Frika nga një lidhje jo vetëm komunikatave por edhe kulturore dhe fetare të cilën pushteti serb qysh në vitet e 80-ta e quante me emrin “ Transversalja e gjelbër” si duket kanë heqë dorë sanxhakasit.
Derisa para dhjetë viteve politikanët serbë dhe ata boshnjak në pushtet në Beograd bënë gara me premtimet e tyre se do të bëjnë gjithçka që Sanxhakun ta lidhin me autostradën e Adriatikut , lideri fetar, e jo vetëm fetar Myftiu i Sanxhakut Zukorliq u mundua atëherë mos të ndej duarkryq.
Pasi tashmë kishte formuar Akademinë Boshnjake dhe nëpër qendrat e ndryshme botërore po hapë përfaqësitë “kulturore” qëllimit të tij për “ta krijuar autonominë” po ia shton edhe njështyllë shumë të rëndësishme – për t’i ngjallë ndjenjat e biznesmenëve boshnjak kudo që ishin.
Para 10 viteve.Myftiu Zukorliq kishte bashkuar biznesmenët jo vetëm nga Sanxhaku, por nga gjitha anët ku jetojnë dhe veprojnë sanxhakasit dhe formoi Asociacioni e Biznesit të Sanxhakut. Në Frankfurt të Gjermanisë atëherë mblodhi kreun e biznesmenëve me prejardhje nga Sanxhaku dhe krijuan bordin udhëheqës në krye me biznesmenin e njohur Sarajevas me prejardhje nga Sanxhaku Hako Duleviq.
Në këtë takim u analizua plani dhe aktiviteti i këtij asociacioni për vitin 2012. Gjithashtu në këtë takim u analizuan edhe kushtet teknike dhe administrative për hapjen e tenderit ndërkombëtare për studimin e fizibiliteit për ndërtimin e autostradës Sarajevë – Novi Pazar. Me këtë rast udhëheqësia e këtij asocioacioni vizitoi disa biznesmen të Sanxhakut të cilët punojnë dhe veprojnë në Kassel dhe Offenbach të Gjermanisë. Por nga krejt kjo si duket Duleviq do të kënaqet me ngritjen e “Pešter sahat-kula”në venbanimin Rasno të rrafshanltës së Peshterit.
Diskutim rreth këtij postimi