Pos të tjerash, në parathënie autori shënon se në përgatitjen e kësaj vepre ka punuar prej vitit 1931-1959, për hulumtime shkencore si thotë ai. Nuk e di se sa mundet kjo vepër ta mbajë epitetin shkencor, edhe pse është botuar nga një institut më eminent shkencor, i cili më tepër se çdo- kush ka përgjegjësi të botojë dhe publikojë vepra me të vërtetë shkencore.
Nëse njeriu i ka lexuar publikimet e mëparshme të profesor Uros- heviqit, bile edhe ato që i ka botuar në kohën e Mbretërisë Jugosllave, asgjë nuk ndryshojnë nga monografia e tanishme, si nga përmbajtja, as- htu edhe nga konceptet e autorit. Këto koncepte edhe mëparë na janë të njohura në publikimet me karakter propagandistik-politik të: Spiridon Gopçeviqit, Todor Stankoviqit, Ivan Ivaniqit, Viladan Gjorgjeviqit, Jo- van Haxhivasileviqit etj., që kanë pasur për detyrë nga qeveria serbe ta informojnë opinionin publik në mënyrë joreale dhe jo të sinqertë, sido- mos për strukturën etnike të popullsisë së këtij rajoni si dhe mbi prejar- dhjen e popullsisë. Por nëse emrat e autorëve të përmendur, në kushtet ekzistuese shoqërore-politike, i kanë shërbyer qëllimeve politike të një klase sunduese, shtrohet pyetja, kujt vallë i shërben monografia e profe- OT Urosheviqit? Sipas mendimit tonë qëllimeve shkencore më së pakti, pasi që në të ka pak momente që shkencërisht janë të vërtetuara.
Autori në parathënie shënon se në këtë vepër ka punuar mbi 25 vjet, është e vërtetë se puna shkencore kërkon hulumtime të gjithanshme dhe se vepra kurorëzohet me sukses, atëherë kur nga opinioni lexues dhe hkencor pranohet si e tillë. Mirëpo, po qe se i hedhim një sy më serioz kësaj monografie, në vend të afirmimit shkencor, autori i saj duket se në pleqëri ka përjetuar një fijasko shkencore.
Është fakt se hulumtimet etnografike në shumicë mbështeten në gojëdhëna dhe tregime të pleqve, por nëse është fjala për ngjarje histori- e në perioda të ndryshme, porositet që të shfrytëzohen burimet dhe të dhënat historike, pasi që edhe etnografia është e lidhur me zhvillimin dhenat dhe me momente historike të popullsi istorikatori i kësaj vep he do t’i kishte shfrytëruar si duhet të dhënat historike, jemi të sigurt se të metat e veprës së tij do të ishin më të vogëla. Kur e kemi fjalën për tementet historike, mbi të cilat bën fjalë edhe autori në faqën 19 të kë saj monografie, mund të thuhet se këto momente përmenden përciptash por jo edhe realisht në tërësi. Kur është fjala për popullsinë e këtij reg oni në kohët e lashta, autori i përmend varrezat e tyre dhe mbeturinat kulturore të këtij populli, por më tutje, duket se ky popull u zhduk, e nuk mbeti kush në këto vise. Vallë ku u zhduk ky popull? Historiografia pole njeh mbeturinat dhe pasardhësit e atij populli, i cili me ardhjen e Silavëve është rralluar, por jo edhe të jetë asimiluar, ose të jetë zhdukur fare, si përpiqet tërthorazi të vërtetojë autori, duke thënë se llirët u ro- manizuan. Eshtë fakt se burimet bashkëkohore të këtyre ngjarjeve pak flasin mbi këto momente, por nuk do të thotë se shkencëtari mungesën e burimeve duhet shfrytëzuar për shtrembërimin e fakteve, përkundrazi, ajo duhet ta nxisë edhe më tepër për hulumtime. Këtu ka qenë me inte res diçka të thuhet për ardhjen e sllavëve në këto vise dhe për marrëdhë niet e tyre me popullsinë vendase, ndërsa autori, këtu bën një kërcim dhe menjëherë flet mbi zgjerimin e shtetit të Nemanjiqëve, por a thua Nemanjiqët i pushtuan këto vende të zbrazta nga Bizanti, a po mos vallë këto vende ishin të popullzuara me bizantinas-grekë? Në anën tjetër ës htë e njohur se edhe në kohën e Nemanjiqëve, në shtetin e tyre jetonin edhe shqiptarët, që përmenden edhe në dokumentet juridike dhe në marrëdhëniet ekonomike.
