Dardania Press
E diel, 11 Maj, 2025
  • BSBS
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori
Nuk është gjetur asgjë
Shikoni Të Gjitha
Dardania Press
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori
Nuk është gjetur asgjë
Shikoni Të Gjitha
Dardania Press
Nuk është gjetur asgjë
Shikoni Të Gjitha
Home Kultura

Treni, mercedesi dhe rrota e shqiptarit

Siç kemi mësuar në shkollë, rrota është zbulimi më i madh në histori që ka rezultuar në përparimin e sotëm të njerëzimit. Pa rrotë, sot nuk mund të paramendohet jeta. Megjithatë, zbuluesi gjenial i rrotës nuk dihet kush është. Ka mundësi të jetë shqiptar pasi që këtu bëhet fjalë për lashtësi. Kushedi.

17 Qershor, 2021
in Kultura
32 3
0
Treni, mercedesi dhe rrota e shqiptarit
39
SHARES
493
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter
Daut Dauti
Ne sot, siç kemi mësuar gabimisht në shkollë, mendojmë se shkencëtari skocez James Watt (1736-1819) e ka zbuluar makinën e avullit. Në fakt parimi i funksionit të kësaj makine, zbulim i shkencëtarëve anglezë, ka qenë në përdorim te pistonat e pompave të ujit para lindjes së James Watt-it. Atë që e zbuloi Watt ishte transformimi i fuqisë së avullit në një ingranazh, i cili do t’i lëvizte rrotat. Dhe, kështu më 1804 lindi treni.
Disa dekada më vonë (1888), shkencëtari gjerman Carl Benz e ndërtoi një makinë që do të funksiononte në parim të motorrit të trenit dhe e quajti automobil. Automobili i tij, pra i pari, ishte një karrocë e kuajve me rrota të zakonshme. Ecte ngadalë, por pa ndihmën e shtazëve. Gruaja e Carl-it, Berta Benz, e cila merrte vesh në këto punë dhe kishte mendje afariste, provoi ta bindtte burrin e saj, që të prodhonte më shumë këso automobila për shitje. Por, Carl-it nuk i mbushej mendja se nuk besonte që kjo punë do të kishte sukses. Ai e përdorte zbulimin e tij vetëm si atraksion për t’a parë njerëzit se si lëvizte vet.
Një ditë, herët në mëngjes, Berta i zgjoi dy djemtë e saj dhe e nxorrën automobilin nga shtëpia duke e shtyrë që të mos e diktonte burri i saj se nuk do ta lejonte. Pastaj, me automobil Berta shkoi te të afërmit e saj për vizitë që ishin 100 km larg. Këtë rrugë ajo e bëri pa problem për 12 orë. Pas, këtij udhëtimi Berta i pa të metat e automobilit dhe së bashku me burrin bëri ndryshime të mëtejme, përfshirë rrotat. Por, gjëja kryesore që bëri ajo ishte suksesi që pati për ta bindur burrin e saj që të filloj prodhimi i më shumë automobilave. Dhe, kështu lindi automobili Mercedes.
Por, këto zbulime nuk do të bëheshin sikur të mos ishte rrota. Dhe, atë që duhet ta mbajmë në mend është se shoferi i parë në botë i automobilit ka qenë grua – Berta Benz.
Sidoqoftë, shqiptarët ndoshta nuk kanë marrë pjesë në zhvillimin teknologjik të rrotës, trenit dhe automobilit, por askush si shqiptari nuk e përdor më shumë fjalën rrotë. Në vokabularin e shqiptarit fjala rrotë është tejet fluide dhe e pazëvendësueshme. Me këtë fjalë shqiptari lavdëron, nënçmon, poshtëron, shanë, mallkon, etj.
Psh:
“Filani është rrotë s’ame” ose “filani është rrotel” – (lavdërim)
“Filani ish ba rrotë” – (krahasim me gjendjen e rëndë kur dikush dehet nga alkooli)
“Filani e ka kryet sa ni rrotë kerri” – (përshkrim i pamjes së shëmtuar të kokës)
“Shko bre n’rrot s’amës” – (refuzim, nënçmim)
“O rrotë k…” – (thirrje poshtëruese që i drejtohet ndonjë hapazuzi)
“Ta q… rrotën e nanës” – (sharje), dmth gjëja që i shahet nënës, pra ai sendi, është rrotë.
“E kish qitë knusin n’kerr” dmth “në katër rrota” – (kur dikush i ka punët mirë)
“I kish qitë rrotat përmi kerr” ose “përmi stupca” (dikush që nuk merakoset)
“Rrotë përmi rrotë” (kur ngatërrohen punët)
“Hece këtë punë se t’a lyjë rrotën” (premtimi për para të mësitnisë ose ryshfeti për t’a kryer ndonjë punë më lehtë).
etj, etj, etj.
Si përfundim, fjalitë e mësipërme me kryefjalën rrotë, në asnjë gjuhë tjetër të botës, pos në shqip, nuk kanë kuptim. Psh. si do të përktheheshin këto fjali në gjuhë tjera? Pra, duhet të konkludojmë se shqiptari dhe rrota rrokullisen së bashku dhe janë të lidhur aq shumë mes veti sa që nuk mund ta paramendojnë jetën pa njëri tjetrin. Tek e fundit, as që ka lidhje se kush e ka zbulu rrotën. Me rëndësi është përdorimi i rrotës, sidomos në të folur. Askush nuk e don Mercedesin më shumë se shqiptari dhe kjo gjë është e vërtetuar shkencërisht. Megjithatë, sen s’asht Mercedesi çka asht rrota e shqiptarit.

