Dardania Press
E hënë, 16 Qershor, 2025
  • BSBS
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori
Nuk është gjetur asgjë
Shikoni Të Gjitha
Dardania Press
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori
Nuk është gjetur asgjë
Shikoni Të Gjitha
Dardania Press
Nuk është gjetur asgjë
Shikoni Të Gjitha
Home Kultura

Pacientët e hemodializës dhe ndikimi i dializës në jetën e tyre sociale dhe emocionale vlerësuar nga këndvështrimi infermierik

Elmaze Rrustemi: Faktori trashëgues në studimin tonë e vërtetoi faktin se ka rol në paraqitjen e insuficiencës renale ku 20% e  respondentëve janë përgjigjur se kanë anëtar të familjes me probleme në veshkë apo janë dhe ishin pacientë të hemodializës.

16 Qershor, 2025
in Kultura
13 0
0
Pacientët e hemodializës dhe ndikimi i dializës në jetën e tyre sociale dhe emocionale vlerësuar nga këndvështrimi infermierik
15
SHARES
191
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

 

Autor: Elmaze Rrustemi

Hyrje

Me hemodializë rregullohet sasia e elektrolitëve në organizëm dhe aciditeti por jo funksionimi i veshkëve. Procesi i hemodializës kryhet  tek çdo person me insuficiencë renale  së paku tri herë në javë nga 4 deri në 5-orë (Kamber H, 2006). Veshkat janë organe çift, të vendosura në të dy anët e shtyllës kurrizore. Në brendësi të secilës veshkë, ndodhen rreth një milion struktura të vogla, të quajtura nefrone, të cilat bëjnë të mundur filtrimin e gjakut. Në rast të dëmtimit të nefroneve , vie deri tek  shfaqja e sëmundjeve të veshkave. Këto  dëmtime zhvillohen në mënyrë te ngadalshme dhe të fshehtë. Kjo ndikon shpesh herë për një  diagnostikim të vonshëm.

Veshkat rregullojne balancën e ujit në trup dhe përbërësve  tjerë kimik në gjak duke eliminuar një sërë toksinash nga trupi. Gjithashtu veshkët  prodhojnë disa hormone si: renina- që ndikon në presionin arterial, eritropoetina(hormoni)- që nxitë prodhimin e qelizave të kuqe të gjakut në palcën e kockave si dhe marrin pjesë në prodhimin e formës aktive të vitamines D. Hipotensioni është i zakonshëm tek pacientët e dializës, që lidhet me molisjen, apnenë, krampet abdominale dhe të muskujve, nauze, vjellje etj,(Jeffrey B, 2006).

Çka janë veshkët?

Veshkat janë organe çift, të vendosura në të dy anët e shtyllës kurrizore. Në brendësi të secilës veshkë ndodhen rreth një milion struktura të vogla, të quajtura nefrone, e të cilat bëjnë të mundur filtrimin e gjakut. Në rast të dëmtimit të nefroneve, vie deri tek  shfaqja e sëmundjeve të veshkave. Një prej këtyre sëmundjeve është edhe osteodystrofia që në të tilla raste niveli i kalciumit dhe fosforit nuk është në nivelin e normales (Medicine.net, 2016). Këto  dëmtime zhvillohen në mënyrë të ngadalshme dhe  të  fshehtë. Kjo ndikon  shpesh herë për një  diagnostikim të  vonshëm.

Pacientët e dializës kanë nivel të shtuar të koncentrimit të fosfateve dhe  uresë në serum, që sjellin dhimbjet e nyjeve dhe eshtrave, gjë që këtë nuk e sjell deficiti mineral i eshtrave (Grzegorzeëska A, 2007).

Problemet më të shpeshta tek pacientët në hemodializë

Problemet dhe diskomfortet janë të shumta tek pacientët që i nënshtrohen dializës, që vijnë si pasojë e sëmundjes dhe si pasojë e shqetësimit për të jetuar të lidhur me aparaturë, limitimi social, fizik etj. Psikologët do të kishin ndihmuar shumë në mënyrë që ata më lehtë t’i adaptohen stilit të ri të jetës duke minimizuar mundësinë e depresionit të rëndë. Depresioni edhe më shumë do e komplikonte gjendjen e tyre (Peter L, 2008).

