Bisedoi: Smajl Smaka
- Kur familja Zogoviq e ka braktisur fshatin Mashnicë në luginën e Limit në Mal të Zi dhe kur vendoset në fshatn Dubravë të Deçanit. Çfarë ishte fati i familjes Suaj, si ardhacake në Dukagjin në raport me shumë familje tjera, siç është rasti me shumë “luftëtarë të merituar malazez“ të ciët pikërisht në ato vise, pas luftërave ballkanike, edhe më shumë pas bashkangjitjes se Malit të Zi Sërbisë, sipas një programi special të pushtetit serb të Vasa Çubriloviqit kishin pushtuar pasuritë e shqiptarëve?
– Familja e babait tim, duke shitur pronën e vet dhe shtëpinë në Mal të Zi, me ato të holla ka blerë pronë në Dukagjin, duke e transferuar familjen në vitin 1925. Tju plotësojë paksa, pos malazezëve, Radovani përrmend një numër të madh të familjeve varfnjake fshatare nga Hercegovina, Lika dhe vise tjera.
- Si është gjendur në mjedisin e ri familja Juaj, dhe çfarë raportesh kishte ajo me familjet shqiptare?
– Unë mundem vetëm tërthorazi, në bazë të disa “fakteve të përjetuara ”, shumë vite pas vendosjes se saj të konkludojë se çfarë ishte ai raport. Kur axha im Veliçko është kthyer nga Goli Otoku , ku qëndroi për 9 vite, më se shumti për shkak të babit tim, ne fëmijve shpesh na ka dërguar te fqinjët shqiptarë, të cilët gjithmonë me gëzim, kurse atë e e pranonin me respekt të veçantë. Duke ardhë si fëmijë në Dubravë, çdo verë, supozoj se duke qenë vajza e babit tim Radovanit, shqiptarët e vjetër, duke e ditur se i adhuroja shalqinjtë, ndërkaq nga se ushqesha pak, për shumë arsye, me conin në shalqi, ku i zgjedhnin më të mirat, duke i hedhur sharlqinjtë një për një derisa e zgjedhni për mua më të mirin. Edhe sot shpesh më kujtohet sesa shqiptarë paten ardhë me trenin e natës prej Pejës në varrimin e babait tim, edhepse, sipas dëshirës se tij, askund nuk ishte shkruar se kur e ku do të ishte varrimi. Ishte muaji janar, një i ftohtë i tmershëm, kurse ata nuk donin të na pengonin, prandaj mërdhinin gjysmë dite, duke pritur gjatë varrimit. Pamje impresive ishte grumbulli i njerëzve nder të cilët shumë plisa të bardhë. Përndryshe, në emisionin e shkëlqyeshëm për Radovan Zogoviqin , Natasha Baranin në RT MZ , një nga pasardhësit e fqinjve tonë shqiptarë, pikërisht foli për raportet miqësore. E ajo që është shumë më e rëndësishme e që e di prej rrëfimeve familjare edhepse ballistët dëbuan familjen tonë nga Dukagjini, motrën më të re të babait, e cila mbeti si ilegale në Pejë, të cilën, e zunë dhe deshen ta pushkatonin, njeri nga ata, duke e njohur, ia shpëtoi jetën.
- A shtë e vërtetë se në fund të jetës, „ me mendje të shëndoshë“, babai juaj ka lënë amanet që mbetjet e tij mortore të varrosen në varrezën e përbashkët familjare në Deçan ?
