Dardania Press
E hënë, 19 Maj, 2025
  • BSBS
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori
Nuk është gjetur asgjë
Shikoni Të Gjitha
Dardania Press
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori
Nuk është gjetur asgjë
Shikoni Të Gjitha
Dardania Press
Nuk është gjetur asgjë
Shikoni Të Gjitha
Home Kosova

Shkolla në Dacaj të mos jetë vetëm shkollë, por qendër kulturore!

Një thënie Izraelite thotë: "Ku s’ka bukë, s’ka arsim, po nëse s’ka arsim s’ka as bukë".

12 Janar, 2021
in Kosova, Kultura, Sanxhaku, Shqipëria
51 2
0
Shkolla në Dacaj të mos jetë vetëm shkollë, por qendër kulturore!
61
SHARES
763
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Shkruan: Ismet Azizi

Një thënie Izraelite thotë: “Ku s’ka bukë, s’ka arsim, po nëse s’ka arsim s’ka as bukë”. Kjo thënie vërteton rëndësinë dhe edukimin e gjeneratave që vijnë.
Shkolla shqipe në Rozhajë nga trembëdhjetë sish që ishin në “Kohën e Shqipnisë”, ( 1941- 1945 ) mbet vetë një të vetme, objekti i të cilës u ndërtua nga vet banorët e fshatit Dacaj. Pas Luftës së Dytë Botërore, që njihej si luftë çlirimtare, në shkollën e Dacajve mësimi kishte filluar në gjuhën serbokrote, e ndërkohë për shkak se edhe mësimdhënësit nuk njohshin gjuhën e nxënësit u deshtë që shkolla të kthehej në shkollë shqipe.

A duhet të mbetët shkollë shqipe?

Më duhet t’i kthehem thënies izraelite. “Ku s’ka bukë, s’ka arsim”. Çka është e rëndësishme?
Pra për të pasur arsimim dhe për të ekzistuar kjo shkollë, duhet krijuar kushte për të jetuar në këtë Malësi etnike shqiptare, përndryshe s’ka arsim nëse nuk ka kush të merr dhe jep mësim. Nëse nuk ka arsim të gjeneratave të reja që vijnë, nuk do të ketë as jetë në këto fshatra të cilat janë në zhdukje e sipër.
Është rasti dhe momenti i fundit që shkolla në Dacaj të jetë burim jetesës së këtyre banorëve të këtyre fshatrave, dhe jo vetëm e tyre, por s të të gjithë atyre banorëve që duan fëmijët e vet t’i shkollojnë në shqip.
Shkolla në Dacaj duhet të jetë më shumë se shkollë.
Që prej kurë për herë të parë kam vizituar shkollën në Dacaj, kurrë nuk më ka dal nga mendja , momenti kur mësimdhënësi më çoi në klasën e VI-të, dhe deri sa ishim duke shkuar në klasën e mësimit më tha: “Po më vjen keq kësaj here mungojnë gjysma e klasës,” – U stepa, nuk kisha dëgjua ndonjëherë se mund të mungojnë gjysma e nxënësve. Kur hymë brenda pashë vetëm një nxënës në klasë, Pra kuptova së tërë klasa i kishte dy nxënës dhe njëri mungonte. Ishte për keqardhje dhe vështirë ta kuptosh atë gjendje. Dikur Rozhaja me 95 % banorë shqiptar të ketë rerne e tërë treva e Rozhajës dhe shkolla të ketë pak nxënës në një gjeneratë ku mësojnë në shqip.
Për ekzistim e kësaj shkolle, duhet e tërë strukturat shtetërore e dy shteteve tona të angazhohet. Këtu shqiptarët janë të vetëm dhe ne duhet të jemi pjesë e tyre, jo vetëm arsimore e kulturore por edhe ekonomike dhe politike nëse e kërkon situata. Të mobilizohen dhe objekti i kësaj shkolle jo vetëm të jetë institucion arsimor por edhe institucion kulturor, ekonomik dhe politik.
Për njohjen e gjendjes në këtë shkollë dhe për strukturën e nxënësve dhe banorëve të kësaj treve dhe këtyre fshatrave, është aktiviteti që zhvillohet vite me radhë “ Ora e Maleve” të cilën e udhëheqë mësimdhënësi i kësaj shkolle Ali Daci. Pse e  them këtë,?
Arsyeja e thjeshtë , gjatë gjithë këtyre manifestimeve nëpër Dacaj dhe Rozhajë kanë kaluat me qindra intelektual, letrar, artist, regjisor, valltar, skenograf, këngëtar, koreograf, politikan e ambasador deri tek presidenti shqiptar dhe nga gjitha viset shqiptare, sepse për çdo vit kanë ardhur figura të reja , që nuk kanë marrë pjesë ndonjëherë më pare. Kjo ka ndikuar kudo që është bërë fjalë për shkollën shqipe , është përmendur shkolla e Rozhajës. Rolë të rëndësishëm në sensibilizimin e gjendjes së kësaj shkolle dhe trevës në përgjithësi ka bërë diplomatët shqiptar në krye me ambasador Flamur Gashi, për të cilin sot e kësaj dite kjo shkollë ka qenë prioritet i tij dhe i presidencës shqiptare. Roli i tij në njohjen dhe mbjelljen e dashurisë për shtetin shqiptar nga nxënësit jo vetëm të kësaj shkolle por mbarë nxënësve shqiptar në Mal të Zi ka qenë shumë i madh. Për çdo vit , nga presidenca e Shqipërisë janë siguruar ekskursione me nxënës e mësimdhënës në Shqipëri.
Janë pjekur kushtet që kjo shkollë , edhe mësimdhënëset që janë në këtë shkollë të marrin rolin dhe rëndësinë e jo vetëm të mësimdhënësit por edhe veprimtarëve të kulturës dhe identitetit shqiptar në krahinën e Rozhajës dhe më gjerë. Nga këtu të shpërndahen shkëndijat a arsimimit shkollimit dhe ngritjes së vetëdijes kombëtare. Kjo arrihet me përkrahje morale e materiale të institucioneve shtetërore të dy shteteve , por edhe më gjerë. Kjo përkrahje duhet të jetë në frymëzimin e krijimit të mundësisë për të jetuar, pra për të krijuar mundësinë e sigurimit të bukës- ekzistencës, sepse pa ekzistencë s’do të ketë arsim, dhe pa arsim nuk do të ketë as ekzistencë për këta pak shqiptarë sa kanë mbetur këtu.

