Për sa i përket qëndrimit kardinal lidhur me Asociacionin e komunave serbe e cila herë pas here ngritë kokën , qoftë edhe e provokuar nga i dërguarit e BE. Ju e shihni tashmë si Lëvizja VV mori në qeveri si një çështje në të cilën duhet të ballafaqohemi, apo përshkruhet për shkak të vendimit të gjykatës kushtetuese , ai është një çështje e mbyllur?
Jo, vetëm, por gjithsesi gjykata kushtetuese dhe 21 shkelje që janë aty , janë çështje thelbësore për të mos diskutuar ajo çështje, por është edhe konceptualisht çështje tjetër se si do të funksionojë platforma e dialogut, se nuk bënë ndryshe. Gjatë këtyre viteve që nga 2011, nga gjykata ndërkombëtare e drejtësisë, vendimi për pavarësinë e Kosovës që kishte kërkuar vet Serbia, është luajtur në terrenin e brendshëm të Kosovës. Asociacioni, çështja e veriut, çështja e trenit, çështja e aeroplanëve.. Të gjitha këto dhe kjo është bërë për qëllim për të mos folur asnjëherë për shqiptarët e Medvegjës që po zhduken nga aty. Ose për kushtet jashtëzakonisht të vështira ekonomike e sociale që i kanë shqiptarët në Presheve e Bujanovc, Ose të mos hapet fare ideja shqiptarëve në Sanxhak. Çështje të cilat vërtetë janë të hapura. Çështjet si puna e të pagjeturve që po bëhen 20 vite ne ende kemi varreza masive në Serbi dhe ato bëjnë hapjen sa herë që donë ta tensionojnë situatën në Kosovë. Për ti ikur obligimeve Serbia ka hedhur topin këtu duke e bërë çështjen të pikës së rëndesë s së çështje absolut jo relevante. Sepse centralizimi etnik nuk ka treguar në asnjë shtet sukses të funksionaliteti. Dhe këtë e dimë mirë ne.
Ekziston një perceptim sipas së cilit Serbia do të arrijë në një moment ta njoh pavarësinë e Kosovës por duke fituar diçka. Kjo diçka , është e përgatitur Lëvizja Vetëvendosje për lëshuar diçka?
Serbia ka fituar shumë çka, deri tani. Me planin e Ahtisarit serbët në Kosovë kanë të drejtat si asnjë grup etnik si askund në botë. Absolutisht. Ne duhet kuptuar se Serbia ka bërë gjenocid në Kosovë, Po ti lejohej , sot Kosova do të ishte njië tokë e shkretuar pa asnjë shqiptarë në të. Do të thotë ka fituar faktin se sot është ulur në tavolinë për të diskutuar dhe nuk është një shtet i dënuar për gjenocidin që ka bërë.
Serbia gjithashtu ka përfituar rikthimin në arenën ndërkombëtare dhe respektin nga bashkësia ndërkombëtare duke mos u përgjigjur fare për ato që ka bërë edhe në shtete tjera në Ballkan. Tani , çuar donë më Serbia nga Kosova, territor.
Koncesionet në asnjë mënyrë nuk janë pranueshme për Lëvizje Vetëvendosje?
Jo unë mendoj për veç që janë për Lëvizja VV , janë edhe për shqiptarët. Sepse duhet të përfundojmë historinë tonë për ti ndier më të vegjël se Serbia dhe gjithmonë ne duhet të bëjmë kompromise.
Në fakt toka e okupuar në Serbi jugore duhet të jetë çështje e hapur edhe në Bruksel edhe Berlin edhe në Londër Sepse janë shqiptarët e mbi 600 fshatrave që janë pastruar. Ajo është histori e jona. Të njëjta edhe siç janë edhe fshatrat e Greqisë. Tani këto janë çështja e që Serbia nuk don që të hapen, duke krijuar probleme përbrenda Kosovës, apo duke dizajnuar koncepte si Mini Shengeni etj. Që nuk lejojnë barazinë e plotë të Kosovës me Serbinë.
Ju besoni që në marrëveshjen e shkurtit ku pikërisht ky element i Mini Shngenit mund të shfrytëzohet duke qenë se nuk kemi të bëjnë me bashkimin doganor por partneritet në mes të vendeve të rajonit të Ballkanit?
Mini Shengeni është i vdekur. Zotimet në Uashington janë vdekura , Sepse nuk kanë asnjë peshë kushtetuese. Nuk është retifikuar asgjë në Kosovë, dhe qeveria ose Presidenti Tramp i cili ka shtyrë me çdo kusht nuk është më në Shtëpinë e Bardhë[
Këtu nuk ka më qeveri jo legjitime që ka qenë e gatshme të bëjnë të gjitha kompromise vetëm për të mbetur në pushtet. Sepse kjo është çështje për brenda mbështjelljes së idesë që ne duhet të pranojmë çfarëdo që na thotë ndokush që konsiderohet mik e që ne e njohim shumë mirë që Amerika është miku yn, brenda kësaj ka qenë nji interes i vetëm kapja e shtetit dhe mbrojtja e llogarive këtu brenda rrjeteve që kontrollojnë ekonominë e vendit tregtinë dhe bordet e instruksioneve Këtu ka qenë qëllimi jo të jemi mirë me Amerikën . Ajo nuk i do as servilët as të korruptuarit.
A shini më shumë, a prisni më shumë raporte transatlantike shumë më shumë të ngrohta që mund të influescojnë direkt në mënyrën se si do të zghjidhet njohja e Kosovës nga Serbia dhe anasjelltas?
Po, unë që kemi një dritare për një vit ku Uashingtoni, Berlini dhe Brukseli mund të jenë të sinkronizuar si asnjë herë më parë në këto 15 vite të fundit për të arritur tek një zgjidhje afatgjate në Ballkan që tejkalon Kosovën. Sepse unë mendoj që gjithashtu tentimi për ta zhagitur -prolonguar procesin e Kosovës, ka edhe një qëllim për B dhe H në anën tjetër. Dhe ajo është një bombë e kurdisur, nëse mund të themi në B dhe H duke tentuar që t’i rëndohet pop boshnjake mundësia për të jetuar dhe që ata të largohen nga ai territor., e një ditë të bëhet e pamundur që të funksionoj shteti. Unë jam i bindur që ky trekëndëshi që përmenda Uashington Berlin Bruksel është i vetë dijshëm që nuk do të ketë nji integrim të Ballkanit për brenda procesit të integrimit evropian ashtu siç duhet nëse vazhdojmë të lejojmë që këto politika retrograde në 90 që dikur zbatoheshin me taksa e me luftë, tani të bëhen nëpërmjet këtyre makinacioneve të inxhinjeringut politik që po ndodh këtu.
Është nji fakt i madh në Maqedoninë eve ndodhi ndryshimi, në Kosovë u hoqën ata që mbajtën peng shtetin dhe këtu po frymon demokracia dhe unë mendoj që rajoni do të ketë një vështrim tjetër ndaj proceseve që po ndodhin në Ballkan. Rrjedhimisht Brukseli do të duhet që të rikalibroj politikën dhe qëndrimet e veta ndaj Ballkanit.
Diskutim rreth këtij postimi