Emri, “Mensur” në gjuhën arabe do të thot “fitimprurës” ose “ fitimtar”. Por të gjithë ata të cilët e njohin, Mensur Kasumin, krahas kësaj do të shtonin edhe ate që e bënë më të mirin nga emnakët e tij dhe se për të do të thonin se është i qetë, i pavërejtur, i ndershëm dhe i drejtë, por edhe luftëtar i patrembur dhe i disciplinuar për liri, i cili në mënyrë të dukshme e shënoi këtë kohë.
Ne, boshnjakët e kujtojmë Mensur Kasumin si kapiten, i cili menjëherë pas zhbërjes së ish-Jugosllavisë, me fillimin e agresionit të parë serb në ish republikat jugosllave, e braktisi Zvicrën, e pastaj merr pjesë pothuajse në të gjitha betejat kundër agresorit serb, duke filluar nga Sllovenia, Kroacia deri në Bosnje dhe Hercegovinë ku si Zëvendës Komandant i Njësisë Speciale për Qëllime të Posaçme (NjSQP) të Shtabit të Komandës Supreme, e më vonë edhe i Korpusit të IV të Ushtrisë së B e H, qendroi deri në vitin 1996. Pas vendosjes së paqës në Bosnje e Hercegovinë, Mensuri mendoi që pjesën e mbetur të jetës ta kaloi në luginën e Neretvës të Hercegovinës, t’a ndërtojë një shtëpi pranë lumit të Neretvës dhe ta mbushë atë me numër të madh fëmijësh.
Elifa Krijestorac.
Por edhe pas shumë betejave të zhvilluara në ato hapësira, Mensurit nuk i ishte e gjykuar qe t’a realizojë ëndërren e tij, dhe as që pati kohë që të pushojë në nderimet e meritave të veta, ashtu siç këtë e bënë bashkëluftëtarët e tij sllovenë, kroatë dhe boshnjakë.
Rrugëtimi i fatit të tij e shpie tutje – në Vushtrrinë e lindjes.
Menjëherë pas humbjes së luftërave në territoret e Sllovenisë, Kroacisë dhe Bosnjes e Hercegovinës armata e mposhtur serbe e sulmoi popullin duarthatë të Kosovës dhe pragun e shtëpisë së Mensurit ku kishte lindur. Kjo e detyroi që t’a lë Hercegovinën dhe të nxitoi në ndihmë Kosovës dhe popullit të tij.
Atje në Kosovë, armiqët u sulën në fëmijërinë e Mensurit, e cila kishte mbetur prapa tij në Rrafshinën e Vushtrisë, në shkollën e tij ku i mësoi shkronjat e para, si dhe ndaj familjes së tijë, të cilët nuk i kishte parë plot dhjetë vite.
Dhetë vite! Kur mendon njeriu se dhjetë vite përbëjnë qerekun e jetës së njeriut, të cilën Mensuri e sakrifikoi për lirinë e popujve të tjerë, mund të mendohet se si ata Mensuri i futi në borxh, dhe se jo bash mjaftueshëm ia kthyen borxhin.
Madhështia e vërtetë e karakterit të Mensurit vërehet në faktin se në shkuarje-Mensuri nuk kërkoi asgjë për këthim. As gradë, as pagë, as banesë dhe asnjë lloj kompensimi, madje as pensionin ushtarak, i cili i takonte sipas të gjitha rregullave.
“Jetët e njerzëve të pafajshëm të cilat i kam mbrojtur, ishin dhe kanë mbetur shpërblimi më i madh me të cili mburrem edhe sot”! – Kështu iu përgjigjet Mensuri të gjithë atyre të cilët e kanë pyetur se për se nuk është në regjistrin e pagave të shteteve të cilat i ka mbrojtur. Të njëjten gjë ma tha edhe mua kur pas shumë vitesh u gjendëm sërish përmes rrjetit social “ Fejsbuk”.
“Falenderoj Allahun që edhe unë mbeta gjallë” – thot Mensuri dhe me bindjen e tij sërish vërteton besimin e palëkundur ndaj Krijuesit të tij.
“Krejt çka kam bërë dhe e bëjë, e kam bërë në emër të Drejtësisë së Zotit, sepse Zoti çdo krijese të gjallë ja ka garantuar lirinë! Ky ishte motivi im i vetëm për t’u nisur në luftë”
Takimi im i parë me Mensur Kasumin gjatë luftës kishte ndodhur në një vend jo larg Mostarit.
