Shkruan: Prof Dr: Hakif Bajrami
1.Çka është gjenocidi
Në teorinë e krimeve janë të shënuara për ta kompletuar definicionin tri lloje të gjenocidit: GJENOCIDI IDEOR, inicohet me programe që japin ide se si duhet akcil populli të shfaroset. Ide të tilla në 37 progarmet për ta shpronësuar, shpërngulur dhe shfarosur kombin shqiptar po thuej se janë dukuri e rendomtë për Serbinë, qe dy shekuj; GjNEOCIDI TEORIK, inicohet nga programet serbe në 6 sa janë gjithësejtë 37. Ato programe zanafillën e kanë nga: “Serbët gjithëkund dhe kudo” nga viti 1836 e deri te“Patkoi” më 1992. Në ato programe, ka çështje teorike që kanë në baza raciste. Lidhur me këtë, ky shkrim duhet t` u prezantohet organeve të hetuesisë me rastin e padisë së Serbisë për gjenocid ndaj shqiptarëve, për dy shekuj. Dhe ajo padi nuk duhet të tërhiqet deri në vendimin definitiv të Gjykatës përkatëse, gjithënjë duke u bazuar në GJND (Gjymatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, nga viti 2010 për validitetin e shpalljës së Republikës Kosovës shtet i pavarur dhe sovran. GJENOCIDI PRAKTIK, është po thueja se në çdo progarm të qarqeve serbiane, e që ka të bëjë me shfarosjën e shqiptarëve gjatë shekujve XIX dhe XX, në mënyrë që Serbia të zgjërohet në Jug, si thuhet në Programin e Millutin Garashaninit, Zgjërimi i Serbisë në Kosovë dhe Maqedoni, më 1886. Mbi këtë proram është bazuar Memorandumi i Akademisë Serbe më 1986( pra në 100 vjetorin e tij). Këtë “përvjetor”, ua kemi përkujtuar historianëve serbian më 1988 në Novi Sad. Aty u tha edhe kjo fjali: “Ju doni të përvetësoni krejtë Jugosllavinë. Do ta humbasni çdo pjesë të saj nëse doni ta promovoni si Serbi integrale. Ju nuk doni ta kuptoni se proporcioni i zhvillimit ekonomik në mes Sllovenisë dhe Kosovës është 7 me 1.Edhe më keq, më 1970-1979 në Serbi kanë doktoruar në Histori 51 historian.Në Kosovë kanë doktoruar 3 historian.E për serbët këta 3 historian janë shumë të rrezikshëm.Po, ju doni që shqiptarët t` i mbulojë injoranca. Madje më 1937 në inspektor i shkollave shkruante nga Peja se: “serbët në Kosovë i pret kohë e vështirë sepse në Beograd janë duke studiuar 3 shqiptarë!”E ju serbianët duhet ta evitoni këtë sindrom të frigës fashiste nga kokat tueja”.E sot (2024) unë kam kredit t` i pyes historianët tjerë që flenin atëherë dhe flejnë edhe sot, që po u kalon jeta duke e sharë UÇK-ën!
Definicioni i gjenocidit mund të konceptohet më këtë përgjegje: 1. Vrasja e pjesëtarëve të grupit popullor; 2. Shkatërrimi dhe lëndimi trupor apo material i pjesëtarëve të grupit popullor; 3. Imponimi i qëllimshëm i kushteve të jetës në grupin popullor që progarmohet për shfarosje; 4. Imponimi i masave për ta parandluar lindjet benda grupit popullor; 5.Bartëja me forcë e fëmijëve të grupit në grupin tjetër popullor; 6.Ndalimi i shkollimit dhe detyrimi që fëmijët të konvertohën duke ndryshuar rreligjionin; 7.Bartëja e kufomave për të humbur gjurmë nga vendi i krimit në vende të maskuara; 8. Krijimi i kampeve të përqëndrimit për t` ua pamundsuar pjesëtarëve të grupit popullor jetesën në përgjithësi.
2.Mbi politikën agresive serbe ndaj shqiptarëve për dy shekuj
Më 1 mars 1992 pata shkruar në “ZËRI”,se popullit shqiptar iu kanë shkatuar dëme nga Serbia për 125 miliardë dollarë. Askush atëbotë nuk mësoi asgjë nga ky shkrim,madje as partitë politike, sepse mendohej që do të çlirohemi me deklarata për shtyp (!). Dhe kush ka mundur t` e njohtojë opinionin se po ajo Serbi gjatë viteve 1992-1999 do të i shkkatonte dëme popullit shqiptar të Kosovës dhe më gjërë, edhe për 30 miliardë dollarë, që gjithësejtë del se dëmet serbe ndaj shqiptarëve arrijnë në 142 miliardë dollarë. Tani shtrohet pyetja, se si është arritur kjo shifer. Pas vitit 1945 Porf Zekeria Rexha, me kujdes me ekipin e tij profesional, pasi që ishin ushtruar për dy muaj, e përpiloi metodën dhe rregullorën se si llogariten demet e luftës. Prej atyre materialeve, të cilat i ka përpiluar Prof Zekeria REXHA, me disa bashkëpuntorë dallohej Fadil Hoxha. Fadili në çdo takim insistonte se:”Kolonistët serbian i kanë bërë dëme popullit shqiptar në Kosovë dhe ato dëme duhet t` i ndiej ajo shtresë parazite sllave në çdo kohë. Për ndryshe nuk ka as vllazërim bashkim, as jetë të përbashkët me ta”.Për ndryshe si u trasferua Fadili në oportunist nga viti 1946 pas Konferencës Paqës në Paris, është studim i posaçëm. Tani, shtrohet vetëm një pyetje se si Fadil Hoxha, menjëherë pas largimit të pushtetit nazifashist arrijti që ta krijojë Komisonin për dëme të luftës, e që ky personalitet e kishte vetëm shkollën e meseme, ndërsa drejtuesit tanë sot (më 2024), krimet serbiane i injorojnë dhe vetëm blefojnë me “kuadro” me tituj dhe pozita politike, madje shtihën se kemi edhe për eskport intelektual, të cilët e kanë mësuar anglishtën duke larë vetura nepër Evropë!.Lidhur me këtë, kushdo që interesohet se si arrijta më 1992 t` i shtrojë para opiniont dëmet serbiane, le ta lexojë atë shkrim. Por shkrimi im më tepër ka të bëjë sot me kritikën serioze pse dhe prej kujtë po “frigohet” çdo pushtet i pasluftës në Kosovë. E mua më duket se më tepër ka kalkulime zgjedhore dhe injorancë politike, deri te pozita e agjamijëve, se sa orientim për ta prezantuar krimin faktik para opinionit ndërkombëtar. Dhe në fund, më duket se partitë politike, sidomos liderët e tyre pa dallim, po frigohen nga konkurenca nëse i shtijnë në veprim të diturit dhe të guximshmit, të sojit të Prof Zekeria Rexhës. E vërteta, nuk mund të them se po: “kursehet ish okupatori serbian”. Por në mjegullime dhe dollovere janë të implikuar sidomos edhe disa emra ndërkombëtar që për “profesion” e kanë bërë çshtjën e Kosovës, e të cilët ditën rrijnë në Kosovën, ndërsa natën i kryejnë algoritmat në Serbi.
