Dardania Press
E hënë, 19 Maj, 2025
  • BSBS
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori
Nuk është gjetur asgjë
Shikoni Të Gjitha
Dardania Press
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori
Nuk është gjetur asgjë
Shikoni Të Gjitha
Dardania Press
Nuk është gjetur asgjë
Shikoni Të Gjitha
Home Lugina e Preshevës

SHAIP KAMBERI: Një vështrim i gjendjes të të drejtave të njeriut në Serbi me rastin e 10 Dhjetorit – Ditës ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut

“Të qenit i lirë nuk nënkupton vetëm heqjen e zinxhirëve, por nënkupton të jetosh në atë mënyrë që e respekton dhe përnaltëson lirinë e të tjerëve” VIDEO

10 Dhjetor, 2020
in Lugina e Preshevës
31 1
0
SHAIP KAMBERI: Një vështrim i gjendjes të të drejtave të njeriut në Serbi me rastin e 10 Dhjetorit – Ditës ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut
37
SHARES
461
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

VIDEO URL

Zoti kryetar,
Zonja dhe zotërinjë deputet,
Të nderuar qytetarë,
Sot është 10 dhjetori, Dita ndërkombëtare e drejtave të njeriut, ku me aprovimin e Deklaratës Universale mbi të drejtat e njeriut në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, në vitin 1948, për herë të parë është pranuar e drejta për „jetën, lirinë dhe sigurinë – pa asnjëfar dallimi“.
Dita të cilën bota e shënon si përkujtues se të gjithë qeniet njerëzore lindin të lira dhe janë të barabarta në dinjitet dhe të drejta.
Sikur çdo vit, kjo ditë është mundësi që të kemi një vështrim edhe për situatën në vend. Për fat të keq Serbia nuk mund të krenohet me rezultatet e arritura në raport me pritshmëritë e gjithë qytetarëve të sajë për realizimin e të drejtave të njeriut.
Sot, ballafaqohemi, në mes tjerash, edhe me mosrrespektimin e të drejtave të garantuara, mungesë të dialogut publik, tolerancës, të drejtës së shrehjes dhe pranimit të mendimit kritik.
Përderisa shteti-partia është partikularë, universinaliteti na mbetet i përbashkët.
Si njerëz që jemi, brenda nesh kemi individin me të drejtat dhe liritë e veta.
Respektimi i të drejtave të njeriut asnjëherë nuk është radhitur në prioritetet e shtetit edhe përfaktin që të drejtat e njeriut perceptohen si koncept imperial i Perëndimit në realizim e të cilave insistojnë organizatat joqeveritare për shkak fondeve që përfitojnë.
Serbia, pas shpartallimit të Jugosllavisë, është shndrruar në shtet etno-nacional e homogjen i cili përjashton kompromisin me pakicat.
Marrëveshja me pakicat është e domosdoshme për t’u përkrahur e rrespektuar shumëllojshmëria kulturore dhe etnike.
Presioni politik dhe ekonomik, cenzurimi, kanë prodhuar media joprofesionale. Numër i madh i mediave është shndrruar në mjet të propagandues të qeverisë.
Presioni, cenzura, shpërndarja e të pavërtetave dhe gjysëm të vërtetave, krijimi i realitetit paralel, trillimi dhe fyerjet ndaj kundërshtarëve të vërtetë e të imagjinarë të regjimit me metoda staliniste, vulgarizimi i fjalës së shkruar e të shprehur, mohimi i krimeve të luftës dhe diskriminimi i grupeve të ndieshme, janë përditshmëri e Sërbisë së sotme.
Raporti i Komisionit dhe Këshillit të Evropës konstaton që përfshrirja dhe inkuadrimi i qytetarëve dhe shoqërisë civile në procesin e marrjes së vendimeve në Sërbi është shumë e ulët, që paraqet edhe një problem dhe pengesë të madhe drejt aplikimit të plotë të standardeve të të drejtave të njeriut në nivelin shtetëror.
Mungesa e pakuptueshme e përparimit në sferën e sundimit të ligjit, luftës kundër korrupsionit dhe lirisë së mediave e karakterizojnë vitin 2020 si vit pa asnjë kapitull të hapur në bisedimet për anëtarësim në BE.
Në veçanti sulmohen të gjithë ata që shprehin qëndrim kritik mbi Qeverinë, sikurse edhe ata të cilët angazhohen për përballje me të kaluarën e dhunshme dhe me korrupsionin. Target i sulmeve janë mediat e pakta që kanë mendim kritik ndaj Qeverisë.
Mungesa e sundimit të ligjit pamundëson, përkundër presionit public të shoqërisë, funksionimin e institucioneve në përgjithësi, e të gjyqësorit në veçanti. Rrënimi i idesë së profesionalizimit të institucioneve vazhdon dhe sot, duke marrë dimensione katastrofike.
Volunterizmi dhe politizimi partiak ka shndrruar institucionet shtetrore në bastion të përparimtarëve. Kampanja kundër asaj pjese të shoqërisë civile e cila përfaqëson vlerat evropiane (sundimin e ligjit, të drejtat e njeriut, luftën kundër mosndëshkimit për krimet e luftës) zgjasin në kontinuitet dhe sa I përket përmbajtjes nuk paraqesin ndonjë risi.
Edhe gjatë këtij viti, Qeveria e Republikës së Serbisë nuk ka ndërmarrë pothuajse asnjë veprim konkret për ta përmirësuar gjendjen e të drejtave të njeriut dhe minoriteteve.
Nënpërfaqësimi i minoriteteve në sektorin publik, ndalimi ligjor i simboleve kombëtare për shqiptarët, mosnjohja e diplomave të Kosovës në Serbi megjithë zotimin e marrë nga marrëveshja e 4 shtatorit në Washington nga Presidenti Vuçiq, ndryshimi antikushtetues i strukturës etnike në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë në emër të ligjit për pasivizimin e vendbanimeve, janë vetëm disa nga rastet konkrete të shkeljeve të të drejtave të njeriut dhe minoriteteve.
Të respektuar qytetarë,
Tridhjetë vjet pas rënies së sistemit monist edhe gati se njëzet vjet pas 5 tetorit, Serbia mbetet ende larg nga ndërtimi i një Republike demokratike, moderne dhe qytetare.
Larg nga Republika e qytetarëve të barabartë.
Nga një Republikë që lufton shtypjen e diskriminimin ndaj Tjetrit, pavarësisht nëse Tjetri është gruaja, opozitari, romi, muslimani, agnostiku etj.
Larg nga Republika që siguron trajtim të barabartë për punëtorin, të papunin, të varfërin, të pashkolluarin, të sëmurin, të pensionuarin, siç e trajton të pasurin e të pushtetshmin.
Për fund, nacionalizmi ekstrem i cili ka dominuar viteve të nëntdhjeta të shekullit të kaluar, vetëm ka ndryshuar trajtën. Koncepti etnonacionalist I shtetit nuk nënkupton ndërtimin e shtetit stabil dhe efikas, e aq më pak shoqërisë moderne.
Prandaj Serbia është shteti i “papërfunduar” në ndërtimin e sajë, sepse edhe më tej nuk është zgjidhur çështja e ardhmërisë së saj.
Për shkak të aspiratave territoriale të cilat ende janë të fuqishme, Serbia nuk është në gjendje të përfundojë integrimin e saj të brendshëm.
Por, ndryshe nga pushteti, ne, opozitarët partiakë dhe qytetarë, le t’i referohemi Nelson Mandelës që thoshte se : “Të qenit i lirë nuk nënkupton vetëm heqjen e zinxhirëve, por nënkupton të jetosh në atë mënyrë që e respekton dhe përnaltëson lirinë e të tjerëve”.
Por për këtë, nuk mjafton vetëm një pushtet tjetër, por edhe një Republikë tjetër.
Për shkak të këtyre dukurive që ngadalsojnë rrugën drejtë anëtarësimit në BE, pyetja e ime për Qeverinë e Republikës së Serbisë është : Cilat janë masat të cilat Qeveria do ti ndërmarrë mbi eliminimin e pengesave rrugëtimin e mëtutjeshëm dhe më të shpejtë drejt anëtarësimit të plotë në BE ?
Faleminderit
Tags: 10 DhjetoritDitës ndërkombëtare të të Drejtave të NjeriutSDA SandxhakuShaip Kamberi