E kujtoj sikur kjo të ishte dje – ishte ulur me një grup luftëtarësh nga njësia jonë, i këthyer me fytyrë nga Neretva e cila rredhte qetë.
Në shiqim të parë, mendova se është gjerman.
I kishte sytë e kaltër, nga të cilët rrezatonte seriozitetin e një luftëtari dhe komandanti me përvojë. Pullat e përthekuara me pedantëri në uniformë dhe qëndrimi i drejtë i tij çdo njeriu edhe pa pyetje do t’i tregonte se ke të bëje me një personalitet dhe luftëtar të vaçantë, i cili përvojën ushtarake dhe shkathtësitë luftarake i bartëte në gisht të vogël.
Më vonë, nga ai mësova se fliste rrallë, por kishte durim që çdo bashkëbisedues t’a dëgjojë me kujdes. Bashkëluftëtarët e tij i respektonte ashtu siç respektohet familja, vëllau dhe motra.
Duke e shikuar atë, shpeshëherë kisha përshtypjen se ai vërtetë jeton për bashkëluftëtarët e vet.
Kur e pyeta për të parën herë për vendin e lindjes, më shikoi shkurt dhe duke e drejtuar shiqimin në tokë, shkurt, por përmbajtësisht ma përshkroi Vushtrrinë e tij – sikur të ma dhuronte një panoramë, në të cilën me një shiqim mund të përfshihej e tërë Vushtrria.
Mensuri, gjithashtu ishte nga ata oficerë, i cili pa asnjë fjalë i kryente urdhërat e eprorëve, anipse për disa eprorë të mi dhe të tij, personalisht do mund të thoja se më mirë do tu rrinte që të jenë ata që ishin para lufte Tregtarë dhe bakallë. Por lufta është gjendje e jashtëzakonshme, në të cilën asnjëherë nuk ka kohë për vendosje të drejtë apo ndjekje të një drejtësie.
Por, as kjo nuk e pengoi Mensurin. Me karakter dhe vendosmëri të fortë në gjithçka, gjithë-herë ecte i pari, edhe atëherë kur duhej të ndeshej me armikun trefish më të fortë. Nuk frikohej nga vdekja, por nderin e kishte më të çmuar se jetën. Këto ishin ato të veçantat e tij, të cilat e ofruan tek njerëzit tjerë për të cilat arrijti respekt. Edhe sot në kujtesën tonë mbeti i tillë.
Mu për shkak të këtyre njerëzve dhe djemëve, siç ishte Mensur Kasumi, të cilin bashkëluftëtarët e tij nga dashuria e thirrnin “Luani nga Vushtrria”, Kosova pas vuajtjeve njëqindvjeçare, dhe pas shumë gjaku të derdhur, më në fund e realizoi lirinë e ëndërruar.
Tani, Shqiptarët e Kosovës e kanë shtetin e tyre dhe territorrin në të cilin pa frikë dhe pa dhimbje do t’i ngritin gjeneratat e reja.
Gjeneral, Mensur Kasumi edhe në luftën e tij të fundit, nga Ushtria e Republikës së Kosovës doli me gradën Gjeneral, por i mbeti besnik vetes dhe modestisë së tij të lindur. As këtë herë nuk kërkoi që t’i kthehet gjë, ani pse pas shumë luftërave të udhëhequra për lirinë e Kosovës së tij , në fund u sëmur dhe mbeti invalid
Ne boshnjakët e Bosnjës dhe të Sanxhakut, Gjeneral, Mensur Kasumit, i cili bashkë me ne mori pjesë në mbrojtjen e Bosnjës e Hercegovinës dhe popullit të saj – i jemi falënderues.
Ne e kemi edhe obligim që gjeneratave boshnjake, të cilat vijnë t’ua përcjellim që ta kujtojnë dhe të mos e harrojnë”.
Ne gëzohemi njëkohësisht që vëllezërit tanë shqiptarë – më në fund e realizuan lirinë e vet, por ne do t’i kujtojmë ata në të ardhmen vetëm aq sa ata ta kujtojnë dhe nderojnë Gjeneralin tonë dhe të tyre – Mensur Kasumin.
Nga e djathta: Ali Vershevci, Bekim Berisha (Abeja), Marian Lleshi dhe Mensur Kasumi. Gjatë një pushimi një javorë nga fronti i luftës (Zagreb 1991).
(Nga boshnjakishtja përktheu dhe përshtati, Gani Kamberi).
Diskutim rreth këtij postimi