Bazuar në programin e Fakultetit Juridik për adresimin e të kaluarës nga perspektiva akademike (pas fillimit të zbatimit të programit unik Master në gjuhën angleze“Human Rights, International Criminal Law and Transitional Justice”), me kërkesë të Dekanit dhe mbështetjen e Rektorit të UP-së, vendimi për themelimin e Qendrës është marrë nga Këshilli Drejtues. Qendra do të ketë një program unik të funksionimit me fokus në hulumtimin dhe studimin e krimit të gjenocidit (pa përjashtur krimet e luftës, krimet kundër njerëzimit dhe agresionit), holokaustit (si krimet që në historinë botërore përbëjnë edhe shkakun e krijimit të instrumenteve ndërkombëtare për normimin e krimeve me të rënda dhe mekanizmave për gjykimin e personave përgjegjës), si dhe avancimin e hulumtimeve dhe edukimit nga fusha e drejtësisë tranzicionale, për të arritur rezulate sa me të larta në adresimin e shklejeve të të drejtave të njeriut.
Përveç dimensionit primar hulumtues dhe akademik që do ta ketë kjo Qendër në kuadër të Fakultetit Juridik, për shkak të historisë tonë si popull është legjitime dhe shumë humane të presim që pjesa tjetër që ndërlidhet me të kaluarën e krimeve të luftës dhe krimeve tjera kundër njërëzimit, do të adresohet nga institucionet shtetërore të Republikës së Kosovës.
Duke njohur ketë realitet ekzistues, përtej përgjegjësisë së institucioneve shtetërore (që mbetet në vullnetin dhe komepencat e bartësve të tyre), themelimi i “Qendrës për Studimin e Gjenocidit, Holokaustit dhe Drejtësi Tranzicionale” në Fakultein Juridik, nënkupton adresimin nga aspekti akademik, hulumtues, edukativ dhe kulturor i të kaluarës në lidhje me krimet me të rënda, përfshirë krimin e gjenocidit.
Si e tillë, Qendra do të ketë si mision kryesor realizimin e aktiviteteve hulumtuese që kanë të bëjnë me krimet kundër të drejtës ndërkombëtare, jurisprudencën e tribunaleve/gjykatave penale ndërkombëtare dhe drejtësinë tranzicionale, dhe do të ketë programet e saj të veçanta të cilat do të zhvillohen në bashkëpunim me institucionet relevante vendore dhe ndërkombëtare (për çka jemi duke punuar që disa muaj).
Qendra pritet të ketë bashkëpunim me institucionet e Republikës së Kosovës (Qeverinë/Ministrinë e Drejtësisë, Kuvendin), komisionet dhe trupat që do të trajtojnë këto çështje, si dhe me autoritet e drejtësisë, në funksion të bashkërendimit të aktivitetve dhe ndihmës së ndërsjellë, gjithmonë brenda kompencave dhe natyrës së fushëveprimit.
Në vijim të realizimit të programit qeverisës 2020-2024, Fakulteti Juridik në vitin 2023 ka akredituar edhe programin e ri Master në gjuhë angleze “Human Rights, International Criminal Law and Transitional Justice”, i cili është një program unik në rajon, i cili në përmbajtjen e tij trajton të drejtat themelore të njeriut, krimet ndërkombëtare (gjenocidin, krimet e luftës, krimet kundër njerëzimit, etj.), jurisprudencën e gjykatave/tribunaleve penale ndërkombëtare, të drejtat e viktimave dhe procesin e drejtësisë tranzicionale.
Si i tillë, ky program ka filluar në ketë vit akademik, e ku përveç studentëve vendorë, janë pranuar edhe 10 studentë ndërkombëtarë, që njëherit janë edhe studentët e parë ndërkombëtar të rreguull (full time). Gjithashtu, përveç profesorëve të Fakultetit Juridik, në mbajtjen e ligjëratave për lëndët e këtij programi, janë të anagzhuar edhe profesorë ndërkombëtar nga universitetet prestigjioze (si U.of Columbia NY, U.of California/San Francisco Law School, U.of Florence, U.of Freiburg, Geneva Academy, U.of Lausanne, U.of Verona, etj.), e për me tepër, ky program edhe mbështetët nga partnerë serioz si Qeveria Federale e Zvicrës, Komisioneri i Lartë për të Drejtat e Njeriut i OKB-së dhe Këshilli i Evropës.
Ky njoftim shpallet me rastin e Ditës së Gjenocidit në Kosovë!
Diskutim rreth këtij postimi