Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Serbi, z. Nevzad Lutfiu në profilin e tinj në facebok shkruan për pa knaqësinë që ka Këshilli Kombëtar Shqiptar, për shkelqjen e të drejtave të shqiptarëve në Serbi:
“Respektojeni kushtetutën” ishte thirrja që i bëmë sot Ministrisë së Brendshme të Serbisë.
Neni 77 i Kushtetutës së Republikës së Serbisë thotë: “Lidhur me punësimin në organet shtetërore, në ndërmarrjet publike, organet e krahinës, vetëqeverisjes lokale duhet të kihet parasysh përbërja nacionale dhe përfaqësimi proporcional i pakicave nacionale”.
Numri i policëve shqiptarë është tejet i vogël, madje shumë prej tyre janë afër pensionit.
As edhe një polic i pranuar në vitet e fundit nga komuniteti shqiptar.
I bëjmë thirrje Bashkësisë Ndërkombëtare që ta kenë vëmendjen tek gjendja e shqiptarëve në Serbi, sepse diskriminimini ka prekur kufinjtë e racizmit.
Diskutim rreth këtij postimi