Dardania Press
E martë, 3 Qershor, 2025
  • BSBS
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori
Nuk është gjetur asgjë
Shikoni Të Gjitha
Dardania Press
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori
Nuk është gjetur asgjë
Shikoni Të Gjitha
Dardania Press
Nuk është gjetur asgjë
Shikoni Të Gjitha
Home Kultura

Dashuria dhe flijimi lirik

Zize Pepshi, lindi në Lybeniç të Pejës. Shkollimin fillor e mori në vendlindje, të mesmen e mbaroi në Deçan, ndërsa studioi në Fakultetin e Filologjisë, Dega Letërsi dhe Gjuhë Shqipe në Universitetin e Prishtinës.Në Zvicër ka emigruar në vitin 1985.

4 Tetor, 2021
in Kultura
17 0
0
Dashuria dhe flijimi lirik
20
SHARES
249
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Shkruar nga Shefqet Dibrani

Veprimtaria arsimore

Zize Pepshi, njihet si mësuese, veprimtare dhe politikane. Fillimisht, qe përkushtuar në planin pedagogjik, ku për vite të tëra ka punuar me nxënësit shqiptarë me mësim plotësues, (1991 – 2000).

Po ashtu, atë e gjejmë të angazhuar edhe në funksione udhëheqëse në LAPSH (Lidhja e Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë “Naim Frashëri”), asociacion ky që merrej me mësimin plotësues në Zvicër, (1993 – 1995 ishte sekretare për Zvicër, dhe nga viti 1998 – 2000, sekretare për kantonin e Bernës).

Gjatë asaj kohe (1991 – 1999), ajo me nxënësit e saj ka organizuar manifestime të ndryshme, siç janë: “Dita e mësuesit”, “8 Marsi – Dita e Grave”, “2 Korriku”, “7 Shtatori – Dita e Kushtetutës së Kaçanikut”, “Ditët e Naimit”, “28 Nëntori – Dita e Flamurit”, pastaj ka marrë pjesë ose ka udhëhequr “Kuize të diturisë”, në Thun e Bernë, koncerte humanitare me nxënës, në Thun 1998, etj.

Vlen të thuhet se, në tubimet, protestat dhe programet kulturore që i organizonte Zize Pepshi, kurdoherë ishin prezentë edhe fëmijë zviceranë dhe prindërit e tyre. Angazhimet e kësaj mësueseje, pedagogeje dhe veprimtareje, shpeshherë i kanë regjistruar mjetet e informacionit publik: “Blick am abend”, “BZ – Berner Zeitung”, “Der Bund”, “Zeitung – Berner Oberland”, “Thuner Tagblatt”, si dhe gazetat shqipe “Rilindja”, “Bota sot”, “Zëri” etj.

Zize Pepshi, herë pas here ka publikuar edhe shkrime letrare, proza poetike dhe lirika, rezultat i të cilave janë dy librat e saj me lirika të cilat u botuan gjatë vitit 2021.

Veprimtaria politike

Karshi angazhimeve familjare dhe atyre edukativoarsimore, në fushën politike, Zize Pepshin, e gjejmë në LDK, që nga viti 1990.

Ndërsa gjatë viteve 1994 – 2006, ishte nënkryetare e LDK-së në Thun, pastaj 1996 -2006 anëtare e Kryesisë së Degës së LDK-së dhe nënkryetare e saj.

Gjatë kësaj periudhe, falë angazhimit të saj është themeluar edhe Forumi i Gruas i Degës së LDK-së në Zvicër.

Që atëherë, ka qenë aktive në të gjitha veprimtaritë që i ka zhvilluar Dega e LDK-së në Zvicër, duke i dhënë imazh të mirë emancipimit dhe prezencës së femrës shqiptare, sidomos në strukturat organizative në LDK.

Me daljen e fraksionit të parë nga Lidhja Demokratike e Kosovës, dhe me krijimin e Degës së Lidhjes Demokratike të Dardanisë në Zvicër, (2006 – 2009), Zize Pepshi është zgjedhur sekretare e Degës së LDD-së në Zvicër dhe anëtare e Këshillit Kombëtar të LDD-së në Prishtinë, duke u kandiduar (dy herë, 2007 dhe 2011), edhe për deputete në Parlamentin e Kosovës.

Kurse nga viti 2009, Zize Pepshi është zgjedhur kryetare e Degës së LDD-së në Zvicër, e në vitin 2010, në Konventën e LDD-së është rizgjedhur përsëri anëtare e Këshillit Kombëtar të LDD-së dhe e Kryesisë Qendrore të LDD-së në Prishtinë, si dhe sekretare për marrëdhënie me Degët e LDD-së në Evropë, detyra të cilat i kryen me përkushtim.

Krijimtaria letrare

Përveç publikimeve të herëpashershme, në pranverën e vitit 2021, Zize Pepshi, botoi librin me poezi “MË JANË PËRZIER ATDHETË“. Përmbledhja në fjalë kompletonte mozaikun e angazhimeve të saj edhe në fushën e krijimtarisë poetike, e cila bashkë me angazhimet tjera në sferën arsimore, kulturore dhe në fushën e angazhimeve politike e kompletojnë personalitetin intelektual të saj.

