Dardania Press
E mërkurë, 23 Korrik, 2025
  • BSBS
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori
No Result
View All Result
Dardania Press
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori
No Result
View All Result
Dardania Press
No Result
View All Result
Home Kosova

RRITJA E AUTORITETIT POLICOR, RRITË CILËSINË E SHERBIMIT

IDRIZ ZEQIRAJ: Një ngjarje e rëndë, me pasojë vdekjen e një të arrestuari nga Policia e Kosovës, ka shokuar opinionin gjithë shqiptar. Një 27 vjeçar problematik dhe agresiv, përballë 4 policëve në detyrë dhe një polic i ardhur për ndihmë vullnetare. Defekte serioze në menaxhimin e veprimeve, përgjatë neutralizimit të një njeriu, që po sulmonte dhe rrezikonte seriozisht qytetarët.

22 Korrik, 2025
in Kosova
14 0
0
FRAKSION APO HIPOKRIZI PARTIAKE?
16
SHARES
198
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter
Të gjithë i lëshonin rrugë, nga frika e përballjës me njeriun skajshëm të çekuilibruar dhe të handakosur. Për habi, mungoi profesionalizmi i nevojshëm, hiç i natyrshëm, për një ekip policor, pjesë e Policisë të Kosovës, tashmë, e mirënjohur për përgatitjen solide dhe konkurruese e suksesshme me policitë rajonale dhe më gjerë në Evropë.
     Reflekset lëvizëse të Agon Zejnullahut ishin “rrëshqitëse si ngjala”, siç shprehet populli. Dhe, hyrja në veturë e tij, tentimi për ta ngarë atë, policia reagoi nxitimthi dhe e nxori jashtë makinës. Përndryshe, rrezikonte për të shkaktuar aksidente fatale.
     Vonesën për dhënien e detajeve transparente, institucionet përkatëse, respektivisht, policia, Prokuroria, Gjykata, e kanë arsyetuar bindshëm: Aparati që përdorë mjekësia ligjore, për raste të tilla, ka defekt dhe lënda është dërguar në Maqedoninë e Veriut, për ekzaminim dhe ende nuk ka dhënë përgjigjën përkatëse.
     Pothuaj se e gjithë ngjarja në fjalë, është regjistruar me video-telefona. Dhe, përjashto rrëzimin e Agonit për tokë, përpjekja e policëve për ta neutralizuar duke e pranguar, “pretendimet për dhunë fizike të dokumentuara me video”, nuk qëndrojnë. Sepse, deri më tani, në asnjë nga xhirimet e bëra, nuk është parë asnjë ngritje dore, për ta goditur Agonin. E çara mbi vetull, e thënë privatisht, mund të jetë shkaktuar nga kontakti me tokën, çimenton.
 
