Dardania Press
E enjte, 23 Tetor, 2025
  • BSBS
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori
No Result
View All Result
Dardania Press
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori
No Result
View All Result
Dardania Press
No Result
View All Result
Home Kosova

Kurti: Së pari tërheqja e bandave, pastaj ulja e numrit të policëve dhe normalizimi i veriut

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se rrugëdaljen nga tensionet në veri e sheh në një “hekurudhë të drejtë me dy binarë”. Sipas tij, fillimisht duhet të tërhiqen huliganët nga rrugët e pastaj të ulet numri i policisë së pranishme në veri, dhe në të njëjtën kohë të avancohet me implementimin e marrëveshjes.

31 Maj, 2023
in Kosova
19 0
0
Kurti: Së pari tërheqja e bandave, pastaj ulja e numrit të policëve dhe normalizimi i veriut
22
SHARES
270
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

“Po punojmë shumë të gjejmë rrugëdaljen. S’duhet të jetë hekurudhë e lakuar, por me dy binarë. E para të dilet nga kriza me sundim të ligjit, huliganët në Serbi ose në burg në Kosovë, e më pas ulja e numrit të policisë dhe normalizim të situatës dhe implementimi i shpejtë, i plotë, pa shtyrje e pakushte i marrëveshjes së Brukselit”, ka thënë Kurti në Forumin e Bratislavës.

Kryeministri Kurti ka thënë se e sheh të arsyeshme praninë e Policisë në veri përderisa ka banda rrugëve. Ai ka thënë se do t’i mirëkuptonte po që se protestat do të ishin në kërkim të zgjedhjeve të reja.

Duke folur për çështjen e Asociacionit, Kurti ka thënë se aty ka formulime të çuditshme, duke përmendur pikën për “komandantë serbë në Policinë e Kosovës”. Sipas tij, kjo s’duhet të jetë obligative sepse “s’duhet të ketë diskriminim ndaj etnive të tjera”.

Kurti ka komentuar edhe rekomandimet që kryetarët e rinj në veri të mos i ushtrojnë detyrat në objekte komunale. “Po t’i urdhëroja kështu, do të ishte sikur po nxis krijimin e strukturave paralele për struktura paralele. Pra të kopjoj metodat e tyre. Do t’u bashkohesha ilegalitetit të tyre. S’mund ta bëj këtë. Demokracia është që ligji të jetë mbi politikën”, ka thënë Kurti.

Ai ka thënë se ndërkombëtarët kanë pranuar procesin e zgjedhjeve dhe rezultatin e tyre, por edhe betimin, por është shprehur i habitur me deklarimin që të kundërshtohet futja e tyre në objekte komunale.

“Komuniteti ndërkombëtar me konsensus të gjerë pranoi procesin dhe rezultatet e zgjedhjeve. I pranuan betimet. E si tash i vini në pikëpyetje ata kur duan të futen në objektet komunale publike. Po të më thoshin mos bëni zgjedhje apo se ky rezultat nuk është i mirë, apo se keni rezultat e mos bëni betim, do të flisnim politikë, por tash politikisht po bëj atë që mundem nga mungesa e fuqisë”, ka thënë Kurti duke deklaruar se “tash kam më pak fuqi se që kam pasur para disa muajsh”.

“Jam i shqetësuar gjatë gjithë kohës, por kurrë i frikësuar”, ka thënë ai.

koha net

Discussion about this post

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Qazim Haziri: Djaloshi që u dogj me benzinë për s‘gjalli

Qazim Haziri: Djaloshi që u dogj me benzinë për s‘gjalli

15 Gusht, 2024
Gjenocidi serbo-malazez në krahinën e Bihorit në natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve të arkivave shqiptare (I)

Gjenocidi serbo-malazez në krahinën e Bihorit në natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve të arkivave shqiptare (I)

0
Gjenocidi në krahinën e  Bihorit në Natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve arkivore shqiptare (II)

Gjenocidi në krahinën e  Bihorit në Natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve arkivore shqiptare (II)

0
Dervish Mitrovica – delegat në Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë (1912)

Dervish Mitrovica – delegat në Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë (1912)

0
PRESIDENTI I REPUBLIKES SE SHQIPËRISË, SHKELQËSIA E TIJ Z. ILIR META MË 30 QERSHOR 2022 DEKOROJ PRIJËSIT E SANXHAKUT

PRESIDENTI I REPUBLIKES SE SHQIPËRISË, SHKELQËSIA E TIJ Z. ILIR META MË 30 QERSHOR 2022 DEKOROJ PRIJËSIT E SANXHAKUT

0
Pse Peloponez nuk ka emër Grek?

Pse Peloponez nuk ka emër Grek?

14 Tetor, 2025
“Kthesë historike”: Ushtria turke po hyn në Gaza?

“Kthesë historike”: Ushtria turke po hyn në Gaza?

12 Tetor, 2025
Ministria e Financave / Republika e Kosovës 

Ministria e Financave / Republika e Kosovës 

12 Tetor, 2025
Kur dhe pse u formuan organizatat “Shkipnia”, “Besa Shqiptare”, “Komiteti i Fshehtë i Kosovës” dhe “Klubi i Shkupit”

Kur dhe pse u formuan organizatat “Shkipnia”, “Besa Shqiptare”, “Komiteti i Fshehtë i Kosovës” dhe “Klubi i Shkupit”

12 Tetor, 2025
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori
info@dardaniapress.net

© 2020 Dardania Press - Powered by AA.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori

© 2020 Dardania Press - Powered by AA.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

Fill the forms bellow to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In