Dardania Press
E diel, 14 Shtator, 2025
  • BSBS
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori
No Result
View All Result
Dardania Press
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori
No Result
View All Result
Dardania Press
No Result
View All Result
Home Uncategorized

Kosova dënon fuqishëm sulmet kundër Izraelit

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, kryeministri i vendit, Albin Kurti dhe nga Ministria e Punëve të Jashtme kanë shprehur solidaritetin e Kosovës me popullin izraelitë pas sulmit të Hamasit në orët e hershme të mëngjesit. 

7 Tetor, 2023
in Uncategorized
21 0
0
Kosova dënon fuqishëm sulmet kundër Izraelit
24
SHARES
300
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Institucionet e Kosovës kanë dënuar sulmet e fundit të grupit palestinez Hamas ndaj Izraelit. Dhjetëra persona u vranë dhe qindra u plagosën që nga mëngjesi i së premtes në sulmet me raketa nga Rripi i Gazës.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka shprehur solidaritetin e plotë me presidentin dhe popullin e Izraelit.

“Të tmerruar nga sulmet terroriste dhe vrasjet e civilëve të pafajshëm në Izrael. Shprehim solidaritetin tonë të plotë me Presidentin Isaac Herzog, popullin dhe shtetin e Izraelit në këto orë të errëta. Mendimet tona janë me familjet e viktimave”, ka shkruar presidentja Osmani.

Kryeministri Ablin Kurti ka shkruar se “Kosova dënon pa mëdyshje sulmet terroriste kundër shtetit të Izraelit”.

“Republika e Kosovës dënon pa mëdyshje sulmet e sotme terroriste kundër shtetit të Izraelit. Mendimet tona janë me popullin e Izraelit gjatë kësaj kohe tepër sfiduese. Ne dënojmë të gjitha aktet e dhunës dhe qëndrojmë në solidaritet të palëkundur me të prekurit”, ka shkruar Kurti.

Ndërsa Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka shkruar se Kosova qëndron në solidaritet të plotë me Izraelin.

“Kosova dënon fuqishëm sulmet terroriste kundër Izraelit. Ne qëndrojmë në solidaritet të plotë me Izraelin në këto momente të tmerrshme. Mendimet tona janë me viktimat, familjet e tyre dhe gjithë Izraelin”, është theksuar në reagim.

Pas sulmeve ka reaguar edhe kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi duke theksuar se “dhuna nuk është kurrë zgjidhje”.

“Të tmerruar nga sulmi i tmerrshëm kundër shtetit të Izraelit. Ne qëndrojmë në solidaritet me viktimat, familjet e tyre dhe të gjithë të prekurit. Dhuna nuk është kurrë një zgjidhje dhe ne shpresojmë për një fund të menjëhershëm të armiqësive”, ka shkruar Krasniqi.

Ndërsa kreu u Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se sulmet ndaj popullatës civile janë dhimbje për të gjithë botën demokratike.

“Qëndrojmë pranë Izraelit në këtë ditë të vështirë për ta. Sulmet terroriste në popullatën civile, pengmarrjet dhe agresioni, janë dhimbje e madhe për të gjithë botën demokratike. Urojmë në stabilizim të shpejtë të situatës. Familjeve të viktimave dhe shtetit të Izraelit, ngushëllime dhe forcë”, ka shkruar Haradinaj.

Discussion about this post

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Qazim Haziri: Djaloshi që u dogj me benzinë për s‘gjalli

Qazim Haziri: Djaloshi që u dogj me benzinë për s‘gjalli

15 Gusht, 2024
Gjenocidi serbo-malazez në krahinën e Bihorit në natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve të arkivave shqiptare (I)

Gjenocidi serbo-malazez në krahinën e Bihorit në natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve të arkivave shqiptare (I)

0
Gjenocidi në krahinën e  Bihorit në Natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve arkivore shqiptare (II)

Gjenocidi në krahinën e  Bihorit në Natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve arkivore shqiptare (II)

0
PRESIDENTI I REPUBLIKES SE SHQIPËRISË, SHKELQËSIA E TIJ Z. ILIR META MË 30 QERSHOR 2022 DEKOROJ PRIJËSIT E SANXHAKUT

PRESIDENTI I REPUBLIKES SE SHQIPËRISË, SHKELQËSIA E TIJ Z. ILIR META MË 30 QERSHOR 2022 DEKOROJ PRIJËSIT E SANXHAKUT

0
Dervish Mitrovica – delegat në Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë (1912)

Dervish Mitrovica – delegat në Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë (1912)

0
Albin! Edhe Asociacioni e edhe Autonomia na e bankroton shtetësinë!

Si do ta mirëpriste Amerika një “Lidhje të Re të Prizrenit” me dimensione panshqiptare? 

11 Shtator, 2025
150-Vjetori i Lidhjes së Prizrenit

150-Vjetori i Lidhjes së Prizrenit

11 Shtator, 2025
Ikjet e hebrenjve në Serbi (1941–1944) dhe narrativat për Sanxhakun

Ikjet e hebrenjve në Serbi (1941–1944) dhe narrativat për Sanxhakun

10 Shtator, 2025
Bjekstva Jevreja u Srbiji (1941–1944) i ideološke naracije o Sandžaku

Bjekstva Jevreja u Srbiji (1941–1944) i ideološke naracije o Sandžaku

10 Shtator, 2025
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori
info@dardaniapress.net

© 2020 Dardania Press - Powered by AA.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori

© 2020 Dardania Press - Powered by AA.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

Fill the forms bellow to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In