REPUBLIKA E SHQIPËRISË
UNIONI SHQIPTAR I SHOQËRISË CIVILE
NR.36 Prot.
Tiranë, 17.05.2021
Lënda: .
Drejtuar: Z. Joe Biden, President i Shteteve të Bashkuara të Amerikës
I nderuar Z. President Joe Biden,
Me ndjenjë të lartë përgjegjësie qytetare dhe me shqetësim të madh kemi ndjekur zhvillimet politike në Kosovën Lindore, në tri komunat e banuara nga shqiptarë, në Medvegjë, Bujanoc dhe Preshevë.
Prej shumë vitesh, në këto komuna, janë shkelur në mënyrë të vazhdueshme liritë dhe të drejtat themelore të njeriut, të drejtat kombëtare dhe njerëzore të shqiptarëve, që popullojnë këto rajone në shekuj.
Këto vendbanime të hershme të popullit shqiptar janë braktisur dhe lënë në mëshirën e fatit. Politikat e ndjekura ndaj tyre nga Serbia kanë qenë diferencimi, braktisja totale e shpopullimi i dhunshëm. Synimi i këtyre politikave ka qenë zbrazja e vendbanimeve shqiptare dhe spastrimi etnik, një politikë kjo e ndjekur për këtë hapësirë etnike shqiptare që në vitet 1876-1878, 1913-1914, 1919-1939, 1951-1966, 1989-2021. Vitet e fundit, masat represive antishqiptare, kanë vendosur në shenjestër, krahinën e Medvegjes, komunë kjo me territor të gjerë, sipërfaqja e së cilës është sa gjysma e tri komunave të marra së bashku. Shteti serb ka përdorur të gjitha mjetet që ka në dorë për largimin e shqiptarëve nga kjo komunë, duke ia vështirësuar dhe bërë të pamundur jetën në banesat e tyre. Këto zhvillime kanë krijuar pakënaqësi të mëdha dhe e kanë tensionuar situatën në rajon. Shqiptarëve të Medvegjës sot nuk ju vazhdohen më dokumentet personale. Atyre nuk ju njihen diplomat e marra nga universitet e Kosovës. Gratë shqiptare nga Kosova të martuara me shqiptarët e Medvegjës nuk ju njihet martesa dhe nuk pajisen me dokumente. Diaspora shqiptare luftohet në mënyrë të ashpër që të mos bëjë investime në vendin e origjinës. Diskriminimi i shqiptarëve në Serbi është i shumëfishtë dhe sistematik. Masat shtrënguese e të dhunshme të qeverisë serbe ndaj shqiptarëve nuk i shërbejnë paqes e bashkëjetesës midis popujve, por mbajnë gjallë frymën e armiqësisë dhe urrejtjes serbo-shqiptare.
Politika amerikane ka këshilluar, nxitur e përkrahur në mënyrë të vazhdueshme bisedimet midis palëve, rrugën e nënshkrimit të marrëveshjeve të ndryshme midis Serbisë e Kosovës, me synim afrimin e popujve me njëri-tjetrin. Kjo praktikë është e drejtë dhe e dobishme, ndaj shqiptarët jo vetëm që e kanë pranuar, por e kanë konkretizuar në politikat që kanë ndjekur. Shembull domethënës është qëndrimi që Republika e Shqipërisë mban ndaj pakicave.
Gjithashtu, domethënës është qëndrimi që mban Republika e Kosovës ndaj minoriteteve, në mënyrë të veçantë ndaj minoritetit serb. Respektimi i gjuhës, kulturës, besimit fetar, ruajtja e objekteve fetare dhe e trashëgimisë së tyre kulturore-religjioze, respektimi në tërësi i të drejtave dhe lirive themelore, flet për një qëndrimin të drejtë, të zbatuar nga politika shqiptare ndaj fqinjëve të vet. Në Kuvendin e Kosovës, prej disa vitesh, minoritetet kanë vendet e tyre të lira në parlament. Ata gëzojnë poste politike në qeverinë e Kosovës, në nivelin e drejtorive të përgjithshme, zëvendësministrave, ministra e kështu me radhë, në komisione vendimmarrëse për ligje të caktuara që prekin interesat e minoriteteve, e vërtetuar kjo së fundmi me kabinetin qeveritar të kryesuar nga z. Albin Kurti.
