Shkruan Akademik Feti Mehdiu
Viti 2020 shenon dy përvjetor të prof. Fehimit. 50 vjetorin e vdekjes(1970-2020) dhe 95 vjetorin e vënies së gurit të parë në themelin e Orientalistikës, në Ballkanin perëndimor. Studimet orientale në Ballkanin perëndimor: Beograd, Sarajevë, Prishtinë, Shkup, Zagreb, marshojnë shtigjeve që hapi prof. Bajraktareviqi në vitin 1926, në Fakultetin Filozofik në Beograd. Sivjet është edhe 100 vjetori i vdekjes së prof.. Hasllakut – për të cilin flet prof. Fehimi në kontributin që po e sjellim këtu.
Viti 1925 Fehimi filloi të ligjërojë Letërsinë persiane në katedrën e Letërsisë krahasimtare në Fakultetin Filozofik, ndërsa në vitin 1926, themeloi katedrën e Filologjisë orientale.
Kur përkujtova Sami Frashërin, në radhë lash prof. Bajraktareviqin, të cilin kam pas privilegjin të jem student i tij. Para se të evokoj ca kujtime, po sjelli një listë të kontibuteve të Prof. Bajraktareviqit për historinë shqiptare, veçanërisht të Kosovës.
Prfesori F. Bajraktareviq botoi në Enciklopedie des Islam, në Leiden, në vitin 1933 zërin Mustafa pasha Bushatliu, Shkupi, kurse në gjuhën serbe, në vitet 1933 deri në vitin 1967 ka botuar: Jedan savremeni persiski izvor o bitci na Kosovu,* Mustafa pasha Bushatli,* Jedna tajno pismo sulltana Bajezida prvog o bitci na polju Kosova,* Mnogi turski izvori tvrde da Kosovska bitka nije bila,* Jedan odvojeni prikaz Kosovske bitke,* Jos jedan turski prikaz Kosovske bitke,* Najveci balkanski leksleksikograf – Sami Frasheri,* të gjitha të botuara në vitet 1930-35, 1952-1967.
Unë në vjeshtën e vitit 1967, kam pas privilegjin të jem student i prof. dr. Fehimit, në Degën e Filologjisë orientale, në Beograd.
Ishte dita e merkur, kur prof. Fehimi duhej të fillonte mësimin nga lënda PERSISKA KNJIZEVNOST. E kisha dëgjuar emrin e tij edhe më parë, por nuk e kisha idenë se si ishte.
Në hyrje të Fakultetit – nga ana Studentski Trg, u paraqit një burrë i vjetër dhe nisi të ngjitej shkallëve për në katin e dytë drejt sallës nr. 11, ku duhej të mbanim mësim. Një zotëri me shkop të pleqëris ngjyrëkafe, kështu e kishte edhe sheshirin, e kam para syshë si sot, dhe me një ecje ngadal e me kujdes. Ai atëherë kishte, moshën që kam unë sot. Shkoi e u fut drejt në klasën e paraparë. Disa nga kolegët e mi kishin zënë vendet në klasë, kurse unë me disa tjerë, që nuk e njihnim profesorin, kur e pamë se hyri në klasë, u bindëm se ky qenka profesori jonë, hymë pas tij dhe u ulëm. Depërtonte një zhurmë nga lëvizjet e automjeteve nga jashtë, sepse ky është stacioni i fundit i autobusit nr. 26, nr. 28 dhe i trolejbusit, 13 dhe 26. Profesori e luti një kolegë – ashtu si e kishte ai traditë… “… ju lutem kolegë…a mund ta mbyllni atë dritare…!”
