Dardania Press
E premte, 11 Korrik, 2025
  • BSBS
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori
Nuk është gjetur asgjë
Shikoni Të Gjitha
Dardania Press
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori
Nuk është gjetur asgjë
Shikoni Të Gjitha
Dardania Press
Nuk është gjetur asgjë
Shikoni Të Gjitha
Home Sanxhaku

Reportazh për Pazarin e Ri: Gjuha shqipe po kthehet aty ku ishte ndërshekuj

Profesoresha e gjuhës shqipe, Shpresa Ibishi, ligjëruese e kursit e entuziasmuar shprehet:” Që kur isha studente e kisha ëndërr dhe qëllimi im ishte ta kthej gjuhën shqipe në këto troje. Me hapjen e zyrës së KKSh në Pazarin e Ri u hap një vend ku takoheshim në aktivitete të ndryshme dhe aty kam treguar se çfarë mendohem të realizoj.

13 Qershor, 2024
in Sanxhaku
32 3
0
Reportazh për Pazarin e Ri: Gjuha shqipe po kthehet aty ku ishte ndërshekuj
40
SHARES
497
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter
Reportazh për Pazarin e Ri. Foto nga Sadije Aliti.
Reportazh për Pazarin e Ri. Foto nga Sadije Aliti.

Qyteti i Pazarit të Ri frymon me përditshmërinë, me një gërshetim kulturash, traditash e fatesh, të së shkuarës e të së tashmes që u bënë ballë kohërave, frymon lehtë me rrjedhën e lumenjëve e kurorën e maleve për rreth që kanë shumë histori brenda tyre. Historia është shkruar e rishkruar e rishkruhet, gjuha është pasuri e gjuha shqipe i kthehet indentitetit të saj që e kishte ndër shekuj në këtë rajon. Orët për mësimin e gjuhës shqipe kanë nisur të realizohen në Pazar të Ri. Në një mëngjes morëm ato kilometra të gjatë për të vizituar dhe për të marrë pjesë në një orë të kursit të gjuhës shqipe. Vargjet e poezisë së bukur nga rilindasi Naim Frshëri, ishin të shënuara në tabelë, e të cilat filluan të shënohen në fletoret e kursistëve, e zbukuronin klasën e improvizuar karshi flamurit kuq e zi me shkabën dykrerëshe në hapësirat e zyrës.

” Gjuha jonë sa e mirë!

Sa e ëmbël sa e gjerë

Sa e lehtë sa e lirë!

Sa e bukur sa e vlerë!”

E ku ka tingëllimë më të bukur e më të ëmbël se këto vargje për atë që i lexon, i dëgjon e që të rrënqeth trupin e të mbush zemrën plot.

Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve (KKSh) në Pazar të Ri ka hapur përfaqësi të zyrës dhe qëllimi i veprimit të zyrës është për të mbrojtur të drejtat e shqiptarëve në Sanxhak, për ta ruajtur indentitetin, kulturën dhe traditën kombëtare. Granit Hyseni angazhimin e tij në Zyrën e Këshillit e bën në mënyrë vullnetare, në punë sekretariati e me organizime, puna më e madhe është bërë në organizimin e grupeve të kurist të gjuhës shqipe. “Jemi drejtuar Qeverisë së Kosovës, Ambasadës së Shqipërisë në Beograd për ndihmë, po deri më tani nuk kemi marrë mbështjetjen e nevojshme presim nga ta që të jenë  më bashkëpunues më zyrën, pasi veprimtaria e Këshillit është në përputhshmëri më ligjet edhe kushtetutën shtetërore, kemi shumë plane por na duhen financa, me buxhet të dobët nuk mund të realizojmë, shpresojmë dhe dëshirojmë në bashkëpunime frytdhënëse”-thotë Graniti.

Profesoresha e gjuhës shqipe, Shpresa Ibishi, ligjëruese e kursit e entuziasmuar shprehet:” Që kur isha studente e kisha ëndërr dhe qëllimi im ishte ta kthej gjuhën shqipe në këto troje. Me hapjen e zyrës së KKSh në Pazarin e Ri u hap një vend ku takoheshim në aktivitete të ndryshme dhe aty kam treguar se çfarë mendohem të realizoj. Ka qenë kursi i gjuhës shqipe në fillim, por ishte on-line, ka interesim për kurse me prani fizike. Kur më telefonoi z.Granit Hyseni nga zyra e KKSh në Pazarin e Ri dhe ende pa e mbaruar mirë pyetjen unë i thash që do të punoj dhe të fillojmë menjëherë të hënën”. Ajo punon në mënyrë vullnetare dhe me shumë dashuri e me një mikëpritje të veçantë shqiptare.

Interesimi i kursistëve për të mësuar gjuhën shqipe është i madh, grupi numëron mbi 25 kursistë të moshave dhe profesioneve të ndryshme duke filluar prej 18 deri në moshën 70 vjeçare, të ndara në tre grupe, ka nxënës të gjimnazit, student të lëmive të ndryshme, profesoresha të gjuhëve të huaja, mjek, arkitekt, punonjës juridik, inxhinier e të tjerë. Mungojnë tekstet,  kanë porositur  libra sa për fillim sepse çmimi i tyre është i shtrenjtë e Zyra nuk ka buxhet ti mbulojë vetë këtë shpenzim, sepse gjithçka është siguruar me mjete vetanake, tabela, fletore.  Janë në pritje të ardhjes e pajisjes me libra, ku edhe ora mësimore do të zhvillohet më lehtë. “Falënderojmë kryetarin e KKSh z.Nevzat Lutfiu, për lejen që mësimi të mbahet në zyrën e KKSh, jam shumë e privilegjuar, kam nderin dhe kënaqësinë që jam mësuesja e parë e Gjuhës Shqipe në Pazarin e Ri në shekullin 21”-shprehet me shumë dashuri profesoresha.