Mbi periudhën e invazionit turk në Kosovë, autori në faqen 21 thotë: «Qysh në kohën e hershme të sundimit turk, janë krijuar koloni turke në Prishtinë, Janjevë dhe Vuçiternë, ndërsa koloni të pastra turke ndër fshatra nuk ka pasur as në kohën e hershme, e as më vonë, por edhe kjo thënie na bën të dyshojmë, pasi që Turqia pas betejës së Kosovës, më 1389, u kënaq me vazalitetin e pasardhësve të Llazarit. Po në atë faqe të monografisë së tij, autori bën fjalë mbi ndryshimet e mëdha etnike që ndodhen në Kosovë pas vitit 1689/90, duke vërtetuar se serbët ja në tërhequr nga këto vise para ushtrisë turke, për të treguar se këto vise pastaj u popullzuan me shqiptarë me ndihmën e turqve. Kjo teori mbi shpërnguljen e madhe serbe nga Kosova, na duket se është glorifikuar. për arsye se historiografia jugosllave e ka pranuar se me rastin e depërti mit të ushtrisë austriake ne Pikolominin prej Prokupljës në Kosovë, në Prishtinë me të u bashkuan fuqi të konsiderueshme shqiptare dhe serbe, që ishin ngritur kundër sundimit turk dhe bashkë me ushtrinë austriake depërtuan deri në Shkup. Gjithashtu, në kryengritje ishin ngritur edhe Maqedonasit Karposhin. Vallë prej nga lindën këta shqiptarë që në me Prishtinë u bashkuan me ushtrinë austriake, mandej kujt i shërbente në Shkup peshkopata katolike me peshkopin, Pjetër Bogdanin, i cili akti visht ishte angazhuar në kryengritjen e shqiptarëve dhe serbëve bashkë me Arsenije Crnojeviqin kundër turqve? Prandaj, n nga rreziku i turqve nuk janë shpërngulur vetëm serbët, por edhe shqiptarët dhe maqedona sit, gjë që e hedh poshtë teorinë mbi shpërnguljen vetëm të serbëve. Por këtë teori të njohu njohur mbi «popullzimin e shqiptarëve në tokat serbe» au- tori e ka shfrytëzuar për t’i treguar shqiptarët si invadues në këto vise. Është e vërtetë se pas këtyre ngjarjeve dhe pas shpërnguljës së popullsisë nga Kosova, një numër i shqiptarëve dhe i sllavëve, të shtërnguar nga kushtet ekonomike në viset malore, u detyruan të zbresin në këto vise dhe ata si të krishtërë, e jo si myslimanë, se në këtë kohë numri i shqip- tarëve të myslimanizuar ka qenë fare i vogël dhe i koncentruar atje ku is- hte edhe pushteti turk i fortë.
Sa u përket momenteve historike, autori në faqën 22 të veprës së tij, vërteton se edhe luftërat serbe-turke 1876-1878, kanë ndikuar në ndryshimin min e strukturës etnike të popullsisë së Kosovës, pasi, si thotë autori «një numër i madh shqiptarësh janë tërhequr nga vendet që i kis- hte marrë Serbia». Është e vërtetë se në Kosovë me këtë rast kanë ar- dhur shumë «muhaxhirë nga Toplica, Kurshumlia dhe Jabllanica, por jo vetëm pse nuk kanë dashur të mbeten nën sundimin e shtetit krishtë- rë, por edhe pse ka ekzistuar urdhëri i pushtetit që thotë: «Kush më shu- më shqiptarë dhe turq të shpërnguli nga viset e çliruara, aq më shumë meritë do të kishte për atdhe. Ky qëndrim ka shkaktuar shpërnguljen e mbarë popullsisë dhe ashpërsimin e marrëdhënieve midis popullsisë shqiptare dhe serbe edhe në Kosovë, e bile edhe shpërnguljen e disa fa- miljeve serbe dhe vendosjen e tyre në tokat e braktisura nga shqiptarët në Prokuplje dhe Kurshumli.