Dhembjet e kokës në të shumtën e rasteve paraqiten  si pasojë e çrregullimeve të  tensionit arterial të gjakut, nga anemia, nga gjendjet traumatike, çrregullimet e funksionit të zemrës dhe enëve periferike të gjakut, embolia ajrore etj.

Hipotensioni  mund të ndodh edhe si pasojë e pakujdesisë së aplikimit të barnave për hipertension, rritja e temperatures së dializatorit, disa sëmundje si angina pektoris, aritmitë, problemet e tjera  vaskulare etj. Hypotensioni është i zakonshëm te këta pacientë, e që lidhet me diskomfortet siq janë: molisja, krampet e muskujve etj (Jefrey B, 2016).  Gjithashtu në këtë mund të ndikojnë edhe reaksionet alergjike, pesha trupore jo ideale etj. Pacienti ndien plogështi, nauze, dhimbje në gjoks me frymëzënie  etj. Këtë e dëshmon studimi i vitit 2012 ku shpesh herë nga molisja mund të ketë pasoja në gjumë, apne dhe frymëzënie, jo nga gabimet teknike, por nga vetë gjendja e pacientit dhe shëndeti i tij (Ann H, 2012).

 

Qëllimi i punimit: Qëllimi esencial apo kryesor i këtij punimi ishte ai për të identifikuar se cilat janë diskomfortet më të shpeshta të pacientëve në hemodializë, faktori trashëgues dhe  si është gjendja e tyre emocionale.

Metodologjia: Gjatë realizimit të punimit ishte shqyrtimi i literaturës bashkëkohore në ofrimin e kujdesit infermieror, pra në  këtë studim është përdorur një pyetësor i ndarë në 3 pjesë. Pjesa e parë e përbërë  prej gjashtë pyetjeve ku përshkruan mostrat e studimit. Pjesa e dytë e pyetësorit përbëhet prej pyetjeve që jepin të dhëna për diskonfortet, mundësin e paraqitjes së sëmundjes në bazë të trashëgimisë si dhe mbi gjendjen emocionale dhe shpresat e këtyre pacientëve.

Rezultatet:

Pjesa më e madhe e ishin 40-59 vite apo në përqindje 39%, 35%  i takonin grupëmoshes 60-69vite, 24%  mbi moshen 70vjeqar, si dhe 2% e tyre i takonin moshes prej 25-39 vjeqare.

Graf. nr.1. Mosha e pacientëve në dializë sipas grupëmoshave

 

Sa është kohëzgjatja apo sa kohë  kanë në dializë, kemi këto të dhëna: më së shumti kemi pacientë që në dializë janë prej 2-9 vite apo 67%, pastaj prej 10-19 vite janë 13% të pacientëve, vetëm 2%, kanë deklaruar se janë në dializë prej 20-29 vite, dhe më pak se një vit ishin 18% e tyre.

 

 

Graf.nr. 2. Koha sa vite kan kaluar pacientët në dializë

 

Gjinia femërore dominon,  me  58%, ndërsa të gjinia mashkullore me  42%.

 

 

 

Graf. nr.3 Gjinia e pjesëmarrësve

 

Nga të dhënat e studimit është treguar se dominonin ata me shkollim fillor me 52%, me shkollim të mesëm 39%, ndërsa vetëm 9% , janë deklaruar se kanë të përfunduar shkollim universitar.

 

Graf. nr. 4. Niveli i shkollimit të pacientëve të dializës

 

Një pyetje që është dashur të deklarohen pacientët e dializës ka qenë ajo se a vuan edhe ndonjë anëtar i familjes së tyre nga veshkat, dhe përgjigjet e tyre janë: 81% janë deklaruar se nuk kanë ndonjë anëtar të familjes të sëmurë nga veshkat, dhe vetëm 19% e tyre janë deklaruar se  kanë  anëtar të familjes me problem në veshka.

