Dardania Press
E enjte, 18 Shtator, 2025
  • BSBS
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori
No Result
View All Result
Dardania Press
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori
No Result
View All Result
Dardania Press
No Result
View All Result
Home Kosova

Kosovë, 7 komuna përfshirë Prishtinën në karantinë për vikend

Qytetarët në komunat Prishtinë, Fushë-Kosovë, Gjilan, Obiliq, Gjakovë, Podujevë dhe Shtimje nuk do të mund të kenë hyrje dalje.

6 Nëntor, 2020
in Kosova
22 0
0
Kosovë, 7 komuna përfshirë Prishtinën në karantinë për vikend
26
SHARES
319
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, e miratoi vendimin e Ministrisë së Shëndetësisë për masat e reja kundër koronavirusit.

Ministria e Shëndetësisë e Kosovës mori vendim që nga ora 20:00 e ditës së sotme deri të hënën, në orën 05:00, t’iu ndalohet veprimtaria të gjitha subjekteve afariste dhe bizneseve, me qëllim frenimin e përhapjes së koronavirusit.

Qytetarët në komunat Prishtinë, Fushë-Kosovë, Gjilan, Obiliq, Gjakovë, Podujevë dhe Shtimje nuk do të mund të kenë hyrje dalje.

Në këtë periudhë do të mbyllen edhe qendrat tregtare dhe rekreative dhe subjektet që ofrojnë shërbime të gastronomisë në të gjithë territorin e Kosovës.

Vendimi i Ministrisë së Shëndetësisë po ashtu parasheh që furrat e bukës, barnatoret, dyqanet e vogla dhe pompat e derivateve të mbeten të hapura.

Vendimi e obligon edhe Policinë e Kosovës që të bëjë “kontroll rigoroz” të zbatimit të masave.

Ai vjen pasi, ditëve të fundit, në Kosovë është shënuar rritje e numrit të rasteve me koronavirus.

Të premten, nga testimi i 1,827 mostrave, pozitive kanë dalë 728.

Ministria ka bërë paralajmërim se çdo komunë tjetër që hyn në zonën e kuqe të infeksionit për kokë banori, do të karantinohet.

Njoftimin për këtë e ka bërë të ditur edhe ministri i shëndetësisë, Armend Zemaj përmes një postimi në rrjetet sociale:

Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës,Masat e reja janë për të mirën e secilit prej nesh, janë për të mirën e shëndetit publik dhe për ta ruajtur vendin nga gjendja e jashtëzakonshme.

Masat e sotme nuk janë bllokim i shtetit, por lëvizje e kontrolluar me rigorozitet, pra, nuk nënkupton ndalim të lëvizjes së qytetarëve, aty ku është e domosdoshme.

Të vetëdijshëm për shtrirjen e madhe të virusit në vendin tonë, jemi të obliguar të ndërmarim masa të forta kundër virusit.Krahas vendimit të Qeverisë kemi edhe vendime për masat e veçanta në shtatë komuna si: Prishtina, Fushë Kosova, Gjilani, Obiliqi, Gjakova, Podujeva dhe Shtimen.Çdo komunë tjetër që hynë në zonë të kuqe të infeksionit, sipas numrit të banorëve (sipas hartës), do të ketë masë të njëjtë!Obligohet Policia e Kosovës dhe Inspektoriatet të bëjë kontroll rigoroz në zbatim të masave, vendimeve dhe Ligjit Nr.07/L-006 për parandalimin dhe luftimin e pandemisë në territorin e Republikës së KosovësSot Kosova ka shënuar rekord të zi sa i përket rasteve me Covid-19, 728 raste të reja dhe 12 të vdekur janë regjistruar brenda 24 orëve në Kosovë.Kryeqyteti sërish ka thyer rekord me numër të rasteve të reja me Covid-19.

Sipas raportit 24-orësh të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, vetëm në Prishtinë janë raportuar edhe 316 raste të reja.

Discussion about this post

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Qazim Haziri: Djaloshi që u dogj me benzinë për s‘gjalli

Qazim Haziri: Djaloshi që u dogj me benzinë për s‘gjalli

15 Gusht, 2024
Gjenocidi serbo-malazez në krahinën e Bihorit në natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve të arkivave shqiptare (I)

Gjenocidi serbo-malazez në krahinën e Bihorit në natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve të arkivave shqiptare (I)

0
Gjenocidi në krahinën e  Bihorit në Natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve arkivore shqiptare (II)

Gjenocidi në krahinën e  Bihorit në Natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve arkivore shqiptare (II)

0
Dervish Mitrovica – delegat në Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë (1912)

Dervish Mitrovica – delegat në Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë (1912)

0
PRESIDENTI I REPUBLIKES SE SHQIPËRISË, SHKELQËSIA E TIJ Z. ILIR META MË 30 QERSHOR 2022 DEKOROJ PRIJËSIT E SANXHAKUT

PRESIDENTI I REPUBLIKES SE SHQIPËRISË, SHKELQËSIA E TIJ Z. ILIR META MË 30 QERSHOR 2022 DEKOROJ PRIJËSIT E SANXHAKUT

0
“Xhandarmëria bullgare i arrestoi në Çarshinë e Shkupit, dy vëllezërit tregtarë të qelesheve, Mahmutin dhe Hakiun, pasi kishin furnizuar shqiptarët…”/ Historia e panjohur e demonstratës së 10 majit ‘41

18 Shtator, 2025
Çështja kombëtare në Kosovë sipas një dokumenti të panjohur të Partisë Komuniste të Jugosllavisë

Çështja kombëtare në Kosovë sipas një dokumenti të panjohur të Partisë Komuniste të Jugosllavisë

17 Shtator, 2025
LIRIA KA FYTYRËN EDHE TË  GRUAS SHQIPTARE

LIRIA KA FYTYRËN EDHE TË  GRUAS SHQIPTARE

15 Shtator, 2025
Analizë akademike nga Sarajeva: Qendra e rëndesës së Kosovës dhe pse çdo lojë destabilizuese e Beogradit është e destinuar të dështojë

Analizë akademike nga Sarajeva: Qendra e rëndesës së Kosovës dhe pse çdo lojë destabilizuese e Beogradit është e destinuar të dështojë

15 Shtator, 2025
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori
info@dardaniapress.net

© 2020 Dardania Press - Powered by AA.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori

© 2020 Dardania Press - Powered by AA.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

Fill the forms bellow to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In