         Vdekje e politizuar, vonesa e ekzaminimit mjeko-ligjore e arsyetuar 
     Rasti i vdekjes në duart e policisë të shtetit, është super specifik i ndodhur në Kosovë. Rasti i vdekjes të Agon Zejnullahut, ndryshon tërësisht nga mbytja e studentit Astrit Dehari, e cila ndodhi në një birucë, vetmi të burgut të Prizrenit. Sepse u bë pa kamera, madje në rrethana misterioze vdiqën dy bashkëvuajtësit e Astritit, njëri pas tjetrit. Astriti rrethohej nga besnikët SHIK-as të Kadri Veselit, përfshi edhe një ish-komandant policie, i njohur për krimet në Burgun e Klaeçkës, i liruar korruptiv nga shefat e PDK-së. Dhe, mbi të gjitha, Instituti i Specializuar mjeko-ligjor zviceran përjashtoi çdo mundësi të vetëvrasjes të Astritit. Ashtu siç ishte jashtë çdo logjike vetëvrasja me, të paktën, 12 thikat “ngulë vetës” të Dino Hasanaj.
     Gojëkëqijtë, mediat, opozita e politizuan vdekjen e 27 vjeçarit Agon Zejnullahut, ende pa e dhënë variantin organet kompetente, duke kërkuar hiç më pak se dorëheqjen e Drejtorit të Policisë të Kosovës, Gazmend Hoxha; ministrit të Brendshëm, Xhelal Sveçla; e deri edhe kryeministrit, Albin Kurti! “Shteti që e vrau një djalë të paarmatosur”, – shkruajti një gazetare senzacionaliste, me fytyrë rrast të hekurosur, që nuk dallon nga një barbi!
     Qeveria e përkohshme, e kompozuar nga social-komunistët e Tiranës zyrtare, nën instruktimin e Sigurimsave të Qeverisë fashizoide të Enver Hoxhës, Hashim Thaçi, Ramush Haradinaj, Fatmir Limaj, me “komandantët” e tyre, nxituan të punësonin në TMK dhe Policinë e Kosovës anëtarët e bandave të tyre. Kolonel Tahir Zemaj, Hero i Kosovës, konstatonte: “Nuk ka krim ekonomik, krim vrastar politik apo krim ordiner, ku të mos jenë pjesë anëtarë të TMK-së dhe të Policisë së Kosovës!” Disa syresh i largoi nga këto shërbime UNMIK-u, të tjerë përfunduan gjyqeve e burgjeve vendore dhe ndërkombëtare, për një çerek-shekulli radhazi! Ndërsa sot Policia është reformuar, në masë të madhe, me ripërtëritje të vazhdueshme.
     Specialistët e mjekësisë ligjore, sjelljet unike të Agon Zejnullahut, shkathtësia, energjia  reaguese e tij, përgjatë përpjekjes policore për ta arrestuar, përjashtojnë dehjen nga alkooli, duke hedhur dyshimin për përdorimin e substancave tjera të forta, ekzaltuese. Ende pa e bërë obduksionin, vlerësimi mjekësor specialistik, përdorimi i togfjalëshit “vrasje shtetërore”, është jo adekuat dhe tërësisht tendencioz, sepse rasti nuk ka asnjë motiv politik, siç ka pasur në rastin e Dino Hasanaj, për të zhdukur gjurmët e makro-hajnive zyrtare. Apo të Astrit Deharit, për ta shantazhuar dhe frikësuar, duke përgatitur terrenin për shpalljen e LVV organizatë terroriste.
     Edhe pse Policia e Kosovës vlerësohet si me demokratiket në rajon dhe më tej në Evropë, pamjet e fiksuara në vidio, përgjatë neutralizimit të Agonit, nuk kanë qenë profesionale. Angazhimet e kushtëzuara nga provokimet në veriun e Kosovës, ngutia në trajnime, duke i reduktuar në kohë trajnimin e policisë, larg përgatitjes krahasuar me shkollën klasike të dikurshme të Policisë në Vushtrri. Dhe, cikli kohor trajnues duhet korrigjuar.
     I vetmi rast dyshues, që mbetet për t`u përcaktuar, nëse gjuri i njërit nga policët ishte vënë në krah apo qafë të Agonit, edhe pse është më pak se një minut, krahasuar me ngufatjen e negrit amerikan, vite më parë, duke vënë gjurin në qafën e tij për 9 minuta. Specialistët e komentimit të skenës policore, të analizuar të videos përkatëse, thonë se nuk bëhet fjalë për ngufatje. Ndërkohë, specialistët mjekësorë, bazuar në stresimin enorme, nën ndikimin e ndonjë substancë toksike, mund të shkaktojnë gjakderdhje, duke i përmendur tri lloje të gjakderdhjes:
  1. Gjakderdhje cerebrale:
  2. gjakderdhje pulmonare;
3) gjakderdhje kardiake.
Andaj është domosdoshmëri e pritjes të përfundimit të analizës mjeko-ligjore, respektivisht, obduksionit, për të përcaktuar se çfarë, realisht, i shkaktoi vdekjen Agon Zejnullahut.
     Megjithatë, sido që të rezultojë shkaku i vdekjes të Agonit, përgjegjësia, në rastin konkret, është personale. Tejkalimi i kompetencave në përdorimin  e forcës, vartësisht nga rrethanat, është penalizues, i ndëshkueshëm. Por, gjithsesi, cilësimi si “vrasje  nga pakujdesia”, është masë lehtësuese. Andaj, me një seri provash pozitive, të dhëna nga Policia e Kosovës, assesi rastet e shkëputura, të veçanta, nuk mund ta minojnë besimin publik ndaj Policisë të Kosovës.