E kundërta ka ndodhur me qëndrimin e mbajtur nga politika dhe qeveria serbe ndaj shqiptarëve që banojnë brenda territorit të Republikës së Serbisë, dhe në mënyrë te veçantë ndaj banorëve autoktonë në tri komunat shqiptare në Kosovën Lindore, në Medvegjë, Bujanoc dhe Preshevë. Trajtimi i pabarabartë i shqiptarëve në raport me qytetarët e tjerë të Serbisë, shkelja e vazhdueshme e lirive dhe të drejtave themelore, e lirive kombëtare dhe njerëzore, e kanë rrudhur minoritetin shqiptar në Luginën e Preshevës duke i detyruar banorët e saj të largohen nga banesat e veta dhe të marrin rrugët e mërgimit.
Shembulli më domethënës i viteve të fundit është qëndrimi diskriminues, represiv e antinjerëzor që po mbahet ndaj shqiptarëve në komunën e Medvegjës, dikur komunë me shumicë shqiptare, ndërsa sot në këtë qytet dhe rrethinat e tij numri i shqiptarëve ka ardhur duke u pakësuar. Nëpërmjet praktikimit të metodave të dhunshme, herë të fshehta e herë të hapura, të njohura botërisht, shqiptarëve ju është pamundësuar jetesa normale në shtëpitë dhe pronat e tyre. Me metodën e “Pasivizimit të Adresave”, në komunën e Medvegjës, janë fshirë emrat e familjeve shqiptare, dhe kjo përbën rastin më flagrant të shkeljes së të drejtave më elementare njerëzore, në nivel europian e më gjerë.
Me këtë veprim më shumë se 5000 shqiptarëve iu janë pasivizuar adresat duke i shkëputur të gjitha kontaktet e tyre me vendin ku jetojnë. Nga viti 2011 përmes të ashtuquajturës praktikë diskriminuese e ‘’Pasivizimit të Adresave’’ është bërë fakt i kryer fshirja arbitrare e shqiptarëve nga rregjistrat e gjendjes civile duke iu mohuar atyre të gjitha të drejtat civile dhe politike si qytetarë të Serbisë. Në këto kushte, shqiptarët nuk figurojnë më si qytetarë të vendbanimeve të veta. Për pasojë hasin shumë vështirësi për të siguruar mjetet më elementare të jetesës. Ata kanë probleme me të mirat dhe shërbimet që nuk i marrin dot, me të drejtën e votës së lirë dhe me gjithçka tjetër që lidhet me ekzistencën e tyre në Kosovën Lindore.
Shqetësim i madh për shqiptarët është edhe qëndrimi me dy standarde i praktikuar deri më tani nga politika europiane ndaj minoriteteve respektive, në Kosovë e Serbi. Ka patur kërkesa maksimale për politikën shqiptare, lidhur me qëndrimin e saj ndaj minoritetit serb në Kosovë, nga ana tjetër është mbajtur heshtje totale për qëndrimin e qeverisë Serbe ndaj minoritetit shqiptar në tri komunat e Kosovës Lindore.
Ne jemi të ndërgjegjshëm se, për politikën amerikane dhe europiane, sjellja arrogante e qeverive serbe ndaj shqiptarëve mund të jetë një problem i vogël në raport me problematikat e mëdha që kanë shtete e popuj të tjerë të botës. Ndërkohë jemi të bindur që Ballkani ka qenë dhe vazhdon të jetë mollë sherri me pasoja për konflikte rajonale, europiane e më gjerë. E në këto konflikte, marrëdhëniet shqiptaro-serbe kanë qenë me ndikim të dorës së parë. Shembulli i Medvegjës dhe i komunave të tjera shqiptare në Kosovën Lindore, qëndrimi brutal i Serbisë ndaj tyre, në shkelje të akteve dhe konventave europiane për të drejtat e njeriut, mbajnë gjallë armiqësinë ndërmjet popujve dhe i shërbejnë rritjes së konfliktit shqiptaro-serb, me pasoja të rënda për popujt, për paqen e sigurinë në Ballkan.
Shqiptarët në Kosovën Lindore ndjehen të braktisur, të keqtrajtuar e të nëpërkëmbur.
Ata e kanë humbur qetësinë e sigurinë për jetën e tyre e të fëmijëve të vet. Ne mendojmë që ata e meritojnë vëmendjen tuaj, kujdesin ndaj një populli që ka ushqyer e vazhdon të ushqejë ndjenjat e miqësisë e të respektit të thellë për Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si shtet potencial, mik i shqiptarëve, si vend me ndikim të gjithanshëm në rrjedhën e ekonomisë e politikës botërore. Shqiptarët e mbetur në Serbi kanë nevojë për vëmendjen dhe kujdesin ndërkombëtar. Kjo që serbët po bëjnë sot me shqiptarët, në Medvegjë dhe në gjithë Kosovën Lindore, nuk do të mund ta bënin kurrë, në asnjë rrethanë, me qytetarë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Ju lutemi zoti President bëni sa të jetë e mundur dhe ndaleni dorën gjakatare të Serbisë, ndaleni politikën e saj shfarosëse ndaj shqiptarve në Kosovën Lindore. Ata janë autoktonë në pronat e tyre e në vendbanimet e të parëve të vet.
