Dardania Press
E shtunë, 2 Gusht, 2025
  • BSBS
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori
No Result
View All Result
Dardania Press
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori
No Result
View All Result
Dardania Press
No Result
View All Result
Home Uncategorized

Kuvendi i Kosovës miraton rezolutë për gjenocidin në Srebrenicë

Deputetët e Kuvendit të Kosovës miratuan rezolutën për dënimin e gjenocidit në Srebrenicë në Bosnje e Hercegovinë. Rezoluta u iniciua nga koalicioni boshnjak ne Kuvendin e Kosovës, Vakat. Deputetët e Listës Serbe lëshuan sallën para kësaj pike të seancës.

7 Korrik, 2021
in Uncategorized
21 1
0
Osmani e Hoti shkelin Ligjin për AKI-në
25
SHARES
316
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Duke pasur parasysh:

  • Deklaratën Universale për të Drejtat e Njeriut, Konventën për të Drejtat Civile dhe Politike, Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut;
  • Rezolutën e Këshillit të Sigurimit të OKB S/RES/827 25 maj 1993;
  • Rezolutat e Parlamentit Evropian 7 korrik 2005, 15 janar 2009 dhe 15 korrik 2015 për Srebrenicën;
  • Rezolutën e Kuvendit të Republikës së Kosovës nr. 02/552, të datës 6 korrik 2005, me rastin e dhjetëvjetorit të masakrës në Srebrenicë;
  • se pas okupimit të dhunshëm të Srebrenicës, e cila ka qenë zonë e mbrojtur e OKB-së, nga e ashtuquajtura URS, e ndihmuar dhe e financuar nga regjimi i atëhershëm i Republikës së Serbisë, më 11 korrik 1995, në mënyrë të planifikuar, kanë vrarë mbi 8.000 boshnjakë, kanë dhunuar një numër të madh të grave, dëbuar dhunshëm mbi 25.000 pleq, gra dhe fëmijë;
  • se krimet e kryera nga forcat serbe në Srebrenicë përbëjnë krim të gjenocidit siç është definuar në Konventën e OKB për Parandalimin dhe Dënimin e Krimit të Gjenocidit, 9 dhjetor 1948;
  • se masakra në Srebrenicë është njohur dhe e pranuar si gjenocid nga Gjykata Ndërkombëtare Penale për ish-Jugosllavinë në Aktgjykimin e Apelit, Rasti Nr.: IT-99-33, 19 prill 1993;
  • Vendimin e apelit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë 26 shkurt 2007, që konstaton se aktet e kryera në Srebrenicë dhe rrethinë rreth datës 15 korrik 1995, janë akte të gjenocidit të kryera nga te ashtuquajtur ushtarët e URS  dhe se të njëjtat duhet të quhen me emrin e vërtetë: Gjenocid.
  • se krimi i rëndë i kryer nga forcat e ashtuquajtur URS në Srebrenicë është cilësuar gjenocid dhe krimi më i rëndë në Evropë pas Luftës së Dytë Botërore, me disa aktgjykime të plotfuqishme për gjenocidin, nga Tribunali i Hagës;
  • Aktgjykimin e Gjykatës Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë në Rastin Nr. IT-09-92-T, 22 nëntor 2017  dhe vendimin e Apelit të Mekanizmit të Përhershëm Ndërkombëtar për Gjykatat Penale për rastin MICT-13-56-A, 8 qershor 2021;
  • duke iu bashkangjitur rezolutave dhe deklaratave të ngjashme të vendeve demokratike, organizatave ndërkombëtare dhe Parlamentit të BE-së,

KUVENDI I REPUBULIKËS SË KOSOVËS

Miraton këtë:

