Nxënësve në këto paralele po iu shkelen të drejtat elementare të shkollimit , kushtet në këto shkolla as për së afërmi nuk plotësohen, numri i nxënësve ka rënë shumë, klasat mbahen të kombinuara një mësues me nxênës të moshave të ndryshme gjason me vitet e pas luftës sê dytë botërore.
Paralelet e ndara u hapen pas luftës së fundit kur komuna nuk kishte mundësi për ti mbuluar shpenzimet e udhetimit, udhëtimi i tyre i rrezikonte nxënësit kur Kosova ballafaqohej me probleme të shumta , komuna kishte problemin e rindertimeve dhe strehimeve të banorëve por edhe numri i nxënësve fillimisht ishte më i madh dhe nê shumë vende u hapen paralelet e ndara me vetë kërkesën e prindërve aty ku shkolla amë ishte mbi 4 km largësi.
Tani që jemi në vitin 2021, cdo gjë është ndryshe, sistemi i arsimit po avanson me mjete dhe standarde të avansuara , andaj nuk kemi të drejtë që nxënësit tonë ti lejmë në shkollat periferike jashtë rrjedhave të zhvillimit dhe tê mësimdhënies të avansuara.
Nxënësi në periferi do të thoshte;
EDHE UNË KAM TË DREJTË T’I KEM KUSHTET E BARABARTA ME NXËNËSIT TJERË QË VIJONË MËSIMIN NË SHKOLLAT AMË.
Edhe unë dua ta kem një shkollë të standardeve dhe tê jetë joshëse dhe me të gjitha kushtet e mundshme
Edhe unë dua të kem laptop?
Edhe unë do deshiroja të jem me nxënësit që në dhomën e mësimit tani kanë ekranet televizive dhe ta shoh dhe ta ndiej mësimdhënien e avansuar si të tjerët?
Edhe unë e dua fushên e sportit moderne,hallen e sporteve, kabinetin e informatikës etj.
Edhe unë i dua aktivitetet jashtë mësimore, garat në poezi, në sport, atletikë, garat e diturisë, shoqërimin me grupe të reja nxënësish, bibliotekën etj.
Nga : Nuradin Imeraj, njohës i arsimit me përvojë në arsim që nga vitet e tetëdhjeta .
Diskutim rreth këtij postimi