Dardania Press
E diel, 1 Qershor, 2025
  • BSBS
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori
Nuk është gjetur asgjë
Shikoni Të Gjitha
Dardania Press
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori
Nuk është gjetur asgjë
Shikoni Të Gjitha
Dardania Press
Nuk është gjetur asgjë
Shikoni Të Gjitha
Home Ballkani

O njerëz po varroset një fëmijë i masakruar nga serbet!

Rrëfim për një ngjarje të vërtetë…

4 Dhjetor, 2020
in Ballkani, Kosova, Kultura
29 1
0
O njerëz po varroset një fëmijë i masakruar nga serbet!
34
SHARES
427
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

«O njerëz, o miq, o vëllezër, po varroset një fëmijë.», kështu bërtiste një fëmijë i ardhur nga Juniku i Kosovës.
Në mes të grumbullit të njerëzve, nën rrebeshin e shiut, në bjeshkën e Padeshit po hapej nji gropë. Për çfarë, për të mbjellë ca lule?! Jo, jehona e malit përgjigjej: «Oiiii ii iiii-i, sa e tmerrshme, po varroset një fëmijë!»
Dyzet veta ishin ata. Të ardhur nga Kosova, plot rrudha në fytyrë, të lodhur e të lagur. Ishin përcjellësit e fundit të fëmijës. I gjallë u nis me ta, por nuk mundi të arrinte deri në fund si i tillë.
Si e ka emrin? – pyetën. – Shpëtim, – u tha dikush, dhe lotët iu përzien me shiun e dendur.

Nën klithmat e erës dhe rropamat e qiellit, u nisën malësorët e Padeshit, të gjenin kortezhin e përmortshëm të shqiptarëve të Junikut. Me ta u bashkuam dhe ne. Një varr i vogël në mes të grumbullit të njerëzve ma drithëroi zemrën. Mbuloje djalin! – bërtiti dikush. U ktheva dhe pashë anash meje një grua me fëmijën në krah. Ai ishte Shpëtimi. Dukej se po flinte dhe nga çasti në çast do të zgjohej. Fytyra e rrumbullakët dhe e njomë e tij nuk e pranonte çehren e vdekjes. Por, fatëkeqësisht, ai nuk jetonte më. Me një rrobe mbi kokë, priste në heshtje hapjen e gropës së zezë. «O Zot, – bërtita nën zë, – pse kështu?!»
Dy mijë metra mbi nivelin e detit po hapej një varr, ndoshta varri më i veçantë në botë. Livadhi me lule e pisha përreth do ta ruante përjetë këtë varr në prehrin e gjelbërimit. Një metër i gjatë dhe gjysëm i gjërë. Gropa me të shpejtë mbushej me ujë. – Pastroje ujin, – tha dikush, na ftohet djali.

 

Lopata shpesh mbushej me baltë dhe vononte kortezhin e përmortshëm. Të tjerët prisnin me sytë përdhe. Ktheva sytë dhe pashë nënën e djalit. Duart i dridheshin dhe sytë mezi i dukeshin nga lotët. Pranë vetes kishte shtrënguar dy fëmijët e tjerë, të madhin 7 vjeç dhe të voglin tre, e frikësuar se mos i iknin dhe këta. Ajo e donte veten të vdekur në vend të Shpëtimit.
E mbështollën fëmijën me një copë pelerinë dhe ngadalë e futën atje nga nuk do të dilte përjetë. Vëllai i tij i madh qante me dënesë. Nëna e shkretë u ul në gjunjë, kapi flokët me dorë dhe bërtiti me të madhe: “O bir, çfarë më bane, oo bir!”. Thashë se m’u shqye kraharorin. Lotët më tardhtuan. Rreth e rrotull të gjithë qanin. Kjo krijesë e pafajshme po largohej nga jeta, pa bujë e pa cermoni. Një fëmije të bukur iu shua jeta në lulen e vet. Kë vrau, kujt ia prishi qejfin ky engjëll?! Heshtja shumëfishonte revoltën.

Motra e vogël mori baltë me dorë dhe e hodhi mbi të. Vetëm ajo, mes këtyre dëshmitarëve që i kishte shtangur dhimbja, nuk e dinte se vëllai i saj katërvjeçar nuk do të kthehej më në Junik dhe do t’i mungonte përjetë. Vetëm kur do të rritet, si një ëndërr të keqe, do t’i fanitet vëllai i shtrirë në zgavrën e zezë mes gjelbërimit dhe luleve dhe balta që kishte hedhur mbi të. Gjithçka tjetër do t’i mjegullohej e do t’i tretej në eter dhe ajo, qyqe, do të fluturonte nga Juniku i Gjakovës në Padesh të Tropojës për të kërkuar varrin e vëllait të vet.
Malet e larta dhe pishat shekullore, dëshmitarë të përjetshëm të kësaj ndodhie të kobshme; livadhi që e mbante në gjirin vet, aroma e luleve që ia amshojnë prehjen, do t’ia tregojnë muranën. Dhe, ajo do ta vajtojë, sa malet, pyjet dhe njerëzit e këtyre anëve do të habiten. Atëhere dikush do të kujtohet se më 22 qershor 1998, në majën e malit të Padeshit, u varros një fëmijë. Ai kishte nji motër njomishte, që hodhi dhe mbi të e nuk dinte se çfarë kishte ndodhur. Më pas do ta njohin të gjithë dhe do t’u kujtohet gjëma e madhe.
– Ku e ka babain?! – pyeta njërin që e kisha në krah. Më pa, dhe me zë të ulët ma ktheu: – E kanë vrarë.
Çfarë të bëja, si t’i ndihmoja, përveç dheut që hodha mbi varr dhe lotëve që e gjenin vetë shtegun. Sytë më shkuan te vëllai i tij i madh. Vetëm 7 vjeç ishte. Shtëpinë djegur dhe shkatërruar serbët.