     Ndërkohë, Policia e Kosovës dhe Sistemi i Drejtësisë, edhe pse kanë lidhshmëri, në mbrojtje të rendit dhe të ligjit, megjithatë, janë struktura të ndara, të veçanta. Sistemin e Drejtësisë të Kosovës, pas çlirimit e kanë rrënuar uzurpuesit e dhunshëm të pushtetit, me dajak e gjak, përmes torturës, maltretimeve e vrasjeve politike, me qëllim të arritjes dhe të mbajtjes së pushtetit, përdhunshëm, siç bëri Enver Hoxha, me byroistët e tij kriminelë, i cili fashistizojë Shqipërinë londineze, për afro gjysmë-shekulli.
    Disa “komandantë” kriminelë, të instruktuar nga banda e Sigurimsave të ish-pushtetit monist-hoxhist, krahas krimeve torturuese e vrastare të kundërshtarëve politikë, rrënuan edhe Sistemin e Drejtësisë, duke i kapur Prokurorinë dhe Gjykatat, të cilat nuk i kanë lëshuar “as sot e kësaj dite”, edhe pse, tashmë, në opozitë. Pra, për asnjë rast e çast, nuk duhet ngatërruar Policinë e Kosovës me Sistemin e Drejtësisë, të kapur nga PAN-i kriminal.
        Policia e pambrojtur, madje e shenjëstruar!
    Siç e cekëm në fillim të këtij shkrimi, aparatura për ekzaminimin mjekësor ligjor në Kosovë, aktualisht është defektoze. Prandaj, lënda e plotë e gjendjes trupore të Agon Zejnullahut, është përcjellë për ekzaminim në aparaturën e Maqedonisë së Veriut. Pra, nuk është çështje e kurrfarë hezitimi, por, është çështje, thjeshtë, teknike. Ndonëse pacienti ka ndërruar jetë, duhet pasur mirëkuptim për vonesën e arsyetuar, e justifikuar. Instituti përkatës është i përkushtuar për analizë të saktë, që arsyeton edhe vonesën.
     Familjes të 27 vjeçarit, Agon Zejnullahut, i shprehim ngushëllimet e dëlira dhe garantojmë se jemi pjesë e dhimbjes së madhe të tyre familjare, për shuarjen fizike të papritur të Agonit të tyre të shumëdashur. E mirëkuptojmë, në një masë, Familjen Zejnullahu edhe për reagimin e ashpër, paksa, të nxituar dhe me vlerësime paushalle, si rrjedhojë e gjendjes emocionale të rënduar, për tragjiken e pa pritshme familjare. Vëllai Albani ngulmon se “është vrarë nga dora e shtetit, nga disa policë. Posedojmë video që vërehet duke bërtitë në frymën e fundit dhe e goditin në fytyrë dhe aty nuk lëvizë”.
    Realisht, e gjithë kjo është hamendje, e pabazuar faktike, sepse Familja e Agonit nuk ishte e pranishme, ndërsa kamera ishte aktive, por nuk e dëshmon goditjen, rrahjen nga policia. Shenjat në trup mund të jenë shkaktuar nga kapjet e policisë, për ta neutralizuar dhe prangosur Agonin, por, jo edhe goditjet, të cilat nuk janë provuar deri me tani.
    Statutit të Policisë të Kosovës i mungon mbrojtja ligjore dhe morale. Shkrimtari i zëshëm shqiptar, Ismail Kadare, tej tri dekada e gjysmë më parë, shkruante se “autoriteti i policit shqiptar, në pushtetin monist të Enver Hoxhës, mori fund, kur fëmijët i afroheshin “xhaxhi policit” ia lëmonin uniformën. Ndërsa në Amerikë as që guxon ndokush ta prekë uniformën e policit.
     Në Kosovë polici fyhet dhe kërcënohet për “pikë të qejfit!” Njohim raste kur policia ndalon veturën e banditëve, për kalim të shumëfishtë të shpejtësisë apo dyshime tjera. Banditët dalin nga makina me armë në dorë, i arrestojnë dy policët, i çarmatosin. Edhe pse identifikojnë identitetin e tyre, ata kurrë nuk u ndëshkuan, sepse ishin pjesë e bandave të “komandantëve” kriminelë të PAN-it!
     Kur për shkelje të ligjit, policia tenton të shënojë kuponin ndëshkues, vagabondi reagon: “Unë të njoh ty, ta di edhe shtëpinë”, shantazhon. Pavarësisht, denoncimit në organet përkatëse, nuk zbatohet masa ndëshkuese, edhe pse është kërcënim serioz të personit zyrtar, duhej të vuanin disa vite burg.
    Një i ri 10-12 vjeç, ia drejtoi revolen-lodër policit amerikan, e cila në pamje nuk dallohej nga ajo e zakonshme. Polici pa paralajmërim e qëlloi për vdekje. “E vrava në vetëmbrojtje”. “Dhimbje për fëmijën po, por jo edhe për prindërit, pse nuk edukojnë fëmijët e tyre. Dhe, nuk pranoi as kërkim-falje.
     Një student japonez, në stacionin e trenit të qyteti amerikan, në nxitim për të hipur në tren, me qëllim të arritjes të fluturakes për Atdhe, lëshoi valixhen. Polici amerikan urdhëroi ndalimin. Studenti nuk e përfilli urdhrin dhe e qëlloi me plumb në kokë! Dyshimi ishte për bombë shpërthyese!
     Shteti, edhe pse e di, pranon dhe toleron listën prej 45.500 veteranë të rrejshëm, por i mungon buxheti, për të paguar sigurimin shëndetësor për afro 8 mijë policë të Atdheut-Kosovë.
     E pajustifikueshme dhe skandal shtetëror!
Tags: IDRIZ ZEQIRAJ