Diskutim rreth këtij postimi

  • Aktuale
  • Komentet
  • Të reja
Të parët e mi ishin shqiptarët,unë nuk mund të jem tjetër veçse një shqiptar, një shqiptar krenar!

Të parët e mi ishin shqiptarët,unë nuk mund të jem tjetër veçse një shqiptar, një shqiptar krenar!

17 Shtator, 2023
Qazim Haziri: Djaloshi që u dogj me benzinë për s‘gjalli

Qazim Haziri: Djaloshi që u dogj me benzinë për s‘gjalli

15 Gusht, 2024
Gjenocidi serbo-malazez në krahinën e Bihorit në natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve të arkivave shqiptare (I)

Gjenocidi serbo-malazez në krahinën e Bihorit në natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve të arkivave shqiptare (I)

0
Gjenocidi në krahinën e  Bihorit në Natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve arkivore shqiptare (II)

Gjenocidi në krahinën e  Bihorit në Natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve arkivore shqiptare (II)

0
PRESIDENTI I REPUBLIKES SE SHQIPËRISË, SHKELQËSIA E TIJ Z. ILIR META MË 30 QERSHOR 2022 DEKOROJ PRIJËSIT E SANXHAKUT

PRESIDENTI I REPUBLIKES SE SHQIPËRISË, SHKELQËSIA E TIJ Z. ILIR META MË 30 QERSHOR 2022 DEKOROJ PRIJËSIT E SANXHAKUT

0
Dervish Mitrovica – delegat në Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë (1912)

Dervish Mitrovica – delegat në Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë (1912)

0
“Flamuri i Kosovës dhe Kosova Republikë sot u valvitën në Beograd”!

“Flamuri i Kosovës dhe Kosova Republikë sot u valvitën në Beograd”!

19 Maj, 2025
Shoqata “SALI ÇEKAJ” prezanton ushqimet tradicionale shqiptare

Shoqata “SALI ÇEKAJ” prezanton ushqimet tradicionale shqiptare

19 Maj, 2025
NEXHIB ALI DRAGA – POLITIKAN I SHQUAR E NJERIU MË I DITUR I KOHËS

NEXHIB ALI DRAGA – POLITIKAN I SHQUAR E NJERIU MË I DITUR I KOHËS

18 Maj, 2025
26 vite nga zhdukja e Ukshin Hotit

26 vite nga zhdukja e Ukshin Hotit

16 Maj, 2025
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori
info@dardaniapress.net

© 2020 Dardania Press - Powered by AA.

Nuk është gjetur asgjë
Shikoni Të Gjitha
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori

© 2020 Dardania Press - Powered by AA.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

Fill the forms below to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In