Me ndjenjën e konsideratës më të lartë,
UNIONI SHQIPTAR I SHOQERISE CIVILE
Presidenti
Dashamir Uruçi
Adresa: Dashamir Uruçi
Unioni Shqiptar i Shoqërisë Civile
Rruga. ‘’Mine Peza’’
Pallati 117/1
Tiranë- Albania
e-mail : dashamiruruci@gmail.com
cel: 00355692553060
00355682238942
Mbështesin letrën e Unionit Shqiptar të Shoqërisë Civile :
1. MSc. Kozeta Zavalani
2. Dr. Bajram Ibraj
3. MSc. Indrit Balliu
4. MSc. Fatmira Lami
5. Av. Eduard Mullaraj
6. MSc. Engjellushe Maska
7. Luigj Gegaj
8. Dejvi Allaj
9. Albert Zholi
10. Cerçiz Loloçi
11. Prof. dr. Isuf Deshuaj
12. Prof. dr. Shefki Sejdiu
13. Dr. Jusuf Buxhovi
14. Prof. dr. Begzad Baliu
15. Prof. dr. Mervete Dreshaj- Baliu
16. Dr. Cufë Lika
17. Dr. Sejdi Gashi
18. Dr. Faton Krasniqi
19. Dr. Naim Berisha
20. Dr. Bahtijar Kryeziu
21. Mr. Bekim Selishta
22. Muharrem Salihu, Albanian Forum for economic Development in Serbia AFEDS
23. Kushtrim Kadriu, Vatra-Bujanoc
24. Bislim Musliu, Klubi Trojet- Prishtinë
25. Dr. Zenel Hoxha
26. Nazmi Hajredini
27. Prof. dr. Selim Lokaj
28. Prof. dr. Idriz Binakaj
29. Mahmud Skenderi
30. Prof. dr. Ilaz Kadriu
31. Agron Dalipaj
32. Aristotel Petro
33. Lindita Ibrahimi
34.Alisetar Bojona
35.Idajet Sejdiaj
36.Pëllumb Zaimi
37.Prof.Dr.Agim Koçillari
38.Prof.Ekrem Aliu.
39.Marjeta Musaraj
40.Nazmi Hajredini
41.Vllaznim Beluli
42.Agron Fejzullahu
43.Osman Harrullahu
44.Shoqata DITURIA,Preshevë
45.Shoqata VIZION,Preshevë
46.Shoqata humanitare LUGINA E PRESHEVËS
47.Shoqata MIRATOCA JONË
48.Vaid Çoku
49.Bejtulla Osmani
50.Refik Hasani,Bujanoc
51.Besim Hyseni
52.Fekrije Krelani,Gjakovë
53.Kujtim Mateli
54.Daim Hiseni
55.Prof.Dr.Muhamet D.Rogova
56.Shoqata e veteranve te luftës te USHTRISE ÇLIRIMTARE KOMBTARE,SHKUP
57.Tomor Skendo
58.Elida Jorgoni
59.Idriz Sinani
60.Forumi Nderkombetar per te Drejtat e Njeriut,Seksioni i Maqedonisë.
61.Ilaz Berisha
62.Federata Europiane e Shqiptarve me seli ne Bruksel.!
63.Sanije Salja Erkoçaj
64.Ing.Gëzim Beqaj
65.Irfan Gjeçi
66.Hajri Kasemi,Inxhinjer,Tirane
67.Arben Arkaxhiu,Avokat,Tirane
68.Xheladin Tafallar,mesues veteran.
69.Vigjilenca Sallaku,mesuese,piktore.
70.Berat Luzha
71.Kujtim Shimaj
72.Flora Agolli
73.Xhevit Gjerdumi
74.Agim Tahja
75.Lazer Zefi
76.Arif Halimi
77.Ismet Shabani
78. Artur Komi
79. Ismet Azizi
80. Ali Daci
Vazhdon lista emërore.
Shënim: Letra do të qëndrojë në rrjetet sociale disa ditë. Gjatë kësaj periudhe presim solidarizimin dhe mbështetjen edhe të bashkëatdhetarëve të tjerë nga të gjitha trojet shqiptare dhe diaspora të cilët e gjejnë të drejtë dhe të argumentuar letrën tonë.
Diskutim rreth këtij postimi