Lufta e sllavo-komunistëve për “çlirim”
ishte një luftim për ripushtim…
…prej marrëveshjes Entente Anglo-
Sjellje Piratësh
Më 15 Dhjetor 1947, u mblodh Byroja Politike e Komitetit Qendror të PKSh në praninë e korrierit komunist jugosllav Sava Zllatiç. Në atë mbledhje, kukulli Enver Hoxha urdhëroi të përshpejtohej proçesi i bashkimit të Shqipërisë me Jugosllavinë në të gjitha fushat, me shpejegimin (me tagrin e vetvetes) se Shqipëria nuk mund të ishte një shtet i pavarur dhe të vendoste sllavo-komunizmin pa bashkimin me Jugosllavinë. Në fakt, ai shpejegim ishte një kopjimi lejuar i asaj që Ministria e Jashtme britanikë kishte projektuar per “Shqipërinë 1913”.
Të punësuar sipas kushtit pirat “ po s’ka pre, nuk ka pagesë”, xhihadistët sllavo-komunistë në Shqipëri e blenë sundimin e tyre me Ligjin e tatimit të Jashtzakonshëm për kohën e L.II.B. ose Ligjin Nr. 37 të datës 1 Janar 1945. Me atë Ligj Nr.37, ato grabitën të gjitha sasitë e mëdha të (faqe 142) mallrave të tregëtarëve dhe pasiritë e grumbulluarapërpara apo gjatë L.II.B . në Shqipëri dhe ua dhuruan Jugosllavisë.Ditën tjetër, Ligji Nr.37 u zmadhua në ligësi me Ligjin e Marrjes së Pronësive Private. Thjeshtë dhe me forcë, piratët e xhihadit sllavo-komunist përvetësuan gjithë mallrat e tregëtarëve dhe dyqanxhinjëve dhe i dërguan në Jugosllavi.
Më 3 Janar 1945, zyra e ZShS në Bari raportonte se UKJ, e ndihmuar prej Divizioneve të UJoK nga Shqipëria, grabitën dy milion franga ari në banknotë (xlix Pë shkak të inflacionit, ajo shumë vlerësohej në 100’000 monedha Napoleon ar ose 5.8 ton ar i pastër) më 28 nëntor 1944 nga dega e Bankës Kombëtare në Prizren e cila i përkiste shtetit shqiptar. Ajo vlerë në ar, ashtu si edhe ari tjetër i plaçkitur në Shqipëri pas L.II.B., fluturoi pa kthim drejt Beogradit, Londrës dhe Moskës.
Si mëkatarët Conquistadores që e quanin veten Libertadores, xhihadistë
Piratët komunistë jugosllavë mbikëqyrnin proçesin e grabitjes së pamëshirshme, e cila arriti kulmin në vitin 1946. Vetëm një sasi prej tre tonësh ar, e mbetur si thërime nga plaçkitja e piratëve në vitet 1945-1948, u regjistrua si hyrje në Bankën Kombëtare Shqiptare. Pjesa tjetër e monedhave të arta që peshonin të paktën 280 ton ar u shkrinë (faqe 143) në lingota ari. Monedhat e shkrira u bashkuan me sasitë e tjera mjaft të mëdha të shufrave të arit, stolive dhe objekteve prej argjendi e ari. Kapitenë dhe Ndihmës –Kapitenë (1 Captains and Quartermasters, në anglisht.) komunistë jugosllavë mbikqyrën nga afër proçesin e shkrirjes dhe mbartjes së tyre në Beograd në një natë të ftohtë dimri.
Në fund të Dhjetorit 1946, ajo sasi e madhe me peshë tepër të madhe u ngarkua në një kollonë shumë të gjatë me kamionë të rëndë Škoda H6ST6-T dhe Tatra T111 që kishin edhe rimorkio. Vargu i kamionëve kishte një gjatësi prej rreth 30 km. Shirat e shumta sezonale kishin filluar në qarqet e Shkodrës dhe Lezhës në Nëntor të vitit 1946 dhe përfunduan në fund të Prillit 1945. Ujërat e shiut i përmbyten mjaft të dy qarqet. Kalimi i njerëzve dhe mallrave në mes të Shkodrës dhe Lezhës bëhej vetëm me barka të vogla. Karvani i makinave nuk mund të udhëtonte nga Kukësi përmes Kosovës, sepse Kosova ishte në luftë ku forcat e UKJ dhe UJoK nga Shqipëria luftonin kundër forcave kombëtare shqiptare.
Në ato kushte, karvani i kamionëve nuk mund të shkonte në Shkodër nga qyteti i Lezhës. Prandaj, flota e kamionëve mori rrugën për në Kukës, arriti në rrugën Shkodër-Kukës pranë Fushë-Arrëzit dhe u kthye majtas në drejtim të Shkodrës. Pastaj, flota e kamionëve e kaloi kufirin nga Hani i Hotit, 34.5 km në veri të Shkodrës dhe përmes Podgoricës, Kolashinit, Uzhiçës dhe Çaçakut mbëriti në Beograd, atëherë pjesët përkatëse të mallit të artë fluturuan në Londër dhe Moskë.
