Fshati është i tipit të shpërndarë , në grupe dhe lagje të vogla. Lagjet e fshatit janë: Erevenicë, Mrlijeshi dhe Trebezhnina. Pjesët e tjera kryesore të fshatit quhen me këto emra: Senokos, Molina (lutje), Repishta, Gushalica, Bashtinë, Kuçishtja e vjetër, Shtëpit e Bibajve (livadhe), Okutnjicë, Debelak, Konjusi, Zekavica, Klisura dhe Hum (mal), Prroni i Migrovaçit, Prroni i Llazit, Kodra e Stajevës, Selina, Gllavica, Pollica, Podi i Basinitë, Varnicë, Borovicë, Sekunjaçë.
Burimet kryesore janë: Studenac në Konjus Trebezhinë, Çulevinë, Buçë, Bisovinë.
Sipa autorit Lutovac, migrimi i fundit më i madh ishte pas çlirimit të Toplicës në 1878, siç thot nga shtypja që i kanë bërë shqiptarët, e kursesi nuk e potencon faktin se Toplica duhet banuar me serb, për shkak të dëbimit të shqiptarëve nga këto treva. Thjesht ëashtë më shumë se e kjart se kjo pjesë duhet populluar sepse ishte e zbrazur nga shqiptarët.
Ata erdhën më herët në Dollovë:
Të fisi Kuç (Halilajt-Haliloviqët, Çollakët-Çoloviçët dhe Sylajt- Suliqët) (30 shtëpi). Paraardhësit e tyre emigruan nga Rzhanica e Epërme . Ishin shtatë vëllezër, kështu që dy qëndruan në Dollovë dhe të tjerët shkuan në afërsi të Novi Pazarit (në Petrovë, Jançë dhe Vërbasiq). Numërojnë nga imigrimi shtatë breza.
Pak më vonë Kuçët, emigruan edhe Gegiqi (10 k.).
Gegajt (Gegiqët) (10 shtëpi) po ashtu janë ardhur më vonë.
Prediqët 5 shtëpi, të lagjes Ervenicë, thonë sa janë në lidhje gjaku me Gegajt.
Në katundin e Ervenicës thonë se kanë lidhje me Gegajt Ata pothuajse e përqafuan Islamin; varrezat e tyre të lavdishme të krishtera janë në Monicë (Kisha).
Prekajt janë të fisit Shkrel (5 shtëpi) Fillimisht u vendosën në Debelak, pastaj në Çardaçinë dhe në fund afër Gllavicë. Ata kanë të afërm në Bolare dhe Doliq të Peshterit të Epërm., mbiemri i të cilëve është Qopë.
– Gusia (Gusinjci) (5 sht.), erdhën njëqind vjet më parë nga Gucia.
-Kolashinëti (Llukaçët) (5 sh.)
-Marinkoviqët (5sht) dhe:
-Drndarët (3 sht) erdhën pas vitit 1878 nga rrethina e Kolashinit dhe u vendos në shtëpitë e serbëve të cilët më pas u shpërngulën në Toplicë.
-Pepiqët -Pepajt janë të fisit Lajqi të ardhur nga Rugova (2 sh)
Në Dollovë jetojnë 277 banorë të moshës madhore , mosha mesatare e popullsisë është 29,1 vjet (29,5 m i 28,7 f. Në vendbanim ka 90 ekonomi familjare, mesatarje e antarëve 5,17.
Ky vendbanim në tërësi është i banuar me boshnjak. Në tre regjistrimet e fundit vërehet rënie e popullsisë.
Përbërja etnike sipas regj të viti2002. | ||||
---|---|---|---|---|
Boshnjak (nga viti 1990) | 464 | 99,79% | ||
i pa njohur | 1 | 0,21 % |
Demografia[1] | ||
Viti | Banorë | |
1948. | 631 | |
1953. | 708 | |
1961. | 783 | |
1971. | 725 | |
1981. | 713 | |
1991. | 614 | 614 |
2002. | 465 | 530 |
Burimi: Milisav L. Lutovac “Rozhaje dhe Štavica – kërkime antropogjeografike” botuar nga SANU në vitin 1957, Departamenti i Shkencave Sociale.
Diskutim rreth këtij postimi