtohet miqëve të së vërtetës: Gjo Diogardit dhe Viliam Vokerit!
Diskutim rreth këtij postimi