Dardania Press
E premte, 27 Qershor, 2025
  • BSBS
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori
Nuk është gjetur asgjë
Shikoni Të Gjitha
Dardania Press
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori
Nuk është gjetur asgjë
Shikoni Të Gjitha
Dardania Press
Nuk është gjetur asgjë
Shikoni Të Gjitha
Home Kultura

Mehmet Prishtina: Historiografia shqiptare ia ka borxh Kuvendit të Junikut

Të dashur vëllezër e motra, karvani ynë që sivjet ka nisur të lëvizë për të shënuar 100 vjetorin e ardhjes së Hasan Prishtinës në krye të Qeverisë Shqiptare, sot është ndalur në Junikun tonë të bukur.

24 Maj, 2021
in Kultura
18 0
0
Mehmet Prishtina: Historiografia shqiptare ia ka borxh Kuvendit të Junikut
21
SHARES
263
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter
Siç e dini, para 109 viteve këto kulla që sot me krenari presin e përcjellin miq e dashamirë nga gjithë hapësira shqiptare, ishin dëshmitare të një ngjarje të madhe e cila në historiografi do të njihet si Kuvendi i Junikut. Ditët plot me diell të majit të 1912-tës, paralajmëronin agun e një zgjimi kombëtar, sepse krerët e shqiptarisë kishin vendosur që në Junik të lidhnin besa-besën për t’i dhënë tokave arbërore lirinë e shumëpritur. Prandaj datat 21-25 maj 1912 do të mbeten në historinë e lavdishme shqiptare si gurët më të çmuar në kalendarin e kujtesës kombëtare, për arsye se pikërisht ato ditë vuajtjet shekullore të shqiptarëve nën robërinë e huaj po shkëputeshin nga vargojt e robërisë dhe po sillnin dritën e shpresës, që do të kurorëzohet pak më vonë, më 28 nëntor 1912 në Vlorë.
Kuvendi i Junikut me nismën e Hasan Prishtinës mblodhi 300 delegatë nga gjithë trevat shqiptare dhe si i tillë paraqet platformën më të kristaltë kombëtare që do t’i paraprijë ngjarjeve të bujshme, duke filluar nga çlirimi i Shkupit, më 11 gusht 1012 e deri te shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë në Vlorë, më 28 nëntor 1912.
Kjo ngjarje e rëndësishme historike ishte edhe një përgjigje ndaj aspiratave grabitqare të shovinistëve fqinjë, por edhe politikave joparimore të Fuqive të Mëdha ndaj çështjes kombëtare shqiptare, e cila padrejtësisht u cënua në Kongresin e Berlinit. Prandaj Kuvendi i Junikut, përmes përfaqësuesve të katër vilajeteve shqiptare, e artikulonte qartësisht idenë e krijimit të mëvetësisë shqiptare brenda kufijve etnik, duke e integruar këtë ide në një program 12 pikësh, të cilat janë edhe 12 nenet e kushtetutës shqiptare të miratuar në Junik.
Ky program paraqiste në mënyrë të detajuar vizionin politik për një Shqipni të lirë, e cila do të qeverisej nga vetë shqiptarët, ku parashihej:
12 Pikat …
Kuvendi i Junikut, me programin e tij kombëtar, ndikoi në zgjerimin e kryengritjes në viset e tjera dhe në shtimin e radhëve të saj me mijëra luftëtarë, ndërkohë që Hasan Prishtina dhe atdhetarë të tjerë iu vunë punës për të vënë në jetë vendimet e Kuvendit të Junikut. Ai lëshoi një shpallje në gjuhën turke dhe në gjuhë të tjera, drejtuar “Shqiptarëve liridashës dhe botës së qytetëruar”, në të cilën theksonte se “pas përpjekjesh të pafrytshme për sigurimin e të drejtave kombëtare me mjete ligjore, përmes zbatimit të kushtetutës, shqiptarëve nuk u mbeti rrugë tjetër veç asaj të rrëmbimit të armëve. Është momenti kur vendoset fati i Shqipërisë: vdekja ose liria e saj”, përfundonte thirrja e Hasan Prishtinës.
Kuvendi i Junikut frymëzoi shqiptarët në luftën e tyre heroike për çlirim, kurse fryti i parë i kësaj përpjekjeje ishte çlirimi i Shkupit në gushtin e vitit 1912-të, i cili rezultoi me thirrjen e Kuvendit të Shkupit ku Hasan Prishtina kërkoi bashkimin e katër vilajeteve në një vilajet të vetëm, me kryeqytet Shkupin.
Historiografia shqiptare ia ka borxh Kuvendit të Junikut një përkushtim edhe më të madh hulumtues e shkencor, për arsye se për nga pesha dhe rëndësia të rangohet në ngjarjet më kulmore të kombit, që nga koha e Gjergj Kastriotit Skënderbeut e deri në shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë.
Në përmbyllje të fjalës sime, do të doja të përçoja tej ju, vëllezër e motra, mesazhin e Kuvendit të Junikut për një unitet më të madh brenda nesh, duke lënë manash ndasitë partiake e ideologjike, sepse Kosova ka nevojë shumë për mirëkuptimin tonë të brendshëm, përballë sfidave të cilat ende nuk kanë mbaruar.
Ju faleminderoj të gjithëve që më dëgjuat!
PhD.Mehmet Prishtina-Studius
Tags: Mehmet Prishtina

