Dardania Press
E hënë, 23 Shkurt, 2026
  • BSBS
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori
No Result
View All Result
Dardania Press
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori
No Result
View All Result
Dardania Press
No Result
View All Result
Home Kosova

Presidenti Hashim Thaçi jep dorëheqje! “Më Është konfirmuar aktakuza nga gjykata speciale”

Presidenti Hashim Thaçi ka dhënë dorëheqje, pasi ka njoftuar se i është konfirmuar aktakuza nga Gjykata Speciale, raporton Gazeta Express

5 Nëntor, 2020
in Kosova
14 1
0
Presidenti Hashim Thaçi jep dorëheqje! “Më Është konfirmuar aktakuza nga gjykata speciale”
17
SHARES
209
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Këtë e ka konfirmuar vetë presidenti në konferencën para mediave.

“Para pak çasteve jam informuar prej njerëzve kompententë se zyrtarisht Gjykatësi ka konfirmuar aktakuzën ndaj meje”, ka thënë Presidenti Thaçi para mediave.

Ai ka thënë se këto nuk janë momente aspak të lehtë për të dhe familjen e tij.

Dorëheqje nga politika sot ka dhënë edhe kreu i PDK’së, Kadri Veseli, pasi edhe atij i është ngritur aktakuza.

Presidenti Hashim Thaçi ka njoftuar se Tribunali Special i ka konfirmuar aktakuzën ndaj tij.

“Para pak casteve jam informuar prej njerëzve kompententë se zyrtarisht Gjykatësi ka konfirmuar aktakuzën ndaj meje”, ka thënë Presidenti Thaci para mediave.

Ai ka thënë se këto nuk janë momente aspak të lehtë për të dhe familjen e tij.

Në një konfrencë për media në Prishtinë, Thaçi tha se është njoftuar zyrtarisht për konfirmimin e aktakuzës. Ai tha se jep dorëheqje nga posti i presidentit, pasi që nuk do që të përballet me drejtësinë, duke qenë në krye të shtetit të Kosovës.

Në fund të adresimit të tij, ai tha se beson që nga ky proces i përballjes me drejtësinë “do të dalim faqebardhë”.

Për çka dyshohet Thaçi?

Zyra e Prokurorit të Specializuar, më 24 qershor ka njoftuar se më 24 prill u ka dërguar Dhomave të Specializuara të Kosovës një aktakuzë me dhjetë pika për shqyrtim, në të cilën presidenti Thaçi, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli dhe të tjerë, akuzohen për një sërë krimesh kundër njerëzimit dhe krimesh lufte ndër të cilat, vrasje e paligjshme, zhdukje e detyruar e personave, përndjekje dhe tortura. Sipas Zyrës së Prokurorit, ata janë penalisht përgjegjës për afërsisht 100 vrasje të paligjshme. Krimet e paraqitura në aktakuzë përshijnë “qindra viktima të identifikuara shqiptarë, serbë dhe romë të Kosovës dhe kundërshtarë politikë”.

Ende nuk është e qartë se kush bën pjesë në grupin e “të tjerëve”, siç i ka cilësuar Zyra e Prokurorit.

Më herët gjatë të enjtes, kreu i PDK-së, Kadri Veseli njoftoi se Dhomat e Specializuara i kanë konfirmuar aktakuzën./Express/

Discussion about this post

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Qazim Haziri: Djaloshi që u dogj me benzinë për s‘gjalli

Qazim Haziri: Djaloshi që u dogj me benzinë për s‘gjalli

15 Gusht, 2024
Gjenocidi serbo-malazez në krahinën e Bihorit në natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve të arkivave shqiptare (I)

Gjenocidi serbo-malazez në krahinën e Bihorit në natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve të arkivave shqiptare (I)

0
Gjenocidi në krahinën e  Bihorit në Natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve arkivore shqiptare (II)

Gjenocidi në krahinën e  Bihorit në Natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve arkivore shqiptare (II)

0
PRESIDENTI I REPUBLIKES SE SHQIPËRISË, SHKELQËSIA E TIJ Z. ILIR META MË 30 QERSHOR 2022 DEKOROJ PRIJËSIT E SANXHAKUT

PRESIDENTI I REPUBLIKES SE SHQIPËRISË, SHKELQËSIA E TIJ Z. ILIR META MË 30 QERSHOR 2022 DEKOROJ PRIJËSIT E SANXHAKUT

0
Dervish Mitrovica – delegat në Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë (1912)

Dervish Mitrovica – delegat në Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë (1912)

0
Shaban Polluzha shtrirë. Pra tij i biri Mustafa

 81 vjet nga rënja heroike e Shaban Polluzhës

23 Shkurt, 2026
Fshati Uglla – një vendbanim me rrënjë shqiptare në Peshter

Fshati Uglla – një vendbanim me rrënjë shqiptare në Peshter

22 Shkurt, 2026
Driton Camaj rikthen traditën e futbollistëve shqiptarë në Novi Pazar

Driton Camaj rikthen traditën e futbollistëve shqiptarë në Novi Pazar

22 Shkurt, 2026
Adem Jashari me familje e ndryshoi epokën historike

Adem Jashari me familje e ndryshoi epokën historike

21 Shkurt, 2026
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori
info@dardaniapress.net

© 2020 Dardania Press - Powered by AA.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori

© 2020 Dardania Press - Powered by AA.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

Fill the forms bellow to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In