Në mjetet e informimit serb, në momentin aktual, gati për çdo ditë mund të lexohet, për dëmet që Serbisë ia paskan bërë të tjerët, sidomos në luftërat e fundit. Zakonisht aludohet tinzisht në: Austrinë, Gjermaninë dhe në Kroacinë.Në lidhje me këtë, dihet saktësisht se popullsia serbe, në truallin kroat është e kolonizuar dhe sot është simbolikisht e pranishme atje, sepse ashtu ishte Plani Millosheviq-Tuxhman, mars 1991 (Gjeje dhe lexoe: “Dogovoreni rat”).E vërteta, një pjesë e kolonizuar është edhe popullsia serbo-malazeze në Vojvodinë, sepe kjo krahinë kurrë nuk ka qenë serbe deri më 1918, kur u shpërbë Austro-Hungaria dhe u krijua Prenadoria kriminale Jugosllave, me regji të Francës në Versaj.Por, pjesa dërmuese serbe (75%) në Kosovë është e kolonizuarpas vitit 1912, kur kjo trevë etnike shqiptare u okupua, me tolerimin Italisë dhe me forcën fallangë francezo ortodikse ballkanike, e dirigjuar nga racizmi evropian i cili edhe sot vuan nga shovinizmi rreligjioz.
3.Dëmet serbiane ndaj pasurisë shqiptare në Snaxhkun e Nishit
Gjatë viteve 1877-1912, Serbia i okupoi 714 fshtara shqiptare të Sanxhakut të Nishit.Sipas një staistike turke, Serbia atëbotë i përvetësoi 98000 shtëpi banimi, 82300 shtalla bagëtish,58000 hambar drithërash, 98000 maxhe buke (kuzhina).Prej çdo shtëpie, Serbia plaçkiti prej 20 deri 600 copë dele, prej 3 në 150 copë lopë,afër 40000 kuaj, 80 000 qerre e mjete tjera shtëpiake.I tërë drithi u plaçkit dhe kurrë për këtë nuk është debatuar në ndonjë forum ndekombëtar.E vërteta, për krimet ndaj shqiptarëve flasin edhe dokumentet sekrete të Qeverisë serbe. Jo vetëm kaq, për ato krimekundër shqiptarëve, serbët kanë debatuar në organin e Qeverisë që quhej “Samouprava”.Vetëm gjatë dimirit 1877/78, tërë Sanxahku i Nishit me dhunë u larguan 350 000 shqiptarë. Edhe sot nepër Kosovë ruhën toponimet: “Kolibat e muhaxherëve”. Ndërsa, pronën e tyre e përvetësuan kolonistët, xhandarët, nëpunësit, manastirët dhe tregtarët. Numri i të zhdukurve shqiptar nuk do të dihet kurrë, as më 1878, as më 1912 e as më 1918. Serbia në këtë kasaphane i dogji fshatrat shqiptare nga Nishi e deri në afersi të Prishtinës, duke e përfshi Kazanë e Gjilanit, Nahinë e Llapit dhe një pjesë të Permalinës.Në bazë të një analize profesionale, të Komitetit Mbrojtja Kombëtare e Kosovës (1919), duke marrë për bazë edhe pronën e plaçkitur tokësore, të tërë territorit Toplicës,Masuricës, Jabllanicës, Nishit me qytete tjera,duke e llogaritur trevën e Plavës, Gucisë dhe të Ulqinit, deri në vitin 1912 trojet shqiptare që u theksuan, janë plaçkitur me një shumë prej 40miliardë dollarësh. Në këtë aspekt, duhet të mendohet qartë për pasurinë e patundëshme që është grabitur edhe në krimet që nuk vjetrohen.Këto dëme nuk janë të luftës, sepse Shqiptarët nuk kanë qenë në luftë me Serbinë fare. Dëmet janë pra, të shkaktuara nga pushteti i Serbisë pas çdo lufte. Lidhur me këtë, Jovan Haxhivasileviq më 1909 shkruan se:“kur brigadat serbiane hynë në Snaxhakun e Nishin, emrat e lokalitetve nuk i dinin sepse nuk kishte njeri t` ua tregojë”. Kjo do të thot, se nuk mbeti njeri i gjallë në ato troje që deri më 1879 quheshin nga autoktonët: SHIPNIA E VJETËR. E shtrohet pyetja: a nuk i thonë këtij realiteti tragjik shqiptar akt gjenocdal, kur toka e tyre mbetët e shkretë.
E trimëruar prej kësaj plaçkitje pa asnjë konsekuecë, pa ia tërhiekur vrejtjën asnjë fuqi, e garantuar prej Fallangës-kryqzatë evropiane, terrorin antishqiptar, serbo-malazezët do ta vazhdojnë me 1912.Lidhur me këtë, diplomati anglez në Stamboll, më 24 korrik 1877, kishte shënuar se:“Rusia e ka marrë për sipër për të pastruar Ballkanin, prej elemntit etnik musliman”. Së këndejmi, kur t` i shtohet tragjedisë shqiptare edhe Programi Evropian i vitit 1910, për:“Pastrimin e Evropës prej muslimanëve”, çështja bëhet e qartë, për çdo politikan sot. (Ky program pushon në frengjishte në Llozanë, ku është qendra e Kryqit Kuq Zhan Anri Dinan.