Në faqën 22 të monografisë, autori bën fjalë mbi ndryshimet e strukturës etnike të popullsisë pas luftërave ballkanike. Me vend shënon se çlirimi ka qenë vetëm për serbët, e jo edhe për shqiptarët, por këtu mundohet të vërtetojë një gjë, që nuk qëndron, kur thotë shqiptarët se për kohën e sundimit turk kanë qenë të privilegjuar, e kanë ndie veten si turq, kurse shtetin turk e kanë konsideruar të vetin. Sa pabindshëm tin- gëllon kjo trumbetë e njohur e borgjezisë serbe në kohën e luftërave bal- Ikanike, kur emri shqiptar duhej të identifikohej me emrin turk, ose ar- nautash (serb të turqizuar), për t’i arsyetuar pretendimet territoriale të borgjezisë serbe mbi viset e banuara me popullsi shqiptare. Sikurse në atë kohë borgjezisë serbe, ashtu edhe sot autorit i janë të njohura animet e popullit shqiptar për emancipim nga Turqia, e sidomos ato të viteve tënfundit të sundimit të Turqisë, kryengritjet e shqiptarëve të Kosovës 1909-1912, që i Nakin poshtë pohimet se shqiptarët shtetin turk e kónsi- deronin si të vetin. Autori këtu nuk ka deshtë të konstatoje se kështu ka- në menduar feudalët, që kishin pozita në pushtetin turk dhe e ndjenin veten si të tillë.
Kur bën fjalë mbi kolonizimin e elementit serb në Kosovë pas Luf- tës së Parë Botërore, autori përpiqet të arsyetojë këtë gjë, gjë, kur kur pohon pohon se këtu ka patur shumë toka të papunuar papunuara, gjë që e ka kushtëzuar kolonizi- min. Mirëpo, edhe fëmijët e dijnë se kolonizimi kishte qëllime politike dhe se ka qenë i orijentuar kundër popullsisë shqiptare, gjë që është dë muar nga PKJ dhe mu për këtë arsye pas çlirimit, popullsisë shqiptare i janë kthyer më se 20.000 hektarë tokë pune, të cilat më parë i mbanin kolonistat.
Në kapitullin IV, ku bën fjalë mbi vendbanimet, autori më së shumti mbështetet në shënimet e mbledhura në terren nga goja e njerëz ve të mplakur, të cilët shpeshherë janë legjenda, ose gojëdhëna. Kështu duke folur mbi kishat, autori shënon se: të tilla ka gati në çdo fshat serb, ose shqiptar, e në disa fshatra janë dy ose më shumë. Sipas autorit këto kisha i përkasin elementit serb, por na duket se këtu autori po e harron një fakt se shqiptarët deri në fund të shek. XVIII dhe në fillim të shek. XIX kanë predikuar krishterizimin. Por pasi janë myslimanizuar, ata nuk donin të thonë se kishat u përkasin paraardhësve të tyre. Mbi këtë na flasin edhe të dhëna toponime: (Prroni i Kishës, Lugu i kishës etj.). Mirëpo, kur është fjala mbi vjetërsinë e vendbanimeve, sipas autorit del se shqiptarët nga fundi i shek. XVIII dhe fillimi i shek. XIX kanë zbritur nga viset malore, janë vendosur si çifçi në tokat feudale dhe prej andej i kanë shtyer serbet. Këto të dhëna të autorit i gjejmë gati në çdo kapitull të kësaj monografie, pasi siç duket ai në këtë vepër ka patur për qëllim ta informojë opinionin se si serbet nën presionin e shqiptarëve janë de- tyruar t’i braktisin «tokat e tyre».
