Dardania Press
E diel, 15 Qershor, 2025
  • BSBS
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori
Nuk është gjetur asgjë
Shikoni Të Gjitha
Dardania Press
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori
Nuk është gjetur asgjë
Shikoni Të Gjitha
Dardania Press
Nuk është gjetur asgjë
Shikoni Të Gjitha
Home Kosova

Presidentja Osmani dhe kryeministri Kurti takohen me Sekretarin e Shtetit Amerikan, Antoni Blinken!

Takimi do të mbahet gjatë kësaj jave, sipas këtij burimi, që nuk e bën të ditur agjendën e mëtejshme të udhëtimit të zyrtarëve më të lartë të shtetit.Sidoqoftë kjo vizitë po ndodhë në kulmin e disa zhvillimeve të rëndësishme.

25 Korrik, 2022
in Kosova
16 1
0
Presidentja Osmani dhe kryeministri Kurti takohen me Sekretarin e Shtetit Amerikan, Antoni Blinken!
19
SHARES
240
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Takimi do të mbahet gjatë kësaj jave, sipas këtij burimi, që nuk e bën të ditur agjendën e mëtejshme të udhëtimit të zyrtarëve më të lartë të shtetit.Sidoqoftë kjo vizitë po ndodhë në kulmin e disa zhvillimeve të rëndësishme.

Presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti, kanë udhëtuar sot për në SHBA, ku përveç njoftimit zyrtar se do të nënshkruajnë me autoritetet amerikane marrëveshjen e bashkëpunimit me Korporatën e Sfidave të Mijëvjeçarit, ato do të takohen me zyrtarët e lartë të shtetit amerikan.

Njëri nga takimet, dhe që vlerësohet më i rëndësishmi deri më sot është, ai i presidentes Osmani dhe kryeministrit Kurti me Sekretarin e Shtetit Antoni Blinken.

Burime të gazetës kanë marrë vesh jozyrtarisht më parë se Presidentja Osmani dhe kryeministri Kurti do të priteshin në Stejt Departament, ndërsa sot, nga zyrtarë shtetëror na është konfirmuar ky takim.

“Presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti, do të priten zyrtarisht në Stejt Departament nga Sekretari i Shtetit, Anthony Blinken”, thotë ky burim.

Takimi do të mbahet gjatë kësaj jave, sipas këtij burimi, që nuk e bën të ditur agjendën e mëtejshme të udhëtimit të zyrtarëve më të lartë të shtetit.

Në udhëtim me presidenten Osmani dhe kryeministri Kurti ndodhet edhe ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, pasi do të nënshkruhet në Uashington marrëveshja me Korporatën e Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC) në vlerë prej 236.7 milionë dollarë.

Sipas informacioneve paraprake investimi më i madh pritet të jetë në fushën e energjisë, kryesisht të ripëtritshme dhe të ruajtjes së saj.

“Objektivi kryesor i këtij projekti është sigurimi i stabilitetit të furnizimit me energji elektrike në Kosovë dhe tranzicioni në energji më të pastër në të ardhmen. Objektiv tjetër i projektit është edhe zhvillimi i shkathtësive në fushën e energjisë dhe ngritja e punësimit të grave në këtë fushë”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

A po thyhet ‘miti’ urban i antireformistëve?

Që nga shkarkimi i Qeverisë Kurti 1, e deri më tani, mediat progrupeve kriminale politike dhe nën kontrollin e oligarkëve s’kanë pushuar duke e goditur dhe propaganduar që Albin Kurti po dështon sepse nuk e duan amerikanët.

Kur ishte në udhëtimin e tij vërtetë shumë të gjatë në SHBA, vizita e tij goditej si e dështuar, pavarësisht që ai e pat rastin, që të takohej me këshilltarin për siguri të Presidentit Joe Biden, Sulivan. Një detyrë shumë e rëndësishme dhe e një njeriu, për shkak të resorit, shumë e rëndësishme, dhe madje e krahasueshme edhe me atë të ministrave. Por, ajo u shpërfill dhe u përbuzë, deri sa u detyrua vetë ambasadori amerikan Hovenier, të reagojë, dhe ta ndalojë atë lloj ‘blasfemie’, ndaj institucioneve amerikane.

Sidoqoftë kjo vizitë vie në kulmin e disa zhvillimeve të rëndësishme. Lufta në Ukrainë është në muajin e gjashtë, dhe pritet të marrë kthesë pozitive në favor të ukrainasve; Serbisë i është bërë thirrje nga ambasadori amerikan në Beograd, që është koha e fundit që të vendosë se është me Perëndimin – SHBA-të po e identifikojnë gjithnjë e më shumë se Serbia ka një regjim autoritar, pra se Vuçiqi është autoritarist; Shqipëria sapo e ka nënshkruar marrëveshjen e negocimit për anëtarësim në BE; Dhe lufta ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit pritet të shkojë drejt kulmit jo vetëm në Kosovë, por edhe në rajon për shkak të përfshirjes më të madhe të Perëndimit.

