Organizimi i ekskursioneve për nxënës është një bisnes mjaft fitimprurës për Agjensitë Turistike, por edhe për mësimdhënës dhe drejtorë të shkollave të cilët në tërë këtë aktivitet , siç thuhet në opinion, e kanë llogarinë e tyre.
Prindërit e maturantëve rrënqethen kur arrijnë fëmijët e tyre në vitin e fundit të shkollimit. Perveç pagesave të cialat janëtë detyruar t’i bëjnë për udhëtimin dhe vendosjen e fëmijëve të tyre, e që ushqimi dhe fjetja aspak nuk janë të përshtatshme, diku rreth 100 euro, me veti duhet ti sigurojnë edhe një shumë të caktuar të parave për harxhime shtesë , mandej edhe një shumë të caktuar duhet siguaruar për veshmbathje, e cila zakonisht iu duhet për një ekskursion të tillë ( duks, trenerka dhe patika), të cilat zakonisht nuk i kanë patur më parë. Mandej për shkak se është edhe viti i fundit i shkollimit duhet një shumë të konsiderushme të mjeteve të harxhohen për mbajtjen dhe organizimin e parambramjeve dhe në fund të vitit mbramjen e maturës, e cila zakonisht kërkon harxhime të konsiderushme, për vet mbramjen dhe garderobën të cilën duhet suiguruar. Pra, për prindërit është një ngarkesë e madhe sepse pothuajse gjatë gjithë vitit ballafaqohen me kërkesa të cilat iu duhet plotësuar fëmijve të tyre. Këto kërkesa, pra nuk jan aspak të vogla për buxhetin e një familje kosovare.
Fjala ekskursion rrjedh nga fjala latine excursio që do të thotë udhtim i shkurtër.
Ekskursioni është një udhëtim i organizuar nga një grup i njerëzve, i cili zakonisht bëhet në kohën e lirë, me qëllim arsimi, apo për aktivitet fizik, vizitë të një vendi, nganjëherë për punë dhe qëllimetë tjera. Ndërsa pikniku (fengjisht: pique-nique, anglisht: picnik) është njëformë e argëtimit dhe ngrënies jashtë objekteve të banimit, gjegjësisht në natyrë.
Me ekskursion mësimor nënkuptohet zhvillimi -mbajtja e mësimit jashtë objektit shkollor. Objektiv i ekskurzionit mësimor është arritja e njohurive të cilat duhen të arrihen , por që nuk mund të demostrohet në objektet shkollore.
Detyrë e ekskursionit mësiomor është që nxënësit njohuritë elementare nga disa tërësi mësiomoro-shkencore t’i përcjellin drejtëpërsëdrejt në hapsirë dhe në këtë mënyrë të arrijnë përceptime të kjarta dhe të arrijnë njohuri të përhershme.
Ekskurzioni mësimorështë formë e veprimtarisë jashtëshkollore.
Ekskursionet duhet të jenë në përputhshmëri me planprogramin mësimor, të planifikohen me kohë, d. m. th, në fillim të vitit shkollor, në mënyrë që të mund të jenë të realizueshme dhe duhet të kenë objektiva të caktuara mësimore.
Ekskursionet mësimore përbëjnë formë komplekse të udhëtimit i cili nënkupton aplikimin e metodave të ndryshme: Vëzhgimi i drejtpërdrejtë i hapësirës, bisedat hulumtuese, shfrytëzimi i instrumenteve të ndryshme, punimet hartografike, paraqitjet grafike, bisedat mësimore, referime, përshkrime, referate të nxënësëve,ese, etj.
Nxënësit gjatë ekskursionit zhvillojnë shoqërizozimin, solidarizimin, të organizuarit, tolerancën. Mandej tek nxënësi tekskurzioni ka rëndësi të madhe edukuese; zhvillon pikëpamjet shkencore mbibotën, ndjenjat estetike dhe emocionale.
Ekskursionet e kohëpaskohshme kontribuojnë në zhvillimin e oragnizmit të nxënësit, forcojnë dhe stabilizojnë jetën e tij emocionale.
Mësidhënësit gjatë ekskurzionit arrijnë të ngriten profesionalisht dhe t’i njohin nxënësit më mirë.
Si ndahen ekskurzionet ?
Sipas lëndës studimore ekskursionet mësimoremund të jenë:
• Tematike, të cilat organizohen me qëllim të përpunimit të përmbajtjeve të ndryshme ( gjeomorfologjike, klimatologjike, ekonomikogjeografike, demografike , pedologjike, urbanogjeografike, historike, kullturore e të ndryshme).
• Regjionale, oraganizohen me qëllim të vëzhgimit kompleks dhe studimit të ndonjë territori (kanë përbërje më të pasur,kërkojnë përgaditje të gjithanshme, organizim të mirëfilltë, organizim të vazhdueshëm të nxënësëve e tj.).
Në aspektin didaktik ekskurzionet mund tëorganizohen:
• Me qëllim të arritjes së njohurive të reja,
• Me qëllim të përforcimit të njohurive të arritura më herët,
• Me qëllim që njohuritë e arritura t’i aplikojnë në praktikë.
Për nga vendi se ku bëhet ekskurzionet ndahen në:
• Lokale, të cilat janë të lidhura me mjedisin gjeografik në të cilin gjindet shkolla dhe në vendbanimet më të afërta,
• Vendore, mbahen për çdo vit në fillim apo në fund të vitit shkollor, në kohëzgjatje rreth shtatë ditë, me qëllim të njohjessë hapsirave interesante të vedit tonë. Ndërkaq, në kohët e fundit vendet në regjion praktikojnë edhe daljen jashtë shtetit (ekskurzione profesionale).