– E vërtetë. Duhet thënë se ai ishte i vetëdijshëm deri në çastet e fundit. Ndonëse me dhimbje të tmerrshme, edhe natën e fundit ka lexuar dhe ka nënvizuar një libër historik. Vet ka shkruar krejt çfarë ka dashur të shkruaj, respektivisht, ose të bej, për vdekjen e tij . Nëna dhe unë, edhepse nuk jemi pajtuar me të gjitha, e kemi respektuar pothuajë gjitha që ai i ka kërkuar.Madje edhe atë që të mos jetë emri i tij në varrezën familjare (pamjen e të ciles ai vet e ka për caktuar, ideuar), pos se nuk kemi mundur që të ndalojmë disa që të vijnë në varrim. E di që ky vendim i tij dhe ai që të varoset në Deçan , dhe që të mos jetë emri i tij në mënyra të ndryshme inerpretohet , e unë mendoj se sa i përket vendimit të parë vetëm se ka dëshiruar që nënës dhe mua të na lehtësoj, sepse nuk kishim varrezë në Beograd . Se a kam të drejtë kjo vazhdimisht me mundon , se a ta shkruaj tash emrin e tij. Ndjej nevojë që të theksoj se sa është bukur se varreza e familjes sonë nuk është prekur, apo dëmtuar, poaq më ka pikëlluar pamja e varrezes se pambajtur mirë dhe të varrit të dëmtuar. Mëgjithatë, të vdekurit nuk janë fajtorë!
- Radovan Zogoviq është nder poetët e parë nga hapësirat ballkanike i cili më se thjeshti dhe më saktësi i ka përshkruar pamjet e jetës se rëndë të shqiptarëve nën pushtetin monarkik.Vepra e tij konsiderohet prezantim poetik dhe kujtesë për zullumin dhe eksploatim të popullit shqiptar në ato kushte ? A pajtoheni me një vlerësim të tillë ?
– Gjithsesi, edhe disa poezi nga ky cikël për mua janë nder më të bukurave në gjithë opusin e tij. Edhe tash nuk mund e të mos qaj mbi atë të parën. Por,nuk pajtohem në karakterizimin se “më se thjeshti i ka përshkruar ”. Vet e ka nënvizuar se për shkak të censures në këngët e para të vitit 1937, është dashur të përdorë gjuhën ezopiane. Duke shpjeguar posaçerisht titullin thotë se “më të rrezikshmit ” janë individët do të duhej të jetë të shifruara, por që lexuesit e atëhershëm, i shkathtë për gjuhen ezopiane t i deshifrojnë ”.
- 5. Sa më kujtohet, edhe në shumë revista përparimtare të kohës të ish Jugosllavisë Radovan Zogoviqi ka botuar disa tregime me tema, motive, personazhe dhe vendngjarje në jetën e ashpër të shqiptarëve në Dukagjin. Si edhe poema “Ardhësit“, edhe ato flasin për varfërinë dhe prapangeljen e shqiptarëve të Dukagjinit. A janë ruajtur dikund këto tregime, të cilat do të ishin me interes të madh botimi i tyre në gjuhen shqipe ?
-Fatkeqësisht, nuk është ruajtur “Shtëpia e bardhë “ gjysmëreportazh “pamje nga fshati ”, e shkruar në vitin 1931 .Përmbajtja e tregimit , “patosi dhe poenta e tij ” ka të bëj me urdhërin e pushtetit në Dukagjin që shqiptarët duhej t i gëlqerosnin nga jashtë “kullat” e tyre. Shqiptarin e ka tërhequr ky kontrast cinik në mes të fasadës se bardhë dhe brendësisë së errrët ku “ çdo gjëje i zihej fryma nga varfëria , papastërtia , prapangelja e trishtë e çdo lloji ,sëmundjet e dhe prapambeturise; se trisht; sëmundjeve të rënda dhe të tatimeve ”. “Shtëpinë e bardhë” është dashur ta botonte revista “Stozher”, por censura e ndaloi , e pastaj Zogoviqi ose e ka humbur ,ose siç thotë vet e ka asgjësuar. Pjesërisht ashtu siç kanë jetuar atëherë shqiptarët mund të shihet në tregimin “Mulliri”, që është ruajtur ,e në kohë të fundit është botuar në librin e dytë Vepra të zgjedhura (CID, Podgorica 2019).
- 5. A u ka folur babai Juaj sesi ka lindur cikli i poezive “Ardhësit”, “Këngët e Ali Binakut” – poezi për shtypjen, robërimin dhe terrorin ndaj popullates shqiptare , simbolizuar edhe me vrasjen e lejlekut, zogut mitik, por edhe për luftën e shqiptarëve për çlirim nacional e social e emancipim ?