Graf.nr 5. Problemet me veshka të anëtarëve të familjes së ngushtë të pacientëve të dializës.

Për pyetjen se gjatë javës së fundit këta pjesëmarrës a kishin këmbë të enjtura ata u deklaruan me sa vijon: 26 apo 49% nuk kishin aspak probleme me entëje të këmbëve, 9 të tjerë apo 17% kishin pak probleme me këtë, 13 apo 25% deri diku kishin probleme me enjëtje të këmbëve, shumë që kishin probleme me enjëtje të këmbëve ishin 5 apo 9%, si dhe asnjë nga ata nuk është  deklaruar që ka pasur enjëtje të këmbëve gjatë javës së fundit.

 

Graf.nr. 6 Enjëtja e këmbëve te pacientët e dializës gjatë javës së fundit

 

Ndërsa në pyetjen se gjatë javës së fundit këta pjesëmarrës a kishin  frymëzënie  ata u deklaruan me sa vijon: 27 apo 49% nuk kishin aspak probleme me frymëzënie, 9 të tjerë apo 17% kishin pak frymëzënie, 10 apo 19% deri diku kishin frymëzënie, shumë që kishin probleme me  frymëzënie ishin 8 apo 15%, si dhe asnjë nga ata nuk është  deklaruar që ka pasur së tepërmi frymëzënie gjatë javës së fundit.

 

 

Graf. nr. 7 Frymëzënia te pacientët e dializës gjatë javës së fundit

Diskutimi i rezultateve: Të dhënat e dala nga hulumtimi pasqyrojnë diskomfortet më të shpeshta të  pacientëve në hemodializë. Përmes këtij studimi kemi arritur deri tek disa të dhëna të rëndësishme që treguan pjesëmarrësit gjatë plotësimit të pyetësorëve. Nga të dhënat demografike vërejmë se përafësisht të dy gjinitë janë të prekura nga kjo, ngase kemi të gjinisë femrore  58%, ndërsa të gjinisë mashkullore i kemi 42%, e  që korespondon me të gjitha studimet duke treguar se gjinia nuk është faktor determinant. Me nivel të shkollimit dominojnë ata fillor me 52%, ndërsa  me edukim superior ishin vetëm  9% e tyre. Në studimin është treguar se dominante ishte grup mosha nga  40-59 vite apo në përqindje 39% dhe  35% i takonin moshes 60-69 vjeqare,

Faktori trashëgues në studimin tonë e vërtetoi faktin se ka rol në paraqitjen e insuficiencës renale ku 20% e  respondentëve janë përgjigjur se kanë anëtar të familjes me probleme në veshkë apo janë dhe ishin pacientë të hemodializës.

Konkluzione: Pra, nga analizimi i rezultateve të hulumtimit kemi paraqitur disa të dhëna të rëndësishme si përfundime e që janë me sa vijon :

 

  • Vetëm 1 e 3-ta e tye apo 34% e pjesëmarrësve të këtij studimi kanë dhënë pëgjigje se nuk kanë pasur dhimbje eshtrash, nyjesh dhe muskujsh javën e fundit para intevistës.
  • Diku 36 deri në 38%  nuk kanë pasur probleme me përqëndrim dhe kokëdhimbje javën e fundit para intervistës.
  • Vetëm 32%, nuk kanë pasur kruarje, shqetësim në gjumë, dhe shtangim e dhimbje të këmbëve.
  • Nga 19% deri në 24% nuk ishin të merakosur, të irrituar apo të nervozuar, vështirësi në gjumë, mungesë energjie dhe këmbë kërcimtare.
  • 39% deri në 43% nuk kan ndjerë fare ankth, nauze, mundim, oreks të dobët dhe gojë të thatë.
  • 47-49 % nuk kan pasur lëkurë të thatë, këmbë të enjtura apo marramendje.
  • 66-76 % nuk kan pasur opstipacion, diare dhe të vjellura.
  • 50-60 % nuk kan pasur dhimbje gjoksi, frymëzënie dhe kollitje.
  • Ndërsa interesimi i dobët për dashuri dhe nxitje të vështirësuar seksuale nuk kishin 10 deri në 11%.

