Dardania Press
E shtunë, 7 Mars, 2026
  • BSBS
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori
No Result
View All Result
Dardania Press
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori
No Result
View All Result
Dardania Press
No Result
View All Result
Home Uncategorized

Kombet nuk lindin më, ato tani vetëm po “vdesin”!

 Fadil Maloku

9 Qershor, 2024
in Uncategorized
28 0
0
Kombet nuk lindin më, ato tani vetëm po “vdesin”!
32
SHARES
405
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

  1. Teoritë (një thes i tërë) kryesore perëndimore mbi kombin, na dëshmojnë se kultura, (mitet, gjuha, mentaliteti, etnopsikologjia, territori,..etj.) dhe shteti, si krijesa historike, kanë shumë ndikim në (de)faktorizimin e strukturës mentale të një kombi. Është dëshmuar gjithashtu, se të dy këto kategori (kultura dhe shteti) sociologjike, i riciklojnë përherë raportet midis e tyre, ashtu sikurse “binjakët Sijamez”. Ata që thonë se kultura (e munguar si traditë historike, po edhe si perceptim e imagjinatë sociologjike) kosovare mundet t’i paraprij ndërtimit të “kombit kosovar”, e kanë gabim si qasjen, ashtu edhe argumentin! Thjesht, se: ndjenja kombëtare kosovare,gjatë qenësimit të vetë historik, më shumë është kultivuar, identifikuar e rindërtuar me; gjuhën, gjakun, prejardhjen etno kulturore…etj., se sa me projektin (hajde ta themi edhe hegjemonist!) të “gjithë shqiptarët në një shtet”.
  2. Tjetër, procesi i moskontestimit të origjinës së përbashkët shqiptare, nga ana e shqiptarëve të Kosovës, gjatë gjithë periudhës së aneksimit nga ana e Serbisë më 1912, na dëshmon qartë të gjithëve, (duke mos përjashtuar këtu as turbokozmopolitët, e as ithtarët e multietnicitetit shqiptar), se; tendenca për synime të reja identitare kombëtare, pra, për të krijuar e kultivuar një komb të ri në Kosovë, është absurde, alogjike, e paqëndrueshme, e panevojshme, dhe e paargumentueshme! Çka është edhe më tragjike; Në fjalimin, që Edi Rama, mbajti në 12 tetor 2022 para parlamentarëve evropian në Strasburg, e përmendi dy herë gabimisht dhe në kontekst dosido antishqiptar, termin “komb kosovar”. Herën e parë, kur tha”ky ishte rasti i kombit të Kosovës disa dekada më parë”.(!?) dhe herën e dytë, kur nga po e njëjta foltore tha se; Ukraina e Kosova “janë dy kombe” (?!)
  3. Përdorimi i kësaj teze, në jetën politike ku natyra e komunikimit mund të kërkoj edhe doza të caktuara konformizmi (që si kualifikim e qasje, është tipike; antishqiptare) shkaku i ekonomizimit të interesave të ndryshme, është në fakt një tendencë djallëzore anipse, në pamje të parë tingëllon edhe joshëse për veshët e ndërkombëtarëve…! Të paktën qeveria kosovare (po edhe ajo shqiptare) gjatë finalizimit të bisedimeve me Serbinë, nuk duhet të bjerë kurrë në kurthet dhe qasjet shumëkuptimshme dhe ato të (pa)qëllimshme të ca miqve ndërkombëtar! Të cilët sa kam vënë re, si shpesh po e përdorin konceptin e “kombit kosovar”… Këta dhe gjithë të tjerët duhet ta kuptojnë, se; kombet nuk janë laboratorë, e as kazanë (melting pot) ku mund të dizajnohen e projektohen sipas qefeve, interesave klanore, e atyre individuale qofshin ato interesa të porositura, apo të injektuara e të dizajnuara, si nga miqtë ashtu edhe armiqtë tanë ideologjik, e politik. S’ këndejmi, themi që iniciativat (pseudoshkencore, e besa edhe ato pseudopolitike) e shtyra nga çfarëdo motivi qofshin ato, lidhur me lindjen apo krijimin e “kombit kosovar”, janë të gabuara dhe kryekëput qëllimkeqe. Sepse, “kombi kosovar” sociologjikisht, fare nuk mund as të kultivohet, as të “mirëmbahet”, e madje as të dëshmohet as si prezencë fizike e as si sosh metafizike; politikisht, ka shumë probleme e dilema formale e përmbajtjesore për t’u marr edhe si i qenë po edhe si perceptim imagjinar; ndërkaq, kulturalisht, është i paqëndrueshëm dhe i paimagjinueshëm… Politikanët kosovar, bëjnë fort mirë që fare të mos e përdorin për komunikim masiv, këtë termë sa absurd aq edhe të dëmshëm…Edhe për shkakun se kombet sot më nuk po lindin, ato tani vetëm po “vdesin”…

Discussion about this post

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Qazim Haziri: Djaloshi që u dogj me benzinë për s‘gjalli

Qazim Haziri: Djaloshi që u dogj me benzinë për s‘gjalli

15 Gusht, 2024
Gjenocidi serbo-malazez në krahinën e Bihorit në natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve të arkivave shqiptare (I)

Gjenocidi serbo-malazez në krahinën e Bihorit në natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve të arkivave shqiptare (I)

0
Gjenocidi në krahinën e  Bihorit në Natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve arkivore shqiptare (II)

Gjenocidi në krahinën e  Bihorit në Natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve arkivore shqiptare (II)

0
PRESIDENTI I REPUBLIKES SE SHQIPËRISË, SHKELQËSIA E TIJ Z. ILIR META MË 30 QERSHOR 2022 DEKOROJ PRIJËSIT E SANXHAKUT

PRESIDENTI I REPUBLIKES SE SHQIPËRISË, SHKELQËSIA E TIJ Z. ILIR META MË 30 QERSHOR 2022 DEKOROJ PRIJËSIT E SANXHAKUT

0
Dervish Mitrovica – delegat në Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë (1912)

Dervish Mitrovica – delegat në Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë (1912)

0
FRAKSION APO HIPOKRIZI PARTIAKE?

ZGJEDHJA E PRESIDENTIT NGA POPULLI, SHMANG PAZARET E DEPUTETËVE

6 Mars, 2026
Në momente si ky, Kosova ka nevojë për maturi e stabilitet, jo për kalkulime politike.

Në momente si ky, Kosova ka nevojë për maturi e stabilitet, jo për kalkulime politike.

1 Mars, 2026
Beki Bekiq – shqiptari nga Gucia që kurrë nuk e mohoi rrënjën

Beki Bekiq – shqiptari nga Gucia që kurrë nuk e mohoi rrënjën

27 Shkurt, 2026
Gjilani jep shembullin: Institucionalizohet bashkëpunimi kombëtar

Gjilani jep shembullin: Institucionalizohet bashkëpunimi kombëtar

26 Shkurt, 2026
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori
info@dardaniapress.net

© 2020 Dardania Press - Powered by AA.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori

© 2020 Dardania Press - Powered by AA.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

Fill the forms bellow to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In