Kjo ishte ora e parë nga kjo lëndë dhe takimi im i parë me profesorin Fehim. Kjo orë kaloi në shenj njoftimi. U prezentu: Unë, tha, jam profesor Fehim Bajraktareviq, dhe qysh në këtë orë na tërhoqi vëmendjen, MOS MA SHKRUANI NË INDEX BARJAKTAREVIC. Atë ditë, ora e parë, kemi qenë nja 7 a tetë studentë. Gjatë prezentimit tonë, secilin e pyeste, cilën gjuhë të dytë keni zgjedhur. Shumica prej nesh u deklaruam se kemi marrë anglishten, disa frëngjisht, një rusisht dhe një gjermanisht. Pasi u njoftuam, nuk harroi të na tërhiqte vëmendjen, nga e cila e morëm vesh prof. Fehim Bajraktareviqi ka qenë student dhe kishte doktoruar në vitin 1918 në Fakultetin Filozofik në Wienë, për ju do të ishte më mirë sikur të kishit marrë gjuhën gjermane, si gjuhë të dytë. E dini, në gjuhën gjermane ka shumë studime të thellësishme për Orientin. Kështu përfundoi ora e parë.
Prof. Bajraktareviqi ishte i rregullt në ligjërata. Vinte me një linjë tramvaji a autobusi deri te stacioni i fundit Studentski Trg – ndërmjet fakultetit Filologjisë dhe Fakultetit të Shkencave të natyrë, ku gjendet edhe një park, e në skaj të parkut një TYRBE…e vogël.
Koleget e grupit tregonin kujdes për mantilin dhe sheshirin e tij, që ndonjë herë e mbante në tavolinë e herë herë e varte bashk me mantilin.
Mësimin e fillonte menjëherë, ashtu qetë e ndoj herë me ndonjë shaka gjatë mësimit por që ishte e lidhur me njësinë mësimore ose në përgjithësi me opinionin e orientit. Duke filluar ligjëratën, me kujdes, shpaloste skedat ku kishte ndonjë shënim, të cilat i mbante të mbështjellura në formë cilindrike shtrënguar me një llastik.
Ndodhi një herë që duke i shpalosur skedat që kishte përgatitutr për ligjërat, i ranë në dysheme disa pulla postare. Kolegëja E.B., që ishte në rreshtin e parë, i ndihmoi t`i mbledhi, por kur ia dha – me shaka shtoi: Profesor, po këto ç`janë, a qenke edhe filatelist, a?!
Profesori buzëqeshi, në mënyrën e vet dhe vazhdoi edhe ai me shaka, po, po, do të hapi një ekspozitë të hy në garë me filatelistët! Dhe shtoi: “ Kështu e ka pleqëria…për zbavitje i kam!”. Ne e shoqëruam me një qeshje simpatike dhe vazhduam mësimin.
Herën e fundit, që jam ulë ballë për ballë me profesorin Fehim, ishte data 2 tetor 1968, kur kam dhënë provimin Letërsi persiane. Pas gjeneratës time më nuk erdhi të mbajë mësim për shkak të moshës.
Ndërsa në shkurt 1970, në NOVO GROBLJE, NË KARABURM, parcela muslimansko groblje, kur i lash lamtumirën e fundit, me një grup të vogël kolegësh. Nga morgu – në kompleksin e varrezave – deri te varri e barti traktori special i morgut. E mbuluam dhe Hamdi efendija- imam i Beogradit, tha se gjenazen ia kanë falë, sa ishte në morg. Këtu ia thirri vetëm talkinin, që e dëgjuan me vëmendje, profesorët e Degës – ish nxënës të profesorit Bajraktareviq, por edhe dekani M. Mojasheviq, i cili pati edhe një fjalë lamtumirëse edhe prof. Marija Gjukanoviq – shefe e Degës së Orientalistikës.
Kështu u mbyllë një jetë e një njeriu të madh, një kolosi të dijes, që vuri themelet e një disipline shkencore me rëndësi të jashzakonshme për historinë e popujve të Ballkanit perëndimor, veçanërisht për boshnjakët dhe shqiptarët, për të cilët edhe sot e kësaj dite diskutohet në qarqe të caktuara, më shumë prapagandistike e politike se sa shkencore, si e pranuan këta fenë Islame.
