Dardania Press
E hënë, 15 Shtator, 2025
  • BSBS
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori
No Result
View All Result
Dardania Press
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori
No Result
View All Result
Dardania Press
No Result
View All Result
Home Lugina e Preshevës

U dorëzua në procedurë parlamentare Rezoluta për gjenocidin e Srebrenicës

Grupi parlamentar "Lugina e Bashkuar - SDA Sanxhak" s. Pas aprovimit të vendimit përfundimtarë me të cilin aprovohet denimi i përjetshëm i kriminelit të luftës, Ratko Mladiq, është koha që Kuvendi i Serbisë të deklarohet për pranimin e gjenocidit të Srebrenicës.

9 Qershor, 2021
in Lugina e Preshevës, Sanxhaku
17 1
0
U dorëzua në procedurë parlamentare Rezoluta për gjenocidin e Srebrenicës
21
SHARES
262
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter
Teksti i Rezolutës si në vijim:
Duke rrespektuar dhe pranuar Vendimet e Gjykatës ndërkombëtare të Drejtësisë dhe Tribunalit ndërkombëtarë për krime lufte për ish-Jugosllavinë,
Me qëllim të kthimit të besimit ndërnacional, ndërtimit të paqës afatgjate, sigurisë, bashkëpunimit dhe besimit midis popujve,
Duke shprehur pietetin dhe rrespektin më të thellë ndaj viktimave të popullit boshnjak të rënë në gjenocidin e Srebrenicës,
Grupi Parlamentar “Lugina e Bashkuar – SDA Sanxhak”, Kuvendit të Republikës së Sërbisë i
propozon
REZOLUTËN PËR GJENOCIDIN E SREBRENICËS
1. Dënohet ashpër gjenocidi në Srebrenicë.
2. Dënohët cilido mohim i këtij gjenocidi.
3. Data 11 Korrik shpallet Dita e Përkujtimit të gjenocidit në Srebrenicë.
4. Gjykohet çfarëdo glorifikimi i krimeve të luftës dhe kriminelëve të dënuar.
5. Shprehet keqardhje për të gjitha viktimat e pafajshme të luftërave në hapësirat e ish Jugosllavisë dhe familjet e tyre dhe ftohen të gjitha shtetet fqinje të vazhdojnë të sigurojnë drejtësi dhe mbështetje të përhershme ndaj të mbijetuarve dhe viktimave të dhunës seksuale.
6. Dëshmohet vendosmëria e shtetit të parandalojë gjenocidin dhe krimet tjera të rënda dhe konfirmon qëndrimet e dokumentit final të Samitit botëror të vitit 2005 për përgjegjësinë e mbrojtjes së popullësisë nga gjenocidi, krimet e luftës, pastrimi etnik dhe krimet kundër njerëzimit.
7. Garantohet ratifikimi dhe implementimi i plotë i Konvetës mbi parandalimin dhe dënimin e krimeve të gjenocidit, krimeve të luftës, spastrimit etnik dhe krimit kundër njerzimit dhe aprovohen ligjet e nevojshme për përmbushjen e obligimeve nga kjo Konventë.
8. Mbështeten përpjekjet për kryerjen e hetimeve dhe procesuimin e të gjithë të akuzuarve për gjenocid në Srebrenicë, ndërsa obligohet që do të shfrytëzohen të gjitha mjetet dhe mekanizmat të cilat ndodhen në dispozicion që të kryhen hetimet dhe të procesohen gjithë përgjegjësit.
9. Theksohet rëndësia përmbajtësore e pajtimit e cila është e bazuar në dialog, ballafaqim me të kaluarën dhe përkushtim për arritjen e drejtësisë dhe mbështetjen e viktimave, si bazë për të forcuar dhe siguruar stabilitetin dhe prosperitetin e rajonit.
10. Obligohet shteti për zhvillimin e programeve edukative përmes të cilave gjeneratave të ardhshme do t’ia rikujtojnë cilat janë leksionet e nxjerra nga gjenocidet e kaluara, krimet e luftës, pastrimi etnik dhe krimet kundër njerëzimit me qëllim të mospërsëritjes së tyre.
11. Vërtetohet rëndësia e leksionit mbi mossuksesin që të parandalohej gjenocidi në Srebrenicë, siç është përmendur në Raportin e Sekretarit gjeneral të Kombeve të Bashkuara në përputhje me rezolutën Asamblesë së përgjithshme 53/35 dhe vendosë që me kohë dhe në mënyrë efikase të veprohet në parandalimin e përsëritjes së tragjedive të këtij lloji dhe për këtë qëllim të përdorë të gjitha mjetet në dispozicion.
12. Merret qëndrim që shkelja e të drejtave të njeriut dhe pakicave mund të jenë tregues të hershëm të mundësisë së gjenocidit dhe në këtë aspekt obligohet ky Kuvend të aprovojë ligjet dhe akte të tjera obligative të cilat padyshim do të garantojnë mbrojtjen dhe realizimin e plotë të të drejtave të njeriut dhe pakicave dhe do të siguroj pakicave kushte për realizimin e të drejtës për ekzistencë politike, barazi dhe dinjitet.

Discussion about this post

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Qazim Haziri: Djaloshi që u dogj me benzinë për s‘gjalli

Qazim Haziri: Djaloshi që u dogj me benzinë për s‘gjalli

15 Gusht, 2024
Gjenocidi serbo-malazez në krahinën e Bihorit në natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve të arkivave shqiptare (I)

Gjenocidi serbo-malazez në krahinën e Bihorit në natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve të arkivave shqiptare (I)

0
Gjenocidi në krahinën e  Bihorit në Natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve arkivore shqiptare (II)

Gjenocidi në krahinën e  Bihorit në Natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve arkivore shqiptare (II)

0
PRESIDENTI I REPUBLIKES SE SHQIPËRISË, SHKELQËSIA E TIJ Z. ILIR META MË 30 QERSHOR 2022 DEKOROJ PRIJËSIT E SANXHAKUT

PRESIDENTI I REPUBLIKES SE SHQIPËRISË, SHKELQËSIA E TIJ Z. ILIR META MË 30 QERSHOR 2022 DEKOROJ PRIJËSIT E SANXHAKUT

0
Dervish Mitrovica – delegat në Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë (1912)

Dervish Mitrovica – delegat në Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë (1912)

0
LIRIA KA FYTYRËN EDHE TË  GRUAS SHQIPTARE

LIRIA KA FYTYRËN EDHE TË  GRUAS SHQIPTARE

15 Shtator, 2025
Analizë akademike nga Sarajeva: Qendra e rëndesës së Kosovës dhe pse çdo lojë destabilizuese e Beogradit është e destinuar të dështojë

Analizë akademike nga Sarajeva: Qendra e rëndesës së Kosovës dhe pse çdo lojë destabilizuese e Beogradit është e destinuar të dështojë

15 Shtator, 2025
Albin! Edhe Asociacioni e edhe Autonomia na e bankroton shtetësinë!

Si do ta mirëpriste Amerika një “Lidhje të Re të Prizrenit” me dimensione panshqiptare? 

11 Shtator, 2025
150-Vjetori i Lidhjes së Prizrenit

150-Vjetori i Lidhjes së Prizrenit

11 Shtator, 2025
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori
info@dardaniapress.net

© 2020 Dardania Press - Powered by AA.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori

© 2020 Dardania Press - Powered by AA.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

Fill the forms bellow to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In