4.Dëmet ndaj shqiptarëve 1912-1915
Gjatë viteve 1912-1915, Serbia dhe Mali I Zi, si okupatorë përmes forcës do të fillojnë për të realizuar planin e dytë të dëbimit të shqiptarëve prej trojeve të veta. Në saje të atij plani që bazohej në paragrafet e “Naçertanisë” 1844, më 1913 në Kosovë u dogjën 132 fshatra shqiptare, deri në temel. Për dy vite, Serbia dhe Mali I Zi, arritën për t` i përzënë prej vatrave të veta një masë prej 250 000 shqiptarëve.Plaçkitjet do të vazhdojnë në të gjitha fushat, në emër të patriotizmit rreligjoz ortodoks sllavë, duke shti në veprim edhe konvertimin e shqiptarëve në Rrafshin e Dukagjinit.Por, shqiptarët do të mbesin sërish në token e Kosovës, por nën mëshirën e thikës dhe zjarritserbian. Vlerësohet se gjatë kësaj kohe në Kosovë u plaçketën 145000 bagëti të llojeve të ndryshme. Në viset shqiptare do të rrënohën 328 xhamia, do të përdhosën 85 mejtepe dhe bibliotekat e tyre me vlerë të madhe historike dhe kulturore ku kishte edhe dorëshkrime me germa arabe dhe fjal shqipe të vjetra edhe për 3 shekuj. Madje bibliotekat private do të digjen me plan të qeverisë, i cili figuron në programin:“Sta hoçe Serbia-Çka donë Serbia, më 1910-1912.
Prej viitit 1878 e deri më 1914, në viset etnike shqiptare, shkuran Myderriz Faik Efendia, shktarrohën 8450 biblioteka private, që fshehnin një pasuri të paçmuar kombëtare dhe fetare civilizuese. Vetëm në Dukagjin, me qëllim që të zhduket feja islame dhe katolike, serbo-malazezët do t`i likuidojnë me mija libra, do t` i vrasin me mija njerëz, sidomos priftërinjë katolik dhe ylematë myskiman do të ndiqën në çdo hap.Dëmet materiale, ndaj popullit shqiptar, nga ana e Serbisë dhe Malit Zi, në këtë periudhë arrijnë kvotën deri në 15miliardë dollarë (gjithnjë sipas metodologjisë Zekeria Rexhës).
5. Dëmet ndaj pasurisë shqiptare në Kosovë
Gjatë okupacioinit Austro Hungarez 1915-1918, edhe pse shqiptarët ishin neutral, Serbia zyrtare në vend që të vlerësojë pozitivisht sjelljet e shqiptarëve, në vned që në qetësi të tërhiqej, filloi të bëjë plaçkitje edhe djegie të fshtarave shqiptare, jo vetëm në Kosovë, sidomos në Lumë dhe në Shqipërinë Bregdetare deri në brigjet e Adriatikut. Ato dëme Serbia, kurrë nuk i ka përmednur në asnjë vend. Në fakt, meqë shqiptarët i lejuan sërbët të kalojnë nepër viset e tyre lirishtë me garancion të Esad Pashë-tradhtarit, diplomacia serbe kurrë nuk ka shprehur as më të voglin pendim, për krimet e shkaktuara. Përkundrazi, në çdo tubim ndërkombëtar, Serbia është kujdesur që çdo kërkesë kombëtare shqiptare, ta diskreditojë me të gjitha mjetet, madje duke shprehur cinizëm se: “shqiptarët nuk janë të aftë të krijojmë shtet”. Mjafton të shikohet dokumantacioni se çka plasonte diplomacia serbiane në Londër më 1913.Për popullsinë e Pejës, Gjakovës, Prizrenit dhe Dibrës me popullsi 94% shqiptare. Nikolla Pashiqi dezinformonte opinioninse viset e okupuara më 1912, “popullsia flet në familje serbisht, serb e ndiejnë vetën dhe duan t` i takojnë Serbisë”. Lidur me këtë shtrohet pyetja: ku e dinte diplomati i Fuqive të Mëdha në Londër më 1913, se ku gjindën këto krahina që den baba den ishin shqiptare. As që lodhej: E. Grei, Sazanovi e ndonjë tjetër. Aq më parë, rrena kishte lëshuar hapësirë të mjaftueshme të pranohet, kur ishte konstatuar se: “Osamnlia është larguar nga Evropa”. Madje, as të deleguarit e Qeverisë Vlorës si: Rasih Dino, Filip Noga dhe Mhemet Konica, nuk u konsideruan të autorizuar të Vilajetit Kosovës;aq më parë kur Hasan Prishtinën, Nexhip Dragën, Idriz Seferin, Shefqet Shkupin, Seit Efendinë etj, oficerët serbian i kishin burgosur në Shkup dhe i kishin deportuar në burgun e Kalemegdanit në Beograd, për mos me mundur të komunikojnë me diplomatët e Fuqive të Mëdha. Atje, në burgun e Kalemegdanit prijësit shqiptar të Kosovës serbianët i mabjtën deri sa mabroi Konferenca e Londrës, deri më 1 prill 1913.Pikërisht në këtë kohë 395 anije private evropiane kishin lidhur aranzhamne tregtare për të bartur shqiptarë musliman në Anadolli. Plus, ishin krijuar 3 kampe të përqëndrimit për burrat shqiptar, që nuk pajtoheshin me robërinë e re, që ishte transformuar nga ajo turke në atë ortodokse sllave. (Shiqo: “Shest meseci u jugoslovenskom Sibiru”).
