Gjyshi im është Cuf Berisha, bektashi. i biri i dervishit Ali, nipi i shehut Rame, të birit të Riza Kodralise, shehut të Teqes se Vogël, baba dervishit, emrin e të cilit mbaj – Zuvdi.
Teqenë e quajnë e Vjetër ose e Vogël, sepse është edhe njëra, edhe tietra, më e vjetër se niëzet e tri tege bektashiane, dy rifal. dy sadi dhe sajdi dhe një teqeje hamzevi, të cilën si dervishë e kanë qarkuar në skemen malore e fushore të Dukagjinit
Dhe është më e njohura nga të gjitha
E vendin e ka aty ku teqeve të tjera nuk mund t’u ishte, në prehër të Bjeshkëve të Nemuna, mes manastirit ortodoks në lindje dhe katedrales katolike në perëndim, “asnjë pëllembe më afer njërës dhe asnjë pellëmbe më larg tjetrës, Nuk di het kush e ka matur dhe e ka vëne re i pari, kallogjeret apo freterit, por në keto asnjë nieri dhe asnjëhere nuk ka dyshuar Eshtë ngritur në anën e populluar me banorë katolikë, kur vëllezër që kanë kaluar në islam kanë qenë sa edhe kokrra në tespihe- tridhjetë e tre.
Eshtë ndërtuar dhe ruajtur falë fisnikëve katolike të cilët e kanë shikuar si një diçka të re, e cila sapo nis, reziston, forcohes tregohet se vlen, e ngritur me fuqinë e besimit dhe të shpirtit, e respektuar nga të vetét dhe të huajt
“Nga ata që kanë ardhur në teqe, me kohë janë shtuar dhe gë kanë kaluar prane saj” -ka shkruar Pater Gierel t kobi, të cilin nga burgu i Shkodres e kanë nxjerrë bektashinisa dhe që të mos e vrasin turqit, e kanë fshehur në Teqenë e Vogel dhe e kanë ndihmuar të vazhdojë misionin apostolik, duke parë tek ai sivëllain në rrugën e Zotit.
Bisedat pèr Teqenë e Vogël, për ngiarjet e pazakonshme shehlerët dhe dervishët e saj, janë transmetuar dhe mbajtur nd nga nierëzit e të tri feve, dhe më shumë mes paraardh esve dhe pasardhesve të saj, nga ai që i pari “fenë e të parëve e zëvendësoi me fenë e pasardhësve”, deri tek gjyshi im, Cuf Alia, shehu bektashi dhe Baba Shegi, i cili besimin ne Allah e zëvendësoi me besimin te njerëzit dhe që nuk ka hyrë as në teqe e as në emrat e perëndive, as të falet në xhami, gjë që babai i tij e ka pranuar në pajtim e në page, duke e konsideruar këte si deshirë të Zotit dhe jo si gjynah i njeriut.
Në qoftë se fati e ka ndarë nga ata, mua me ta më ka lidhur. Më ka bëre shkrimtar, i cili beson se me këtë plotëson dety rimin e vet dhe merr përsipër borxhin e të atit. Së pari para gjyshit, të cilin nuk e kam njohur (nga kjo jetë ka shkuar tre vjet para lindjes sime), por për të kam ditur më shume nga secili që ka jetuar me të. Kam trashëguar edhe tespihet e tij dhe një libër të trashë të tij ku ka shënuar çfarë i është dukur se vlen. Shumë herë e kam shfletuar, me besimin se do të mund të zbuloj se çfare ka shkruar giyshi im nga e diathta, në të ma jtë, me një pene të dendur dhe me bojën gë e kan përgatitur vetë dervishet.
