Dardania Press
E premte, 3 Tetor, 2025
  • BSBS
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori
No Result
View All Result
Dardania Press
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori
No Result
View All Result
Dardania Press
No Result
View All Result
Home Uncategorized

Nga Republika Federale Popullore e Jugosllavisë (FNRJ) në Turqi

Si u shpallën shqiptarët e boshnjakët "pakicë jolojale" dhe pse u detyruan të marrin rrugën për në Turqi ?

24 Shtator, 2025
in Uncategorized
20 0
0
Nga Republika Federale Popullore e Jugosllavisë (FNRJ) në Turqi
23
SHARES
287
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ismet Azizi

Artikulli “Nelojalna manjina” (“Pakica jolojale”) i historianit serb Vladan Jovanović, botuar në portalin Peščanik.net më 23 qershor 2013, është një studim i thelluar mbi shpërnguljet e myslimanëve – shqiptarë, turq dhe pomakë – nga Jugosllavia komuniste drejt Turqisë në periudhën 1945–1966.
Vladan Jovanović është studiues serb i njohur për punimet e tij mbi migracionet dhe politikën kombëtare në hapësirën e ish-Jugosllavisë. Ai është autor i disa librave dhe artikujve që trajtojnë marrëdhëniet e shtetit jugosllav me pakicat kombëtare, shpërnguljet masive të myslimanëve drejt Turqisë dhe çështje të tjera të historisë politike e shoqërore të shekullit XX.
Ky shkrim ka një rëndësi të veçantë për lexuesin shqiptar dhe boshnjak, sepse ndriçon një kapitull të errët të historisë së pasluftës në Jugosllavi, ku fati i popullsive myslimane u vendos mes politikave të Beogradit, interesave të Ankarasë dhe rrethanave të Luftës së Ftohtë.

Pakica jolojale

Qëndrimi pasiv i myslimanëve të prejardhjeve të ndryshme etnike ndaj lëvizjes antifashiste gjatë Luftës së Dytë Botërore shkaktoi mosbesim të regjimit të ri ndaj tyre në Sanxhak, Kosovë dhe Maqedoni, për çka ata u trajtuan si “të padëshiruar” dhe “pakicë jolojale”. Prandaj, që në vitin 1945, Sanxhaku e humbi autonominë territoriale të paraparë më 1943 në Plav, kur ishte themeluar ZAVNO Sandžaka. Si pas luftërave ballkanike, edhe tani territori i Sanxhakut u nda dhe iu bashkëngjit republikave të Serbisë dhe Malit të Zi.

Masat e kolektivizimit (1945–1953), eksproprijimi dhe kufizimet e tjera pronësore prekën drejtpërdrejt zotëruesit e tokave turke që kishin mbetur në Jugosllavi. Ligjet për rishikimin e reformës agrare (1945) dhe kufizimi i maksimumit të tokës në 10 hektarë (1953) i shtynë shumë të pasigurt që të shpërnguleshin masivisht në Turqi. Shpërnguljen e nxitën edhe masa të tjera me të cilat pushteti socialist përpiqej të zhbënte “prapambetjen fetare” dhe traditën patriarkale të myslimanëve: shfuqizimi i gjykatave të Sheriatit, ligji kundër ferexhesë, ndalimi i shitblerjes së grave, mbyllja e shkollave fetare dhe e shtypshkronjës myslimane në Sarajevë, futja e arsimit të detyrueshëm, ligji mbi martesën, krijimi i kooperativave bujqësore, rregulloret për synetimin mjekësor etj.

 

Dyorshmëria e identitetit

Pas ndërhyrjes së udhëheqjes së Republikës Popullore të Maqedonisë, u mor vendimi që të lehtësohej procesi i lëshimit nga shtetësia ndërsa autoritetet e FNRJ-së u mundësuan të interesuarve që të shisnin pasuritë e tyre edhe para se të merrnin aktin e lëshimit, në mënyrë që të mos u nacionalizohej prona ndërkohë. Përveç kësaj, u hoqën taksat mbi dokumentet e udhëtimit, ndërsa familjet që kishin pasuri nën 300.000 dinarë u përjashtuan nga taksat e transportit. Ashtu siç ishte parashikuar në konventën e vitit 1938, emigrantët mund të merrnin me vete orenditë e shtëpisë (përveç arit të punuar), qerret dhe dy krerë bagëti të mëdha. Megjithatë, u fut e drejta e blerjes paraprake sipas së cilës emigrantët ishin të detyruar që pronat e tyre, brenda një afati prej 45 ditësh, t’ua ofronin “pushteteve popullore”.

