“Premtuesit më të mirë për mbrojtjen e traditës dhe kulturës sonë, janë vet prindërit në raport me fëmijët. Në votër shqiptare të flasin shqip. Kaq e thjeshtë është kjo ruajtje e kulturës nga fëmijët tanë“, na tha, ndër të tjera, zonjusha Pepshi.
Zonjusha Pepshi, ju jeni emër i njohur për shqiptarët, sepse jeni perendeshë e bukurisë. Ishit edhe mis, por nuk ju ka humbur bukuria. Po e fillojmë këtë intervistë apo bashkëbisedim drejtpërdrejt me pyetjen e parë. Si po ju duket kjo ide e librit?
Ju përshëndes dhe ju uroj shumë suksese, në këtë ide të librat, ku padyshim se është ide e qëlluar dhe besoj shumë se do të realizohet me shumë sukses.
Mendoni se gruaja shqiptare është paksa e harruar në diasporë?
Fakti që të drejtat e grave janë legalizuar, si pjesë integrale e të drejtave të njeriut, është një hap progresiv në rrugën e zhvillimit demokratik të vendit. Retorikat patetike për respektimin e të drejtave të grave nuk mund të fshehin realitetin gri, ngecjet, pengesat dhe problemet sociale, me të cilat ballafaqohen femrat në përpjekjet e tyre për pjesëmarrje dhe status të barabartë në shoqëri (e kjo ndodhë kudo në botë, pa përjashtuar as hapësirën tonë shqiptare).
Ku është Kështjella?A po merret me botën e bukurisë?
Po, është edhe ajo, me profesion, kozmetikë dhe dermatologji-medicinale.Në kulturë, kam realizuar albumin tim të parë me 10 këngë, i cili është pritur mirë në Evropë dhe jashtë saj, si në tv, MTV Deutschland dhe shumë radio tjera në Zvicër, Gjermani, Angli dhe shumë vende tjera.
Si është të jesh e bija e poetes, veprimtares së dalluar të kauzës sonë kombëtare, zonjës Zize Pepshi?
Unë ndjehem shumë krenare që jam bija e saj, si poete dhe veprimtare e palodhur për çështjen kombëtare, për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Nëna jonë kurrë dhe për asnjë çast nuk i është larguar asaj kauze kombëtare. Kurrë nuk e kemi parë të thojë që është lodhur, gjithmonë aktive dhe plot eneregji të pashoqe. Prandaj dhe ne e duam shumë, sepse nga nëna mësuam shumë, pra, më shumë se shumë: ta duam atdheun.
Nga kush keni marrë mbështetje më të madhe, pas nënës?
Mbështetja më e madhe pas nënës, ka qenë dhe është mbështetja e vëllait tim të dashur, Kreshnikut, i cili luajti një rol të madh në mbeshtetjen time, duke mos më lënë në asnjë çast që ta ndjeja mungesën e babait.
Na thoni drejt, si i shihni gjeneratat e reja të diasporë që po rriten jashtë atdheut?
Thënë të drejtën, është për tu krenuar me gjeneratat e reja.Duke filluar nga integrimi i pashoq, shkollimi i tyre, arritjet në politikat e vendit nikoqir, prezantimi në kultura të ndryshme, si në art, sport, vende kyçe, si në banka, spitale, jurisprudencë, ekonomi, kryetarë komunash dhe kantone, etj. Është një gjeneratë e artë.
Sa shpesh e vizitoni Kosovën?
Dardaninë e vizitoj tri deri në katër herë në vit, sepse e dua shumë.
Cila grua (fytyrë publike) në atdhe [Kosovë, Shqipëri, Maqedoni, Luginë të Preshevës, etj.] mendoni se ka bërë shumë për avancimin e gruas në shoqërinë tonë?
Nuk veçoj, por them se gruaja shqiptare, në përgjithësi, ka bërë vetavancim të pashoq në shoqëri. Pra, këtu nuk kam emra të veçoj, sepse jemi shumë sosh.
Gratë Frymëzuese të Diasporës Shqiptare (I)
Në cilin dimension mendoni se gruaja shqiptare e diasporës ka kontribuar më së shumti për çlirimin e Kosovës?
Vet prezenca e gruas shqiptare në shkollë, politikë, arsim, kulturë, amvisni, ishte kontributi më i fuqishëm për çlirimin e Kosovës.
Sa premtuese, sipas jush, është gjenerata e fëmijëve në ruajtjen e traditës kombëtare [etnokulturës tonë]?
Premtuesi më i mirë për mbrojtjen e traditës dhe kulturës sonë, janë vet prindërit në raportme fëmijët. Në votër shqiptare të flasin shqip. Kaq e thjeshtë është kjo ruajtje e kulturës nga fëmijët tanë.
A mund ta bëni dallimin e statusit të gruas shqiptare të diasporës në familje dhe shoqëri deri në vitin 2000 dhe pas kësaj periudhe e deri sot?
Kombet e qytetëruara dhe me demokraci të zhvilluar, sidomos shembulli i Zvicrës, ku ne po jetojmë, na thotë shumë.Kanë treguar se arritja e këtij synimi nuk është një utopi. Sigurisht që mjeti për realizimin e këtij qëllimi është krijimi i shoqërisë së mundësive të barabarta, për të dyja gjinitë dhe nëpërmjet bashkëveprimit të të dyja gjinive, (burrave dhe grave), në të gjitha fushat dhe sferat e organizimit shoqëror, (me theks të veçantë nëato vende pune dhe profesione që zotërohen nga të dyja gjinitë njësoj).
Në cilat segmente vlerësoni se gruaja shqiptare e diasporës ka nevojë të mbështetet nga shteti amë?
Pothuaj se në shumë segmente, gruaja ka nevojë për mbështetje dhe barazi gjinore.
Sikur të ishit në Kosovë, në cilin profesion e kishit parë veten?
Do ta kisha parë veten si ligjeruese të historisë.
Për fund të këtij bashkëbisedimi, më duhet thënë se shumë bukur e flisni gjuhën shqipe. Ku e shihim Kështjellën në të ardhmen?
Po, e flas,madje me shumë krenari them se gjuha shqipe është ndër gjuhet më të pasura, më të vjetrat dhe më e bukura gjuhë. E shoh veten gjithonë pranë dashurisë ndaj atdheut tim të dashur, Dardanisë. / Dashnim HEBIBI
Diskutim rreth këtij postimi