Dardania Press
E shtunë, 31 Janar, 2026
  • BSBS
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori
No Result
View All Result
Dardania Press
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori
No Result
View All Result
Dardania Press
No Result
View All Result

 KUVENDI I PUNËS PARAPËRGATITJE PËR KUVENDIN ZGJEDHOR

IDRIZ ZEQIRAJ: Stërkeqja e LDK-së është e hershme. Porosia e kryetarit historik të LDK-së, Dr. Ibrahim Rugova, se "njerëzit e shantazhuar, nuk duhet lejuar të ngritën në pozita drejtuese, sepse janë të dëmshëm për Kosovën, u shpërfill deri në harresë.

31 Janar, 2026
in I pakategorizuar
14 0
0
FRAKSION APO HIPOKRIZI PARTIAKE?
16
SHARES
199
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

 

     Është fatale për një parti politike, kur kreun e saj ia “dhuron” kundërshtari politik. Kështu i ndodhi LDK-së, kur me skuthëri bizantine, Isa Mustafa uzurpoi postin e kryetarit. Si mjeshtër i hileve dhe intrigave, konsolidoi një klan brenda kryesisë të LDK-së. Teza e parë e tij ishte: “Do ta krijojmë një Lidhje të re demokratike!” Dhe, vazhdoi të lansohet dhe afishohet kudo në mjediset e LDK-së. LDK-ja në Mërgatë ishte e para që nuk e pranoi dhe e denoncoi si devijim nga rruga rugoviane.
     Ndërrimi i statutit të LDK-së, ishte përgatitje që kryetari i partisë të kalaveshej me kompetenca tej mbretërore. Tkurrja e kompetencave të strukturave të partisë, shpërfillja e kryesisë dhe forcimi i rrethit vicioz rreth kryetarit. Shuarja e Aktivave të LDK-së, ishte fillimi i çmontimit të rugovizmit në LDK-e. Anashkalimi i debatit brenda partiak, që nga kryesia, strukturat e partisë, e deri në bazën e Degëve, Nëndegëve, e degradoi deri në degjenerim LDK-në, dikur famëmadhe të Presidentit Rugova.
     Aklamacioni, votimi i hapur, e zëvendësoi votimin e fshehtë në të gjitha nivelet e kuvendeve zgjedhore, garantoi riciklimin e kryetarit të LDK-së në qendër dhe bazë. Kështu rrjedha e anëtarësisë, me rënie të lirë, nga 47 %, zbriti në 9.8 dhe jo 12%, siç u tha rrejshëm, sepse në koalicion ishte Pacolli me disa partiza të vogla.
     Kuvendi i 10-të i Jashtëzakonshëm i LDK-së, prodhoi Lumir Abdixhikun kryetar. Në përballje me Lutfi Hazirin, tashmë, i konsumuar si nënkryetar i dytë, në ekipin e Mustafës, fitoi bindshëm. Kryetari i ri, përveç disa klanorëve të Isës, seleksionoi edhe disa nga kundërshtarët e klanit, si balancim. Kjo ngjalli dyshime, madje edhe habi, sepse ngjasonte me kryetarët pararendës, me goditjen e rugovistëve të devotshëm, të përkushtuar.
     “Do vazhdojmë zgjedhjet me statutin në fuqi”, – tha në fillim të Kuvendit zgjedhor kryetar Lumiri. Kjo la shije të hidhur. Edhe pse premtoi reforma në LDK-e, të cilat, realisht, nuk i la në gjysmë. Ai me kryesinë e tij, e shpalli “Kryetar Nderi” Isa Mustafën “për merita drejtuese të LDK-së”, të cilën e solli në 9.8 %. Një ish ministër i dinjitetshëm, më tha: “Në vend që ta largonin zvarrë nga salla, turma e delegatëve po e përcjellin me duartrokitje!”
     Duhet pranuar se kryetari Lumir Abdixhiku punoi shumë, lëvizi në qytete e fshatra, me fjalime me elokuencë dhe përgatitje solide intelektuale. Por, klani Mustafa, fort i varur nga PDK-ja, e sabotoi mjaftueshëm, duke vazhduar zanatin, si patericë e PDK-së. Neutraliteti, asnjanësia e kryetarit Lumir, bllokada 9 mujore e krijimit të institucioneve shtetërore, iu faturua, madje meritueshëm, LDK-së. Kjo solli edhe humbjen e thellë të saj.
     Reagimi i parë i Abdixhikut, pas rezultatit mjeran zgjedhor, ishte premtimi i vakët i dorëheqjes nga posti i kryetarit, duke e relativizuar se për këtë do të vendosin strukturat e partisë. Por, tani, pas caktimit të datës të Kuvendit të partisë, nuk përmendet dorëheqja, por bëhet fjalë për një votëbesim të Kuvendit, për vazhdimin e mandatit të kryetar Lumirit. Ose edhe dorëheqje të deklaruar, me të drejtë të konkurrimit të serishëm për kreun e LDK-së. Pra, shprehja “dorëheqje e parevokueshme” nuk është thënë asnjëherë nga ai.
     Kryetari Lumir Abdixhiku reagimin e parë e bëri me mendjen e tij, konform realitetit faktik, sepse përgjegjësia kryesore bie mbi të parin e fajësisë. Ndërsa ndryshimi i qëndrimit është i imponuar nga shokët që e rrethojnë, sepse janë palë në bashkëfajësi. Dhe, mbrojtja në grup, gjithsesi, është më e sigurtë, se sa individualisht.