Në fillim të vitit 1957, në Komitetin Qendror të LKJ-së arriti një elaborat i Krste Crvenkovskit ku trajtohej problemi i shpërnguljes së turqve nga Maqedonia. Në të theksohej se ky proces që nga viti 1951 kishte marrë përmasa të gjera, gjë që e vërtetonte edhe statistika mbi numrin e atyre që kishin marrë lëshim nga shtetësia jugosllave për t’u shpërngulur në Turqi:

Viti Turq Shqiptarë Pomakë Të tjerë Gjithsej
1951 – – – 31 31
1952 30 – 7 2 153
1953 640 168 135 18 1.939
1954 5.062 1.054 2.436 100 17.396
1955 9.669 964 6.390 57 38.045
1956 7.245 2.208 4.958 16 28.816
Totali 67.236 4.394 13.926 224 86.380

Struktura sociale dhe profesionale e emigrantëve ishte kjo: 18% bujq, 9% punëtorë, 3% zejtarë, ndërsa një numër i vogël studentësh, nxënësish dhe nëpunësish. Pjesa më e madhe (68%) u renditën në rubrikën “të tjerë”, ku kishte më shumë gra, fëmijë të moshave të ndryshme dhe hoxhallarë. Midis emigrantëve kishte edhe rreth një mijë anëtarë të LK të Maqedonisë, të cilët para nisjes për në Turqi kishin dorëzuar librezat e partisë.

Numri i “turqve” duhet marrë me rezervë, pasi që nga viti 1950 shumë shqiptarë dhe pomakë (myslimanë bullgarë) duke shfrytëzuar të ashtuquajturën “korrigjim i kombësisë në librat amë” u deklaruan si pjesëtarë të kombësisë turke. Shkaku kryesor i këtij trendi, përveç ndjenjës ende të paqartë kombëtare te shumica e myslimanëve maqedonas, ishte natyrës politike. Meqenëse marrëdhëniet e Jugosllavisë me Shqipërinë ishin korrekte deri më 1948, myslimanët preferonin të deklaroheshin si “shqiptarë” sesa si turq, për shkak të marrëdhënieve mjaft të këqija jugosllavo-turke në ato vite. Pomakët filluan masivisht të deklaroheshin si maqedonas, në mënyrë që “mëkatet e tyre gjatë kohës së okupimit të harroheshin më lehtë”, siç thekson raporti i Crvenkovskit.

Situata ndryshoi shpejt: marrëdhëniet e Jugosllavisë me Shqipërinë u përkeqësuan pas prishjes me Informbyronë, ndërsa Turqia u bë formalisht aleate e Jugosllavisë në kuadër të Paktit Ballkanik.

Të gjithë jemi turq

Çështja e identitetit kombëtar të myslimanëve dhe dimensioni i tij ligjor i demoralizoi sidomos ata që synonin të shpërnguleshin. Çështja e identitetit kombëtar të myslimanëve dhe dimensioni i tij ligjor i demoralizoi sidomos ata që synonin të shpërnguleshin. Veçoria e këtij rajoni ka qenë mbizotërimi i identitetit fetar ndaj atij kombëtar. Popullsia zakonisht identifikohej me fenë, fshatin dhe familjen, ndërsa përcaktimin kombëtar e përdorte vetëm nën presione dhe rrethana të jashtme (propagandë, frikë, represion shtetëror, shpërngulje).

Ndikimet turke ishin më të forta në mjediset urbane, ku shqiptarët, në qytete, përvetësonin gjuhën dhe ndjenjën kombëtare turke, pas së cilës mezi dalloheshin nga vetë turqit. Asimilimet turko-shqiptare ishin më të dukshme në Shkup, Kumanovë dhe Tetovë, ndërsa shumë bejlerë dhe agallarë turq të shquar kishin në të vërtetë prejardhje shqiptare.

Pas një serie traktatesh gati raciste të botuara në gazetën Borba mbi “grupin e gjakut B”, që gjoja ishte karakteristik për myslimanët jugosllavë dhe popujt aziatikë, myslimanëve në regjistrimet e popullsisë iu ofruan këto kategori:

  • “Mysliman – i papërcaktuar” (1948),
  • “Jugosllav – i papërcaktuar” (1953),
  • “Mysliman në kuptim etnik” (1961),
  • ndërsa në regjistrimet e viteve 1971 dhe 1981 “Mysliman në kuptim kombëtar”.