Historia u përsërit sepse edhe sllavo-komunistët spanjollë të mikluar kishin dërguar në Moskë 510 ton ar në vitin 1936, i cili kurrë nuk u kthye (li Për krahasim , në vitin 2015, ShBA prodhuan 200 ton ar dhe Kina kulmoi me 490 ton ar.) Me arin e dalë jashtë (faqe 144) Shqipërisë pas L.II.B., qeveria britanike e Madhërisë së Tij jo vetëm mbuloi të gjitha investimet në monedha ari dhe furnizimet e bëra në Shqipëri gjatë L.II.B. por edhe përfitoi interesa jashtëzakonisht të larta nga investimi i bërë, çmimin e të cilit e paguan pasuritë dhe jetët e shqiptarëve.
Sasia e arit të plaçkitur do të bënte kapitenin britanik pirat Sir Francis Drake (1540-1596) të dukej vogëlush me përmasat e grabitjeve të tij. Beogradi dhe Moska, që morën pjesët e tjera të arit të plaçkitur, vlerësuan lart talentin dhe bashkëpunimin e tyre në sipërmarjen e përbashkët Entente me Londrën. Më 2 Shkurt 1954, BRSS tërhoqi nga Shqipëria një sasi tjetër monedhash Napoleon ar me vlerë 224.4 kg ar, e shkrojtur zyrtarisht për blerje gruri.
Nga 28 Nëntori 1944 deri me 28 Qershor 1948, “Shqipëria 1913” qe një koloni politike, ekonomike dhe ushtarake e Jugosllavisë Nr.3. Zyrtarisht, qeveritë e Jugosllavisë Nr.3 dhe Shqipërisë nënshkruan për atë status më 9 Korrik 1946. Më 27 Nëntor 1946, qeveritë e xhihadit sllavo-komunist të Jugosllavisë Nr.3 dhe Shqipërisë nënshkruan traktatin për bashkërendimin e planeve ekonomike dhe bashkimin e doganave dhe monedhave. Asambleja Kushtetuese robote e Shqipërisë e miratoi atë traktat më 2 Dhjetor 1946. Çdo sektor qeveritar pati kontrollues dhe këshilltarë jugosllavë; Ministria e Brendshme në Shqipëri pati pjesën më të madhe dhe më të egrit e atyre. Traktati ishte në gjurmët e planit të mëparshëm të Britanisë, Rusisë dhe Jugosllavisë, një plan që ishte I njohur për Komandën e Lartë Gjermane gjatë L.II.B. për ta përthithur Shqipërinë brenda Jugosllavisë Nr.3
Sa më shumë që Yugoslavia komuniste e përthithte (faqe 145)Shqipërinë , aq më shumë po rritej oreksi i saj.Megjithatë ajo zgjati derisa udhëheqja amerikane e re në ngjitje për çështjet botërore shpalosi plane të tjera strategjike. Me këshillimin e SHBA, Jugosllavia Nr.3 u nda më 28 Qershor 1948 nga kampi sllavo-komunist i udhëhequr nga BRSS. Me atë mënyrë ShBA përsëri e shpëtuan Shqipërinë që gati po tretej plotësisht brenda Jugosllavisë Nr.3. Sipas këshillës së mënjëhershme nga ShFZB, qeveria e xhihadit sllavo-komunist në Shqipëri u shkëput më 30 Qershor 1948 nga Jugosllavia Nr.3.
Shkëputja pati një përfitim të mirë për piratët e arit, sepse preja gjigande e arit e nxjerrë nga Shqipëria në Dhjetor të vitit 1946 u shqit më shumë nga vëmendja dhe kujtimet e popullit.(lii Trysnia mbi popullsinë me qëllim rrënjosjen e harresës për arin e piratuar do të mbetej deri në fund të viteve 1980. Gjithkush që zbulohej se kishte një monedhë Napoleon ar dhe kushdo që e dinte atë gjë dhe nuk kishte spiunuar dërgohej në burg. Ari do të bëhëj një bukuri e ndaluar për popullsinë, më mirë mos ta shihje dhe përmendje) Brenda Shqipërisë, PKSh nxitoi të thërriste Kongresin I të sajin më 8-22 Nëntor 1948 me qëllim që të rrëmbente vëmendjen e popullit. Në të, Partia Komuniste e Shqipërisë e ndryshoi emrin në Partia ë Punës së Shqipërisë; emri merrte si model Partinë e Punës (Labour Party) të Mbretërisë së Bashkuar.
Agjentët jugosllavë dhe sovjetikë që mbanin pozita të larta qeveritare dhe politike në Shqipëri lulëzuan me ligësi në karrierat e tyre të regjistruara në dekadat që do të vinin. Ato që ishin edhe vegla të SHFZB u ruajtën. Të tjerët ishin të shpenzueshëm dhe ciklet e përzjera të tyre i shtynë ata në kanibalizëm kundër njëri tjetrit një pas një. (faqe 146)
Diskutim rreth këtij postimi