-Nuk më ka treguar, por ai vet e ka shënuar në disa vende. Në botimin e ndaluar në verejtjet për “lindjen ” e “Ardhësit”, thotë se ky cikël është shkruar “si një dokument lirik për vuajtjet e popullit shqiptar** në ishJugosllavi, si një protestë ezopiane kundër politikës serbomadhe të pabarazisë , shtypjes, shpronësimit dhe e shkatërrrimit të shqiptarëve në Dukagjin dhe në Kosovë” (35). Në kujtimet e tij ka folur se pushteti beogradas donte “ ta serbizonin Dukagjinin dhe Kosoven“ , që shqiptarëve u kanë marrë “pyjet dhe lëndinat ,pastaj edhe komplekse të tëra të tokës se punës ”, shpesh madje edhe “pronat e mbjellura, e gjithë kjo që t u pamundësohej ekzistenca (10, 76).
- Çfarë ishin reagimet e opinionit dhe shtypit të kohës pas paraqitjes se librit “ Ardhësit, Këngët e Ali Binakut “. Për këtë, atëherë është shkruar shumë pak dhe si i ka përjetuar dhe duruar kualikimet dhe akuzat si atë të malazezëve nga Peja “titullin tradhëtar” ? ” Dihet se gjatë viteve 50- ta Zogoviqi e ka botuar Ardhësit, Këngët e Ali Binakut në botim privat. Çfarë dini lidhur me këtë dhe çfarë mund të na thoni ?
-Fatkeqësisht, edhepse në dedikimin në kopjen që ma ka dhuruar shkruan : “Gëzimit tim, brengës time , – Mikules sime, që të kujton pikërisht këto ditë ”, edhe nëse mbaj mend shumëçka jo bash të bukur nga vitet pararake , kujtimet i kam shumë të turbullta, madje më bëhen më shumë trazime rreth botimit, sesa rreth ndalimit. Vetëm, do të dëshiroja ta “shfrytëzoj” këtë intervistë edhe të shpjegoj diçka të rëndësishme . Gjithmonë kur të përmenden Ardhësit theksohet se botimi është i autorit, e askush nuk ka shtruar pyetjen nga i siguroi mjetet, i cili për vite të tëra nuk kishte kurrfarë të ardhurash (kur e perfitoi, pas shumë viteve pensionin invalidor , ajo shumë ishte më e vogël, më e ultë sesa të ardhurat e mija si asistente stazhiste!). Ç’është e vërteta , Desanka Maksimoviq me dha mundësi që të pëfitoj të ardhura duke përkthyer pjesë nga libri me poezi të poetëve rusë, e nën emrin e saj Tek nëna ime pas vdekjes se tij ka spjeguar . Sesa kishte dëshirë për publikimin e Ardhësit, Këngët e Ali Binakut ,mendoj se mjaftoi edhe kjo e dhënë .
8.Cilat janë arsyet e vërteta e mospramit, qëllimkeq të kësaj poeme dhe çfarë problemesh përjetoi Radovani deri në fund të jetës për shkak të poezisë të tij “proshqiptare“ ,prej të cilëve disa kanë pohuar se Zogoviqet në Luginën e Limit ishin ardhur nga Kuçi,prandaj thonë se ata e identifikohen me “kushërinjtë“shqiptarë ?
– Mendoj se nuk duhet bazuar në këso pohimesh të marra . Por duhet ta pranoj se për mua është frikësues botëkuptimi se shqiptarët, (malazezët serbët ….) mund t i mbrojnë vetëm shqiptarët (respektivisht malazezët, serbët)…), sepse nëse këtë e bën dikush i nacionalitetit tjetër, ai me këtë fakt është tradhëtar. Nga ana tjetër, akoma më e rrezikshme, krej atë që “tanët“ bëjnë , meqë janë “tanët “, është e lejuar. Përndryshe, edhepse Radovani nuk më ka ngarkuar me këtë ,e mua as nuk
më intereesonte dëgjoja kalimthi në bisedat me ndonjë kushëri , madje edhe e dëshmar shencërisht se Zogoviqët janë nga Kuçi për dallim nga të tjeret (shumica) e zogoviqëve të cilët konsiderohen vasojeviqas.