Diskutim rreth këtij postimi

  • Aktuale
  • Komentet
  • Të reja
Të parët e mi ishin shqiptarët,unë nuk mund të jem tjetër veçse një shqiptar, një shqiptar krenar!

Të parët e mi ishin shqiptarët,unë nuk mund të jem tjetër veçse një shqiptar, një shqiptar krenar!

17 Shtator, 2023
Qazim Haziri: Djaloshi që u dogj me benzinë për s‘gjalli

Qazim Haziri: Djaloshi që u dogj me benzinë për s‘gjalli

15 Gusht, 2024
Gjenocidi serbo-malazez në krahinën e Bihorit në natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve të arkivave shqiptare (I)

Gjenocidi serbo-malazez në krahinën e Bihorit në natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve të arkivave shqiptare (I)

0
Gjenocidi në krahinën e  Bihorit në Natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve arkivore shqiptare (II)

Gjenocidi në krahinën e  Bihorit në Natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve arkivore shqiptare (II)

0
PRESIDENTI I REPUBLIKES SE SHQIPËRISË, SHKELQËSIA E TIJ Z. ILIR META MË 30 QERSHOR 2022 DEKOROJ PRIJËSIT E SANXHAKUT

PRESIDENTI I REPUBLIKES SE SHQIPËRISË, SHKELQËSIA E TIJ Z. ILIR META MË 30 QERSHOR 2022 DEKOROJ PRIJËSIT E SANXHAKUT

0
Dervish Mitrovica – delegat në Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë (1912)

Dervish Mitrovica – delegat në Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë (1912)

0
BEL02 - 20010709 - BATAJNICA, SERBI, JUGOSLLAVI: Gazetarët fotografojnë një varr masiv në Batajnicë pranë Beogradit të hënën, më 9 korrik 2001. Në fund të një shtegu të dheut të mbuluar me bimësi që gjarpëron përmes një baze të policisë speciale në periferi të Beogradit, një gropë e hapur shënon vendin ku agjentët e ish-regjimit të Slobodan Millosheviqit fshehën trupat e rreth 36 shqiptarëve të Kosovës gjatë luftës dy vjet më parë. EPA PHOTO EPA/SASA STANKOVIC/AS-ms

Batajnica: 26 vite nga Masakra e Mejës, 23 vite nga heshtja mbi varrezën masive dhe 2 pyetjet që djegin ende

10 Maj, 2025
Prof. Dr. Avni Presheva: FILOZOFIA E SHKENCËS – SHKENCA E FILOZOFISË (Recension)

Prof. Dr. Avni Presheva: FILOZOFIA E SHKENCËS – SHKENCA E FILOZOFISË (Recension)

10 Maj, 2025
Prof. dr. Zymer Neziri është përzgjedhur anëtar i Akademisë Evropiane të Shkencave, Humanistikës dhe Letërsisë (Academia Europaea), duke u nderuar me titullin e merituar “Akademik”.

Prof. dr. Zymer Neziri është përzgjedhur anëtar i Akademisë Evropiane të Shkencave, Humanistikës dhe Letërsisë (Academia Europaea), duke u nderuar me titullin e merituar “Akademik”.

8 Maj, 2025
Gëzim Marku: Intervistë ekskluzive me Prof. Dr. Sabile Keçmezi–Basha (V)

Gëzim Marku: Intervistë ekskluzive me Prof. Dr. Sabile Keçmezi–Basha (V)

8 Maj, 2025
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori
info@dardaniapress.net

© 2020 Dardania Press - Powered by AA.

Nuk është gjetur asgjë
Shikoni Të Gjitha
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori

© 2020 Dardania Press - Powered by AA.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

Fill the forms below to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In