Osman Ferizi
Pfaffenhofen, Bavari – 27 prill 2025

Akademia nisi me intonimin solemn të Hymnit Kombëtar, për të vazhduar me një minutë heshtje në nderim të të gjithë dëshmorëve të kombit.
Në këtë Akademi, që u hap nga kryetari i Shoqatës “Sali Çekaj”, Mr. Ing. Argent Ferizi, i cili falënderoi të gjithë të pranishmit për pjesëmarrjen dhe përkushtimin e tyre, morën pjesë dhe e nderuan me praninë e tyre personalitete të shquara të çështjes kombëtare dhe publike:
• Ish-komandanti i Batalionit në Luftën e Kosharës, Kolonel Skender Hasangjekaj;
• Ish-pedagogu dhe gjenerali i pensionuar, Eduart Abazi;
• Gazetari i njohur dhe autori i emisionit “Gjurmë Shqiptare”, Marin Mema;
• Deputeti shqiptar në Parlamentin e Bavarisë, z. Deli Balidemaj;
• Konsulli i Republikës së Kosovës, z. Afrim Nura;
• Konsullja e Republikës së Shqipërisë, znj. Gentiana Mburimi;
• Si dhe shumë bashkatdhetarë nga qytete të ndryshme të Gjermanisë si Hamburgu, Frankfurti dhe Berlini.
Akademin e ndrruan më pjesëmarrje edhe familja e heroit Sali Çekaj, vllau Smajli dhe djali, deputet i zgjedhur Hysen Çekaj, në emer të familjës përshendeti vllau Smajli duke falenderuar organizatorin dhe të pranishmit. Na nderuan veprimtar veteran( baca Emrush Tafa,baca Sahit Haziraj, baca Xhafer Leci, baca Brahim Rexhaj, Pjeter Coli, baca Rexhep Halili, Hamëz Halabaku, … kryetarët e dy Degëve të LDK-së( Mustafa Lulaj, Saranda Musliu, kryetar nëndegësh Haxhi Dervishaj nga Hamburgu, Zymer Lulaj)
Moderimin e mrekullueshëm të Akademisë e bëri studentja e dalluar Fatbardha Nikçi, ndërsa përmbajtja e programit dhe mesazhet e forta që u përcollën, pasqyruan në mënyrën më dinjitoze figurën dhe veprën e pavdekshme të heroit Sali Çekaj.
Akademia u përcoll nga Radio Televizioni i Kosovës (RTK) dhe u përmbyll me një atmosferë festive, ku fëmijët e grupit valltar të Shoqatës “Sali Çekaj” interpretuan një valle tradicionale shqiptare, duke e dhënë një mesazh të fuqishëm për ruajtjen e kulturës dhe traditës sonë kombëtare.
Në fund, për të gjithë të pranishmit u shtrua një drekë e përbashkët, në frymën e bashkimit dhe respektit ndaj veprës së madhe të dëshmorëve të kombit.
Lavdi jetës dhe veprës madhore të heroit Sali Çekaj!
Lavdi dëshmorëve të Kombit,
Rrnoft Shqiptaria e bashkuar.
Mr.ing Argent Ferizi – për Shoqaten”Sali Çekaj” në Gjermani

Diskutim rreth këtij postimi