***
Në kujtim të 50 vjetorit të vdekjes së profesor Fehimit….në shenj respekti për kontributet e tij, këtu do të sjelli në gjuhën shqipe punimin e prof. Bajraktareviqit si vijon:
FEHIM BAJRAKTAREVIQ
KRISHTERIMI DHE ISLAMI NËN OMBRELLËN E SULLTANËVE
Ku prezenton veprën e F. W. Hasluck, Vol. I-II, LXIV+887. Oxford, 1929.
“…prapë se prapë tradita e vendit, se cila xhami ka qenë më përpara kishë, nuk është përherë e saktë…”
Ishte shprehur arkeologu anglez Frederik Viljem Hazllak (1878 – 1920)
pas një periudhe të gjatë hulumtimesh arkeologjike në hapësirat islame të Azisë, në veprën e përmendur, në vitin 1929.
dhe prof. Fehimi vazhdon…
Historia dhe folklori jonë, në periudha të caktuara, qëndrojnë në raporte aq të ngushta me historinë turke, sa mund të thuhet se njohja e tyre mund të jetë shumë e dobishme për ekspertët tanë për të dyja fushat. Mirëpo, derisa historisë turke iu ka kushtuar mjaft kujdes, në Turqi edhe në Evropë, folklori turk ka mbet krejtësisht i pa jithmonë . Tek tash, në kohët më të reja Turqit fillojnë të punojnë edhe në këtë drejtim. Si argument i atyre përpjekjeve serioze, në vitin 1929, u paraqit revista e parë për folklor në Stamboll HALK BILGISI HABERLERI.
Në Evropë ka pas një far interesimi për folklorin turk, por ai material ishte i shpërndarë nëpër revista të ndryshme, udhë përshkrime dhe botime të ngjashme. Thënë më shkurt, deri tash nuk ka pas ndonjë vepër më të madhe e serioze.
Këtë zbrazëti të ndjeshme e plotësojnë në një masë të madhe dy libra bukur vëllimore me titullin e lartpërmendur. Autori i tyre nuk është turk, as ekspert i turkologjisë, por është një anglez Frederik Viljem Hazllak (1878 – 1920), me profesion arkeolog klasik.
Në këtë cilësi ai ka udhëtuar në vitet 1889 nëpër Greqi, Turqi dhe vende tjera përreth. Më 1906 u emrua bibliotekist i Shkollës Britanike në Atinë. Nga viti 1913, kur e vizitoi Konjën (Iconiumin e vjetër, në Azinë e Vogël), filloi të interesohet në mënyrë të veçantë për marrëdhëniet e ndërsjella të krishterëve dhe muslimanëve në sulltanatin Turk dhe kohën më të madhe ia kushtoi studjimit të tyre. Fryt i atyre studimeve është kjo vepër, të cilën pas vdekjes së tij të hershme e botoi, me shumë kujdes, e veja e tij, zonja Margareta Hazllak.
Vepra përmban rrafsh jithmonë të artikuj, shumica prej tyre të botuar edhe më parë në revista të ndryshme profesionale.
Në këto studime Hazllakun më së shumti e kanë tërhequr dy çështje themelore:
1. si janë transformuar disa jithmonë krishtere në ato muslimane
2. si duket historia popullore turke (popullare dhe fetare), sidomos në lidhje me krishterimin.
Prandaj të gjithë artikujt në këtë vepër, sipas përmbajtjes reale, mund të ndahen në dy grupe kryesore.
Në grupin e parë hynë tekstet për transformimin e shejtërive krishtere në islam dhe e kundërta; këto janë shtruar në fillim të librit të parë ( Kreu I – X), dhe në fillim të librit të dytë (Kreu XXV – XXXVIII).
Grupin e dytë të artikujve e përbëjnë “studime për historinë turke popullore (dhe popullare) dhe religjionin; e këto vinë pas artikujve të grupit parë në të dy vëllimet(d.m.th. Kreu XI – XXIV, në librin e parë, dhe Kreu XXXIX – LX, të librit të dytë).
