Ju lutemi në emër të Drejtësisë Hyjnore dhe Njerëzore, në emër të shenjtërisë së detyrës tuaj të lartë shtetërore si Presidentë të të dy shteteve shqiptare në Ballkanin Perëndimor, që në emër të të drejtave e detyrave Tuaja Kushtetutese, të keni Nderin dhe Mirësinë që të dekoroni Mrs. Fana Rugova.
a).-Bashkëshorte dinjitare, fisnike, shembëlltare e Presidentit historik të Republikës së Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova;
b).-Ish Zonja e Parë e Republikës së Kosovës (1992-2006), e cila qëndroi më gjatë se çdo Zonjë tjetër e Parë në këtë detyrë të lartë Nderi, në Kosovë dhe në Shqipëri.
Mrs. Fana Rugova i ka qëndruar Dr. Ibrahim Rugovës, në ditë të mira e të këqija, në luftë e në paqe, në okupim dhe në liri, me përkushtime e sakrifica të jashtëzakonshme, me fisnikëri të lartë, me emër të pastër, me heshtje engjëllore e me angazhime të jashtëzakonshme, edhe në kushtet e rrezikimit të jetës së Saj e të Familjes Rugova.
Mrs. Fana Rugova, në 75 vite të jetës së saj, askush e asnjëherë, nuk e ka lëshuar apo dëgjuar një fjalë të vetme për keq, përveçse meje që dua ta kritikojë nëse nuk e nderojnë kontributin e saj të mos i mirëpresin asnjë nga Presidentët e Kosovës e të Shqipërisë, as vet lidershipin e LDK-së (e ndonjë tjetër, asish e kësish), të cilët kur kanë data historike, ngjarje madhore, vizita diplomatike etj. i trokasin në shtëpi, e ftojnë për fotografi, ia duan emrin e meritat e saj për veten e tyre e detyrat e tyre, institucionet e tyre, por harrojnë (apo nuk duan) ta nderojnë me dekorata të larta të Republikës së Kosovës e të Republikës së Shqipërisë.
As dy Presidentët e Republikës së Kosovës (Zonja) me nga dy mandate presidenciale, as presidenti pasardhës i Rugovës, prof. dr. Fatmir Sejdiu (President në dy mandate), as ndonjë tjetër, çuditërisht, fatkeqësisht e pabesisht, nuk u kujtuan asnjëherë ta nderonin Zonjën e Madhe e të Përjetshmen Zonjë, Fana Rugova, me një dekoratë të lartë të Republikës së Kosovës, as në 75 vjetorin e Saj, më 4 korrik 2025 (!).
Të gjithë (ish) Presidentë të Republikës së Kosovës e të Republikës së Shqipërisë e dijnë fort mirë dhe e kanë krejt të qartë se nuk do të kishim dje, sot e ndër motomote një Ibrahim Rugova kaq madhështor në Histori, figurë politike ma të shquar pas Skënderbeut, për Kosovën e Kombin, në se nuk do të ishte pas Tij një Grua e Jashtëzakonshme si Fana Rugova.
Presidentë të Kombit Tim, askush nuk po iu kërkon të bani një nder ndaj Zonjës së Madhe Fana Rugova, por të ndreqni një padrejtësi Tuajen e të Paraardhësve Tuaj Presidentë të Kosovës e të Shqipërisë. Askush nuk po iu kërkon të bani një nder veçse duke e nderuar me dekoratë të lartë presidenciale do të nderonit veten Tuaj. Askush në këtë botë, as në qiell e as në tokë, as në Prishtinë e as në Tiranë, askund tjetër e asnjëherë, nuk iu ka kërkuar e as nuk iu kërkojnë që Ju- Presidentë të Kombit Tim, të dekoroni me patjetër me dekoratë presidenciale ish Zonjën e Parë Fana Rugova, po iu kërkojmë me mijëra vetë si unë, biles edhe personalitete shqiptare të kohës, që të bëni me patjetër Detyrën Tuaj Presidenciale duke e vlerësuar e dekoruar Zonjën e shquar Fana Rugova.
Ndër vite e dakada, në dy shekujt e fundit, është sulmuar së tepërmi e pandalun kurrnjiherë, Familja Rugova, edhe kur Dr. Ibrahim Rugova ishte President dhe pas ikjes së Tij në amshim tash 19-vjet, është (keq)përdorur dhe duan ta vorbullojnë në ndonjë rast Politika e ditës në qarqe të caktuara të strukturave të ndryshme shtetërore të Kosovës, po asnjiherë dhe askush nuk ka mundur ta sulmojnë me një fjalë të vetme Zonjën e Madhe të Kombit, Fana Rugova.
Këto ditë, më 22 gusht 2025, në Tiranë, do të promovohet vepra më e re për Dr. Ibrahim Rugovën, ku edhe Presidentët e tanishëm të Kosovës dhe të Shqipërisë janë të pranishëm në faqet e saj përkrah Zonjës Fana Rugova, andaj do të ishte rast i mirë, diçka ideale, të ndani Dekoratën e Lartë Presidenciale, pasi aty do të jenë me qindra shqiptarë nga të gjitha shtetet e trojet shqiptare në Ballkan e nga Mërgatat Shqiptare në Botë, së bashku me Zonjën e Madhe Fana Rugova e me Familjen Rugova.
E, tashti, fjala e fundit: në se shtetet fqinjë, Serbia e Mali i Zi etj. do të e Parë e Shtetit, jo vetëm do ta kishin vlerësuar me dekorata të larta presidenciale, por edhe do të kishin lobuar për ta shpallë Shenjtore (siç kanë vepruar jo në pak raste e deri vitet e fundit me personalitetet e tyre të këtij klasi shtetëror etj.).
Atëherit, në se nuk doni apo nuk mundeni ta dekoroni Nanëmadhen e Familjes Rugova, Zonjën e Madhe Fana Rugova, të paktën ruajeni dhe mos ia cenoni Shenjtërinë e Saj, të Familjes Rugova, sepse jo vetëm Rugovianët, por Kombi i don Simbolet e Veta, dhe dëshirojnë ta kenë Shenjtërinë e Tyre, Dr. Ibrahim Rugova dhe Familja Rugova!
Të nderuar Presidentë të Kombit Tim,
duke ju shprehur konsideratat më të larta, në përmbyllje të këtij Apeli Publik (të shkruar direkt, shpejtas) dëshiroj të kemi Mirëkuptimin Tuaj.
Ramiz LUSHAJ
Kryeredaktor i “Gazeta e Alpeve”
Tiranë, 18 gusht 2025
Discussion about this post