R E Z O L U T Ë

Për gjenocidin në Srebrenicë

  1. Dënohet ashpër gjenocidi i regjimit serb në Srebrenicë ndaj pjesëtarëve të popullit boshnjak dhe të gjitha shkeljet e të drejtave të njeriut.
  2. Konstaton dhe pranon se, pas pushtimit të Srebrenicës nga forcat ushtarake të URS, të njëjtat për disa ditë kanë kryer masakra në Srebrenicë dhe rrethinë, duke vrarë e masakruar mbi 8000 burra, djem dhe të mitur boshnjakë.
  3. Ndjen dhe shpreh pikëllimin e thellë për njerëzit e pafajshëm që kanë pësuar në gjenocidin e Srebrenicës, gjatë luftës së përgjakshme në Bosnjë dhe Hercegovinë dhe iu shpreh ngushëllime anëtarëve të mbijetuar të familjeve.
  4. Dënon fuqishëm çdo tendencë për të mohuar qëllimisht dhe publikisht gjenocidin e Srebrenicës, me qëllim të denigrimit të viktimave dhe fshehjen e motiveve të krimeve të kryera.
  5. Fton institucionet shtetërore që të nderojnë viktimat e gjenocidit në Srebrenicë dhe, duke marrë parasysh se Parlamenti Evropian e ka shpallur këtë Ditë e Përkujtimit për gjenocidin në Srebrenicë, datën 11 korrik të shpall ditë përkujtimi për gjenocidin në Srebrenicë.
  6. Fton të gjitha shtetet që të bëjnë përpjekje shtesë për t`i nxjerrë para drejtësisë të gjithë ata që janë përgjegjës për planifikimin dhe kryerjen e gjenocidit në Srebrenicë.

Discussion about this post

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Të parët e mi ishin shqiptarët,unë nuk mund të jem tjetër veçse një shqiptar, një shqiptar krenar!

Të parët e mi ishin shqiptarët,unë nuk mund të jem tjetër veçse një shqiptar, një shqiptar krenar!

17 Shtator, 2023
Qazim Haziri: Djaloshi që u dogj me benzinë për s‘gjalli

Qazim Haziri: Djaloshi që u dogj me benzinë për s‘gjalli

15 Gusht, 2024
Gjenocidi serbo-malazez në krahinën e Bihorit në natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve të arkivave shqiptare (I)

Gjenocidi serbo-malazez në krahinën e Bihorit në natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve të arkivave shqiptare (I)

0
Gjenocidi në krahinën e  Bihorit në Natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve arkivore shqiptare (II)

Gjenocidi në krahinën e  Bihorit në Natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve arkivore shqiptare (II)

0
Dervish Mitrovica – delegat në Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë (1912)

Dervish Mitrovica – delegat në Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë (1912)

0
PRESIDENTI I REPUBLIKES SE SHQIPËRISË, SHKELQËSIA E TIJ Z. ILIR META MË 30 QERSHOR 2022 DEKOROJ PRIJËSIT E SANXHAKUT

PRESIDENTI I REPUBLIKES SE SHQIPËRISË, SHKELQËSIA E TIJ Z. ILIR META MË 30 QERSHOR 2022 DEKOROJ PRIJËSIT E SANXHAKUT

0
Në Golo Brdo afër N. Pazarit do të fillojnë kërkimet e varrezës masive !

Në Golo Brdo afër N. Pazarit do të fillojnë kërkimet e varrezës masive !

2 Gusht, 2025
Shaip Kamberi: Të drejtat janë univerzale, ato nuk janë mëshirë e shtetit

Kamberi dorëzon rezolutë në Kuvendin e Serbisë për pozitën e shqiptarëve në Luginë

29 Korrik, 2025
Analizë e artikullit të Prof. Hakif Bajramit për Xhemijetin dhe rolin e krerëve të saj

Analizë e artikullit të Prof. Hakif Bajramit për Xhemijetin dhe rolin e krerëve të saj

26 Korrik, 2025
Osman Ferizi

32 milionë euro për të akuzuarit e Speciales / Vjen reagimi i ashpër – kjo është kërkesa urgjente

24 Korrik, 2025
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori
info@dardaniapress.net

© 2020 Dardania Press - Powered by AA.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori

© 2020 Dardania Press - Powered by AA.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

Fill the forms bellow to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In