Termi “mysliman” ishte një kompromis mes retorikës komuniste mbi barazinë dhe traditës kombëtare-politike serbo-kroate.

Në vitin 1951 u ringjall ideja për shpërnguljen e shqiptarëve dhe myslimanët filluan masivisht të deklaroheshin si turq, në mënyrë që të përfitonin nga procedura më e lehtë e emigrimit. Kështu, ndërmjet dy regjistrimeve të popullsisë në Kosovë (1948–1953), numri i atyre që u deklaruan si turq u shtua plot 26 herë! Ky vetëdeklarim i imponuar synonte të shpëtonte Jugosllavinë dhe Turqinë nga reagimet e padëshiruara ndërkombëtare për shpërnguljen e shqiptarëve.

Meqë procedura e shpërnguljes në Turqi ishte më e thjeshta për pjesëtarët e pakicës turke, edhe pomakët maqedonas në regjistrimin e vitit 1953 u deklaruan masivisht si turq në të gjitha 129 fshatrat ku përbënin shumicën. Sipas një udhëzimi të organeve të brendshme të Maqedonisë më 28 qershor 1955, lëshimi nga shtetësia mund t’u jepej vetëm turqve, ndërsa të tjerët, përfshirë shqiptarët, shqyrtoheshin veçmas rast pas rasti. Megjithatë, ky kriter u liberalizua shpejt për shqiptarët dhe pomakët “për arsye humanitare”, pra për t’u bashkuar me familjet e tyre të gjera që kishin emigruar më herët.

Interesimin e shtuar për shpërngulje, autoritetet socialiste e shpjegonin me fanatizmin fetar dhe me simpati për kapitalizmin turk. Intelektualët shqiptarë përpiqeshin të pengonin propagandën për shpërngulje, por ajo vinte vazhdimisht si nga ana jugosllave, ashtu edhe nga ajo turke. Brezi i ri i myslimanëve, që nuk kishte lindur në territorin e Perandorisë Osmane, nxitoi drejt “atdheut” që nuk e kishte parë kurrë, i shtyrë nga propaganda ateiste tepër radikale për botëkuptimin e një shoqërie myslimane konservatore e patriarkale.

Në mjediset shqiptare, hoxhallarë dhe intelektualë nisën të propagandonin qëndrimin në Jugosllavi, në mënyrë që elementi shqiptar në Kosovë të mos pakësohej para një referendumi të pritur vazhdimisht (për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë). Kjo propagandë ishte e dukshme nëpër xhami, ku hoxhallarët këshillonin shqiptarët që të mos deklaroheshin më si turq. Definicioni i paqartë i emigrantëve të mundshëm – “popull i kulturës turke” (1938) ose “kombësi turke” (1953) – i shërbente gjithashtu autoriteteve turke si justifikim për të pezulluar herë pas here pranimin e emigrantëve shqiptarë.

Ky vetëdeklarim i imponuar synonte të shpëtonte Jugosllavinë dhe Turqinë nga reagimet e padëshiruara ndërkombëtare për shpërnguljen e shqiptarëve.

Tranzit përmes Maqedonisë

Që nga viti 1951, lumi i myslimanëve nga Sanxhaku, Bosnja e Hercegovina, Kosova dhe Mali i Zi filloi të derdhej në Maqedoni, sepse në këtë republikë ishte më e lehtë të merrej lëshimi nga shtetësia Me marrjen e shtetësisë maqedonase, shanset për t’u shpërngulur bëheshin reale. Problemi kryesor ishte se ardhacakët blinin tokë dhe jetonin aty në mënyrë të mjerueshme, duke pritur dokumentet për të shkuar në Turqi. Nga viti 1951 deri në fund të vitit 1956, në Republikën Popullore të Maqedonisë kishin ardhur 18.110 njerëz: nga Kosova 11.526, nga Sanxhaku 4.540, nga Mali i Zi 1.184 dhe nga Bosnja e Hercegovina 860. Shumica e tyre u vendosën në qytete, veçanërisht në Shkup (81%). Këta ardhacakë “të përkohshëm” blinin shtëpi të vjetra nga turqit, të cilat sipas planeve urbanistike ishin të destinuara për prishje.

