Në rrugët e Novi Pazarit, pas urdhrit të mbrëmshëm të Ministrit të Policisë, Aleksandar Vulin, gjendet një prani e shtuar e policisë, transmeton “Novosti”.
“Qytetarët e Novi Pazarit nuk e meritojnë të jetojnë në një qytet ka vrasje, ku mund të mbani armë pa u ndëshkuar, të qëlloni, ku mund tashkelni ligjin. Ligji është i njëjtë për të gjithë dhe mbron të gjithë qytetarët tanë në çdo pjesë të Serbisë,” vuri në dukje Vulin dje pas një takimi me shefin dhe udhëhesqëait e Administratës së Policisë në Novi Pazar, thuhet në deklaratën e lëshuar nga Ministria e Brendshme.
Pjesëtarët e njësive speciale në qendër dhe në hyrjet e qytetit të Novi Pazarit ndalojnë dhe kontrollojnë bagazhet e makinave.
Në tre ditët e mëparshme, qytetarët u shqetësuan nga dy të shtëna dhe një xjerrje arme nga beli, për deri sa disa persona u plagosën, raporton portali Nova.rs.
Në këtë mënyrë, policia kujdeset për qytetarët e Novi Pazarit dhe sigurinë e tyre. transmeton sandzacke.rs
Diskutim rreth këtij postimi