Duke bërë fjalë mbi popullsinë, në faqen 78, autori pos të tjerash pohon se në vitin 1737, me rastin e luftërave austro-turke, shqiptarët në rrethin e Vuçitërnës, kanë qenë në shërbim të turqve. Është e sigurt se ka pasur feudalë shqiptarë-myslimanë, të cilët kanë luftuar në anën e Tur- qisë, por jo i gjithë populli shqiptar, si përpiqet ta paraqesë profesor Urosheviq. Është e njohur shumë mirë pjesëmarrja e shqiptarëve në kry- engritje kundër turqve dhe lidhja e tyre me komandën ushtarake austria- ke që gjendej afër Nishit. Bile si pasojë e këtyre luftërave, kemi shpër- nguljen e shumë familjeve shqiptare bashkë me ushtrinë austriake, që u vendosën në Srem, ku deri vonë i kanë ruajtur traditat e tyre kombëtare dhe fetare, e tani më janë asimiluar.
Në faqen 79, autori shënon se shqiptarët zbritën në Kosovë pas shpërnguljës së vitit 1690, atëherë kur pushteti i turqve nuk ndihej, se is- hte dobësuar. Nuk e kemi të qartë si undet autorí të pohojë një gjë të tillë, kur dihet se mu për këtë arsye është shpërngulur popullsia e këtyre viseve. Kur është fjala për shpërnguljen e elementit serb, thotë se ajo is- hte si pasojë e zullumeve shqiptare dhe turke, që ata janë shpërngul nga viset e Shqipërisë Veriore, por është çudi si u bë që ata të ikin nga zullu- met shqiptare, e të vijnë përseri të vendosen në mesin e shqiptarëve në Kosovë?! Ka gjasë se profesor Urosheviq e përkrah teorinë e borgjezisë serbomadhe në publikimet kuazishkencore kah fundi i shek. XIX dhe fillimi i shek. XX, kur vërteton se shqiptarët kanë qenë trashanikë (të pagdhendur), bile për këtë është përpjekur të gjejë mbështetje edhe në ndonjë dokument, për t’i quajtur «gjakpirës>> dhe «kusarë».
Edhe pse bën fjalë për migrimet e elementit tjetër etnik, autori në veprën e tij, kujdes më të madh i ka kushtuar shqiptarëve, vetëm e vetëm të tregojë se nën presionin e tyre serbet janë detyruar të shpërngulen. Të insistosh pas disa shekujve për këtë moment kaq fort, na duket se nuk është gjë e arsyeshme. Kjo është njësoj sikur dikush sot të vërtetojë dhe të insistojë se ardhja e sllavëve në Gadishullin Ballkanik ka patur si pa- sojë shpërnguljen e ilirëve nga viset pjellore të tyre, por a thua se nga kjo ka ndonjë dobi praktike?