6. Dëmet koloniale serbiane në Kosovë 1918-1941
Me riokupimin e Shqipërisë Kontinentale 1918-1941, me ndihmën e Aramatës Franceze (përbëhej nga mercenarët nga Somalia dhe Vietnami, Serbia e Karagjorgjeviqëve, filloi në Kosovë të rrënojë çdo gjurmë shqiptare.Të gjitha xhamitë u kthyen në shtalla kuajsh, të gjitha librat me germa arabe dhe shqipe që i kishte siellur Austro Hungaria, u dogjën. Në pesë vitet e para të okupimit, në viset etnike shqiptare u dogjën 182 fshatra, të ish Vilajetit Kosovës, ndërsa kur t` i shtohen dëmet në Vilajetin e Manastirit, atëherë diegja e fshtarave arrinë në 247 lokalitete. Në ato rrethana, ishte plaçkitur mbi një e treta e tërë pronës tokësore, dhe ajo u ishte ndarë kolonistëve sllavë.Kolonizimin e Kosovës dhe Manstirit, serbët e arsyetojnë prej vitit 1912, qoftë edhe për 200000 kolonistë të planifikuar sllavë, se janë vetëm fillimi.Propoganda serbiane propogandon sot nepër botë për 300 mësues që kishin ardhur më 1941 nga Shqipëria Kontinetale, për t`i hapur shkollat sepse, okupatori Gjermano- Italian nuk e donte një popull anlafabet, sikurse projektonin serbianët me shekuj. Madje, Serbia zyrtare e kritikon edhe faktin se më 1945 në Kosovë nga Shqipëria Bregdetare kishin ardhur në Shqipërinë Kontinentale prap edhe 300 mësues të rijë.Politika kriminale serbe fare nuk i llogaritë se nga viti 1918 e deri më 1921, i kishte vararë pa armë në dorë 12371 shqiptarë civilë, për të shkatuar panikë në masë.Gjatë kësaj kohe ishin burgosur 22 110 shqiptarë, ishin djegur 60 000 shtëpi, ishin palçkitur mbi 12 000 familje. Serbia shtetërore kurrë nuk i ka zbardhur sesa Shqiptarë janë vrarë në veri të Serbisë më 1914, si ushtarë që ishin destinuar të hapin llogore mbrojtëse në frontin me Austro Hungarinë. Ata të rijë, Serbia i ka sakrifikuar të gjithë, e numri I tyre ishte mbi 16000 persona nga 18 e deri në 28 vjeq, kryesishtë nga trevat që u okupuan në tetor-nëntor 1912, si rezultat I luftës Parë Ballkanike.(Hulumtone Koleksionin e “Radniçke Novine’ 1913-1914; Sidomos Fondin S. 14). E vërteta: Mihajllo Ceroviqi (komesar për tërë Jugun), Tomë Popoviqi, Punisha Raçiqi dhe Miliq Krsta, për çdo ditë vranin shqiptarë nepër rrugë. Madje, Punisha Raçiqi ka bërë eksperimente se sa shqiptarë mundet me i shpua plumbi i armës tij. (shiqo gazetën: “RAD”, Beograd 1925).
7.Fenomeni i shpërnguljës si rrjedhojë e dhunës shtetërore
Dokumentet diplomatike serbiane argumentojnë sipas muajve, se nga dhejtori 1912 e deri në qershor të vitit 1914, në Anadolli janë deportuar 240 000 shqiptarë me 395 anije evropiane. Edhe 40 000 të shpërngulur me dhunë ishin detyruar të largohën përmes rrugëve tokësore.Në këtë kvotë nuk ishin llogaritur fëmijët nën 6 vjeq, thekson dokuemnti.
Serbia okupatore më 1918-1924 në Kampin e koncentrimit në Nish i kishte dërguar 630 familje shqiptare të kryengritësve si: gra, fëmi, pleq e plaka, prej tyre 185 kryefamiliarë të smurë rëndë. Kulmi I krimeve gjenocidale serbe sipas dukurisë së shpërnguljës arrin më 1938, kur Mbretëria Jugosllave arrijti ta akordojë Konventën me Republikën e Turqisë, për t` i deprotuar në Anadolli të gjithë shqiptarët e Vilajetit Kosovës dhe Viljetit Manastirit, deri mi më 1944.Në këtë deportim me dhunë ishin paraparë 40 000 familje.Për çdo familje të shpërnguluar Jugosllavia dhe Turqia i kishin llogaritur pazaret e sakta. Jugosllavia fitonte toka të lirurar sa që me Ligjin e ri (1938), u parapa që një familje shqiptare që nuk pranon shpërngulje, mund t` i ketë vetëm 0, 40 ari tokë, ndërsa çdo familje serbiane, qoftë edhe me një antar mundt` i ketë 45 hektarë tokë pune dhe po aq kullosa. Këto ligje raciste dhe dokumente serbiane përciellëse i kam botuar integralisht më 1995, krejtë me qëllim për t` i sherbyer politikës shqiptare për padi ndaj Serbisë se ka bërë gjenocid.Lidhur me këtë, si rezultat i politikës koloniale-gjenocidale, nga viti 1918 e deri më 1941, shqiptarëve u ishin garbitur 228 080 hektarë tokë. Në mes dy luftërave saktësishtë argumentohet se nepër burgje janë likviduar 5211 shqiptarë. Madje, ta shënojmë një “kontest” gjyqësor që ka zgjatur dhejtë vjetë (1927-1937).Për çdo vit kontestin në nëntor e “fitonte” shqiptari e livadhi ishte i tij dhe e posedonte tapinë. I njejti kontest në mars i jipej kolonistit për ta marrur barin, ndërsa shqiptari mbetej i detyruar të ankohej, dhe për pasojë të ankesës ishte se gjyqi e detyronte shqiptarin që ta paguaj tatimin vjetor. Ndodhte ky fenomen në Evropë, sepse Mbretëria SKS kishte arritur në Sen Zhermen (1919) ta pranojnë Fuqitë fitimatre se: “Ato vise që i kishte okupuar Serbia deri më 1 janar 1913, popujtë e atyre viseve nuk llogariteshin se u takojnë të drejtat nacionale”. Me këtë paragraf, mbetën jashtë Ligjit: shqiptarët dhe maqedonët deri më 1941, pa të drejta nacionale, në rend të parë në shkollim dhe administratë.Madje, të gjitha makiancionet Jugosllavia integrale i kishte mbështetur në “parimet” e Marrëveshjes Llozanës në mes Turqisë dhe Greqisë nga 30 janari 1923, për kembimin e popullsisë. Por, shpërngulja e shqiptarëve nga Jugosllavia në Turqi, ka shkuar vetëm në një drejtim, kah Anadolli drejtë Vilajetit MYSH, ku Turqia planifikoi t` i vëndosë Aranutët që do të bëheshin mburojë nga sulemt eventuale Kurde’.
Sipas KRITERIUMEVE, se si llogariten dëmet ndaj një populli të robëruar rrezulton se nga viti 1918 e deri më 1941, Jugoslavia Mbrtërore i ka dëmtuar shqiptarët për 30miliardë dollarë.Pej vitit 1918 e deri në vitin 1941, Serbia-Jugosllavia i ka dëmtuar shqiptarët për 75miliardë dollarë.