     Ndryshimi nga dorëheqja në një votëbesim të pa afatizuar, është mjegullnajë dhe jo zgjidhje. Përfitimi në kohë duhet përdorur me racionalitët, për një këndellje, përmes analizës, duke vënë pikën mbi -i-. Shkaqet që gremisën LDK-në, duhet qartësuar në funksion të riorganizimit, për të mos përsëritur një gjëmë tjetër në LDK-e.
     Votëbesimi duhet të shoqërohet me krijimin e një Komisioni përgatitor të zgjedhjeve të përgjithshme, që nga Nëndegët e deri tek kryetari i LDK-së. Duke parë babëzitjen karrieriste të klaneve në LDK-e, por edhe mendësinë provinciale ballkanike, në përgjithësi, dhe shqiptare, në veçanti, afati duhet të kufizohet në dy mandate, nëse mandati i parë i kryetarit është i suksesshëm.
     Pra, ndryshimi nuk është vendim personal i Lumirit, por, kryesisht, vendim i shumicës të kryesisë aktuale. Dhe, vendimi kolegjial, kolektiv, është gjithmonë më racional, më i studiuar se ai individual. Përmes mbrojtjes grupore, kryesia mbron edhe partinë nga rrëshqitja drejt humnerës. Ndarjen e Kosovës, me kamuflimin e këmbimit të territoreve Kosovë-Serbi, Kancelarja Angela Merkel e ilustroi me një shprehje gjermane “është shpat i rrëshqitshëm”. Dhe, këtë ua tha tre banditëve: Hashim Thaçit, Edvin Ramës, Aleksander Vuçiq, të cilët “me thika” mbi hartën e shpalosur të Kosovës, në këndin e një salle ndërkombëtare, e luten Kancelaren t`ia bëjë “aminin” ndarjes, por ajo i refuzoi me përbuzje dhe neveritshëm.
      Anëtarësia, elektorati, populli, shqiptarët vendorë dhe botërorë, në shumësinë absolute të tyre, po e presin me ankth Kuvendin e LDK-së më 31 janar. Arsyeja është se pavarësisht propagandës të egër korale të vrastarëve të djeshëm të saj, ajo ka qenë dhe mbetet parti e parë pluraliste demokratike në Ballkan; parti shtet-formuese dhe shtet-ndërtuese; parti që bëri rezistencën paqësore aktive, duke krijuar institucionet paralele, në kushtet e një pushtimi brutal; parti që vuri bazat e ushtrisë luftarake, duke organizuar edhe luftën për çlirim; parti që ripërtëriu miqësinë me shtetet e Kuintit dhe Amerikën.
     Ky projekt madhor u realizua mençurisht nga mendimtari atdhetar, Dr. Ibrahim Rugova, bashkëpunëtorët e Tij. Me filozofinë e Tij urtake unike e bindi botën përparimtare demokratike, të prirë nga Amerika liridashëse, ta aktivizojë forcën ushtarake, të bashkuar në NATO-paktin, për ta stopuar dhe përzënë ushtrinë vrastare serbo-sllave, me apaçet e saj.
     Kuvendi i LDK-së të 31 janarit 2026, nuk duhet të shndërrohet në Kuvend zgjedhor. Përkundër, duhet të jetë Kuvend pune dhe udhëzime veprimi për Kuvendin e mirëfilltë zgjedhor, i cili kërkon disa muaj kohë për t`u përgatitur. Sepse, Kuvendi aktual i LDK-së, me pasivitetin dhe heshtjen qyqare, nuk e ka kredibilitetin, besueshmërinë për ta zgjedhur as kryetarin, as kryesinë dhe as Këshillin e Përgjithshëm të LDK-së. Sepse në forma të ndryshme, hiç demokratike, u përzunë nga LDK-ja, vajza dhe djemë, veprimtarë dhe luftëtarë, besnikë të frymës rugoviane, duke shkelur parimet dhe porositë e themeluesit të LDK-së, Presidentit historik Dr. Ibrahim Rugova.
     Humbjes së thellë të LDK-së, siç duket, përveç PAN-it, i janë gëzuar edhe klani rival brenda partisë. Ata nxituan të tërhiqen nga kryesia e LDK-së, me qëllim të presionit ndaj kryetarit Abdixhiku, që edhe ai të japë dorëheqje të parevokueshme. Shpallja e kandidaturave për kryetar partie, pa qenë Kuvend zgjedhor, po konsiderohen si veprime të nxituara dhe jo serioze. Klani i Isa Mustafës, aleat i hershëm i PDK-së, ka ndikuar jo pak në përcaktimet e aleancave me subjektet politike të kriminalizuara, rrjedhimisht, humbjen sa të thellë, aq edhe të pritshme!
     Është normale dhe e pritshme të veprojë Komisioni i përgjegjësisë, i domosdoshëm për disiplinën brenda partiake. Edhe ndryshimet do të jenë pashmangshme, sepse pauzimet individuale dhe grupore janë të shëndetshme për një parti politike. Mosha e pretendentve aktual, për kreun e partisë apo kryesinë e saj, i favorizon për t`u përmbushur. Përçarjet dhe ndarjet, kryesisht, subjektive dhe karrieriste, e kanë lodhur, deri në molisje dhe varfëruar në anëtarësi LDK-në.
     Nuk mund dhe nuk duhet të mbahet asnjë Kuvend zgjedhor, pa u ftuar në procesin e madh të analizës dhe debatit demokratik, me të drejtën për të zgjedhur dhe për t`u zgjedhur, cilido që e dëshmon vetën, nga sot e tutje, qoftë në pjesëmarrjen aktive të organizimit të Kuvendit zgjedhor, qoftë në prurjet e reja në parti.
     LDK-ja ka qenë dhe mbetet parti e vlerave. Kosova ka nevojë për këtë parti veterane në moshë, por gjithnjë vitale në veprimtari.