Në disa vende autori bie në kundërshtim me fjalët e veta, p.sh. në faqën 90 vërteton se shqiptarët duke zbritur nga viset malore, gjithnjë u shmëngeshin ultësirave dhe shqetësimeve nga ana e turqve, pasi nuk dëshironin të hynin në marrëdhënie çifligare, ndërsa diçka më herët po- hon se ata i kanë përzanë serbët nga çifligjet për t’u bërë vetë bujq. Edhe këtu, si në vende të tjera, e bile edhe tërë librin e tij e përshkon si pe i kuq, tendenca e tij, që shqiptarët të paraqiten si armiq të serbëve, të cilët i kanë dëbuar nga trojet e veta etj. Lidhur me këtë në faqën 93, flet se ve- tëm në fshatin Sllakovc, shqiptarët kanë vrarë 17 serbë, gjë që dëshmon qartë për mbjelljen e urrejtjes nacionale midis këtyre dy kombësive, që me kohë kanë jetuar së bashku në këto vise, e jetojnë edhe sot. Gjithas- htu, autori flet, se si shqiptarët gjatë viteve 1918 e 1919, kanë vrarë disa serbë, duke mos shënuar se çfarë njerëz kanë qenë ata që kanë vrarë jo etëm serbë, por edhe shqiptarë. Na duket se me këtë nuk është arritur snjë efekt shkencor, e as afrim midis këtyre dy kombësive që jetojnë së ashku, por në anën tjetër nuk është thënë as realiteti. Nëse nga këto të dhëna ka ndonjë dobi, atëherë pse autori nuk ka përmendur se sa shqip- tarë janë vrarë e humbur gjatë viteve 1912-1915, si dhe pas 1918, nga ana e pushtetit të atëhershëm serb dhe me çfarë qëllimi? Atëherë lexuesit do t’i bëhet më e qartë situata. Ndërkaq duke e paraqitur në këtë mënyrë vetëm njerën anë të mendimeve, do të thotë t’i shtrembërosh faktet. Në fund, autori me një fjali mundohët t’i mbulojë të dhënat e mëhershme, duke pohuar se «zullume nuk kanë bërë të gjithë shqiptarët».
E tërë kjo tematikë rreth migrimeve që janë bërë në Kosovë, qof- shin ato me karakter ekonomik apo politik, si dhe kolonizimi, janë probleme delikate, prandaj vetëm me paraqitjen reale të gjërave dhe dukuri- ve, mund t’i shmangen nxitjes së urrejtjes kombëtare midis popullsive që jetojnë në këto vise, e jo si i paraqet profesor Urosheviq. Problemi është delikat për të dy palët, prandaj duhet të bëhët një trajtim i njëjtë për të dy palët, e jo dikend ta bējē fajtor e dikend ta arsyetojë, ose mos ta përmend fare, që gjithashtu d.m.th. ta arsyetojë. Në kapitullin VII të veprës së tij, autori bën fjalë mbi ndikimet re- ciproke të popullsisë së Kosovës. Megjithëse dihet se kur erdhën sllavët në këto vise, ato ishin të banuara me dardanë, të cilët shekuj me radhë kishin jetuar në këto treva, kishin krijuar kulturën e tyre, mbeturinat e së cilës po gjenden edhe sot nëpër Kosovë. Autori përmend se sllavët i gje- tën këtu Kumanët, kur dihet se Kumanët nuk kanë qenë banorë të këty- re viseve, e aq më pak në kohën e ardhjes së sllavëve. Kumanët u paraqi- tën në Maqedoni në shek. XI, pastaj është fakt se ndikimi i serbëve në këto vise është ndjerë me shtrirjen e shtetit të Nemanjiqëve. Deri atëhere serbet kanë qenë të kufizuar në Malësinë e Novi Pazarit, ndërsa pushti- mi i Kosovës u dha mundësi që ta zhvillojnë bujqësinë në një shkallë më e të lartë. A thua nuk është ky ndikim ikim reciprok, tjera që kanë ekzistuar midis këtyre dy popujve. sikurse edhe ndikimet e tjera që kanë ekziatuar midis këtyre dy popujvr.
Autori askund nuk i përmend banorët e vjetër të Kosovës, por let mbi bashkëjetesën e përbashkët të serbëve me sasët dhe turqit. Të gjithë e dijnë, sikurse edhe vetë autori, se numri i sasëve ka qenë fare i vogël dhe i përqendruar nëpër vendet xehtare, sikurse edhe numri i turqve, për të cilët më herët po në këtë vepër flet edhe vetë autori, kur thotë se kis- hin koloni të veta vetëm nëpër disa qytete.
