Dardania Press
E hënë, 17 Nëntor, 2025
  • BSBS
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori
No Result
View All Result
Dardania Press
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori
No Result
View All Result
Dardania Press
No Result
View All Result
Home Uncategorized

32 milionë euro për të akuzuarit e Speciales / Vjen reagimi i ashpër – kjo është kërkesa urgjente

“Të ndalet menjëherë financimi i avokatëve të shtrenjtë për të akuzuarit që janë milionerë”, thotë Osman Ferizi.

24 Korrik, 2025
in Uncategorized
17 1
0
Osman Ferizi

Osman Ferizi

20
SHARES
252
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Në një përgjigje dhënë gazetës Bota sot, Ministria e Drejtësisë, e cila menaxhon fondin shtetëror për të akuzuarit nga Dhomat e Specializuara, zbuloi se deri më tani janë shpenzuar mbi 32 milionë euro për mbrojtjen e të akuzuarve nga Gjykata Speciale. Që nga 5 nëntori i vitit 2020, Hashim Thaçi, ish-president i Kosovës, Kadri Veseli, ish-kryetar i PDK-së, Rexhep Selimi, ish-shef i Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, dhe Jakup Krasniqi, ish-kryetar i Kuvendit, po akuzohen nga Gjykata Speciale edhe për vrasjen e kundërshtarëve politikë, anëtarë të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe përkrahës të presidentit historik, Ibrahim Rugova.

E ndaj këtij lajmi ka reaguar ashpër Osman Ferizi, ish-kryetar i Degës së LDK-së dhe Shoqatës Kulturore “Sali Çekaj” në Gjermani, ai dhe njëri nga pjesëtarët e grupit të armatosur të dhjetorit 1991.

Sipas tij, 32 milionë euro për të akuzuarit në Hagë nuk është drejtësi, por është tradhti e amanetit të luftës.

“Me indinjatë të thellë e mora lajmin se Ministria e Drejtësisë ka konfirmuar zyrtarisht se janë shpenzuar mbi 32 milionë euro nga buxheti i shtetit për mbrojtjen juridike të të akuzuarve në Hagë. Këta persona nuk janë në Hagë për të mbrojtur luftën e UÇK-së, por për të dhënë llogari për vrasje politike të shqiptarëve, për eliminim të veprimtarëve të LDK-së dhe shkatërrim të parimeve mbi të cilat u ngrit liria. Dhe për këtë, shteti nuk ka asnjë arsye t’i mbrojë, e aq më pak t’i financojë! A është kjo drejtësi? Jo! Kjo është shkelje mbi gjakun e dëshmorëve dhe fyerje për të mbijetuarit!”, shprehet Ferizi.

Për fund, Ferizi kërkon që menjëherë të ndalet ndihma shtetërore për të akuzuarit e Speciales.

Sipas tij, shteti duhet të jetë në anën e viktimave, jo e avokatëve të krimit.

“Kërkesat e mia publike: Të ndalet menjëherë financimi i avokatëve të shtrenjtë për të akuzuarit që janë milionerë dhe nuk përfaqësojnë as idealin dhe as pastërtinë e luftës. Të konfiskohet pasuria e tyre e pajustifikueshme dhe të rikthehet në shërbim të invalidëve, dëshmorëve dhe familjeve të tyre. Të ndërtohet një sistem i drejtë për kujdes dhe respekt ndaj atyre që vërtet sakrifikuan – e jo ndaj atyre që e përdhosën luftën për interesa personale. Kosova nuk mund të ndërtohet mbi mashtrim dhe harresë. Shteti duhet të jetë në anën e viktimave, jo e avokatëve të krimit. Lufta ishte për çlirim, jo për plaçkë. Liria ishte për të gjithë, jo për disa. Drejtësia është për të vërtetën, jo për të pasurit”, përfundon Osman Ferizi për “Bota sot”.

/bota sot/

Discussion about this post

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Qazim Haziri: Djaloshi që u dogj me benzinë për s‘gjalli

Qazim Haziri: Djaloshi që u dogj me benzinë për s‘gjalli

15 Gusht, 2024
Gjenocidi serbo-malazez në krahinën e Bihorit në natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve të arkivave shqiptare (I)

Gjenocidi serbo-malazez në krahinën e Bihorit në natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve të arkivave shqiptare (I)

0
Gjenocidi në krahinën e  Bihorit në Natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve arkivore shqiptare (II)

Gjenocidi në krahinën e  Bihorit në Natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve arkivore shqiptare (II)

0
PRESIDENTI I REPUBLIKES SE SHQIPËRISË, SHKELQËSIA E TIJ Z. ILIR META MË 30 QERSHOR 2022 DEKOROJ PRIJËSIT E SANXHAKUT

PRESIDENTI I REPUBLIKES SE SHQIPËRISË, SHKELQËSIA E TIJ Z. ILIR META MË 30 QERSHOR 2022 DEKOROJ PRIJËSIT E SANXHAKUT

0
Dervish Mitrovica – delegat në Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë (1912)

Dervish Mitrovica – delegat në Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë (1912)

0
Italia hap hetime për “safaris njerëzorë”: Evropa po bën sikur nuk e di të vërtetën që e njeh prej tre dekadash

Italia hap hetime për “safaris njerëzorë”: Evropa po bën sikur nuk e di të vërtetën që e njeh prej tre dekadash

15 Nëntor, 2025
REGJISTRIMI I HIMNIT KOMBËTAR NË SHBA

REGJISTRIMI I HIMNIT KOMBËTAR NË SHBA

14 Nëntor, 2025
Sanxhaku i Pazarit të Ri dhe Kongresi i Berlinit (1878): Fillimi i ndarjes së trojeve shqiptare dhe i tragjedive moderne në krahinën  e Sanxhakut!

Sanxhaku i Pazarit të Ri dhe Kongresi i Berlinit (1878): Fillimi i ndarjes së trojeve shqiptare dhe i tragjedive moderne në krahinën  e Sanxhakut!

14 Nëntor, 2025
Kosova përfiton rreth 64 milionë euro nga BE në kuadër të IPA

Pengesa sistemike ndaj shqiptarëve në Luginë dhe viset tjera: Serbia po përdor administratën si mjet politik

14 Nëntor, 2025
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori
info@dardaniapress.net

© 2020 Dardania Press - Powered by AA.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori

© 2020 Dardania Press - Powered by AA.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

Fill the forms bellow to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In