Discussion about this post

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Qazim Haziri: Djaloshi që u dogj me benzinë për s‘gjalli

Qazim Haziri: Djaloshi që u dogj me benzinë për s‘gjalli

15 Gusht, 2024
Gjenocidi serbo-malazez në krahinën e Bihorit në natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve të arkivave shqiptare (I)

Gjenocidi serbo-malazez në krahinën e Bihorit në natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve të arkivave shqiptare (I)

0
Gjenocidi në krahinën e  Bihorit në Natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve arkivore shqiptare (II)

Gjenocidi në krahinën e  Bihorit në Natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve arkivore shqiptare (II)

0
PRESIDENTI I REPUBLIKES SE SHQIPËRISË, SHKELQËSIA E TIJ Z. ILIR META MË 30 QERSHOR 2022 DEKOROJ PRIJËSIT E SANXHAKUT

PRESIDENTI I REPUBLIKES SE SHQIPËRISË, SHKELQËSIA E TIJ Z. ILIR META MË 30 QERSHOR 2022 DEKOROJ PRIJËSIT E SANXHAKUT

0
Dervish Mitrovica – delegat në Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë (1912)

Dervish Mitrovica – delegat në Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë (1912)

0
FRAKSION APO HIPOKRIZI PARTIAKE?

 KUVENDI I PUNËS PARAPËRGATITJE PËR KUVENDIN ZGJEDHOR

31 Janar, 2026
Çfarë dëgjova nga shqiptarët e Zvicrës për Kosovën dhe median

Çfarë dëgjova nga shqiptarët e Zvicrës për Kosovën dhe median

31 Janar, 2026
Gjenocidi në Bihor, Lidhja e Dytë e Prizrenit dhe Konferenca e Bujanit: një lexim ndryshe i viteve 1943–1944

Gjenocidi në Bihor, Lidhja e Dytë e Prizrenit dhe Konferenca e Bujanit: një lexim ndryshe i viteve 1943–1944

31 Janar, 2026
Gjuha si Strukturë dhe Funksion, një Perspektivë Matematikore Semiotike mbi Shqipen

Gjuha si Strukturë dhe Funksion, një Perspektivë Matematikore Semiotike mbi Shqipen

30 Janar, 2026
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori
info@dardaniapress.net

© 2020 Dardania Press - Powered by AA.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori

© 2020 Dardania Press - Powered by AA.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

Fill the forms bellow to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In