Ashtu si para luftës, edhe pas Luftës së Dytë Botërore rruga e myslimanëve drejt Turqisë kalonte me hekurudhë përmes Luginës së Vardarit drejt Selanikut, e më pas, me ndërrim trenash, deri në Stamboll. Megjithëse rruga përmes Bullgarisë ishte më e shkurtër, ajo ishte e pamundur deri në mesin e viteve 1960 për shkak të marrëdhënieve të tensionuara jugosllavo-bullgare. Emigrantët, pasi shisnin pasurinë e tyre për një hiç, merrnin pasaporta për një përdorim të vetëm, me shënimin “pa shtetësi”, ndërsa të drejtën për të vizituar Jugosllavinë e fitonin vetëm pas pesë vitesh qëndrimi në atdheun e ri.

Procedura e shpërnguljes kërkonte shpenzime të mëdha financiare. Për një person madhor duheshin 15.000 dinarë vetëm për taksat shtetërore dhe lokale. Përveç kësaj, mbledhja e dokumenteve të nevojshme (paraqitja e kërkesës për lëshim nga shtetësia, shpallja në shtyp, marrja e vendimit) nënkuptonte shumë udhëtime në qendrën e rrethit, gjë që për popullsinë e varfër rurale ishte problem. Vështirësi shkaktonte edhe marrja e letrave të garancisë, sepse jo të gjithë kishin familjarë në Turqi. Në raste të tilla, emigrantët i drejtoheshin kolektivisht qeverisë turke për të marrë garancitë, për të cilat prisnin me muaj të tërë.

Në një periudhë të shkurtër, Republika Popullore e Maqedonisë u nda në zonë të lejuar dhe zonë të ndaluar për shpërngulje, në mënyrë që të frenohej migracioni stihik. Ambasadori turk në Beograd, në fund të marsit 1955, kërkonte që kontrolli i emigrantëve në kufirin e Gjevgjelisë “të ishte pak më i kujdesshëm”, sepse doganierët jugosllavë i trajtonin emigrantët pothuajse si kontrabandistë.

Në përpjekje për ta thjeshtuar sistemin konfuz të shpërnguljes, këshilltari kryesor juridik i Sekretariatit Shtetëror për Punë të Jashtme (DSIP), Milan Bartoš, i rekomandoi sektorit konsullor në mars të vitit 1953 që lëshimet nga shtetësia të bëheshin sipas të njëjtit model siç ishte zgjidhur çështja e folshdojçerëve në Vojvodinë dhe e emigrantëve për në Izrael. Ai gjithashtu sugjeroi që për këtë çështje të mos miratohej asnjë ligj, sepse “kjo do të thoshte ta zbulonim krejt çështjen para të gjitha shteteve të tjera”; përkundrazi, Këshilli Ekzekutiv Federal duhej të merrte vendime individuale që nuk do të publikoheshin.

Sipas regjistrimit të vitit 1953, nga Republika Popullore e Maqedonisë u shpërngul 15,6% e të gjithë qytetarëve të saj. Pasojat ekonomike të këtij procesi shiheshin në zvogëlimin e fondit të bagëtive, rritjen e detyrimeve financiare ndaj Turqisë dhe humbjet buxhetore nga lehtësitë fiskale që gëzonin emigrantët. Nga ana tjetër, qarkullimi i shtuar dhe rënia e çmimit të tokës çonin në konsolidimin e pronave private.

Organet lokale të pushtetit regjistronin se popullsia turke para shpërnguljes ishte e prirur ndaj incidenteve (pije, rrahje, ngacmime ndaj grave), gjë që interpretohej si përpjekje e emigrantëve për t’u arrestuar, në mënyrë që autoritetet turke t’i paraqisnin si viktima të regjimit komunist. Shumë komunistë të kombësisë turke akuzoheshin se pasivizoheshin lehtë dhe konsideroheshin si “të humbur”, sepse jetonin në pritje të lejeve të shpërnguljes. Megjithatë, dëshira e tyre për të ikur nuk konsiderohej “tradhti ndaj socializmit”, por justifikohej me arsyet familjare. dëshira e tyre për të ikur nuk konsiderohej “tradhti ndaj socializmit”, por justifikohej me arsyet familjare.