Nëna e tij dukej se kishte lindur vetëm për të vuajtur. Para dy javësh i qe vrarë i shoqi në luftë. Tani po varroste djalin që i vdiq rrugës, tek ikte nga hasmi shekullor serb!

Kur u përmenda, varri qe kulmuar. Në krye të tij vunë një gur të madh, që të mos mbulohej nga bari dhe lulet e livadhit, ca gur të vegjël anash dhe pasi mbaruan i lanë duart në një pellg uji.

“Vllezër, thirri njëri prej të pranishmëve, me uniformën e UÇK dhe i armatosur, na e bëni hallall mundin. Për të mirë ua kthefshim.” Ishte mixha i Shpëtimit. Na e dha dorën me radhë dhe në fund uroi: “Mirupafshim në Kosovën e lirë.”
Të gjithë u nisëm vetëm xhaxhai i Shpëtimit Jo. Ai kishte ardhur deri aty, për të pritur e përcjellë njerëzit dhe Shpëtimin. E shoqëronin dy veta. U nis drejt Kosovës. Fjalët e tij “Mirupafshim në Kosovën e lirë” na u ngulën thellë në mendje, në atë ditë zie.

Nëna e Shpëtimit mbeti e fundit te varri. Donte t’i thoshte ca fjalë të birit, fjalë që mund të t’i thoshte vetëm loçka e përvluar e një nëne. Puthi gurin e varrit dhe filloi të fliste me zë. Shikonte frikshëm anash, se mos ia rrëmbente dikush të birin. Shikonte pishat. Donte të fiksonte vendin. Aty, asaj i kishte mbetur një fëmijë.

U ngrit, por gjunjët nuk e mbajtën. U përplas përdhé dhe filloi të gulçonte sa s’i plaste shpirti. “Hajde tash, motër, – i tha një plak, – ka kush t’ia marrë hakun Shpëtimit”, dhe drejtoi sytë nga ata të tre burrat e UÇK që po ktheheshin në Kosovë.

Kortezhi u nis drejt Tropojës. Bashkë me ta vinte dhe një nënë që e kishte varrosur, të birin katërvjeçar në malin e Padeshit. Ndër ta mungonte vetëm dikush, që kishte gjetur strehë në zemrën e bjeshkës.

Bukurosh Onuzi
B. Curri,12. 06. 1998

Pjesë nga Libri : Udhë Njerëz, Drama

Diskutim rreth këtij postimi

  • Aktuale
  • Komentet
  • Të reja
Të parët e mi ishin shqiptarët,unë nuk mund të jem tjetër veçse një shqiptar, një shqiptar krenar!

Të parët e mi ishin shqiptarët,unë nuk mund të jem tjetër veçse një shqiptar, një shqiptar krenar!

17 Shtator, 2023
Qazim Haziri: Djaloshi që u dogj me benzinë për s‘gjalli

Qazim Haziri: Djaloshi që u dogj me benzinë për s‘gjalli

15 Gusht, 2024
Gjenocidi serbo-malazez në krahinën e Bihorit në natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve të arkivave shqiptare (I)

Gjenocidi serbo-malazez në krahinën e Bihorit në natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve të arkivave shqiptare (I)

0
Gjenocidi në krahinën e  Bihorit në Natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve arkivore shqiptare (II)

Gjenocidi në krahinën e  Bihorit në Natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve arkivore shqiptare (II)

0
PRESIDENTI I REPUBLIKES SE SHQIPËRISË, SHKELQËSIA E TIJ Z. ILIR META MË 30 QERSHOR 2022 DEKOROJ PRIJËSIT E SANXHAKUT

PRESIDENTI I REPUBLIKES SE SHQIPËRISË, SHKELQËSIA E TIJ Z. ILIR META MË 30 QERSHOR 2022 DEKOROJ PRIJËSIT E SANXHAKUT

0
Dervish Mitrovica – delegat në Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë (1912)

Dervish Mitrovica – delegat në Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë (1912)

0
Prof.dr. Sabile Keçmezi-Basha

TA DUASH KOSOVËN DO TË THOTË TË JETOSH DHE TË VEPROSH PËR TË

30 Maj, 2025
Reflektim për ç’ka prezanton Defender 2025 për Shqiptarët mikpritës !

Reflektim për ç’ka prezanton Defender 2025 për Shqiptarët mikpritës !

29 Maj, 2025
Një nder i madh për Kosovën

Një nder i madh për Kosovën

28 Maj, 2025
Letër publike! Ju deputetë heshtakë dhe Ju me “gishta” të ngritur, Jeni duke i shkaktuar dëme të pariparueshme Republikës!

Letër publike! Ju deputetë heshtakë dhe Ju me “gishta” të ngritur, Jeni duke i shkaktuar dëme të pariparueshme Republikës!

27 Maj, 2025
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori
info@dardaniapress.net

© 2020 Dardania Press - Powered by AA.

Nuk është gjetur asgjë
Shikoni Të Gjitha
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori

© 2020 Dardania Press - Powered by AA.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

Fill the forms below to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In