Rekomadime: Nga të dhënat e këtij  studimi, e bazuar tek  rezultatet dhe përfundimet mund të nxjerrim edhe  disa  rekomandime si:

  • Punimet hulumtuese që janë bërë dhe bëhen dita ditës janë duke ndikuar pozitivisht që  të identifikohen diskomfortet më të shpeshta që kane këta pacientë.
  • Gjithashtu edhe për të identifikuar ndikimin e dializës në jetën sociale dhe emocionale të këtyre pacientëve.
  • Familjarët të cilët kanë ndonjë anëtar në dializë, duhet të kenë kontrolla rutinë, ngase edhe faktori gjenetik apo ai trashëgues nuk është i përjashtuar në paraqitjen e këtij problemi.
  • Këtyre pacientëve duhet t’ iu sigurohet edhe Psikiatri, Psikologu apo edhe punëtori tjetër social që të komunikoj me ta dhe të lehtësoj gjendjen emocionale të tyre.
  • Këta pacientë duhet inkurajuar për jetën duke ngjallaur shpresat, duke përmirësuar gjendjen neurotike të tyre si dhe duke tentuar tek ata për një ushqyeshmëri të rregullt dhe sipas porosisë së dietologut.

 

 

 

 

Referencat:

Barbara,G.,  at all , (1982),Clinical Features of Pruritus Among Patients Undergoing Maintenance Hemodialysis, March 1, 1982, Vol 118, No. 3  , http://archderm.jamanetwork.com/issue.aspx?journalid=68&issueid=14325  last rewied 01.07.2016

Berns,J., S. (2016). Patient information: Hemodialysis (Beyond the Basics),   http://www.uptodate.com/contents/hemodialysis-beyond-the-basics?source=related_link  This topic last updated: Jan 28, 2016.

Clase, C.M., Ki, V., and  Holden, R.M., (2013).Water-Soluble Vitamins in People with Low Glomerular Filtration Rate or On Dialysis: A Review, Published online 2013 Jul 17. doi:  10.1111/di.12099, http://www.ncbi.nlm.nih.gov/pmc/articles/PMC4285924/

Francesco L , Denis Fouque  at all,  Nutritional status in dialysis patients: a European consensus, Oxford Journals Medicine & Health Nephrology Dialysis Transplantation Volume 17, Issue 4 Pp. 563-572. Maj, 2016 http://ndt.oxfordjournals.org/content/17/4.toc

Grzegorzewska, A., Młot-Michalska, M., (2007).Bone pain in dialysis patients is not associated with bone mineral density but with serum concentration of small uremic toxins. Vol. 52· 2007 Marrë  nga: http://www.ncbi.nlm.nih.gov/pubmed/18217423  Adv Med Sci. 2007;52:228-3

Horigan, A., at all,(2012). Dialysis and Fatigue: Implications for Nurses – A Case Study Analysis, Medsurg Nurs. 2012 May-Jun; 21(3): 158–175.,  http://www.ncbi.nlm.nih.gov/pmc/articles/PMC3414425/

Joksović, Z., O. (2012). Kamen u bubregu stiže bez najave.Marrë nga : http://www.novosti.rs/vesti/zivot_+.304.html:365223

Kamberi.H.,(2005). Ç’është hemodializa. Shtëpia botuese,”Hipokrati,, .2005.