Marrëveshja xhentëlmene

Sipas regjistrimit të popullsisë të vitit 1953, në Republikën Popullore të Maqedonisë jetonin 203.938 pjesëtarë të pakicës turke prej të cilëve 36% në qytete dhe 64% në fshatra. Nga kombinimi i të dhënave mbi numrin mesatar të hektarëve dhe bagëtive për çdo familje fshatare, si dhe të çmimeve të tregut, rezulton një vlerë e përafërt prej dhjetë miliardë dinarësh – pa llogaritur orenditë e shtëpisë dhe veglat: 48% i takonin tokës, 21% bagëtive, dhe nga 15% shtëpive në qytet dhe fshat. Familjet e shpërngulura zotëronin më shumë tokë në rrethin e Velesit, Shtipit dhe Kumanovës, ndërsa çmimet më të larta të tokës dhe shtëpive ishin në Tetovë dhe Ohër, pasi bëhej fjalë kryesisht për shtëpi qyteti që në një përqindje më të vogël (15%) ishin paraparë për prishje, në krahasim me qytetet e tjera. Për shkak të ofertës masive, çmimet ranë në rrethet e Shtipit dhe Velesit, ndërsa pasuritë kryesisht shiteshin te persona privatë; më pak te kooperativat, ndërsa shteti pothuajse nuk merrte pjesë në blerje (pavarësisht rregullave republikane që prona së pari duhej t’u ofrohej këshillave popullorë).

Sigurisht, jo të gjithë emigrantët arritën ta shisnin pasurinë e tyre. Më së shumti prona të pashitura mbetën në rrethet e Shtipit dhe Velesit, ku çmimi tashmë ishte shumë i ulët për shkak të terrenit të vështirë dhe tokës me cilësi të dobët. Prandaj, nuk u ngutën as me nacionalizimin e atyre pasurive, sepse kooperativat që mund të merreshin me to ishin fizikisht larg. Më së shumti toka u nacionalizua në rrethin e Velesit dhe Ohrit, ku vlera e tregut ishte shumë e ulët.

Çështja e kompensimit të pasurisë së emigrantëve doli përsëri në qendër të vëmendjes më 5 janar 1950, kur në Ankara u nënshkrua Protokolli mbi kompensimin e pasurisë dhe interesave turke në Jugosllavi, neni 8 i të cilit parashihte që pronarët turq të pasurisë të liroheshin nga të gjitha detyrimet, përfshirë taksat, hipotekat dhe borxhet e tjera të krijuara para nacionalizimit. Pala turke kërkonte, mbi të gjitha, që Jugosllavia të paguante dëmshpërblim në valutë, duke u thirrur në Protokollin e pranuar në emër të FNRJ-së nga kryetari i delegacionit jugosllav dr. Mirko Mermolja, i cili më pas e mohoi këtë. Ai pohonte se kishte anashkaluar disa dispozita dhe se ishte manipuluar e mashtruar. Përveç nenit 8, probleme shkaktonte edhe neni 4, me të cilin FNRJ-ja obligohej të njihte shtetësinë turke për të gjithë turqit që kishin ikur nga Jugosllavia para 6 prillit 1941 dhe t’u shlyente atyre gjithë pasurinë “sipas vlerës reale”.

Nga nëntori 1950 deri në shkurt 1951, në Beograd u mbajt një komision i përbashkët për të sqaruar mënyrat e vlerësimit të pasurisë, por mospajtimet çuan në ndërprerjen e përkohshme të punës së tij. Pala jugosllave e vlerësonte gjithsej kompensimin në më pak se gjysmë milioni dollarë, ndërsa pala turke, nga 20 milionë fillestare, e zbriti kërkesën në 10 milionë dollarë. “Ustupimi” i palës jugosllave, që ta rriste vlerësimin e saj vetëm për 15%, në Ankara u përjetua si fyerje.

Në fillim të tetorit 1951, qeveria turke kërkoi nga Jugosllavia që të ratifikonte dhe zbatonte më në fund konventën e vitit 1938, sidomos dispozitat e saj financiare. Tito ftoi në vizitë ministrin e jashtëm turk Fuad Köprülü dhe, në fund të janarit 1953, gjatë një darke të përbashkët në Split, arriti një marrëveshje gojore me të. Meqë asgjë nuk u nënshkrua, i gjithë ky zhvillim mbeti i njohur si “Marrëveshja xhentëlmene”, që synonte të ringjallte konventën jugosllavo-turke të vitit 1938. Përveç kësaj, ky marrëveshje kishte formalisht për qëllim “bashkimin humanitar të familjeve”, ndërsa pala turke i trajtonte lidhjet familjare aq gjerësisht, sa që mund të përfshinin pothuajse këdo.

