Dardania Press
E diel, 8 Qershor, 2025
  • BSBS
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori
Nuk është gjetur asgjë
Shikoni Të Gjitha
Dardania Press
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori
Nuk është gjetur asgjë
Shikoni Të Gjitha
Dardania Press
Nuk është gjetur asgjë
Shikoni Të Gjitha
Home Kosova

Doli nga shtypi libri “Lahutarët e Sanxhakut të Pazarit të Ri”

Shoqata “Kosova për Sanxhakun”, në mesin e shumë aktiviteteve kulturore dhe shkencore që ka nisur, organizuar dhe realizuar deri më tash, është krenare sidomos me organizimin e simpoziumit të parë të këtij lloji në Prishtinë dhe botimin e përmbledhjes së punimeve të këtij simpoziumi.

25 Prill, 2021
in Kosova, Kultura, Sanxhaku
36 1
0
Doli nga shtypi libri “Lahutarët e Sanxhakut të Pazarit të Ri”
43
SHARES
534
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Shoqata “Kosova për Sanxhakun”, në mesin e shumë aktiviteteve kulturore dhe shkencore që ka nisur, organizuar dhe realizuar deri më tash, është krenare sidomos me organizimin e simpoziumit të parë të këtij lloji në Prishtinë, në vitin 2018, në Institutin Albanologjik, me temë “Lahutarët e Sanxhakut të Pazarit të Ri”, e që tash po botohet si përmbledhje e kumtesave të autorëve që i kanë dërguar punimet e tyre për botim: Lahutarët e Sanxhakut të Pazarit të Ri, kumtesa të simpoziumit shkencor, mbajtur më 8.9.2018, Prishtinë, organizuar nga shoqata “Kosova për Sanxhakun”, në bashkëpunim me Institutin Albanologjik, Prishtinë.

Projekti i hartuar për lahutarët e Sanxhakut, nga prof. Zymer Ujkan Neziri, është realizuar pa shumë vështirësi nga Këshilli Organizues. Kemi kontaktuar me epikologë dhe kemi dërguar ftesa në të gjitha qendrat tona studimore dhe universitare, nga Shkodra e deri në Vlorë, nga Tetova e Shkupi e deri në Prizren, duke i përfshirë këtu edhe dy qendrat tona të mëdha, Tiranën e Prishtinën. Ftesat janë dërguar edhe për studiuesit nga Sanxhaku i Pazarit të Ri, në Universitetin e Tuzllës, si dhe në Evropë: Austri, Itali, Poloni etj. Simpoziumi është përkrahur financiarisht nga Ministria për Kulturë, Rini dhe Sport.

Pas simpoziumit është formuar Redaksia për përgatitjen e kumtesave për shtyp dhe janë caktuar anëtarët e Redaksisë dhe recensuesit. Recensues: prof. dr. Rigels Halili, epikolog, Universiteti i Varshavës, Poloni; prof. as. dr. Albin Sadiku, etnomuzikolog, Instituti Albanologjik, Prishtinë. Redaksia: prof. dr. Zymer Ujkan Neziri, epikolog, Instituti Albanologjik, Prishtinë; prof. dr. Nicola Scaldaferri, etnomuzikolog, Universiteti i Milanos, Itali; prof. dr. Rexhep Doçi, gjuhëtar, Instituti Albanologjik, Prishtinë; prof. dr. Lush Culaj, historian, Instituti Albanologjik, Prishtinë; dr. sc. Harun Crnovrshanin, publicist, Pazari i Ri, Sanxhak; mr. sc. Ismet Azizi, gjeograf, Gjilan; mr. sc. phd (c) Fitim Veliu, filolog, lektor, Mitrovicë, si dhe asistent, Prizren. Në mënyrë të veçantë falënderojmë kryeredaktorin – prof. dr. Zymer Ujkan Neziri dhe sekretarin – mr. sc. Fitim Veliu, të cilët e kanë kryer punën me përkushtim dhe me profesionalizëm.

Edhe kuadri gjuhësor -teknik është caktuar, dy lektorë: Fazli Hajrizi dhe Muhedin Fjuljanin, dy përkthyes: Zymer U. Neziri dhe Faruk Ferataj; redaktori teknik i thyerjes teknike dhe i treguesve të emrave, si dhe punuesi i ballinës, Zeni Ballazhi, të cilët po ashtu i falënderojmë për punën me përkushtim.

Përgatitja për shtyp i ka pasur disa vështirësi me disa kumtues të vonuar, por edhe me mangësi të shumta në përgatitjen e kumtesave për shtyp, duke filluar nga shkurtorja e fjalët çelësa e deri te fusnotat, rezymeja dhe bibliografia, me hartimin e të cilave është marrë kryesisht prof. Neziri.