8. Dëmet e luftës në Kosovë 1941-1945
Gjatë viteve 1941-1944, shqiptarët u gjetën nën disa okupatorë: Kosova u nda në tri zona të okupimit-Zona e okupimit gjerman ku de “jure” kishte pushtet Qeveria kuisllinge serbe e Millan Nediqit 1941-1944; Zona e okupimit Italian ku pushtet kishte qeveria fashiste e caktuar nga Roma; Zona e okupimit Bullgar ku pushtetin e kishte ekskluzivisht Sofja. Vetëm në zonën bullgare të drejtat elemntare të shqiptarëve ishin dualiste. Në dy zonat tjera,shqiptarët në krahasim me atë çka kishte ngja 1918-1941 e konsideronin si “çlirim” (!).Megjithë atë asnjeri okupator nuk u ndie kurrë se është i mirëseardhur në viset shqiptare. Kështu, ngadal por sigurtë, po krijohej një front antifashsit, por ngjyrimi i tij do të jetë jugosllavë. Ky ngjyrim serbosllav i kishte vu në dilemë masën se nuk dinte se çka do të ndodhë me fatin e saj nëse lufton nazifashizmin së bashku me serbët dhe malazezët, që ishin siellë ndaj tyre më keq se Hitleri ndaj Hebrejëve. E vërteta, disa aradha patrizane e kishin nxierr zërin e rreshtimit antifashist shqiptar qysh më 1941, për të arritur numri i partizanëve në fund të vitit 1944 në 56000 veta, të gjithë shqiptarë.
Por Konfernaca Nacional Çlirimtare e Kosovës dhe Rrafshit Dukagjit në një mënyrë e kishte forcuar dilemat me rastin e kërkesës për bashkim me Shqipërinë.Por, KQ PKJ ato vednime(të Bujanit) nuk i lejoi të mbesin funksionale më 18 qershor 1944.Edhe më keq, kur Kryesia e AVNOJ-it nuk i kishte ftuar fare përfaqsuesit shqiptar në Jajcë më 29 XI 1943. Në lidhje me këtë, një funksionar i lartë malazez do ta shtrojë këtë pyetje: “Përse AVNOJ në themelim nuk u drejtohet shqiptarëve”. Përgjegja është se politika shoviniste serbiane planifikonte shfarosje.Edhe më i mjerueshëm është fakti, kur pas shpine e vranë Vasil Shanton, që mos të deshmojë çfarë kërkesash ka prezantuar në KQ PKJ, në nëntir 1943. Dhe për ta mbuluar terri çdo të vërtetë, Tito e degradoi Shtabin Kryesor të UNÇ dhe AP të Kosovës më 2 shtator 1944. Madje, Kryesia e AVNOJ-it në vijim i AMNESTOI të gjithë çetnikët më 21 XI 1944. E vërteta, as komunistët shqiptarë nuk edinin se çfar qëndrimi kishte marrë udhëheqësia serbiane më 3 XI 1944, kur Vasa Qubrilloviq e kishte përpiluar Elaboratin e ri, për shfarosjen e shqiptarëve, deri sa të zgjasin operacionet luftarake. Por shqiptarët e kuptuan se ku janë, vetëm më 8 shkurt 1945 kur në Kosovë J. B. Tito e vëndosë diktaturën ushtarake. Në fakt cili shqiptar që nuk ishte në parti e cili shqiptar që ishte në parti dhe Aradha Partizane Nacionalçlirimtare të Kosovës ka mundur ta kuptojë degradimin e Shtabit Kryesor të UNÇ dhe AP të Kosovës dhe Rrafshit Dukagjinit me 2 shtator 1944. Cili shqiptar ka mundur ta kuptojë sielljen e serbianëve komunisto çetnikë në shumë vise të Kosovës, kur për një njeri e denonin tërë fshatin. Këto metoda ishin të ngjashme me ato të kralevinës serbe, por edhe të Gestapos.Dhe,siellja e Shaban Polluzhës, në janar 1945, ishte e natyrëshme që mos ta pronojë shkuarjen në Frontin e Sremit, kur kishte pranuar PLOTËSISHT në fillim, sikurse Shaban Haxhia me divizionin e tij.Por, për ta dezorientuar Shaban Palluzhën mekreshnikët e tij, prapa shpine, në Drenas (Drenicë) Kersta Filipoviqi dhe Spasoje Gjakoviqi, me Dushan Mugoshën kishin maskaruar populli dhe ishte treguar se ‘vllazrim bashkimi në luftë”, është vetëm një parullë mashtruese. Kthimin i Divizionit Shaban Palluzhës u tregua në vijim se çetniko-komunist sllavë, për t` u siellë me shqiptarë si u sollën, duke bërë krime mosntruoze, sidomos në Drenicë, Gjilan e Pejë e rrethinë, kanë për qëllim përseritjën e histirisë tragjike. Se çfarë krimesh kanë ndodhë në Gjilan dhe Ferizaj nuk do të dihet kurrë, sepse neofashistët sllave i humben gjurmet sikurse tentuan t` i humbin gjurmet më 1999 duke bartur kufoma shqiptare deri në Danub. E vërteta, vesi për t` e humbur gjurmën e krimit, tek serbianët është dukuri edhe në ditët e sotit (Rasti i vrasjës mizore të fëmiut serbian nga serbët dhe maskimi i kufomës, prill 2024).
9.Ligji mbi ndalimin e kolonizimit Kosovës më 6 mars 1945 dhe prapavia
Në rrethana të politikës gjenocidale për ta kursyer elementin kolonist sllavë që duhej sipas Beogradit të kthehej në Kosovë, Beogradi do të merr vendim më 6 mars 1945, që: “kolonistët mos të kthehen?”. Por, posa e vrejti Rankoviqi dhe Zeçeviqi, se forcat e Shaban Palluzhës, Idriz Gjilanit dhe të tjera ishin shfarosur në Kosovë, më 1 prill 1945 Polit-Byro e KQ PKJ do ta sjellë vednimin: “Tito: Të gjithë kolonistët duhet të kthehen në Kosovë. Bile atyre kolonistëve, shqiptarët përmes punës hangari, detyrohën t` ua ndërtojnë 10 000 shtëpi”. Megjithë këtë sipas të gjitha kritereve të VLERËSIMIT të dëmeve të Luftës së Dytë Botërore, shqiptarëve u ishin bërë dëme, për 4 miliardë dollarë deri më 15 maj 1945 kur definitivisht mbaroi lufta.