Diskutim rreth këtij postimi

  • Aktuale
  • Komentet
  • Të reja
Të parët e mi ishin shqiptarët,unë nuk mund të jem tjetër veçse një shqiptar, një shqiptar krenar!

Të parët e mi ishin shqiptarët,unë nuk mund të jem tjetër veçse një shqiptar, një shqiptar krenar!

17 Shtator, 2023
Qazim Haziri: Djaloshi që u dogj me benzinë për s‘gjalli

Qazim Haziri: Djaloshi që u dogj me benzinë për s‘gjalli

15 Gusht, 2024
Gjenocidi serbo-malazez në krahinën e Bihorit në natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve të arkivave shqiptare (I)

Gjenocidi serbo-malazez në krahinën e Bihorit në natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve të arkivave shqiptare (I)

0
Gjenocidi në krahinën e  Bihorit në Natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve arkivore shqiptare (II)

Gjenocidi në krahinën e  Bihorit në Natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve arkivore shqiptare (II)

0
Dervish Mitrovica – delegat në Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë (1912)

Dervish Mitrovica – delegat në Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë (1912)

0
PRESIDENTI I REPUBLIKES SE SHQIPËRISË, SHKELQËSIA E TIJ Z. ILIR META MË 30 QERSHOR 2022 DEKOROJ PRIJËSIT E SANXHAKUT

PRESIDENTI I REPUBLIKES SE SHQIPËRISË, SHKELQËSIA E TIJ Z. ILIR META MË 30 QERSHOR 2022 DEKOROJ PRIJËSIT E SANXHAKUT

0
Pagat në Sanxhak janë 200 euro më të ulëta se mesatarja në Serbi!

Pagat në Sanxhak janë 200 euro më të ulëta se mesatarja në Serbi!

27 Qershor, 2025
Lëvizjes Kombëtare Shqiptare dhe roli i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, në organizimin e popullit shqiptar, për realizimin e bashkimit kombëtar dhe territorial të Shqipërisë

Lëvizjes Kombëtare Shqiptare dhe roli i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, në organizimin e popullit shqiptar, për realizimin e bashkimit kombëtar dhe territorial të Shqipërisë

27 Qershor, 2025
Reflektim për ç’ka prezanton Defender 2025 për Shqiptarët mikpritës !

Përfaqësuesit e popullit Shqiptar në Trojet Shqiptare duhet të bashkëkuvendojnë mes tyre me program kombëtar.

26 Qershor, 2025
” Ngjyrat e Luginës” ndriçuan sonte Prishtinën!

” Ngjyrat e Luginës” ndriçuan sonte Prishtinën!

26 Qershor, 2025
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori
info@dardaniapress.net

© 2020 Dardania Press - Powered by AA.

Nuk është gjetur asgjë
Shikoni Të Gjitha
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori

© 2020 Dardania Press - Powered by AA.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

Fill the forms below to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In