Për mjete financiare, për përgatitjen për shtyp të librit dhe të shtypjes së tij, nuk është hapur dera aq lehtë, por nga Gjermania, shoqata – kulturore shqiptare – gjermane “Sali Çekaj’’, Pfaffenhofen a.d. Ilm, Gjermani, premtoi pa hezitim dhe e realizoi premtimin e dhënë për financimin e përgatitjeve për shtyp të librit dhe të shtypjes së tij, ’’Lahutarët e Sanxhakut të Pazarit të Ri”, e me këtë rast i falënderojmë shumë përzemërsisht.

Pas sigurimit të mjeteve financiare, ka filluar puna intensive në këtë pranverë dhe në fillim të dhjetorit u përfundua edhe përgatitja për shtyp, sipas standardeve të larta dhe me hyrje në tri gjuhë, shqip, boshnjakisht dhe anglisht, si dhe secila kumtese ka shkurtore (abstrakt), fjalë çelësa, fusnota të plota, përfundime, rezyme në tri gjuhë, treguesin e emrave të njerëzve, treguesin e emrave të vendeve dhe bibliografinë. Botimi po kryhet me bashkëbotuesin, Institutin Albanologjik, me të cilin kemi bashkëpunuar edhe në mbajtjen e simpoziumit. Emri i këtij instituti e nderon shumë shoqatën ‘’Kosova për Sanxhakun’’ dhe këtë vepër, kushtuar lahutarëve të Sanxhakut të Pazarit të Ri, me kumtesa të simpoziumit shkencor, sepse ai është simbol i albanologjisë në Ballkan e në Evropë.

Ismet Azizi, kryetar i Shoqatës “Kosova për Sanxhakun”

Diskutim rreth këtij postimi

  • Aktuale
  • Komentet
  • Të reja
Të parët e mi ishin shqiptarët,unë nuk mund të jem tjetër veçse një shqiptar, një shqiptar krenar!

Të parët e mi ishin shqiptarët,unë nuk mund të jem tjetër veçse një shqiptar, një shqiptar krenar!

17 Shtator, 2023
Qazim Haziri: Djaloshi që u dogj me benzinë për s‘gjalli

Qazim Haziri: Djaloshi që u dogj me benzinë për s‘gjalli

15 Gusht, 2024
Gjenocidi serbo-malazez në krahinën e Bihorit në natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve të arkivave shqiptare (I)

Gjenocidi serbo-malazez në krahinën e Bihorit në natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve të arkivave shqiptare (I)

0
Gjenocidi në krahinën e  Bihorit në Natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve arkivore shqiptare (II)

Gjenocidi në krahinën e  Bihorit në Natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve arkivore shqiptare (II)

0
PRESIDENTI I REPUBLIKES SE SHQIPËRISË, SHKELQËSIA E TIJ Z. ILIR META MË 30 QERSHOR 2022 DEKOROJ PRIJËSIT E SANXHAKUT

PRESIDENTI I REPUBLIKES SE SHQIPËRISË, SHKELQËSIA E TIJ Z. ILIR META MË 30 QERSHOR 2022 DEKOROJ PRIJËSIT E SANXHAKUT

0
Dervish Mitrovica – delegat në Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë (1912)

Dervish Mitrovica – delegat në Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë (1912)

0
REAGIM PUBLIK – MJAFT ME HIPOKRIZI!

REAGIM PUBLIK – MJAFT ME HIPOKRIZI!

6 Qershor, 2025
Këshilli Kombëtar Shqiptar mirëpret Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Bujanoc

Këshilli Kombëtar Shqiptar mirëpret Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Bujanoc

5 Qershor, 2025
Enkel Rexhepi priti Ambasadorin e Delegacionit të Bashkimit Evropian në Serbi

Enkel Rexhepi priti Ambasadorin e Delegacionit të Bashkimit Evropian në Serbi

5 Qershor, 2025
Libri kushtuar helmimeve “Trovanja, zločin i prevara” i dërgohet Aleksandar Vuçiqit

Libri kushtuar helmimeve “Trovanja, zločin i prevara” i dërgohet Aleksandar Vuçiqit

5 Qershor, 2025
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori
info@dardaniapress.net

© 2020 Dardania Press - Powered by AA.

Nuk është gjetur asgjë
Shikoni Të Gjitha
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori

© 2020 Dardania Press - Powered by AA.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

Fill the forms below to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In