Duhet një rizigjim i ndërgjegjes, një kthesë e kokës edhe nga këtë copëza të atdheut ku frymohet e flitet shqip, të kujtohen e të ndihmojnë me punë konkrete se gjuha është ajo që mban gjallë kombin, është vazhdimësi e jetës dhe e breznive ndër shekuj.

 

Hapja e zyrave në Pazar të Ri shpresë për ringjallje

Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve (KKSh) në Pazar të Ri ka hapur përfaqësi të zyrës së Këshillit në vitin e kaluar, qëllimi i këtij Këshilli është komunikimi më i lehtë me bashkëkombësit që jetojnë në këtë qytet por edhe në qytetet edhe vendbanimet afër Pazarit të Ri e në Sanxhak. Kjo zyrë drejtohet nga aktivistja që e ka ngritur zërin e  çështjes shqiptare në këtë rajon, Amina Nuraj. Zyra merret me qëllimet dhe problematikat me të cilat merret edhe Luginën e Preshevës, përkatësisht mbrojtjen e drejtave dhe realizimin e kërkesave të qytetarëve bashkëkombës. Selia e Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve është në Bujanoc, ndërsa Këshilli deri tani ka hap zyra në Preshevë, Medvegjë dhe e njëjta është hapur edhe në Pazar të Ri. Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve është institucioni i tretë kombëtar që vepron në këtë qytet, pasi krahas Këshillit Kombëtar të Boshnjakëve, kohë më parë zyra atje ka hapur edhe Këshilli Kombëtar i Goranëve.

Në kuadër të këshillit janë realizuar aktivitete të ndryshme, data të shënimit të festave kombëtare e fetare, dreka tradicionale ku janë prezentuar ushqime tradicionale shqiptare. Janë organizuar promovime të librave të ndryshëm dhe aktivitete të tjera kulturore, shpërndajre e dhuratave për fëmijë për festat e fundvitit. Kështu është filluar, shpresohet të hapet edhe një kopsht fëmijësh në gjuhën shqipe sepse ka interesim, por duhet të sigurohet objekti dhe të gjitha kushtet e nevojshme për një çerdhe  fëmijësh të moshës parashkollore.

Këto janë nisma që orientojnë në ngritjen e ndërgjes së fjetur për kthim në indet të gjuhës e të gjakut kombëtar, historia është e jona.

Shkruan: Sadije Aliti

/portalb.mk/

Diskutim rreth këtij postimi

  • Aktuale
  • Komentet
  • Të reja
Të parët e mi ishin shqiptarët,unë nuk mund të jem tjetër veçse një shqiptar, një shqiptar krenar!

Të parët e mi ishin shqiptarët,unë nuk mund të jem tjetër veçse një shqiptar, një shqiptar krenar!

17 Shtator, 2023
Qazim Haziri: Djaloshi që u dogj me benzinë për s‘gjalli

Qazim Haziri: Djaloshi që u dogj me benzinë për s‘gjalli

15 Gusht, 2024
Gjenocidi serbo-malazez në krahinën e Bihorit në natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve të arkivave shqiptare (I)

Gjenocidi serbo-malazez në krahinën e Bihorit në natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve të arkivave shqiptare (I)

0
Gjenocidi në krahinën e  Bihorit në Natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve arkivore shqiptare (II)

Gjenocidi në krahinën e  Bihorit në Natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve arkivore shqiptare (II)

0
PRESIDENTI I REPUBLIKES SE SHQIPËRISË, SHKELQËSIA E TIJ Z. ILIR META MË 30 QERSHOR 2022 DEKOROJ PRIJËSIT E SANXHAKUT

PRESIDENTI I REPUBLIKES SE SHQIPËRISË, SHKELQËSIA E TIJ Z. ILIR META MË 30 QERSHOR 2022 DEKOROJ PRIJËSIT E SANXHAKUT

0
Dervish Mitrovica – delegat në Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë (1912)

Dervish Mitrovica – delegat në Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë (1912)

0
Presdetja Osmani-Sadriu takon Ndihmës Sekretarin e Shtetit në detyrë, Brendan Hanrahan!

Presdetja Osmani-Sadriu takon Ndihmës Sekretarin e Shtetit në detyrë, Brendan Hanrahan!

10 Korrik, 2025
GRATË DËSHMORE TË UÇK-SË:   ADILE BAHTIR RAMA – JASHARI (10.5.1957 – 5.3.1998)

GRATË DËSHMORE TË UÇK-SË: ADILE BAHTIR RAMA – JASHARI (10.5.1957 – 5.3.1998)

10 Korrik, 2025
LETËR PUBLIKE

LETËR PUBLIKE

3 Korrik, 2025
Reflektim për ç’ka prezanton Defender 2025 për Shqiptarët mikpritës !

Kisha Greke dhe nazistët Gjermanë janë bashkëautorë të genocidit Grek 1944-1945 ndaj Shqiptarëve të Çamërisë

28 Qershor, 2025
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori
info@dardaniapress.net

© 2020 Dardania Press - Powered by AA.

Nuk është gjetur asgjë
Shikoni Të Gjitha
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori

© 2020 Dardania Press - Powered by AA.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

Fill the forms below to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In