Brenda këtyre kornizave, autori ka prezentuar dhe ka sqaruar një varg traditash dhe bestytënish, si edhe ka vërtetuar ose ka hedhur poshtë një mori legjendash. Me qëllim që lexuesit të marrin një pasqyrë sa më të plotë për veprën e Hazllakut, e shohim të nevojshme që secili kapitull i tij, apo studim, të përmendet, qoftë krejt shkurtazi, kurse ato që neve na duken më të rëndësishëm dhe më interesant t`i prezantojmë më gjërësisht.
Së pari do të flasim për artikujt e grupit të parë.
I
Me sa shihet në dhjet kapitujt e parë, Hazllaku studion transformimin e shejtërive të krishtera në ato muslimane dhe e kundërta. Këto janë mendimet bazë të tij lidhur me këtë. Traditat fetare lokale, nuk është me doemos të ruhen për jithmonë, me çdo kusht. Gjallërojnë vetëm aq sa janë kushtet e përshtatshme për te. Invazioi i huaj dhe çdo ndërhyrje e madhe sociale mund t`i fshijë tëra traditat, kurse ndërrimi i popullatës në një rajon më të madh, sigurisht, i çrrënjos të gjitha. Nuk mund të argumentohet se shenjtërit e rëndësishme muslimane në Azi të Vogël janë trashëgimtare të traditës së krishterë. Shenjtërit pagane kanë kaluar në krishterizëm shkallë shkallë, pa ndonjë valë të fuqishme. Prandaj është e logjikshme që shenjtëritë pagane të ruhen më lehtë e më mirë në krishterim se sa ato të krishterat në Islam.
Në natyrën e gjitha gjërave ekziston fakti se në fare pak raste mund të argumentohet apo të besohet “transformimi i kultit”. Duhet pasur kujdes gjithkund a e kanë trashëguar muslimanët kultin e krishterë: “materialist” apo “ spiritualist”, do të thotë, a e kanë marrë vetëm ndërtesën, gjegjësisht vendin, apo në të njëjtën kohë edhe ndonjë besim të më hershëm, ndonjë adet apo ndonjë të shenjt nga religjioni i hershëm.
Të gjithë shembujt e transformimit të “shenjtërive” apo i shtypjes së shenjtërisë” , autori i trajton në tri kategori:
– shenjtëri të qytetit
– shenjtëri të fshatit, përkatësisht provinciale
– shenjtëri natyrale
I*
Tek shembulli i kategorisë së parë, kisha kryesore, pas ngadhënjimit shndërrohet në xhami kryesore – (Aja Sofja në Stamboll, etj.), por ka raste, shton autori, kur kisha nuk shndërrohet në xhami nga motive thjeshtë fetare, por më shpesh dhe kryesisht nga ato politike, madje dhe personale. Megjithëse turqit zakonisht në çdo qytet kur e venin nën kontrollin e tyre, merrnin, të paktën, një kishë për xhami, prapë se prapë tradita e vendit, se cila xhami ka qenë më përpara kishë, nuk është përherë e saktë.
II. Mirëpo kur muslimanët merrnin nën pushtet disa kisha të qytetit, përballeshin me fatkeqësi të ndryshme, të cilat të krishterët i konsideronin si mrekulli, ndërsa muslimanët si fenomene mbinatyrore: minaret e ngritura tek kishat e rrëmbyera rrëzoheshin vetvetiu ose i godiste reja, në kishë paraqiteshin “exhinët” shpirtërat e (këqinj), etj., por përkundër kësaj kisha nuk u kthehej të krishterëve, por (kur ishte ndoj rast i rëndë e serioz) dedikohej për ndonjë shërbim tjetër të shenjt…shih tekstin integral në https://drfetimehdiuwordpress.com
Nga: Srpski Knjizevni Glasnik,
Përktheu F. Mehdiu
Diskutim rreth këtij postimi