Kaushik, A., at all,(2013). Oral and salivary changes among renal patients undergoing hemodialysis: A cross-sectional study, Indian J Nephrol. 2013 Mar-Apr; 23(2): 125–129. http://www.ncbi.nlm.nih.gov/pmc/articles/PMC3658290 /

Kim H, Lim H, Choue R.   A Better Diet Quality is Attributable to Adequate Energy Intake in Hemodialysis Patients. Clin Nutr Res. 2015 Jan;4(1):46-55.       http://dx.doi.org/10.7762/cnr.2015.4.1.46

Lok, P., (2008). Stressors, coping mechanisms and quality of life among dialysis patients in Australia  Journal of Advanced Nursing > Vol 23 Issue 5 > 2008,  PubMED

Muqaj, B., (2010). Roli i infermieres ne edukimin e pacienteve te hemodializes rreth ushqyeshmerise se rregullt dhe dietes ,,Infermieria Kosovare” ,Nr.1/2010 Qershor f.10

Narayan,M.,C., (2010). Cultures Effects on pain assessment and management, AJN, Aprill 2010-volume 110-issue 4

Walters, A., Hickey, K. at all, (1996). A questionnaire study of 138 patients with restless legs syndrome, NEUROLOGY 1996;46: 92-95

Web faqet:

Clin Nutr Res. 2015 Jan; 4(1): 46–55. Published online 2015 Jan   23. doi:   10.7762/cnr.2015.4.1.46. Koreja Jugut

Diatary guidelines forAdults starting on hemodialisis – http:///www.kidney.org/atoz/content/dietary_hemodialisis.cfm

Tags: Elmaze RrustemiHemodializaVeshka

Diskutim rreth këtij postimi

  • Aktuale
  • Komentet
  • Të reja
Të parët e mi ishin shqiptarët,unë nuk mund të jem tjetër veçse një shqiptar, një shqiptar krenar!

Të parët e mi ishin shqiptarët,unë nuk mund të jem tjetër veçse një shqiptar, një shqiptar krenar!

17 Shtator, 2023
Qazim Haziri: Djaloshi që u dogj me benzinë për s‘gjalli

Qazim Haziri: Djaloshi që u dogj me benzinë për s‘gjalli

15 Gusht, 2024
Gjenocidi serbo-malazez në krahinën e Bihorit në natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve të arkivave shqiptare (I)

Gjenocidi serbo-malazez në krahinën e Bihorit në natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve të arkivave shqiptare (I)

0
Gjenocidi në krahinën e  Bihorit në Natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve arkivore shqiptare (II)

Gjenocidi në krahinën e  Bihorit në Natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve arkivore shqiptare (II)

0
PRESIDENTI I REPUBLIKES SE SHQIPËRISË, SHKELQËSIA E TIJ Z. ILIR META MË 30 QERSHOR 2022 DEKOROJ PRIJËSIT E SANXHAKUT

PRESIDENTI I REPUBLIKES SE SHQIPËRISË, SHKELQËSIA E TIJ Z. ILIR META MË 30 QERSHOR 2022 DEKOROJ PRIJËSIT E SANXHAKUT

0
Dervish Mitrovica – delegat në Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë (1912)

Dervish Mitrovica – delegat në Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë (1912)

0
Pacientët e hemodializës dhe ndikimi i dializës në jetën e tyre sociale dhe emocionale vlerësuar nga këndvështrimi infermierik

Pacientët e hemodializës dhe ndikimi i dializës në jetën e tyre sociale dhe emocionale vlerësuar nga këndvështrimi infermierik

16 Qershor, 2025
Zbulohet epitafi i fshehur në Ugëll të Peshterit në Sanxhak

Zbulohet epitafi i fshehur në Ugëll të Peshterit në Sanxhak

16 Qershor, 2025
Kosova  dhe ShBA  hapin një kapitull të ri të marrëdhënieve për mbrojtje dhe siguri!

Kosova dhe ShBA hapin një kapitull të ri të marrëdhënieve për mbrojtje dhe siguri!

15 Qershor, 2025
LETËR PUBLIKE

LETËR PUBLIKE

14 Qershor, 2025
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori
info@dardaniapress.net

© 2020 Dardania Press - Powered by AA.

Nuk është gjetur asgjë
Shikoni Të Gjitha
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori

© 2020 Dardania Press - Powered by AA.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

Fill the forms below to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In