Tags: Ali DaciDacajSanxhaku

Diskutim rreth këtij postimi

  • Aktuale
  • Komentet
  • Të reja
Të parët e mi ishin shqiptarët,unë nuk mund të jem tjetër veçse një shqiptar, një shqiptar krenar!

Të parët e mi ishin shqiptarët,unë nuk mund të jem tjetër veçse një shqiptar, një shqiptar krenar!

17 Shtator, 2023
Qazim Haziri: Djaloshi që u dogj me benzinë për s‘gjalli

Qazim Haziri: Djaloshi që u dogj me benzinë për s‘gjalli

15 Gusht, 2024
Gjenocidi serbo-malazez në krahinën e Bihorit në natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve të arkivave shqiptare (I)

Gjenocidi serbo-malazez në krahinën e Bihorit në natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve të arkivave shqiptare (I)

0
Gjenocidi në krahinën e  Bihorit në Natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve arkivore shqiptare (II)

Gjenocidi në krahinën e  Bihorit në Natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve arkivore shqiptare (II)

0
PRESIDENTI I REPUBLIKES SE SHQIPËRISË, SHKELQËSIA E TIJ Z. ILIR META MË 30 QERSHOR 2022 DEKOROJ PRIJËSIT E SANXHAKUT

PRESIDENTI I REPUBLIKES SE SHQIPËRISË, SHKELQËSIA E TIJ Z. ILIR META MË 30 QERSHOR 2022 DEKOROJ PRIJËSIT E SANXHAKUT

0
Dervish Mitrovica – delegat në Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë (1912)

Dervish Mitrovica – delegat në Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë (1912)

0
Shoqata “SALI ÇEKAJ” prezanton ushqimet tradicionale shqiptare

Shoqata “SALI ÇEKAJ” prezanton ushqimet tradicionale shqiptare

19 Maj, 2025
NEXHIB ALI DRAGA – POLITIKAN I SHQUAR E NJERIU MË I DITUR I KOHËS

NEXHIB ALI DRAGA – POLITIKAN I SHQUAR E NJERIU MË I DITUR I KOHËS

18 Maj, 2025
26 vite nga zhdukja e Ukshin Hotit

26 vite nga zhdukja e Ukshin Hotit

16 Maj, 2025
FRAKSION APO HIPOKRIZI PARTIAKE?

GJYKATA KUSHTETUESE NË KRIZË BESIMI!

15 Maj, 2025
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori
info@dardaniapress.net

© 2020 Dardania Press - Powered by AA.

Nuk është gjetur asgjë
Shikoni Të Gjitha
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori

© 2020 Dardania Press - Powered by AA.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

Fill the forms below to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In