Procedura e mëtejshme nënkuptonte që turqit që kishin të afërm në FNRJ, të kërkonin nga vilajetet leje me të cilën do t’u mundësohej të afërmve të tyre të vinin në Turqi. Në bazë të Marrëveshjes për bashkimin e familjeve, më pas Ministria e Punëve të Brendshme e Turqisë i dorëzonte listat ambasadës në Beograd dhe konsullatës në Shkup. Pastaj, përfaqësitë turke në FNRJ intervistonin të interesuarit (gjuhë dhe kulturë turke) dhe u jepnin certifikata, mbi bazën e të cilave ata kërkonin lëshim nga shtetësia jugosllave dhe pasaporta për të huaj. Pas shitjes së pasurisë, paratë duhej t’i depozitonin në ndonjë bankë jugosllave për transferim të mëtejshëm.

Meqë në Maqedoni lejet u jepeshin edhe shqiptarëve, me ndërhyrjen e konsullit turk në Shkup, kërkesat e tyre për një kohë u refuzuan. Megjithatë, sekretari i parë i ambasadës turke në Beograd, Berker, deklaroi se ata “ishin të gatshëm të pranonin në heshtje edhe një numër të caktuar shqiptarësh”. Nga Ministria e Punëve të Brendshme të Serbisë arrinin paralajmërime se gjatë verës së vitit 1954 në Kosovë zhvillohej propagandë e fortë për shpërngulje, me premtime për shtëpi, bagëti, tokë pjellore dhe mekanizim. Përveç kësaj përfaqësitë diplomatike turke në Jugosllavi shpërndanin drejtpërdrejt leje për shpërngulje në Turqi, madje edhe para se të paraqiteshin kërkesat.

Mes dy atdheve

Pamja e Turqisë, të cilën Mustafa Kemal Ataturku e kishte reformuar thellësisht deri në fund të viteve ’30, ishte krejtësisht e kundërt me përfytyrimet tradicionale të myslimanëve jugosllavë për Orientin.  Ashtu si në periudhën ndërmjet dy luftërave botërore, edhe pas Luftës së Dytë Botërore pati shumë emigrantë të zhgënjyer nga FNRJ, të cilët, duke mos e njohur një Turqi të tillë, dëshironin të ktheheshin mbrapsht. Megjithatë, konsullata jugosllave në Turqi kishte urdhër që të ishte tepër restriktive në dhënien e vizave.

Të ekspozuar ndaj “denacionalizimit” dhe moskuptimit nga autoritetet turke për veprimtaritë e projekteve me të cilat do të ruanin gjuhën, zakonet dhe vetëdijen për prejardhjen, emigrantët, që nga janari i vitit 1935, duhej të merrnin mbiemra të rinj, pasi në Turqi kishte hyrë në fuqi ligji për mbiemrin e detyrueshëm.

Pas Luftës së Dytë Botërore, emigrantët jugosllavë në Turqi vazhduan të ishin një grup i mbyllur, duke u martuar ndërmjet tyre dhe duke ruajtur zakonet përmes shoqërive të ndryshme kulturore. Shumë prej tyre u përshtatën mirë në zanate, pasi ishin mjeshtër më të mirë se turqit vendas; disa arritën edhe në administratë e në ushtri. Sipas listave që përpilonte pushteti jugosllav, duket se në Turqi kishte edhe emigrantë shumë të suksesshëm: pronarë fabrikash, drejtorë bankash, argjendarë, tregtarë bakri, një drejtor të Institutit të Duhanit dhe një udhëheqës të inspektoratit doganor.

Ndryshe prej tyre, fshatarët e ardhur në Turqi merrnin tokë falas, por ajo ishte moçalore dhe e egër, kryesisht pranë Detit Marmara. Autoritetet e FNRJ-së regjistronin se ata ishin të ekspozuar ndaj “shkrimeve shpifëse” të shtypit turk për gjendjen në vendet socialiste të Ballkanit, për prishjen e xhamive, martesat e detyruara të grave myslimane me oficerë të krishterë etj. Duke u frikësuar nga ndikimi i “demokracive popullore”, autoritetet turke ndaluan futjen e botimeve të gazetave Borba dhe Birlik (organ i pakicës turke në Shkup), ndërsa shtypshkronjat refuzonin të botonin fjalimet e Titos. Për këtë arsye, u propozua që pranë ambasadës jugosllave në Stamboll të hapej një vitrinë promovuese ku do të ekspozoheshin fotografi nga Jugosllavia e re, si ilustrim i ndërtimit socialist, përparimit të përgjithshëm dhe modernizimit.