10. Dëmet ndaj shqiptarëve në Jugosllavinë totalitare 1945-1999
Gjatë viteve 1945-1949 në viset shqiptare do të mbretërojë një pushtet racist jugosllavë, sepse çdo lëvizje elirë dhe çdo liri i nënshtrohej PKJ-ës dhe OZN-ës, përkatësisht UDB-ës së Vllada Zeqeviqit e pastaj A. Rankoviqit.Prap, sipas kritereve të llogaritjes së dëmeve që i ishin shkaktuar popullit shqiptar deri më 1950 del se ky popull ishte dëmtuar nga pushteti kolonial Serbian për 5 miliardë dollarë.
11.Sa dëme i shkaktoi shpërngulja e shqiptarëve në Turqi 1950-1966
Periudha nga viti 1950 e deri më 1966, është e mbushur me defromime të llojeve të papara të një pushteti totalitar sllavo komunist.Me të njetat medota sikurse Jugosllavia mbretërore, ajo titiste po e kolonizonte Kosovën me sllavë. Qysh më 1950 Jugosllavia do ta fillojë një metodë perfide kundër shqiptarëve duke i detyruar të regjistrohen si “turq”, pa e ditur asnjë fjalë të këtij populli. Në të njejtën kohë do t` i hap disa mundësi që të kontaktojë me Republikën eTurqisë për ta aktualizuar Konventën e vitit 1938, për deportimin e të gjithë shqiptarëve në Anadolli. Si një lloj ratifikimi do të sherbej e ashtuquajtura Marrëveshja Xhentelmene Tito -Kyprili më 1953, në Split. Nga kjo kohë, sidomos, deri në vitin 1966, i ashtuquajturi Shtabi I A. Rankoviqit, do t`i deportojë në Turqi, sipas Seksionit të pashaportave 412 000 shqiptarë, turq dhe boshnjak. Për ta intensifikuar shpërnguljen do të pasojë i ashtuquajturi aksioni I mbledhjes së armëve 1955/56; do të inskenohet Procesi I Prizrenit 1956; do të filloi fushata për mbylljen e shkollave më 1957, për të kulmuar një vit më vonë. Tërë pasuria e të shpërngulurve do të përvetësohet nga shteti dhe do t` u ndahet kolonistëve sllavë. Do të fillojë sllavizimi I institucioneve administrative. Bje fjala në Sekretariatin e Punëve të Brendëshme në tërë Kosovën punonin vetëm 19 shqiptarë, prej tyre vetëm një me fakultet, dy me shkollë të lartë, të tjerët me shkollë tetëvejqare, që do të thot asnjeri me shkollë të mesme.Por shqiptarët mos të harrohet se edhe në ato kushte e kishin adaptuar një “profesion” të turpshëm, për t`u marrë për pak para me shpiunim.Iu them publikisht, ruajuni se një ditë me siguri ato dokumente do të publikohën dhe çfar jeta do të kanë të afërmit e tyre?
Plaçkitja e pronave shqiptare deri në vitin 1966 llogaritet në 14 miliardë dollarë, sipas kriteriumve të llogaritura për Luftën e Dytë Botërore. Në vijim, deri më 1981 viset shqiptare sipas Bankës Nderkombëtare ishin të zhvilluara sa 31% e zhvillimit të viseve tjera të Jugosllavisë. Me fjalë tjera, viset shqiptare ishin shndërruar në një koloni moderne, ku mirret çdo gjë, nuk jipet asgjë,për progres.
12.Dëmet serbiane ndaj shqiptrëve 1981-1999
Gjatë vieteve 1981 e deri më 1999 pushteti kolonial Serbian në Kosovë i ka hapur 755000 dosje.I ka deportuar nepër botë një million shqiptarë.Pronën etyre e ka plaçkit në tërësi. Ushtria, policia dhe mercenarët paramilitar i kanë rrënuar 140 000 shtëpi dhe ndërtesa ndihmëse, kanë vrarë mbi 13000 civilë, prej tyre 1432 fëmijë (Shiqo: Nusret Pllana, Vrasja e fëmijëve në Kosovë),janë hapur 600 varreza masive janë diegur me mija biblioteka private, për të cilat nuk do të dihet kurrë, sepse pushteti i UNMIK-ut nuk ka lejuar të mblidhën dëmet e luftës.E vërteta është diegur deri në themel Arkivi i Bashkësisë Islame të Kosovës, ku kishte dokumente në osmanishte nga shekulli XIV-të, me një vlerë milliardëshe sepse aty ishin faktet se si ishte siellë pushteti okupator Serbian në viset e Arbërisë, nga Naisusi e deri në Dirahium. E vërteta, serbia fashiste më 1998/99 i bombardoi 1008 katunde shqiptare në Kosovë.
Nga viti 1981 e deri më 1999 Kosova ka qenë e programuar të ndryshojë struktura e popullsisë: 49% shqiptarë, boshnjakë, egjiptasë, romë dhe turq, ndërsa 51% serbë.Sipas rregulloreve për llogaritjen e dëmeve të luftës, Kosova do të dëmtohet nga sistemi kolonial serbomadh për 32 miliardë dollarë.
13.Serbia e dogji në tërësi shtypshkronjën e gazetës “KOSOVA SOT” në mars 1999
Me qëllim që shqiptarët dhe opininon botëror mos të informohën objektivisht, pushteti nazifashist serbian e dogji deri në themel shtyprshkronjët e gazetës kombëtare “KOSOVA SOT”. Ky akt barabar u ndërmorr në rrethnat e bombardimeve të NATO-s, gjithënjë me qëllim pët të propoganduar se dëmet po i shkaktojnë ata që luftonin për ta shpëtuar popullin shqiptar nga tri Programet gjenocidale: 1. Toka e djegur; 2. Koridoret përplasëse; 3. Patkoi. E vërteta, sot në Kosovë nuk botohet asnjë gazetë informative,pse?