Duke bërë fjalë mbi myslimanizimin e serbëve në Kosovë, autori ptarëve në shek. shënon se ata e pranuan këtë besim nën ndikimin e shqiptarëve XIX. Mirëpo është gjë e çuditshme, pse këta serb të myslimanizuar në Kosovë e harruan aq shpejt gjuhën e tyre, ndërsa sllavët e tjerë që u myslimanizuan edhe sot e ruajnë gjuhën e tyre? Madje autori i konside- ron shqiptarët si «të egër», prandaj shtrohet pyetja: si mundi një popull aq i prapambetur të ndikojë në një popull (me një shkallë më të lartë të kulturës», të pranojë besimin mysliman dhe gjuhën shqipe? Autorí thotë se «si pasojë e myslimanizimit të popullsisë serbe në Kosovë, u krye ed- he procesi i shqiptarizimit të tyre, gjë që nuk e arsyeton me kurrgjë. Nëse dikush ka dëshiruar t’i bëjë lajka pushtetit, atëherë është dashur të turqizohet e jo të shqiptarizohet. Për këtë na flasin rastet e shumta, se shqiptarët që kanë dashur të futen në rrethin e të privilegjuarve në shte- tin turk, i kanë braktisur zakonet e veta kombëtare, gjuhën amtare dhe janë turqizuar. Për këtë arsye nuk mund të të justifikohet justi pse serbet (Arna- utashēt) si i quante borgjezia serbe, nuk janë turqizuar, por janë shqipta- rizuar, kur dihet se populli shqiptar nuk ka qenë popull sundues? Në fa- qen 115, autori e shtron një mendim të vetin që nuk mund të pranohet, kur thotë se: «Serbët u myslimanizuan, me qëllim që të barazohen me turqit, në rrethin e të cilëve jetonin, i pranonin të gjitha karakteristikat e tyre dhe kështu futeshin në fise shqiptare». Këtu autori bën gabim të madh kur shqiptarët i identifikon me turqit, e aq më tepër kur ketë ga- bim e bën mendja e një shkencëtari. Në anën tjetër, asnjë serb i mysli- manizuar nuk mund të tregojë prejardhjen e vet nga ndonjë fis shqiptar, nëse me të vërtetë nuk është i tillë.
Është e njohur fortë mirë përpjekja e borgjezisë serbe nga fundi i shek. XIX dhe fillimi i shek. XX, që para opinionit botëror ta paraqesin numrin e shqiptarëve sa më të vogël, prandaj të gjithë ata shqiptarë që deri më sot i kanë ruajtur traditat krishtere edhe pse janë myslimanizuar. Këta i kanë paraqitur si serb të shqiptarizuar (arnautashë), duke thënë se kēta njerëz i festojnë të njëjtat festa fetare me serbet dhe se aty-këtu në- për shtëpi mbajnë ikona. Çfarë arsyetimi i fortë! Këtë koncept e ka pra- nuar edhe autori i veprës «Kosovo>>> (o» megjithëse edhe vetë shënon se shqiptarët me rastin e myslimanizimit i kanë ruajtur traditat e vjetra krishtere dhe i kremtojnë festat fetare.
Duhet theksuar se ndër ndikimet reciproke të popullsisë së këtyre viseve, autori shënon se shqiptarët mbi mbiemra të vet kanë marrë pra- pashtesën «viq». Shtrohet pyetja a thua populli e ka pranuar këtë nën ndikimin reciprok, ose kjo gjë ka qenë imponuar nga pushteti serbo- madh? Na merr mendja se për këto nuk ka nevojë të arsyetohet.
Marrë në tërësi, profesor Urosheviq në veprën e tij «Kosovo» nuk ka dhënë ndonjë vepër shkencore, e cila do të kontribuonte në zbuliminze momenteve të reja, por në tërësi i ka përsëritur gjërat që dikur më parë i ka publikuar në revista të ndryshme, apo ato që i kanë shkruar të tjerët shumë kohë para tij dhe sot janë të rië mendimi me të. Pra, autori i ka mbetur besnik koncepteve të njohura të Spiridon Gopçeviqit, Todor Stankoviqit, Sveta Simiqit, Ivan Ivaniqit etj.
(«Jehona», nr. 4-5, Shkup, 1968, f. 169-177)
Diskutim rreth këtij postimi