Mulla Zejnullahu ka pranuar të më ndihmojë; e ka di tur mire alfabetin arab dhe gjuhën e tij dhe të gjyshit, gjuhën shqipe. E ka hapur fletoren kuturu, dhe nuk ështe befasuar as pak pse është hapur në faqen, shkrimì i së cilës më ka lidhur me giyshin:
“Një ditë, në prag të Aligjunit (Shën llisë), tri vera pas kalimit në jetën e përtejme, do të më lindë nipi, të cilit do t’i vë em rin e paraardhësit, shkrimtarit të këngëve hyjnore, të këngëve të përmbledhjeve dhe traktateve të mësuara, të mençurit dhe hyjnorit Zyh Dinit, mikut të nxënësve besimtarë myslimanë, njohësit të letërsisë në tri gjuhë: arabe, persiane dhe turke, te cilit i kanë humbur shumë dorëshkrime, disa janë ruajtur, janë edhe atje ku nuk shpresojmë. Në bibliotekën e Teqesë së Gja koves kam gjetur dhe kam kopjuar poezinë e Zyhdise:
Për këtë botë mos kij dhimbje fare, Shijeve të saj shkundu sa më parë,
Në të asgjë e jotja nuk është, Qefini gjithçka do ta mbulojë.
Gjithkush përmes urës së Sirhatit Mëkatarin e presin engjëjt pyetës Te mirin dyert e xhenetit.
Si dhe babai i tij, as edhe Zyhdiu nuk do të lidhet me teqenë, por do të ndihet dervish. Shoh rrugën nga shkon; për hajër shkoftë dhe arriftë kudo që të niset. Eshte thëne: Ashtu si të përkundi djepi, ashtu të mbuloftë shati, fati është i shkruar për secilin, kurse atij i është gjykuar të trashëgojë Zyhdinë. Nëse për ne, të thjeshtët dhe fetarët, teqeja ka qenë bota, për të bota do të jetë teqeja. E para fjalë që do të mund të shqiptojë do të jetë një nga 99 emrat e bukur të Allahut dhe fjalës se parë-she hadet. Gjatë kohës së ramazanit – nga syfyri deri në iftar, do te shmangë marrjen e gjirit nga nëna, lutja e saj do të jetë ninulla më e bukur, dhe kur do ta zërë gjumi, kokën do ta drejtojë drejt Kiblës..
ZUVDI HOXHIQI (BERISHA)
Zuvdi Hoxhiqi (Berisha) ka lindur në Guci, në vitin 1943. Ka kryer Fakultetin e filologjisë në Prishtinë. Ka qenë zëvendes i drejtorit dhe kryeredaktorit të Qendrës “INDOK” dhe i “Tribunës” së Titogradit, zëvendës i kryeredaktorit të “Stvaranje”, kryetar i Këshillit drejtues të Qendrës për refugjatët e Malit të Zi.
Është nënkryetar i SUBNOR -it dhe antifashistëve të Malit të Zi, kryeredaktor i revistës “Kodi”, redaktor i revistës “Almanaku”. Është anëtar i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Malit të Zi. Ka statusin e krijuesit të shquar në kulturë.
Ka fituar çmimin “Trembëdhjetë korriku”, çmimin e çlirimit të
Titogradit, çmimin “Pena e Qamil Sijariqit”, çmimin “Stefan Mitrov
Ljubisha” dhe çmimin “Ungjilli i Mirosllavit, për librin që kemi në dorë. Ka botuar librin me poezi “Në hapin e pare”, librat me tregime “Kambanat e shurdhëta” dhe “Dikush thërret”, romanet “Viti i Gu cise” dhe “Ylli i Davidit”, librin me udhëpërshkrime dhe reportazhe “Një ditë e jetës” dhe librin me ese “Kjo është e gjitha”.
Romanet dhe tregimet janë botuar në shqip, kurse “Ylli i Davidit” në gjuhë polake, sllovene dhe italisht.
Eshtë i përfaqësuar në literaturën për shkollën fillore dhe te mesme dhe studimet në letërsi në Bosnjë e Hercegovinë dhe në Malin e Zi. Ka pasur shumë ekspozita vizatimesh dhe grafika. Ka botuar monografite “Në Podgoricën e vjetër” dhe “Zbulimi i vendlindjes” Eshtë mjeshtër në xhudo, bartës i brezit të zi – Dita V. Jeton në Podgorice.
Diskutim rreth këtij postimi