Dardania Press
E hënë, 11 Maj, 2026
  • BSBS
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori
No Result
View All Result
Dardania Press
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori
No Result
View All Result
Dardania Press
No Result
View All Result
Home Kultura

Kompleksi Memorial “Adem Jashari” për herë të parë në një vlerësim të hollësishëm

Sot në Qeverinë e Kosovës është mbajtur Mbledhja e dytë e Komitetit Ndërministror për koordinimin e procesit, përzgjedhjen e projektit dhe monitorimin e procesit të implementimit të projektit për Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz, në të cilën u diskutua për raportin e vlerësimit të përpiluar nga ekipi i inxhinierëve mbi gjendjen fizike të ndërtesave në Kompleks.

23 Shtator, 2021
in Kultura
17 1
0
Kompleksi Memorial “Adem Jashari” për herë të parë në një vlerësim të hollësishëm
20
SHARES
252
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Një vlerësim i tillë po bëhet për herë të parë në këtë kompleks, ka vlerësuar kryeministri Albin Kurti i cili udhëhoqi takimin.

Gjithashtu, në kuadër të mbledhjes u propozuan anëtarët potencial për Komisionin e ekspertëve, i cili nga momenti i themelimit do t’i prijë gjithë punës profesionale në kuadër të këtij Komiteti.

“Ashtu siç kemi rënë dakord në mbledhjen e parë, dhe sepse ky është ndër proceset dhe projektet më delikate të Republikës sonë, do të punojmë me hapa të sigurt, pa u ngutur, por edhe pa humbur kohë. Nuk do të kursejmë asgjë për të ndërtuar një kompleks memorial të përmasave botërore, çfarë është edhe figura e Adem Jasharit. Një kompleks memorial që do të rrëfejë dinjitetshëm dhe me standard të arrirë artistik rezistencën e popullit dhe luftën për liri, pavarësi e bashkim”, tha kryeministri Kurti.

Më pas, Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, njoftoi të pranishmit për raportin vlerësues mbi gjendjen e ndërtesave në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz.

Ekipi i ekspertëve nga Fakulteti i Ndërtimtarisë kanë analizuar pesë ndërtesat e Kompleksit Memorial. Raporti përfundimtar përmban 200 faqe, dhe është i mbështetur tërësisht në metodologji, hulumtime dhe analiza profesionale-shkencore, shpjegoi ministri Çeku.

Në raportin vlerësues në tri objektet e para, është paraparë mbrojtje e ndërtesave nga shembjet progresive dhe sanimin e elementeve primare që janë dëmtuar, por që nuk janë klasifikuar për intervenim emergjent të tërësishëm. Ndërsa në objektin nr. 4 dhe nr. 5, është e nevojshme të ndërhyhet urgjentisht për marrjen e masave mbrojtëse duke i klasifikuar për intervenim emergjent të tërësishëm.

Me miratimin e këtij raporti, Komiteti mandatoi Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit për ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme në ndërtesat e lartpërmendura.

Discussion about this post

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Qazim Haziri: Djaloshi që u dogj me benzinë për s‘gjalli

Qazim Haziri: Djaloshi që u dogj me benzinë për s‘gjalli

15 Gusht, 2024
Gjenocidi serbo-malazez në krahinën e Bihorit në natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve të arkivave shqiptare (I)

Gjenocidi serbo-malazez në krahinën e Bihorit në natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve të arkivave shqiptare (I)

0
Gjenocidi në krahinën e  Bihorit në Natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve arkivore shqiptare (II)

Gjenocidi në krahinën e  Bihorit në Natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve arkivore shqiptare (II)

0
PRESIDENTI I REPUBLIKES SE SHQIPËRISË, SHKELQËSIA E TIJ Z. ILIR META MË 30 QERSHOR 2022 DEKOROJ PRIJËSIT E SANXHAKUT

PRESIDENTI I REPUBLIKES SE SHQIPËRISË, SHKELQËSIA E TIJ Z. ILIR META MË 30 QERSHOR 2022 DEKOROJ PRIJËSIT E SANXHAKUT

0
Dervish Mitrovica – delegat në Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë (1912)

Dervish Mitrovica – delegat në Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë (1912)

0
Ora e Maleve, aty ku kujtesa bëhet dritë dhe sakrifica kthehet në krenari

Ora e Maleve, aty ku kujtesa bëhet dritë dhe sakrifica kthehet në krenari

10 Maj, 2026
CERD-i i OKB-së konfirmon shqetësimet për shqiptarët në Luginën e Preshevës

CERD-i i OKB-së konfirmon shqetësimet për shqiptarët në Luginën e Preshevës

7 Maj, 2026
Shaip Kamberi ngre alarmin në takimin me OSBE-në: Shqiptarët po mbeten pa përfaqësim në polici

Shaip Kamberi ngre alarmin në takimin me OSBE-në: Shqiptarët po mbeten pa përfaqësim në polici

7 Maj, 2026
Protesta e thirrur nga Lëvizja “Shqipëria Bëhet” në Tiranë, duhet të jetë konstruktive dhe paqësore

Në kohën kur Europa synon unitet dhe stabilitet, Serbia thellon lidhjet strategjike me Rusinë

7 Maj, 2026
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori
info@dardaniapress.net

© 2020 Dardania Press - Powered by AA.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori

© 2020 Dardania Press - Powered by AA.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

Fill the forms bellow to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In