Gjithsesi në këtë mes është interesant, se disa qëndrime amerikane pozitive për institucionet e Kosovës janë dhënë këtyre ditëve në media serbe, që nuk janë proqeveritare, sipas të cilave raportime “një përfaqësues jozyrtar i qarqeve diplomatike nga Uashingtoni i ka konfirmuar kësaj gazete se ‘në Uashington janë të impresionuar nga demokracia e Kurtit, ndërsa në anën tjetër janë të shokuar nga autoritarizmi i Vuçiqit”.

Ndryshimet në bisedime?

Ndërsa duke dhënë vlerësimin për kryeministrin e Kosovës, Kurti, thuhet aty, se “ai e gëzon mbështetjen e Amerikës në shumicën e segmenteve politike”.

Një lajm tjetër që mund të jetë një pikë kthese pozitive për Kosovën është se sipas Departamentit të Shtetit Amerikan, Matthew Palmer nuk do të jetë gjatë në detyrën e Zëvendës Ndihmës Sekretarit të Shtetit, me ç‘rast ai do të lirohet nga detyrat e tij si Përfaqësues Special për Ballkanin Perëndimor.

Po sipas atyre burimeve pritet që Palmer të pasohet nga Karen Donfried, e cila do të emërohet Ndihmëse Sekretare e Shtetit e SHBA-së për Evropën dhe Euroazinë, ndërsa ajo do të zgjedh një ekip të ri, duke përfshirë një përfaqësues të veçantë për Ballkanin Perëndimor”.

Të shpresojmë se procesi i bisedimeve do të merrë një dinamik, që mbron më shumë interesat legjitime të Kosovës, përballë rrjedhës së deritashme, që Serbia paligjshmërisht të përfitojë në dëm të funksionalitetit të shtetit të Kosovës.

bota sot

Diskutim rreth këtij postimi

  • Aktuale
  • Komentet
  • Të reja
Të parët e mi ishin shqiptarët,unë nuk mund të jem tjetër veçse një shqiptar, një shqiptar krenar!

Të parët e mi ishin shqiptarët,unë nuk mund të jem tjetër veçse një shqiptar, një shqiptar krenar!

17 Shtator, 2023
Qazim Haziri: Djaloshi që u dogj me benzinë për s‘gjalli

Qazim Haziri: Djaloshi që u dogj me benzinë për s‘gjalli

15 Gusht, 2024
Gjenocidi serbo-malazez në krahinën e Bihorit në natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve të arkivave shqiptare (I)

Gjenocidi serbo-malazez në krahinën e Bihorit në natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve të arkivave shqiptare (I)

0
Gjenocidi në krahinën e  Bihorit në Natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve arkivore shqiptare (II)

Gjenocidi në krahinën e  Bihorit në Natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve arkivore shqiptare (II)

0
PRESIDENTI I REPUBLIKES SE SHQIPËRISË, SHKELQËSIA E TIJ Z. ILIR META MË 30 QERSHOR 2022 DEKOROJ PRIJËSIT E SANXHAKUT

PRESIDENTI I REPUBLIKES SE SHQIPËRISË, SHKELQËSIA E TIJ Z. ILIR META MË 30 QERSHOR 2022 DEKOROJ PRIJËSIT E SANXHAKUT

0
Dervish Mitrovica – delegat në Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë (1912)

Dervish Mitrovica – delegat në Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë (1912)

0
Kosova  dhe ShBA  hapin një kapitull të ri të marrëdhënieve për mbrojtje dhe siguri!

Kosova dhe ShBA hapin një kapitull të ri të marrëdhënieve për mbrojtje dhe siguri!

15 Qershor, 2025
LETËR PUBLIKE

LETËR PUBLIKE

14 Qershor, 2025
Harta e Ballkanit për të ilustruar Traktatin e Berlinit të mbajtur më  13 VI – 13 VII. 1878!

Harta e Ballkanit për të ilustruar Traktatin e Berlinit të mbajtur më 13 VI – 13 VII. 1878!

14 Qershor, 2025
Bota kaq e vogel

Bota kaq e vogel

13 Qershor, 2025
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori
info@dardaniapress.net

© 2020 Dardania Press - Powered by AA.

Nuk është gjetur asgjë
Shikoni Të Gjitha
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori

© 2020 Dardania Press - Powered by AA.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

Fill the forms below to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In