E diel, 24 Nëntor, 2024

23 vjet nga Beteja e Kosharës

Beteja e Kosharës, njëra ndër betejat më të përgjakshme dhe më heroike të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e udhëhequr nga Brigada 138, në krye të së cilës ishte komandanti Agim Ramadani më, 9 prill të vitit 1999, sot shënoi 23 vjetorin e saj.

29
SHARES
360
VIEWS

Thyerja e kufirit në mes të Kosovës dhe Shqipërisë përveçse ishte një fitore morale për UÇK-në, ajo i hapi rrugë furnizimit me armatim dhe mbështetje logjistike për shumë zona të luftës në Kosovë.

Në aspektin strategjik beteja e Koshares kishte rëndësi të veçantë jo vetëm në marrjen dhe pastrimin e kufirit, por edhe krijimit të prapavijës së qëndrueshme për mbështetje dhe operacione logjistike, ndihmë mjekësore.

Beteja e Koshares mbetet një nga përballjet më të suksesshme të forcave të UÇK-së për vetë faktin e bilancit e të vrarëve nga pala e armikut, dhe me efektin që pati ky sukses në forcimin e besimit të popullsisë së zonës tek UÇK-ja dhe aleatët e saj. Kjo betejë u bë motiv për shtimin e radhëve të vullnetarëve që i bashkoheshin UÇK-së në front.

Ndryshe me rastin e këtij përvjetori, t sot u mbajt manifestimi “Ditët e Shqipës”, ku prezent ishte  Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

Me këtë rast Osmani, në ora 11:15, bëri homazhe në Kompleksin Përkujtimor në Koshare, si dhe në ora 12:00 u zhvillua manifestimin qendror.

Diskutim rreth këtij postimi

Welcome Back!

Login to your account below

Create New Account!

Fill the forms below to register

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.