Kur, në fund të tetorit 1949, një delegacion i lartë i myslimanëve jugosllavë, në rrugën nga Meka për në Beograd, vizitoi dy qendrat më të mëdha të emigrantëve në Bursë dhe Adapazar, emigrantët i përcollën gjoja me fjalët: “Zoti e ruajtë Titon! Po shohim se gjithçka që na kanë thënë për të ishte gënjeshtër” dhe “Përshëndeteni Bosnjën”.

Është interesant se në fillim të vitit 1951, autoritetet turke nisën të hartonin lista të të afërmve që emigrantët do të dëshironin t’i sillnin nga FNRJ në Turqi, por në Beograd këto lista repatrijuesish u vlerësuan si të pabesueshme. Në shumë raste, vetë “emigrantët e ardhshëm” gjendeshin nëpër këto lista pa dijeninë e tyre. Në një shkresë të nëntorit 1951 thuhet se FNRJ-ja kishte ndërprerë praktikën e “repatriimit kolektiv të emigrantëve nga jashtë me shpenzime shtetërore”, gjë që bëhej menjëherë pas përfundimit të luftës. Vizat për të vizituar Jugosllavinë kryesisht i kërkonte emigracioni i vjetër ekonomik nga Bosnja e Hercegovina, Maqedonia dhe Kosova, pronarë firmash tregtare, por edhe grupe “turistësh të rremë” që vinin me pasaporta kolektive (për shkak të procedurës më të lirë dhe më të shkurtër).

Vizat për të vizituar Jugosllavinë kryesisht i kërkonte emigracioni i vjetër ekonomik nga Bosnja e Hercegovina, Maqedonia dhe Kosova.

Numrat

Ashtu si në periudhën ndërmjet dy luftërave botërore statistika e rregullt për emigrantët filloi të mbahej vetëm pas vitit 1927, edhe në Jugosllavinë socialiste ajo u bë e plotë vetëm nga korriku i vitit 1957. Autoritetet e FNRJ-së kishin të dhëna se në Turqi, në vitin 1949, jetonin rreth 450.000 myslimanë të ardhur nga hapësira jugosllave. Përshtypja ishte se Turqia gjatë gjithë kohës e nxitonte këtë proces. “Çështja filloi mirë para një viti, por po ecën shumë ngadalë. Ata do të dëshironin të përshpejtohej dhe deklarojnë se janë të gatshëm t’u japin njerëzve pasaporta të tyre, pra turke, nëse neve na është më e përshtatshme kështu”, thoshte Aleš Bebler, zëvendësministër i punëve të jashtme, në shtator 1952.

Në të vërtetë, shpërngulja pas Luftës së Dytë Botërore në Turqi kulmoi në mesin e viteve ’50, kur ishte shpërngulur tashmë pjesa më e pasur e myslimanëve, të aftë të fillonin biznes privat edhe në Turqi. Shtresat më të varfra emigruan deri në vitin 1966, kur vala e shpërnguljeve ra papritur. Shumë e lidhin këtë me rënien politike të Aleksandar Rankovićit, por nuk ka mjaft argumente të forta që ta konfirmojnë. Në procesverbalet e mbledhjeve ku diskutohej çështja e shpërnguljes së shqiptarëve dhe turqve, Rankovići paraqitej si ushtar i bindur i partisë, që kundërshtonte ekspatriimin masiv të shqiptarëve, gjë që pjesërisht e zbeh statusin e tij si “ylli” i narrativës nacionaliste serbe.

Ajo që është fakt është se në periudhën 1952–1965, gati 390.000 turq dhe shqiptarë morën lëshim nga shtetësia jugosllave. Një informacion i besueshëm është edhe ai i regjistrimit të popullsisë në Turqi më 1965, ku rezultonte se në atë kohë jetonin 240.000 emigrantë me prejardhje nga Jugosllavia. Nga ana tjetër, burimet diplomatike jugosllave të marsit 1970 thonë se në Turqi jetonin 300.000 njerëz të ardhur nga Jugosllavia socialiste. Historiani britanik Hugh Poulton mbështetet te të dhënat e vjetarëve statistikorë, duke pohuar se pas vitit 1953 ishin shpërngulur vetëm 80.000 myslimanë, ndërsa historiografia maqedonase vlerëson se pas Luftës së Dytë Botërore nga Maqedonia u shpërngulën rreth 200.000 turq. Gazeta Jedinstvo e Prishtinës, në nëntor 1979, publikoi se në Turqi jetonin 400.000 emigrantë nga Jugosllavia, për dallim nga autorët shqiptarë, të cilët në mënyrë unanime theksonin se në fund të viteve ’70 në Turqi kishte mbi një milion njerëz me origjinë shqiptare.