- 9. Si e trajtua Zogoviqin shkrimtarët serbë të ushqyer me nacionalizëm dhe malaziasit e Terazisë ? Pse kontestohet dhe mohimet e veprës letrare të Zogoviqit vijnë nga Serbia ,e pjesërisht nga Mali i Zi? Vallë,për shkak të dallimeve ideologjike,për shkak të internacionalizmit të tij tij, solidaritetit të thënies publike të se vërtetës, të theksimit publik të “malazezizmit ” të tij. Çfarë ishte hakmarrja e çarshisë letrare beogradase ?
-Në një ved të përgjigjem në disa pjesë të disa pyetjeve Tuaja . Reagime ndaj librit Ardhësit nuk ka mundur që të këtë ,sepse policia,pa asnjë procedurp gjyqësore ,pa ndalesë i kishte konfiskuar të gjitha kopjet e librit. Meqë Radovani në atë kohë, edhe më vonë , nuk ka mundur asgjë të botonte, dhe të mirrte pjesë publikisht, nuk mundte për vet temën. Por ajo që mund ta them me të drejtë është se në Serbi në njëzet vitet e fundit Radovani si poet nuk ekziston,e si personalitet shërben për përdhosjen të çdollojshëm. Se a janë arsyet ideologjiko-politike, apo nacionaliste, sa i përket babait tim,rezulton në të njejtën gjë. Duhet theksuar se në kohë të fundit në Mal të Zi, gjendja është krejtësisht ndryshe: botohen botime të reja, shkruhet dhe Eitet si për “ poetin më të madh malazias të shekullit XX”. Është pak të thuhet se jam e lumtur për këtë arsye, por njëkohësisht edhe e pikëlluar se këtë nuk e përjetoi nëna ime.
10.A e fshihte Radovani shpirtin e tij malazez, veçantinë, specifikën, qenësinë malazeze. Çka ka menduar Zogoviqi për kombin malazez,për gjuhën dhe kulturën malazeze ?
-Babai im nuk fshihte atë që e mendonte, atë për çfarë angazhohej. Ishte kosmopolit, por absolutisht ndjehej dhe,siç do thonin sot-do të deklarohej si malazez . Si një lloj përgjigjeje në pjesën e dytë të pyetjes suaj nuk duhet hequr mendjes se përpos dijes dhe përpjepjekjeve shumë të mëdhe e në bazë të rrethanave të kohës, është dashur guxim intelektual dhe jo vetëm trimëri që ta hartojë Antogjinë e këngëve epike malazeze të kohëve të ndryshme (Grafiçki zavod, Titograd 1970).
11.Si e ka përjetuar Zogoviqi burgun shtëpiak dhe të gjitha llojet e gjuetisë ndaj tij pas Rezolucionit të Informbyrosë ? Si e ka përjetuar Si e ka përjetuar vetminë ?
-Shumë vështirë e përjetonte dhe kjo gjë mund të lexohet lehtë ne poezitë e tij. I mësuar, i adaptuar me miqësitë e paraluftës e të luftës, afërsinë dhe solidaritetin mes shokëve, gjithmonë kundër praktikës partiake të bojkotitit të disa individëve “fajtorë ”, për çarsye edhe vet shpesh ishte në pamëshirë të tij si një qenie vërtetë nerëzore. Mendoj se më se vështiri e ka përjetuar këtë aspekt të izolimit vetanak.
- Korespodenca e Radovan Zogoviqit e Esad. Mekulin. Cilat ishin raportet mes tyre, dhe cilat tema këmbëheshin, rraheshin në letrat e tyre. Ishin edhe miqë familjarë, vendas, nga i njejti nënqiell i Plavese te aferm . A ju kujtohen ato vizita ,biseda të këtyre dy bardëve ?
