Në mbledhjen e 270-të të Qeverisë së Republikës së Kosovës, u morën 8 vendime me fokus të veçantë tek mbështetja e familjeve të cenueshme dhe studentëve, ku me propozim të Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve:
U ndanë 6 milionë euro për mbështetje të njëhershme prej 100 euro për secilin student, me rastin e fillimit të vitit të ri akademik.
U miratua bursa e mobilitetit me vlerë 20 milionë euro, që mbështet studentët nga familjet me të ardhura nën mesatare, varësisht nga distanca mes vendbanimit dhe universitetit.
U ndanë 1 milion euro për familjet në nevojë, përmes shpërndarjes së pakove ushqimore në bashkëpunim me organizatat e shoqërisë civile, me qëllim që ndihma e shtetit të arrijë edhe tek ata që shpesh mbeten jashtë mekanizmave standardë.
U miratua programi për subvencionim të energjisë për konsumatorët e cenueshëm. Përmes tij parashihen pagesa të pjesshme apo të plota të energjisë direkt në llogarinë e konsumatorit për familjet me të ardhura nën 150 euro për anëtar në muaj.
U ndanë 2.5 milionë euro për blerjen e librave dhe materialeve shkollore për vitin shkollor 2025/2026, duke përmbyllur subvencionimin e plotë për nxënësit.
U ndanë 50 mijë euro për integrimin e trashëgimisë kulturore në planifikimin hapësinor, në kuadër të marrëveshjeve me trupat e OKB-së.
U ndanë 150 mijë euro për realizimin e projekteve të përbashkëta përmes marrëveshjeve me trupat e OKB-së, si kërkesë e ZKM-së.
Sa i përket aplikimit për mbështetjen prej 100 euro për studentët, bursës së mobilitetit, dhe subvencionimit të energjisë, qytetarët do të njoftohen për kriteret, mënyrën e aplikimit dhe kohën e subvencionimit gjatë ditëve në vijim.
Discussion about this post