Përfundim

Artikulli i historianit serb Vladan Jovanović “Pakica jolojale” hedh dritë mbi një kapitull të errët të historisë së Jugosllavisë komuniste – shpërnguljen masive të myslimanëve shqiptarë, turq dhe pomakë drejt Turqisë në vitet 1945–1966. Nëpërmjet politikave të kolektivizimit, eksproprijimit, kufizimeve fetare e kulturore, por edhe përmes marrëveshjeve ndërkombëtare të nënshkruara me Ankaranë, pushteti jugosllav e trajtoi këtë popullsi si “të padëshiruar” dhe “jolojale”.

Ky proces kishte pasoja të mëdha: u shkatërruan komunitete të tëra në Kosovë, Sanxhak, Maqedoni dhe Bosnje; u dobësua rëndë elementi shqiptar dhe boshnjak në këto hapësira; u cënua trashëgimia kulturore dhe u ndërpre kontinuiteti i zhvillimit shoqëror. Ndërkohë, emigrantët e gjetën veten “mes dy atdheve”: të huaj në Turqi, të lënë pas dore nga vendlindja, dhe të detyruar të përshtateshin me një realitet krejt tjetër nga ai që kishin ëndërruar.

Ky shkrim na ndihmon ta kuptojmë më mirë se shpërnguljet e shqiptarëve dhe boshnjakëve nga Jugosllavia nuk ishin proces spontan, por i ndërtuar me vetëdije nga politika shtetërore jugosllave. Ai na bën të reflektojmë mbi humbjet e mëdha demografike, kulturore e politike që përjetuan popujt tanë dhe mbi nevojën për të ruajtur kujtesën historike si një mësim për brezat e ardhshëm.

Burimi: Peščanik.net, 23.06.2013

Discussion about this post

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Qazim Haziri: Djaloshi që u dogj me benzinë për s‘gjalli

Qazim Haziri: Djaloshi që u dogj me benzinë për s‘gjalli

15 Gusht, 2024
Gjenocidi serbo-malazez në krahinën e Bihorit në natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve të arkivave shqiptare (I)

Gjenocidi serbo-malazez në krahinën e Bihorit në natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve të arkivave shqiptare (I)

0
Gjenocidi në krahinën e  Bihorit në Natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve arkivore shqiptare (II)

Gjenocidi në krahinën e  Bihorit në Natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve arkivore shqiptare (II)

0
Dervish Mitrovica – delegat në Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë (1912)

Dervish Mitrovica – delegat në Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë (1912)

0
PRESIDENTI I REPUBLIKES SE SHQIPËRISË, SHKELQËSIA E TIJ Z. ILIR META MË 30 QERSHOR 2022 DEKOROJ PRIJËSIT E SANXHAKUT

PRESIDENTI I REPUBLIKES SE SHQIPËRISË, SHKELQËSIA E TIJ Z. ILIR META MË 30 QERSHOR 2022 DEKOROJ PRIJËSIT E SANXHAKUT

0
Shqiptarët e Sanxhakut ndërmjet autonomisë fisnore dhe kryengritjeve shqiptare (1885–1912)

Shqiptarët e Sanxhakut ndërmjet autonomisë fisnore dhe kryengritjeve shqiptare (1885–1912)

2 Tetor, 2025
40 VJET MË PARË, KUR DIOGUARDI U ZGJODH NË KONGRES, E GJITHË AMERIKA KTHEU KOKËN

40 VJET MË PARË, KUR DIOGUARDI U ZGJODH NË KONGRES, E GJITHË AMERIKA KTHEU KOKËN

30 Shtator, 2025
Dëshmi e histori e dhëmbjes dhe sakrificës

Dëshmi e histori e dhëmbjes dhe sakrificës

29 Shtator, 2025
Goranët dhe Torbeshët në optikën boshnjake: një analizë kritike e tekstit të Esad Rahić

Goranët dhe Torbeshët në optikën boshnjake: një analizë kritike e tekstit të Esad Rahić

29 Shtator, 2025
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori
info@dardaniapress.net

© 2020 Dardania Press - Powered by AA.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori

© 2020 Dardania Press - Powered by AA.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

Fill the forms bellow to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In