-Esad Mekuli na ka vizituar në kohën kur kjo nuk ishte e thjeshtë . Esadi e ka përkthyer Radovanin, disa e konsiderojnë dhe përkundër përkthimeve të reja, se përkthimi i tij i Këngëve të Ali Binakut është përkthimi më i mirë (unë këtë nuk mund ta vlerësoj, por është e rëndësishme që ekzistojnë tre përkthime. Nuk kam marrë pjesë në bisedat mes tyre, por e di se të gjithë u gëzoheshim vizitave të tij, dhe se ai asnjëherë nuk ka ardhë pa “oferta”. Në botimin e përmendur(libri nr 3) kam botuar, në saje të vajzes se Esadit disa letra të Esadit dhe të Radovanit .Prej atyre letrave shihet, nga mënyra se si i drejtohen njeri tjetrit ,madje edhe nga përzgjedhja e fjalëve, shpeshherë në stilin hokatar – afërsia reciproke, karakteristike për njerëzit të cilët në njëlloj të komunikimit të pandërprerë nga gjërat private deri të ato letrare. Kështu, në një letër Mekuli ,përmend përgatitjen e përkthimit të kënëgëve epike të shqiptarëve dhe i thotë Radovanit “… do të ishte shumë e çmuar, i dashur, kur ti si njohës i shkelqyeshëm i letërsisë popullore të më ndihmoje që libri të botohet sa më mirë – sepse do të ishte vepra e parë e këtij lloji të ne ”. Edhe një detaj i rëndësishëm : Mekuli e njofton Radovanin se i kishtte dërguar “ pak honorar për leturimin e poezisë se Migjenit ”, kurse Radovani, i hidhëruar ia kthen të hollat (!), sepse “dorëshkrimin e ka lexuar për shkak të miqësisë ,e jo për honorar”.
- 13. Pas 16 vitesh izolimi, babain Tuaj e viziton Miroslav Kërlezha. Sipas asaj që edhe vet e ka shkruar sesi në Brione është dashur ta bind se Zogoviqin duhet botuar, ka pasuar rehabilitimi. A ju kujtohet ajo kohë, ajo vizitë e Kërlezhës . Si e ndjente Radovani veten pas kësaj vizite ?
-Për mua është nder ngjarjet më interesante në jetën time, edhe për shkak për rëndësinë e asaj ardhjeje për babain tim edhe për familjen , por edhe i lumturisë se paskajshme që ta njihja shkrimtarin të cilin deri atëherë me pasion e kisha lexuar . Edhe sot më kujtohet çdo imtësi, që nga këpucët e lustruara, që i pash sëpari ,duke vrapuar shkallëve ,duke mos ditur, por duke e parandjerë se ai ishte Kërlezha, deri të biseda në të cilën prezentova (edhe pastaj, gjithmonë kur vinte në Beograd, shkoja me Radovanin që ta vizitoja në hotelin Mazhestik) dhe ngrohtësinë e tij . Vizita pasoi këmbimin e letrave në të cilat, në njerën prej tyre shkrimtari i madh, për poezinë e Zogoviqit thotë : “… ’Giornale del Bordo’ i një lundrimi vetmitar,nga pak avantureske e nga pak edhe inatçore, inatçore manijakale, i cili zgjat me vite,vargjet tuaja vërtetë janë një hartë navigacioni i tërë e një vetëdije dhe një bredhjeje, i një pëlhure cerebrale të derdhur, të shtrirë në kuptimin anatomik, me një fjalë diçka që është e ithtë dhe vetmitare dhe më se miri të thuhet i athtë ”. (Letërkëmbimi është publikuar në botimin e përmendur).
- Jeni profesoreshë e gjuhës italiane, specializim i ngushtë Dante dhe vepra e tij, për të cilen keni botuar shumë punime shkencore. Radovani poashtu ka qenë i preokupuar me Danten, në librin Takimi për nesër e ka botuar ciklin e poezive Në margjinat e Komedisë Hyjnore . Jeni dëshmitar i shumë ngjarjeve në jetën e babait tuaj .Si e përjetonte ai Danten ?
