Shkruan : Hysen Neziri
– “Po, çka mendon kjo mësuese! … A mendon se e kemi të lehtë, të gjejmë kohë të lirë kur asaj t’i teket? … A di ajo, se sa i rëndësishëm është për mua takimi në orën 8:30”.
Megjithatë, ne shkuam në ora 8:00
Ajo na shprehu mirëseardhje, dhe filloi të fliste. Nuk e mbaj mend çka ka thënë ajo, mendja ime ishte te takimi i orës 8:30. Ishte takim shumë i rëndësishëm për biznesin tim.
– “Besim!” – Dëgjoj nga ana tjetër e klasës.
– “A je ti babai i Artit?” – tha mësuesja.
– “Po, unë jam” – ajo kërkoi nga unë, të marr dëftesën e notava e tim biri.
Shkoj ulem dhe shikoj notat …
– “Për këtë erdha… çfarë është kjo?”.
Deftesa ishte plot me dysha dhe ndonjë tresh.
E mbylla shpejt, dhe askush nuk e pa rezultatin e djalit tim.
Duke u kthyer në shtëpi, zemërimi im u rrit. Mendova:
– “Unë jap gjithçka për të, nuk i mungon asgjë … Tani ai do të marrë dënimin që meriton”, unë arrita në shtëpi, e mbylla derën me një goditje dhe e thërrita:
– “Eja këtu, Art!”. Arti ishte në oborr, ai vrapoi për të më përqafuar … “Babi!”.
– “Mos më thuaj babi” unë u zhvendosa larg, mora rripin dhe nuk mund të kujtoj sa herë e kam goditur atë.
– “Tani shko në dhomën tënde!”.
Arti qante, fytyra e tij ishte e kuqe dhe goja e tij dridhej. Bashkëshortja ime nuk tha asgjë, vetëm tundi kokën me një gjest mohimi në kuzhinë. Kur shkova në shtrat, isha më i qetë, gruaja ime më dha letrën e raportit të Artit, i cili ishte në xhepin e këmishës sime dhe tha:
– “Lexoje ngadalë dhe pastaj mendo ç’bëre…”.
Në fillim ishte shkruar:
Deftesa e babit
1. koha që babai iu kushton për të folur me ju, para se të flini: 2 (dysh);
2. koha që babai iu kushton për të luajtur me ju: 2 (dysh);
3. koha që i kushton babait tuaj për t’iu ndihmuar me detyrat e shtëpisë: 2 (dysh);
4. koha që babai juaj i kushton për t’u marrë me ju gjatë fundjavës në familje: 3 (tresh);
5. koha që babai juaj i kushton për të lexuar një libër me ju, përpara gjumit: 2 (dysh);
6. koha që i kushton babait tuaj për të përqafuar dhe për të inkurajuar: 2 (dysh);
7. koha që babai juaj i kushton për të shikuar televizionin me ju: 3 (tresh);
8. koha që babai juaj i kushton dëgjimit të pyetjeve ose problemeve tua: 2 (dysh);
9. koha që i kushton babai juaj për t’iu mësuar ose për t’iu ndihmuar: 3 (tresh).
Nota mesatarja e Babait tuaj: 2.22
PRINDËR, ZGJOHUNI SA NUK ËSHTË VONË!
Fëmijët votuan për prindërit e tyre. Djali im më vuri notën mesatare: 2.22
Menjëherë u ngrita dhe vrapova në dhomën e tij dhe e përqafova.
Ndërsa dëshiroja ta ktheja kohën … por kjo nuk është e mundur.
Besimi hapi sytë e tij; me sytë e tij të fryrë me lot, buzëqeshi; vuri kokën tek unë dhe tha:
– “Unë të dua babi!” … ai i mbylli sytë dhe e zuri gjumi.
ZGJOHUNI PRINDËR!
Mësoni të jepni vlerën e duhur për fëmijët tuaj.
Ju prindër, të cilët jeni legjenda të gjalla, a keni menduar ndonjëherë se, çfarë vlerësimi do t’iu kishin dhënë sot fëmijët tuaj?
Diskutim rreth këtij postimi