Ai si i ri kishte zgjedhur rrugën që për të ishte e pa alternativ, çlirimin e trojeve shqiptare. Dhe jo rastësisht bie në Betejën legjendare të Sllupçanit të Kumanovës më 10 qershor të vitit 2001.
Përveç luftës në Kosovë ai iu bashkua radhëve të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare. Për të Shqipëri i thuhej aty ku flitej e jetohej shqip. Prandaj edhe amaneti i tij Ishte “mos e ndalni luftën o vëllezër e motra se fitorja është e jona, ajo është afër”.
Skifteri 24 vite më parë i dha jehonë Sllupçanit dhe u bë kushtrim për luftëtarët tjerë që luftuan për liri.
Skifteri sot prehet i qetë dhe kjo qetësi ia rritë madhështinë djaloshit duke u sinkronizuar me luftën e Idriz Seferit atë të Mulla Idriz Gjilanit dhe plejadës së dëshmorëve të kombit për çlirim kombëtar. /2LONLINE/
Diskutim rreth këtij postimi