-Unë kam ligjëruar e edhe tash, ndonëse në një mënyrë tjetër , e ligjëroj Danten dhe sëbashku me studentët e interpretoj, komentoj Komedinë hyjnore. Dhe kjo për mua është pjesa më e bukur e punës sime. Por, do të ishte shumë pretencioze të thuhet se këtë e kam specializim të ngushtë. Nga kënga hyrëse e ciklit shihet se për Zogoviqin Dante është koncept,simbol i poetit ,por edhe model i trimërisë, njerëzillekut, principielitetit, pathyeshmërisë. Me përzgjedhjen,e para se gjithash me interpretimin vetanak të Dantes, Zogoviqi vërteton kredon e vet, kuptimin e rolin e vet poezisë . E do të thoja se se fati i të dëbuarit jetësor nga qyteti i tij, në të vërtetë nga atdheu, do të duhej të ishte i afërt me fatin e të përjashtuarit të këtushëm në qytetin e vet, në Atdheun e vet.
19.Me kë ka komunikuar me shume Zogoviqi në Beograd, me kë është shoqëruar ? Kush ishin miqtë e tij , cilët ishin ata të që nuk e baktisen, kur u larguan të gjithë ?.
-Për shumë vite personi i vetëm që kishte guxim të hyjë në shtëpinë tonë, madje në filllim edhe duke duruar që policia ta kontrollonte,ishte Desanka Maksimoviq. E të them këtu, guxim të njëmendet qytetar, ka dëshmuar në një mënyrë krejtësisht të thjeshtë .Edhepse më e vjetër se Radovani, ajo e mbijetoi dhe me vështirësi e përballoi vdekjen e tij. Më vonë, kur gjendja në një masë ishte ndryshuar, miqësohej kryesish e komunikonte përmes letërkëmbimit , me I,Sarajliqin, e kishte mik edhe Stevo Raiçkoviqin, shetiste me Radonja Veshoviqin,e donte shumë Llalliqin . Në periudha të caktuara intenzivisht shoqërohej me Jevrem Bërkoviqin, M. Baboviqin, me V. Kaleziqin.
- Zogoviqi dhe Gjilasi ishin shumë të afërt. Do të ishte me interes që të dëshmoni për këtë miqësi?
-Në periudhen e paraluftës të luftës dhe në vitet e para të pasluftës ishin shumë të afërt (përndryshe edhe ishin familjarë nga vija e nënës . Pasi që Gjilasi kishte dalur nga burgu, me insistimin këmbëngulës të nënës sime, sërish ngadalë rivendosen marrëdhënie. Derisa Radovani lëngonte, Gjilasi rregullisht e ka vizituar dhe përpiqej që ta zbaviste me lajme të ndryshme nga çarshia. Me raste të tjera e kam thënë se në këtë miqësi të tyre të përtrirë , më i vëmendshëm, më i duruar ishte Gjilasi, kurse Radovani nuk mundi të rezervohej dhe të mos ja mbante leksionin për “orientimin ” e tij. Ndoshta më se miri shihet se çfarë ishte raporti nga letrat të cilat Gjilasi ua kishte dërguar nënës sime me rastin e lajmit të vdekjes se Radovanit. “… Ti mirë i di marrëdhniet e mia e të Radovanit, që nga rinia jonë,edhe pse na kan ndarë, në kohë atë kohë ideologjitë – ne gjithmonë e kemi respektuar dhe dashur. Vdekja e Radovanit vetëm e përforcon dhe edhe më shumë e dëshmon…Ta kesh në mendje gjithmonë – dhe ta kesh këtë si ngushëllim – se ka vdekur denjësisht dhe në vetëdijesim dhe besnikëri ndaj vetes.Dhe se profili i tij moral dhe letrar do të mbeten të pashlyer ”.
* balije – ne znam kako drukčije da nazovem albanske fašiste, iako u rečnicima
nema tog značenja;
**Šiptari – trebalo bi nekako reći da u Radovanovo vreme taj naziv nije imao
pogrdno značenje
Diskutim rreth këtij postimi