Të shpërndarë duke studiuar në 17 qytete të rajonit dhe më gjerë, në 56 drejtime të ndryshme studimi.
Këtë vit Këshilli Kombëtar Shqiptar po mbështet me bursë 756 studentë (400 studentë nga Presheva, 347 nga Bujanoci, 8 nga Novi Pazari dhe 1 nga Medvegja).
Ky projekt i bursave studentore, i mbështetur financiarisht nga Qeveria e Republikës së Kosovës, është një investim konkret në dijen, të ardhmen dhe qëndrueshmërinë e shqiptarëve në Luginën e Preshevës dhe Sanxhak.
Krenar dhe i nderuar që në javët e ardhshme do të nënshkruaj pagesat për secilin prej tyre – duke lehtësuar barrën ekonomike të mbi 700 familjeve shqiptare, dhe duke mbështetur brezin e ri të profesionistëve që do të jenë nesër shtylla e kombit tonë.
???? ????????Faleminderit Qeverisë së Republikës së Kosovës, Kryeministrit Albin Kurti, zv. Kryeministrit Besnik Bislimi dhe gjithë stafit qeveritar për përkushtimin e pashoq ndaj shqiptarëve të Luginës!
#Bashkë, për më shumë Kosovë???????? dhe Shqipëri???????? në Luginë.
Përditë, vazhdimisht – angazhim dhe veprim! ????
Diskutim rreth këtij postimi