Pas 10 qershorit 1999, ushtria, policia dhe sidomos njësitet speciale serbe do ta REGRUTOJNË një pjesë të civilëve serbianë që t` i shoqërojë populli si mburojë e gjallë derisa të largohen nga Kosova. Ky fenomen ndodhi si kopje që kishte ngja në Kroaci më 1995, ku kriminelët serbian të frigësuar i kishin marrë me veti gati të gjithë serbët. Por metoda e largimit të serbianëve kriminelë nga Kosovë gjatë qershorit 1999, më vonë do t` u përshkruhet se i kanë deprotuar forcat e UÇK-ës. Në fakt UÇK nuk e kishte as ma të voglin faj për këtë, sepse kriminelët serbët, duke u tërhekur me popullin mendonin se NATO-n do ta emocionojnë, shqiptarët do t` iakuzojnë dhe vetën do ta shpëtojnë nga ndonjë sulm “diverziv” shqiptar gjatë tërheqjes në shenjë hakmarrëje.E vërteta në ato rrethana, e tërë Kosova ishte nën mbikqyrjën e forcave të NATO-s dhe nuk kishte shansë teorike që askush ta dëmtojë dikend, pa u diktuar me kohë, sepse në Kosovë kishin ardhur ushtarët dhe oficerët më të përgatitur profesioalisht. Por intrigat serbiane, opinioni duhet mirë e drejtë t` i studioj, sepse në “Ollujen” Kroate, kanë vepruar në të njetën mënyrë, e që në bazë të argumenteve ata kriminelë që kishin bërë krime në Kroaci dhe Bosnje deri më 1995, të gjithë me urdhër të Ushtrisë dhe policisë e të Shtabit S, Milloasheviqit dhe Sheshelit e Arkanit, ishin tarnsferuar në Kosovë. Serbët kur ehumbën luftën edhe në Kosovë, të njejtat metoda i përdorën sikurse në Kroaci dhe Bosnje, duke marrë me veti civilë, për t` u shërbyer si mburojë fizike, e për t`i përdorur pastaj si strategji politike dhe diplomatiko-juridike, për akuza falso. E vërteta,të gjitha dëmet eluftës pas 15 qershorti 1999 shqiptarët i kanë lajmëruar në pushtetin kolonial modern të UNMIK-ut. Por, deri më sot nuk është dëmshpërblyer askush, sepse Serbia nuk është paditë si agresor, por janë paditë individët pa emër dhe pa aderesë, që do të thot se: UNMIK ka ardhur në Kosovë për t`i “barasvlerësuar llogaritë”, e për ta mbajtur në pozitë latente viktimnën me gjykatën e imponuar Speciale, në mënyrë që kujdestaria e fajeve t` u qëndrojë mbi kokë të gjithë shqiptarëve, pa dallim.Shtrohet tash pyetja, pse nuk kthehen disa familje serbe të shpërngulur në Kosovë qe 20 vjetë? Në rend të parë nuk kthehen spse iashin kolonist dhe në rend të dytë se kanë bërë krime monstruoze. Pra, nuk kthehen, sepse në rend të parë ata i kanë pasur gjithëmonë nga dy palë prona, i kanë duartë e përlyera me xhak të fëmijëve, pleqëve dhe plakave shqiptare, pra janë edhe pjesëmarrës në deportimin e 1 milion shqiptarëve jashtë Kosovës, sepse zynonin ta garbisin pronën e tyre, synonin serbizimin e Kosovës.
Ky realitet, do të thot se nga viti 1912 e deri më 1999, Serbët e kanë kolonizuar Kosovën edhe pse dihej se është vendi me popullsi ma të dendur në Ballkan. Dhe kur nuk kishte tokë të lire, pasi që u ndal shpërngulja më 1966, filluan të vijnë “intelketualë” si nëpunës dhe arsimatar apo udbash.Kjo shtresë arrinte në 67% të nëpunësve dhe arsimatrëve sllavë në Kosovë.E si të rrijnë ata në pronat ehueja kur e dinin se si janë siellë me vendasit.Ishte pra shansë e mirë për ta të tërhiqen me kriminelët si mburojë që I përdorën nga 10 e deri 25 qershor 1999.Studioni faktet nga Zyra e dokumentacionit të V. Odalloviqit, Z. Angjellkoviqit e kompanisë neofashiste, që kanë mbetur në Prishtinë. Në parafund i ftoj lexuesit ta lezojnë: “Komednin hyjnore” ku Dante Aligiri i cili prosiste: “Mos u besoni serbianëve. Ky popull bukpërmbysës promovon mberetër që falsifikojnë monedha, prandaj do t` i gjeni së bashku me grigjën e tyre popullore në fund të ferrit”. Realiteti: populli serbian 5 herë e ka votuar S. Miloshevin dhe sot e shanë vetëm pse nuk ua ka plotsuar synimet putiniste, sespe Putini do të avansohet në kriminel më të egër se Stalini dhe Hitleri së bashku.
Përfundim.