Për nga kohëzgjatja ekskursionet mund të jenë:
• Në kohëzgjatje nga 1 deri 3 orë
• Gjysëm ditorë,
• Njëditorë,
• Disaditorë.
Motivimi i nxënësëve gjatë ekskurzionit
Motivim do të thotë nxitje, dëshirë për diçkatë caktuar, për qëllim të caktuar për të cilin shkohet.
Procesi i lëvizjes së aktivitetit për t’iarritur qëllimet e caktuara, drejtimi i aktiviteteve drejt objekteve tëcaktuara dhe rregullimi i mënyrës se si të veprohet, e quajmë motivim.
Përgaditjet për ta kryer ekskurzionin
Ekskurzioni mësimor, varësisht nga forma,ndahet në tri faza:
• Përgaditja, e cila përbëhet prej dy fazave. Punët përgaditore të mësimdhënësit dhe i agjensive, dhe përgaditja e nxënësëve.
• Kryerja e ekskurzionit
• Përfundimi
Me rastin e planifikimit profesional të ekskurzionit me rëndësi është të caktohet:
• Drejtimi i lëvizjes (itinerari),
• Zgjedhja e vendit të punës dhe objektet estudimit,
• Zgjedhja e formës dhe metotad e punës,
• Përgaditja e mjetejme mësimore përprezantimin e atyre pjesëve të cilat në teren nuk mund të vërehen.
Mësimdhënësi në kuadër të përgaditjes së tij duhet :
• Të kryej zgjedhjen e terenit i cili ofronkushte optimal për punë të nxënsësve
• Të përzgjedh terrenin të cilin vet e njeh mësë miri,
• Të hulumtoj gjithë literaturën për terenin e caktuar, me qëllim që sa më mirë t’i njoh me detajet dhe me informacionet e reja.
• Të përzgjedh objektet e rëndësishme në terenme të cilët do t’i njftoj nxënësit gjatë ekskursionit.
Mësimëdhënësi i përgaditë nxënsësit dhe injftonë me:
• Qëllimin, përmbajtjen, format e punës dhevendet për punë në teren
• Me kohëzgjatjen e ekskurzionit
• Me vendet ku do të tubohen në teren
• Me marshutën e detajizuar
• Me materialin përkatës hartogrfaik
• Me literaturë përkatëse.
Nxënësit duhet të përgaditen me:
• literaturë adekuate
• Material hartogrfaik
• referate
Analiza e ekskursionit
Analiza përfshinë pjesën profesionale dheteknike, dhe përshtypjet e përgjithshme dhe përfundimin.
Analizën e shkruar e përpilon udhëheqësi I ekskursionit i cili ia paraqet Këshillit të Arsimtarëve në afat brenda 15 ditëve nga dita e përfundimit .
Këshilli i Arsimtarëve e shqyrton raportin, jep opinionin e vet dhe përgaditë një raport përfundimtar për ekskursionin embajtur. Organ mbikqyrës i mbajtjes së ekskursionit duhet të jetë Këshili I arsimtarëve dhe drejtori i shkollës.
A duhet ndryshuar mënyrën e organizimit të ekskursioneve?
Organizimi i ekskursioneve mësimore kishte me qenë shumë më i mirë , sepse në këto ekskursione do të shkonin vetëm nxënësit e interesuar për të cilët nuk është me rëndësi vetëm argëtimi dhe shetitja. Në kuadër të programeve të tyre, p.sh. seksioni i historisë, do të organizonte ekskursion mësimor vetëm në Krujë dhe Lezhë, ai i Gjeografisë, vetëm Dajt dheLuginën e Valbonës, Biologët do të oraganizonin ekskursionin në Alpet Shqiptare etj, etj.
Ekskursinet më tëpër se njëditore duhet të oraganizoheshin disa herë gjatë vitit me paralele të ndryshme, e jo të gjitha përnjëherë. Si mund të organizohet një ekskursion i sukseshsmë për 900 nxënëstë një shkolle , kur duhet siguruar rreth 18 autobus, të sigurohet vendosja dhe ushqimi i tyre, mandej si do të ekzekutohet vizita e një kompleksi turistik menjë numër aq të madh të nxënësëve?!
Ekskursionet njëditore për klasët e IX- ta, duhet shikuar mundësia e organizimit sipas seksioneve, edhe atë edhe më herët, jo vetëm kur të dalin në klasën e IX-të sëbashku me nxënës anëtarë të seksioneve, pavarësisht se cilës klasë i përkasin. Për shembull, pse mos tëorganizohet një orë mësimore në Institutin Hidrometeorologjik me të gjithënxënësist e seksionit të gjeografëve siç e praktikon SHMU “Abaz Ajeti” që disa vite me radhë , apo edhe ekskursionin njëditor të organizuar vite më parë në Kalanë e Artanës me klasët e VI -ta.
Vetëm një shembulll, kur organizohen ekskursionet për klasët e IX-ta, kur të gjitha shkollat e Kosovës organizojnë marshutën dhe kohën e mbajtjes pothuajse të njëjtë në Prekaz, Mirushë dhe e përfundojnë zakonisht në Prizren, kur vështirë se mund të kontrollohet lëvizja e nxënësëve nga numri i madh i tyre. Ky nuk mund te quhet eskursion, por një tollovi e krijuar nga numri i madh i nxënësve nga të gjitha viset e Kosovës. Dhe, shtrohet pyetja se a është arritur efekti dhe qëllimi I eskursionit?!
Të themi se çështja e eskursioneve është shumëkomplekse dhe meriton një çasje studimore serioze.
(http://www.zemrashqiptare.net/news/32168/rp-0/act-print/rf-1/printo.html Me shkas botuar para 9 vteve)
Diskutim rreth këtij postimi