Në anën tjetër, botimi i poezive i japin madhështi dhe reputacion rolit të gruas shqiptare në të gjitha proceset shoqërore, politike dhe arsimore që ka kaluar kombi dhe vendi ynë.

Poezitë e këtyre librave, janë me motive të ndryshme, pa dyshim, janë ndjenja artistike të një nëne e cila, (pasi bashkëshorti, Muhamet Pepshi, i kishte vdekur), me përkushtim fisnik e amënor i rriti, i shkolloi, e vetme dy fëmijët e saj, dhe atë, në dheun e huaj.

Mendojmë se do të mjaftonte ky fakt, për të kuptuar sakrificën e saj dhe për t’i përjetuar si duhet disa nga dhembjet që shfaqen si motiv i poezisë, të cilat herë-herë kanë element idilik, e herë të tjera janë përplot pezëm e mllef të shprehura nëpër vargje të shumta, por si asnjë motiv tjetër, shkëlqen vargu lirik, deri në lirika erotike, që përshkohen me kulturë dhe shprehje elokuente të cilat e kanë bërë vargun e poezisë lirike më mallëngjyes, më të ndjeshëm e më përjetues, së këndejmi edhe artistik.

Tashmë, këto motive lirike, autorja po ia prezanton lexuesit të saj si një uverturë, poezi këto të realizuara me sukses.

Pa dyshim, këto motive janë vargje më të përpunuara dhe artistikisht edhe më të fuqishme, prandaj vëllimi “EDHE VDEKJA, TURPËROHET NGA DASHURIA”, e ngrit cilësisht dhe artistikisht poezinë e saj.

Vlen të theksohet se qysh nga Pranvera kosovare e vitit 1981, Zize Pepshi, ishte femër aktive në jetën publike, ndërsa nga viti 1985, është figura më aktive e femrës shqiptare në Zvicër dhe tej saj.

Pa dilemë, me botimin e këtyre dy përmbledhjeve poetike, autorja e kompleton mozaikun e veprimtarisë së saj, kurse në fushën e krijimtarisë letrare e artistike do të identifikohet si poete mirë e kompletuar!

*Ky shkrim është botuar si pasthënie e librit, faqe 123-126.

Tags: Shefqet DIBRANI

Diskutim rreth këtij postimi

  • Aktuale
  • Komentet
  • Të reja
Të parët e mi ishin shqiptarët,unë nuk mund të jem tjetër veçse një shqiptar, një shqiptar krenar!

Të parët e mi ishin shqiptarët,unë nuk mund të jem tjetër veçse një shqiptar, një shqiptar krenar!

17 Shtator, 2023
Qazim Haziri: Djaloshi që u dogj me benzinë për s‘gjalli

Qazim Haziri: Djaloshi që u dogj me benzinë për s‘gjalli

15 Gusht, 2024
Gjenocidi serbo-malazez në krahinën e Bihorit në natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve të arkivave shqiptare (I)

Gjenocidi serbo-malazez në krahinën e Bihorit në natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve të arkivave shqiptare (I)

0
Gjenocidi në krahinën e  Bihorit në Natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve arkivore shqiptare (II)

Gjenocidi në krahinën e  Bihorit në Natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve arkivore shqiptare (II)

0
PRESIDENTI I REPUBLIKES SE SHQIPËRISË, SHKELQËSIA E TIJ Z. ILIR META MË 30 QERSHOR 2022 DEKOROJ PRIJËSIT E SANXHAKUT

PRESIDENTI I REPUBLIKES SE SHQIPËRISË, SHKELQËSIA E TIJ Z. ILIR META MË 30 QERSHOR 2022 DEKOROJ PRIJËSIT E SANXHAKUT

0
Dervish Mitrovica – delegat në Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë (1912)

Dervish Mitrovica – delegat në Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë (1912)

0
Lavdi për jetë e mot heroit kapiten Adem Ukëhaxhaj – “GURI”!

Lavdi për jetë e mot heroit kapiten Adem Ukëhaxhaj – “GURI”!

2 Qershor, 2025
Prof.dr. Sabile Keçmezi-Basha

TA DUASH KOSOVËN DO TË THOTË TË JETOSH DHE TË VEPROSH PËR TË

30 Maj, 2025
Reflektim për ç’ka prezanton Defender 2025 për Shqiptarët mikpritës !

Reflektim për ç’ka prezanton Defender 2025 për Shqiptarët mikpritës !

29 Maj, 2025
Një nder i madh për Kosovën

Një nder i madh për Kosovën

28 Maj, 2025
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori
info@dardaniapress.net

© 2020 Dardania Press - Powered by AA.

Nuk është gjetur asgjë
Shikoni Të Gjitha
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori

© 2020 Dardania Press - Powered by AA.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

Fill the forms below to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In