Discussion about this post

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Të parët e mi ishin shqiptarët,unë nuk mund të jem tjetër veçse një shqiptar, një shqiptar krenar!

Të parët e mi ishin shqiptarët,unë nuk mund të jem tjetër veçse një shqiptar, një shqiptar krenar!

17 Shtator, 2023
Qazim Haziri: Djaloshi që u dogj me benzinë për s‘gjalli

Qazim Haziri: Djaloshi që u dogj me benzinë për s‘gjalli

15 Gusht, 2024
Gjenocidi serbo-malazez në krahinën e Bihorit në natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve të arkivave shqiptare (I)

Gjenocidi serbo-malazez në krahinën e Bihorit në natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve të arkivave shqiptare (I)

0
Gjenocidi në krahinën e  Bihorit në Natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve arkivore shqiptare (II)

Gjenocidi në krahinën e  Bihorit në Natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve arkivore shqiptare (II)

0
PRESIDENTI I REPUBLIKES SE SHQIPËRISË, SHKELQËSIA E TIJ Z. ILIR META MË 30 QERSHOR 2022 DEKOROJ PRIJËSIT E SANXHAKUT

PRESIDENTI I REPUBLIKES SE SHQIPËRISË, SHKELQËSIA E TIJ Z. ILIR META MË 30 QERSHOR 2022 DEKOROJ PRIJËSIT E SANXHAKUT

0
Dervish Mitrovica – delegat në Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë (1912)

Dervish Mitrovica – delegat në Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë (1912)

0
FRAKSION APO HIPOKRIZI PARTIAKE?

RRITJA E AUTORITETIT POLICOR, RRITË CILËSINË E SHERBIMIT

22 Korrik, 2025
FALËNDERIM PËR TURNIRIN TRADICIONAL HUMANITAR – PFAFFENHOFEN 2025

FALËNDERIM PËR TURNIRIN TRADICIONAL HUMANITAR – PFAFFENHOFEN 2025

15 Korrik, 2025
NË ROZHJË PROMOVOHET VËLLIMI I SHTATË I “LIBRIT TË BARDHË TË VIKTIMAVE TË SANXHAKUT” – NDARJA E PLAKETËS SË ARTË PËR ISMET AZIZIN

NË ROZHJË PROMOVOHET VËLLIMI I SHTATË I “LIBRIT TË BARDHË TË VIKTIMAVE TË SANXHAKUT” – NDARJA E PLAKETËS SË ARTË PËR ISMET AZIZIN

14 Korrik, 2025
APK çon në prokurori afro 50 kallëzime penale, prej tyre katër deputetë

APK çon në prokurori afro 50 kallëzime penale, prej tyre katër deputetë

13 Korrik, 2025
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori
info@dardaniapress.net

© 2020 Dardania Press - Powered by AA.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori

© 2020 Dardania Press - Powered by AA.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

Fill the forms bellow to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In