Serbia nga viti 1877 e deri më 10 qershor 1999 i ka shkaktuar popullit shqiptar 152 miliardë dollarë, shumë kjo që nuk do ta paguaj Serbia kurrë. Pse po e them këtë: sepse kryqzata evropiane i qëndron prapa në ilegalitet. Por ajo shumë besojnë shqiptarët se Serbisë do t` i qëndrojë në qafë, sa që një ditë do t` ia këputë qafën, prej së trashi!Në këtë kvotë nuk kanë hy dëmet që ijanë shkaktuar Shqipërisë Kontinetale si tërësi (pjesës së shqiptarëve në Maqedoni, Mal të Zi dhe Luginë të Preshevës). Shembulli ma eklatant i gjenocidit serbian është se Kosova si vedni më i pasur me resurse natryrore, nga viti 1950 e deri më 1989 e kishte zhvillimin sa 31% të mesatarës jugosllave. Për këtë praktikë koloniale nuk mund të flitet për vitet 1989-1999, sepse çdo gjë në këtë kohë i nënshtrohet politikës serbizimit, që do të thot se shfarosja e shqiptarëve ishte e programuar, me qëllim që të përseritet gjenocidi në Sanxhakun e Nishit, pa asnjë shqiptarë. Fakti, në anën tjetër se 1 000 000 shqiptarë u deportuan nga Kosova më 1989-1999, dëshmon për qëllimin e fundit të politikës “Naçertanisë”. Së dyti me programin: “Çka don Serbia”dhe programi: “Si të kthehet popullsia shqiptare në Kosovë nën 46%”, dokumente këto të botura nga vet serbianët, tregon qëllimin e tyre që ta mbyllin shekullin XX me zgjërime të reja territoriale. Ja faktet e deportimit shqiptarëve jashtë Kosovës: Në Shqipëri janë deportuar 507 800 shqiptarë; në Maqedoni janë deportuar 360 000 shqiptarë; në Mal të Zi janë deportuar 70 000 shqiptarë; në Turqi janë deportuar 18 000 shqiptarë dhe një numër simbollik turqish të deklaruar; në Bosnje Hercegovinë janë deportuar 21 000 shqiptarë dhe boshnjakë; në Kroaci janë deportuar 4000 shqiptarë; në Slloveni janë deportuar 3450 shqiptarë; në Francë janë deportuar 6300 shqiptarë; në Itali janë deportuar 10 000 shqiptarë; në Gjermani janë deportuar 14 000 shqiptarë; në Angli janë deportuar 3300 shqiptarë; në Suedi janë deportuar 7000 shqiptarë; në Norvegji janë deportuar 8000 shqiptarë; në Finlandë janë deportuar 2800 shqiptarë; në Danimarkë janë deportuar 2800 shqiptarë; në Belgjikë janë deportuar 9000 shqiptarë; në SHBA janë deportuar 6100 shqiptarë; në Kanadë janë deportuar 3200 shqiptarë; në Australi janë deportuar 3500 shqiptarë; në Zvicër janë deportuar 4100 shqiptarë; në Zelandën e Re janë deportuar 600 shqiptarë. Ka pasë edhe shpërngulje simbolike në Izrael. Të deprotuarit me dhunë nga pushteti nazifashist serbian janë 99, 8% shqiptarë. Kjo popullsi kryesisht shqiptare është deportuar në bazë të tri programeve: 1. “Toka e djegur”; 2. “Koridorët përplasëse”; 3. “Patkoi”.
Tri programet në tavolinë në mars 1991 në Karagjorgjevë
Këto tri programe ishin në tavolinat e Sllobodan Milosheviqit dhe Franjo Tuxhamnit, me rastin e Marrëveshjës (pazarit që ndodhi në mars 1991. (shiqo: “Dogovoreni rat”, u Karagjorgjevu, sekret shtetëror, e ka botuar Akademik Dushan Bilanxhiq, kroat-hb). Lidhur me këtë, në Karagjorgjevë në mars 1991 S. Millohsviqi foli i pari, duke shpalosur programin që ta, “Serbizojë Kosovën: duke deportuar 54% të shqiptarëve jashtë saj. Tuxhmani do ta pyetë Millosheviqin: Çka do të ndodhë me popullsinë shqiptare që do të mbetet në Kosovë. Mos do të provoni për t` i konvertuar sikurse më 1913, fenomen ai që ka ngja në Dukagjin.Mos doni në bashkpunim me Ibrahim Rugovën t` i konvertoni në katolikë? Millosheviq: Nuk dua ta kam një Kroaci katolike në Serbi. Nëse është skenar i I. Rugovës nuk vjen në konsiderim. Serbia do ta dali nga kjo luftë në tërësi ortodokse”. Miku im Akademik Dushan Bilanxhiq, do ta pyet me ironi Milloshin: “Mitingashët tuej në Lublanë kanë brohoritë: “Samo naredi Sllobodane içiqemo do Tirane. Mos është ky yrysh i tepërt? (Stenogramin e Marrëveshjës e posedonin: Akademik Dushan Billanxhiq, në Zagreb, Dr Millan Protiq në Beograd dhe Dr Stipe Shuvar në Zagreb.).
Në fakt ata politikanë Serbian që sot e kritikojnë S. Millosheviqin, psi që u dergua në Hagë,nuk e çortojnë atë, pse ka bërë gjenocidndaj shqiptarëve, por pse nuk e ka kryer detyrën e programuar deri në fund, pse nuk i ka shfarosur shqiptarët përnjëherë, por ka synuar në etapizim”. Shqiptarët pra duhet të mësojnë në bazë të hulumtimeve që i kam bërë për dy dekada kësaj historie gjakatare, dhe, mos të sillen kurrë ndaj të tjerëve si janë siellë serbët ndaj tyre. Kjo është porosia e këtijshkrimi.
Dhe, për ta parë se ku ishin serbianët me mentalitet dhe synime në dy dekadat e fundit të shekullit XX, po ua përkujtojë një artikulim të tyre, të publikuar në mjetet e informimit në Beograd. Fundi i fundit duhet ta shënojmë një marri kur Miliq Od Maçve theksonte se më 1989: “Nikolla Teslla ua ka dhuruar serbëve një patent, me të cilin do ta mposhtin tërë botën”. Pse mos të ironizojë se më 1992 e patën “zbuluar” një formulë të re, që “ishte” binjake me atë të Tesllës, madjeedhe më “rrënuese për armiqët e serbianizmit”. Ai patent paska ardhur jorastësisht në shtabin e vozhdit S. Millosheviqit dhe gjeneralit Velko Kadijeviq, i cili do të shkojë edhe në Moskë në ato rrethana për të bërë grusht shtet në vend. Natyrisht duke e përdorur formulën rrënuese kimike: “ Treqindë e njëmbdhejtë gram mut nga Gazimestani; 89 gram miekërr të patrirakut Pavle; 1 gram miekrra të popave tjerë”. Me atë masë urdhëronte “zbuluesi” duhet tri herë më e kryqua: Dibrica Qosiqin, Birisav Joviqin dhe gjeneralin Axhiq së bashku me kollovoxhët e Fushë Kosovës. Pas marrjës së dozës fillestare, me “jogurtin” e hudhur nepër tokë në Novi Sad dhe Lublanë, pason urdhëri i Enriko Josifit kur u thoshte: “Serbianë, e sulmoni tërë botën, ju do të fitoni kundër tërë botës dhe do ta fitoni e rrënoni: Tokion, Berlinin, Romën, Londrën, Zagrebin dhe Tiranën”. Më në fundky zbulim i rrenave industriale ua solli serbëve, me kualitet, kapitullimin në Kumanovë, pas tri luftërave të humbura, më 9 qershor 1999!
Ky shkrim iu kushtohet patriotëve: të cilët me aksionet e tyre, ia lëkundën themelet shvinizmit serbian!
Prishtinë, më 8 IV 2024
Diskutim rreth këtij postimi